Asnjë mbret veç Cezarit

Titulli: Asnjë mbret veç Cezarit (pjesa 3)

Motoja e Laicizmit

Ky lloj laicizmi nuk është diçka e re. Madje edhe njerëzit fetarë i dorëzohen laicizmit, sa herë që i intereson kjo. Priftërinjtë dhe pleqtë e kishës që e donin Jezusin të vdekur, iu dorëzuan laicizmit kur po mundoheshin të bindin Pilatin që të kryqëzonte Krishtin.

Në një pikë të caktuar ata i thanë Pilatit: “Ne kemi një ligj dhe sipas ligjit tonë ai duhet të vdesë, sepse e bëri veten Bir të Perëndisë”.  (Gjoni 19:7) Ata refuzuan madje të shqyrtonin nëse Jezusi ishte me të vërtetë Bir i Perëndisë; ata thjesht pohuan që Ai nuk ishte, dhe menduan se për këtë arsye duhet të vdiste. Pilati u trondit kur dëgjoi se Jezusi pohonte se ishte Biri i Perëndisë, dhe Ai kërkoi disa mënyra të
tjera që ta linte Jezusin të lirë pa shkaktuar dëm politik.

Në atë pikë, drejtuesit fetarë e lanë tërë bisedën e tyre për Perëndinë dhe iu dorëzuan laicizmit. ” Që nga ai moment Pilati kërkoi ta lironte; por Judenjtë bërtisnin, duke thënë: “Po e lirove këtë, nuk je mik i Cezarit; kush e bën veten mbret, i kundërvihet Cezarit”. (Gjoni 19:12) Tani ishte dita e përgatitjes së Pashkës, dhe ishte afërsisht ora e gjashtë; dhe u tha Judenjve: “Ja mbreti juaj”!” (Gjoni 19:14)

Por ata bërtitën: “Largoje! Largoje! Kryqëzoje!”. Pilati u tha atyre: “Ta kryqëzoj mbretin tuaj?”. Krerët e priftërinjve u përgjigjën: “Ne s’kemi mbret tjetër përveç Cezarit!”. (Gjoni 19:15) Kjo është motoja e laicizmit: ” Ne s’kemi mbret tjetër përveç Cezarit.” Nëse Krishti është refuzuar si autoriteti më i lartë, qeveria njerëzore bëhet pashmangshmërisht autoriteti më i lartë. Kjo jo vetëm që shkatërron shpirtin
dhe destinacionin e përjetshëm të njerëzimit, por njëkohësisht shkatërron lirinë e mirëqenien civile.

Në periudhën e historisë kur armiqtë e Jezusit thirrën, “Ne s’kemi mbret tjetër përveç Cezarit”, perandoria Romake ishte në procesin e shpalljes si “të shenjtë” perandorët e vet.

Ky shembull duket sikur rishfaqet vazhdimisht: atje ku Krishti nuk nderohet si Zot, është vetëm çështje kohe para se njerëzit ta shohin me nderim qeverinë e tyre si të ishte Perëndi dhe të bien nën dominimin e diktaturës. Liria lulëzon nën Perëndinë; pa Të liria venitet.

Relativizmi dhe laicizmi shpesh shkojnë krah për krah. Relativizmi pranon se nuk ka asnjë të vërtetë përtej opinionit njerëzor, dhe laicizmi nuk nderon asnjë autoritet më të lartë se sa autoriteti njerëzor. Relativistët pohojnë se promovojnë lirinë e mendimit dhe laikët pohojnë se promovojnë lirinë politike. Por ne duhet të jemi të vetëdijshëm për relativizmin i cili ngërdheshet: “çfarë është e vërteta?” dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm për laicizmin i cili ngulmon: “Ne s’kemi mbret tjetër përveç Cezarit.” Nëse e refuzojmë Zotin dhe e bëjmë njeriun etalonin e gjithçkaje, rezultati do të jetë se qeverisja njerëzore do të
dominojë gjithnjë e më shumë zona të jetës. Ajo nuk njeh asnjë standard të drejtësisë asnjë limit  të autoritetit të vet. Qeveria njerëzore luan rolin e Perëndisë duke u bërë më e fuqishme dhe më pak morale. Kur relativizmi dhe laicizmi marrin pushtetin, tirania është prapa dere.

Madje as një kushtetutë e shkruar nuk është garanci kundër tiranisë. Gjykatësit relativistë e trajtojnë kushtetutën si një dokument në zhvillim dhe e interpretojnë sipas dëshirës. Nëse kanë pak respekt për urdhërimet e Perëndisë, nuk është çudi që nuk do të ndihen të detyruar prej kuptimit origjinal të një kushtetute njerëzore.

Së fundmi disa amerikanë, kanë propozuar se tërë të rinjtë ose duhet të hyjnë në ushtri ose duhet të kryejnë disa vite punë në shërbimin civil. Le ta themi hapur: kjo është një thirrje për skllavëri. Qeveria do që të skllavërojë të rinjtë për disa vite kundër vullnetit të tyre  që të punojnë në çfarëdo projekti që i vendos qeveria. Personat që dikur e kundërshtuan hapur pronarët e plantacioneve të vjetra, duket sikur mendojnë se skllavëria është e mirë për sa kohë që kjo drejtohet prej qeverisë. Tani, shërbimi ushtarak, e meriton të respektohet, edhe shërbimi civil mund të ketë të mira, por në çastin që qeveria ia imponon këtë shtetasve të vet, pra të bëjnë punën e saj, kjo i kthen ata në skllevër. Kur nuk kemi asnjë mbret tjetër veç Çezarit, qeveria bëhet Perëndia ynë dhe, mund të na bëjë neve dhe fëmijëve tanë çfarë të dojë. Qeveria kur mohon sundimin e mbretit Jezus mbi tëra sferat e jetës, zgjeron në mënyrë progresive sundimin e vet mbi të gjitha sferat, duke kontrolluar arsimin, dominuar vendin e punës, drejtuar biznesin, konfiskuar të ardhurat, ndërhyrë nëpër familje, duke rregulluar fenë, dhe duke i parë të rinjtë si pronën e vet, për ti skllavëruar ashtu si i duket e përshtatshme Çezarit.

