Dashuri e pafund

Tema: Dashuri e pafund (pjesa 3)

Të dashur me të njëjtën Dashuri të Atit për Jezusin

Dashuria e madhe dhe e përjetshme e Perëndisë është mahnitëse, dhe kjo theksohet akoma më shumë kur kuptojmë se dashuria që ka për ne Ati Perëndi dhe Jezusi Biri, është as më shumë dhe as më pak por dashuria që Ati dhe Biri kanë për njëri-tjetrin. Në jetën e Trinitetit të shenjtë, Perëndia Atë, dhe Perëndia Bir, e duan njëri- tjetrin me një dashuri të përjetshme, të vazhdueshme, e të paimagjinueshme dhe kjo dashuri e Atit dhe Birit derdhet në dashurinë e Frymës së Shenjtë. Pikërisht kjo dashuri e pafundme dhe e përjetshme që ekziston brenda trinitet të Perëndisë përfshin edhe popullin e Perëndisë.

Në Bibël Jezusi i flet Perëndisë Atit rreth atyre që besojnë mesazhin Krishtit. Jezusi thotë: “… që bota të njohë që ti më ke dërguar dhe që i ke dashur, ashtu si më ke dashur mua.” (Gjoni 17:23) A nuk është e mrekullueshme kjo? Perëndia Ati i do ata që besojnë në Jezusin sikurse do vetë Jezusin. Jezusi i thotë Atit:” Dhe unë i kam bërë të njohin emrin tënd dhe do të bëj ta njohin akoma, që dashuria, me të cilën ti më ke dashur mua, të jetë në ta dhe unë në ta.” (Gjoni 17:26) Nuk është çudi që dashuria e Perëndisë për ta është kaq e madhe dhe e përjetshme: sepse ajo është e njëjta dashuri që Ati ka për Birin e Tij të dashur dhe të përjetshëm.

Unë e di se të vërtetat biblike për paracaktimin dhe Trinitetin e Shenjtë janë të vështira për tu kuptuar. Këto realitete paraqesin shumë më tepër nga sa mund të kuptojë edhe njeriu më i zgjuar. Por edhe atëherë kur mendja jonë nuk është në gjendje të thellohet më shumë, zemrat tona mund të notojnë në thellësitë e dashurisë së madhe që fjalët a mendimet mund ta përshkruajnë. Ndonëse mund të jetë e vështirë ta kuptosh natyrën e kësaj dashurie, një gjë është shumë e qartë: dashuria e Perëndisë bazohet në zgjedhjen e tij, dhe jo timen; dhe dashuria e Atit për Birin është e njëjta dashuri që Ati dhe Biri kanë për njëri- tjetrin.

Dhe kjo na çon drejt pikës thelbësore: dashuria e Perëndisë është e përjetshme, pa fillim apo fund. Ajo është shumë herë më vazhdueshme dhe përhershme se dashuria e çdo personi tjetër, qoftë kjo dashuria e një babai apo nëne të përkushtuar. Sikurse e thotë edhe një tjetër shkrues i Biblës: “Edhe sikur babai im dhe nëna ime të më kishin braktisur, Zoti do të më pranonte.” (Psalmi 27:10) Po ti a e ke këtë lloj sigurie në dashurinë e Perëndisë? Dëgjoje edhe një herë atë që Perëndia thotë te Isaia, kapitulli 49. “A mundet një grua të harrojë foshnjën e gjirit dhe të mos i vijë keq për fëmijën e barkut të saj? Edhe sikur ato të të harrojnë, unë nuk do të harroj. Ja, unë të kam gdhendur mbi pëllëmbët e duarve të mia; muret e tua më rrinë gjithnjë para syve.” Pëllëmbët e gozhduara të Jezusit mbajnë emrin e personave, të Cilët Perëndia i deshi para krijimit të botës, dhe që askush nuk mund t’i fshijë nga pëllëmbët e dorës së tij.

