Bërësi i mrekullive

Titulli: Bërësi i mrekullive (pjesa 1)

Disa njerëz kanë më shumë talent se sa mendon ti. Ti mund të mendosh se e njeh dikë, megjithatë nuk e di se cili është ai në të vërtetë dhe çfarë është i aftë të bëjë. Dikush që u rrit në lagjen tënde bëhet një autor i njohur, dhe ti habitesh e thua: “Nuk e dija që e kishte këtë talent”.

Dikush që ti e kishe njohur thjesht si student në konvikt, përfundon si drejtor e një kompanie gjigante dhe ti thua:”Çudi! As që do më kishte shkuar në mendje kjo!” Në rast se je rritur me disa njerëz apo i takon shpesh ata, e të duket sikur i njeh, ti priresh t’i mendosh se janë goxha të zakonshëm. Edhe atëherë kur ata bëjnë gjëra të mrekullueshme, mund të jetë ende e vështirë të besosh se të gjithë ata janë njerëz të mëdhenj.

Tani nëse është e vështirë të besosh se dikush që ti e njeh doli se kishte talente të fshehura, sa më e vështirë do të ishte të besoje se ky djalë që është rritur në qytetin tënd të lindjes është realisht Perëndia? Sa mendim qesharak! Ai, Perëndia?! S’ka mundësi!

Pak a shumë kështu ishte situata me Jezusin në vendlindjen e tij. Jezusi i rrit në qytetin e Nazaretit. Fqinjët e tij e njihnin shumë mirë. Ata mendonin se e njihnin shumë mirë familjen e tij. Ata e panë atë ndërsa rritej si gjithë fëmijët e tjerë të qytetit. E panë duke punuar me dru në një dyqan zdrukthëtarie.

Por kur Jezusi mbushi tridhjetë vjeç, Ai la jetën e tij të qetë dhe të zakonshme në Nazaret dhe filloi të predikonte e të bënte mrekulli në disa prej qyteteve pranë. Historitë për Jezusin filluan të vinin edhe në vendlindjen e tij dhe njerëzit e Nazaretit u tronditën. Ata duhet të kenë menduar, “Ky njeri, Jezusi, një mësues i shkëlqyer me fuqi mrekullibërëse?! Mos na çudisni tani! Si ka mundësi? E kemi njohur këtë djalë qëkur ishte me pelena! E kemi parë duke luajtur. E kemi dëgjuar duke qarë. E kemi parë duke sharruar dru. Kishte djersë në ballë dhe gishtërinjtë i kishte me baltë, si çdo njeri tjetër që punon me duar.”

Ishte e vështirë të besoje se Jezusi ishte njeri i veçantë, por fjalët për predikimin e tij të fuqishëm dhe mrekullitë e mëdha vazhdonin të vinin në Nazaret. Më pas një ditë, Jezusi u kthye vetë në qytet. Vendasit ishin të etur të dëgjonin nëse djali i qytetit të tyre ishte aq i madh sa fjalët që thuheshin për të. Ata  u mblodhën në vendtakimin e tyre, në sinagogë, për ta dëgjuar. Duhet ta pranonin se Ai i habiti me të vërtetë. Por më pas zakoni i vjetër i të menduarit dhe ndjenja e familjaritetit mori fund. Si mund të ishte kaq i madh ky djalë që ata e njihnin?

“Dhe, pasi erdhi në vendlindjen e tij, i mësonte ata në sinagogën e tyre, kështu që ata, habiteshin dhe thonin: “Nga i erdhën këtij kjo dituri dhe këto vepra të pushtetshme?

A nuk është ky i biri i marangozit? Nuk quhet nëna e tij Mari, dhe vëllezërit e tij Jakob, Iose, Simon dhe Juda?

Dhe motrat e tij nuk janë të gjitha ndër ne? Atëherë nga i erdhën këtij të gjitha këto?’. Mateu 13:54-56

Populli  i Nazaretit e dinte ekzaktësisht se çfarë pamje kishte Jezusi dhe nuk ishte pamja ajo që i bëri përshtypje. Familjen ia njihnin, kështu që as familja nuk u bëri përshtypje. “As që diskutohet,” thanë njerëzit e qytetit. “Ky njeri me emrin Jezus është po aq njerëzor sa çdo njëri prej nesh; nuk është aspak i veçantë.” Ata kishin të drejtë që Jezusi ishte po aq njeri sa ata. Por e kishin gabim që mendonin se Ai nuk ishte i veçantë. Ata ishin kaq të zënë duke menduar se Jezusi ishte njeri si ata, sa që nuk mund të shihnin përtej kësaj.