Tri mijë vite më parë, izraelitët kërkuan një mbret mbi krye. Para kësaj, Perëndia kishte qenë mbreti i tyre i vetëm. Qeverisja civile nuk ishte centralizuar, dhe Izraeli ishte një konfederatë vendesh që kishte  secila drejtimin e vet. Por njerëzit refuzuan atë organizim dhe kërkuan një qeveri të madhe ashtu si kombet përreth. Perëndia tha, “Ata nuk më pranuan si mbretin e tyre” (1 Samuel 8:7), dhe ai tha se mund të kishin një mbret, ashtu siç donin.

Perëndia i paralajmëroi: një mbret do t’i detyronte bijtë e tij të shërbenin në ushtri dhe të bënin punë të tjera qeveritare. Ai i paralajmëroi se bijat e tyre do të detyroheshin të bënin si të donte mbreti. Ai i paralajmëroi se mbreti do të merrte gjithçka që donte me anë të taksave dhe më pas do tua shpërndante
pasurinë atyre që ai donte të pasuronte. Perëndia i paralajmëroi, “Ju vetë do të bëheni skllevër të tij” (1 Samuel 8:17). Por njerëzit vazhdonin të kërkonin monarkinë dhe e morën , por humbën lirinë, për të cilën Perëndia i kishte paralajmëruar.

Kthimi i mbretit

Kur Jezusi hyri në Jeruzalem të Dielën e Palmave, Zoti po ripohonte statusin e tij si mbret. Jezusi ishte biri i mbretit, Perëndisë. Ai ishte po ashtu nga linja njerëzore e mbretit David. Jezusi do të ishte një tiran politik, si krerët e tjerë të qeverisë së madhe, po ashtu nuk do të mbështetej në fuqinë ushtarake si mbretërit tokësorë, por hyrja e Tij ngadhënjyese në Jeruzalem e shfaqi Atë si mbret.

Jezusi ngulmoi që ndjekësit e tij të vendosnin besnikërinë ndaj Tij mbi çdo besnikëri ndaj qeverisjes tokësore, dhe për këtë Ai u kryqëzua. Akuza e shkruar kundër Tij ishte një akuzim për mbretërim. Jezusi nuk ishte kryqëzuar se ishte i dashur për zemrën e dikujt; Ai u kryqëzua për të qenurit mbret dhe Perëndi. Ende sot Ai kryqëzohet. Bibla thotë se nëse e kemi njohur të vërtetën e Perëndisë dhe fuqinë e epokës që po vjen por më pas e refuzojmë Jezusin, ” sepse ata, për vete të tyre, e kryqëzojnë përsëri Birin e Perëndisë dhe e poshtërojnë.” (Hebrenjve 6:6)

E diela e Palmave është një kohë për të kujtuar jo vetëm mbretin Jezus që hyri në Jeruzalem kohë përpara, por edhe një kohë që na kujton se Ai drejton universin pikërisht tani, dhe se mbreti do të kthehet në tokë me lavdi dhe fuqi. Kjo mund të ndodhë sot, mund të ndodhë një ditë tjetër, por ajo ditë po afron. Kështu që jetoje çdo ditë njëlloj si të ishte Jezusi në prag të derës tënde. Mos e kryqëzo Jezusin përsëri. Pendohu për mëkatin, pranoje atë si shpëtimtar dhe Zot, e përdore çdo sferë të thirrjes tënde, njëlloj sikur Jezusi të këqyrte mbi shpinë, sepse këtë po bën Ai.

Kur Jezusi të kthehet, ti nuk mund t’i thuash, “Unë mendova se Ti ishte vetëm mbret për shpirtin. Nuk e dija se Ti kishe autoritet mbi çdo aspekt të jetës.” Nëse një relativist i thotë mbretit që po kthehet, “çfarë është e vërteta?” Jezusi do t’i thotë, “Unë jam e vërteta”. (Gjoni 14:6) Nëse një njeri laik i thotë, “Perëndia nuk i përket Politikës, ne nuk kemi mbret tjetër veç Çezarit”, Jezusi do të thotë, “Unë jam mbret mbi mbret dhe Zot mbi Zot. Para meje do të përulet çdo gju.’ ” (Isaia 45:23) Në atë ditë ne do të
dimë me siguri që Jezusi është sovran jo vetëm mbi shpirtin dhe trupin,  por mbi tërë qenien , tërë marrëdhëniet njerëzore, mbi tërë universin. Çdo gju do të përulet, dhe nuk do të ketë mbret tjetër veç
Jezusit.

Nuk dua ti shtoj asgjë këtyre fjalëve. Ju uroj ti përjetoni ato sot dhe të jetoni nën lirinë dhe sovranitetin e Jezusit.

Komente

komente