Shpresa jonë e vetme

Kjo është shpresa dhe ngushëllimi ynë i vetëm si njerëz mëkatarë. Nëse dëshiron të kesh një marrëdhënie me Perëndinë, afroju Atij jo në bazë të asaj që ti ke, por vetëm duke u mbështetur në dashurinë e Tij të përjetshme. Lutu së bashku psalmistin:” Kujto, o Zot, mëshirën tënde dhe mirësinë tënde, sepse janë të përhershme. Mos i kujto mëkatet e rinisë sime, as shkeljet e mia; por në dashamirësinë tënde më kujto, o Zot, për hir të mirësisë sate.” (Psalmi 25:6-7) Mos i kërko Perëndisë të të shpëtojë në bazë të së kaluarës tënde. Kërkoi Atij që të falë për të kaluarën. Në vend të kësaj kërkoi Atij që të kujtojë dashurinë e Tij për ty që është shumë më e lashtë e kaluara jote mëkatare.

Më pas lëviz drejt së ardhmes duke i besuar, plotësisht dashurisë së Tij në Krishtin. Mos mendo se nëse Perëndia të do ty sot, ti mund të humbasësh këtë dashuri nesër. Nëse nesër do të kryesh një mëkat, Perëndia do të vazhdojë të të dojë po aq  sa të do sot. Mëkati të dëmton ty, dhe e zemëron Perëndinë dhe Perëndia do të disiplinojë që të vish në vete, por dashuria e Tij për ty nuk do të ndryshojë. Mendo pak për një grua shtatzënë që fillon ta dojë foshnjën e saj para se ky apo kjo të lindë.

Deri në këtë pikë ajo nuk i di lëndimet që do t’i sjellë fëmija. Por Perëndia ka ditur gjithmonë gjithçka për ty. Perëndia i di të gjitha mëkate e tua, qoftë të së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes, Ai i dinte këto kur të zgjodhi dhe të deshi nga thellësitë e përjetësisë. Jezusi i dinte gjithë fajet dhe dështimet, kur gdhendi emrin tënd në pëllëmbët e duarve të Tij dhe shkoi në kryq, që të vdiste në vendin tënd. Asnjë mëkat që ti ke bërë nuk mund të kushtojë më shumë se sa çmimi që Jezusi ka paguar tashmë.

Nuk janë gjërat që bën që e nxisin Perëndinë të të dojë më shumë, dhe as gjërat që nuk bën që e shtyjnë Perëndinë të të dojë më pak se sa të do realisht.

Prandaj mos u mundo të fitosh dashurinë e Perëndisë dhe mos jeto me frikën se ndoshta diçka që ti do të bësh do ta pengojë Atë të të dojë ty. Në vend të kësaj, besoji dashurisë së Tij dhe gëzohu në të.

Dhe mos harro nëse mëkati vetë nuk mund të parandalojë Zotin që të dojë ty, atëherë me siguri asgjë tjetër, sado e dhimbshme, dekurajuese apo e tmerrshme të jetë, nuk mund të të ndajë prej dashurisë së përjetshme të Perëndisë.

Te letra drejtuar Romakëve, kapitulli 8, pasi ka folur për paracaktimin dhe dashurinë e përjetshme të Perëndisë, Bibla kumbon me këtë britmë të gëzueshme:

Kush do të na ndajë nga dashuria e Krishtit? Pikëllimi, a ngushtica, a përndjekja, a uria, a të zhveshurit, a rreziku, a shpata?…Por në të gjitha këto gjëra ne jemi më shumë se fitimtarë për hir të atij që na deshi.

Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme, as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.” (Romakëve 8:35-39)

Çfarë mund tu shtosh këtyre fjalëve. Asgjë. Nuk më ngelet gjë tjetër, veçse t’ju uroj që të përjetoni dashurinë e përjetshme të Perëndisë në këtë javë dhe të strehoheni në të pavarësisht se çfarë situatash po kaloni.

Komente

komente