Populli i Nazaretit nuk ishte i vetmi, i cili e pati të vështirë të pranonte Perëndinë në personin e Jezusit. Për një farë kohe vëllezërit nuk i besuan Atij. (Gjoni 7:5) Dhe dishepujt e tij nuk ishin gjithmonë të sigurt se çfarë të bënin me Jezusin. Ata panë diçka të veçantë te Jezusi, por nuk vunë re menjëherë se ky njeri që ata e donin dhe e admironin kaq shumë në të vërtetë ishte njëkohësisht Perëndi dhe njeri.

Një herë, kur Jezusi po fliste me miqtë e Tij tha: “Nëse më njihni mua, do ta njihni edhe Atin. Që tani e tutje ju e njihni atë dhe e keni parë atë.” Ky pohim i hutoi paksa miqtë e Jezusit. Ata kishin dëgjuar shpesh që Jezusi fliste për Perëndinë si për Atin e Tij, por nuk e dinin se çfarë donte të thoshte Ai që ‘ata tashmë e njihnin Atin sepse kishin parë Atë përmes Tij?’. Këtë ende nuk e kuptonin.

Një prej dishepujve, Filipi, zbuloi, ” Zot, na e trego Atin, dhe na mjafton.” Filipi po kërkonte një shfaqje të drejtpërdrejtë se kush është Perëndia. “Ah sikur të mund ta shihnim atë, sikur të na e tregoje, atëherë do të njihnim Perëndinë.”

Jezusi u përgjigj: ” Ka kaq kohë që unë jam me ju dhe ti nuk më ke njohur akoma, o Filip? Kush më ka parë mua, ka parë Atin; Si vallë po thua: “Na e trego Atin?” A nuk beson se unë jam në Atin dhe se Ati është në mua?”

Në thelb Jezusi po thoshte “Ti po më kërkon të të tregoj Perëndinë? Çfarë po thua, hapi sytë! Nuk më njeh ti mua? Nëse më ke parë mua, ke parë Perëndinë.

Por ti mund të pyesësh veten, si mund të prisnin dishepujt të dallonin në fytyrën e një zdrukthëtari fytyrën e Perëndisë? Dhe si mund të pritej që Jezusi të njihej si hyjnor? Jezusi tregoi dy lloj provash që do ta bënin të qartë këtë: fjalët e Tij dhe veprat e Tij. ” Filipi i tha: “Zot, na e trego Atin, dhe na mjafton”.

9  Jezusi i tha: “Ka kaq kohë që unë jam me ju dhe ti nuk më ke njohur akoma, o Filip? Kush më ka parë mua, ka parë Atin; Si vallë po thua: “Na e trego Atin?”.

10  A nuk beson se unë jam në Atin dhe se Ati është në mua? Fjalët që po ju them, nuk i them nga vetja. Ati që qëndron në mua, është ai që i bën veprat.

11  Më besoni se unë jam në Atin dhe se Ati është në mua; në mos, më besoni për shkak të vet veprave. ” (Gjoni 14:8-11)

Asnjë prej atyre që e takuan Jezusin nuk pati dyshime se Ai ishte plotësisht njeri. Por megjithatë… megjithatë… kishte diçka më njerëzore në këtë. Ai shkoi rreth e përqark duke thënë gjëra që vetëm Perëndia mund t’i thoshte, e bëri gjëra që vetëm Perëndia mund t’i bënte. E vërteta për Jezusin është kjo: Jezusi është po aq njerëzor sa ti dhe unë, por në të njëjtën kohë Ai është po aq hyjnor sa Perëndia Atë.

Kjo është e vërteta për Jezusin. Por a i besuan të gjithë asokohe kësaj të vërtetë? Çfarë qëndrimi mbajtën skribët ndaj tij? Po njerëzit e thjeshtë? A foli Jezusi me thjeshtësi dhe zgjuarsi, apo përdori fjalime të fryra për t’i bindur njerëzit?

Komente

komente