Bota ku jetojmë

Titulli: Bota ku jetojmë 1

Dua ta filloj me një ngjarje që më ndodhi vitin e kaluar, kur vizitova Indonezinë. Unë vendosa të kaloj disa ditë në Xhakarta, një qytet prej njëzetë e shtatë milion banorë. Isha drejtuar për në qendër të qytetit, kur vura re se shumë prej personave që drejtonin trafikun, mbanin një maskë të bardhë kirurgjikale.

Ata nuk po mundoheshin të fshihnin identitetet e tyre. Ata thjesht po mbronin shëndetin. Mbi qytetin e Xhakartës qëndron një mjegull e dendur tymi.

Motoçikletat dhe triçiklet e vegjël ngjyrë portokalli që popullonin rrugët, nxirrnin një re të zezë nga pas, sa herë që niseshin pas një ndalese trafiku.

Çdo njeri që e kalon gjithë ditën duke qëndruar në atë re tymi, ka nevojë për një filtër që të largojë tymin.

Sigurisht, Xhakarta nuk është i vetmi qytet i madh që përballet me këto probleme. Kam vizituar shumë qytete të tjera në Amerikën Veriore, ku mjegulla e tymit ngrihet mbi qytet si një re gri.

Kudo njerëzit pyesin se çfarë po bëjmë për mjedisin tonë. Debatet televizive pothuajse çdo natë janë në lidhje me nxjerrjen e karbonit, dhe ngrohjen globale.

Dhe është vështirë të themi se kjo është e vetmja pikë diskutimi, kur vjen fjala te mjedisi.

Çfarë mund të themi për plehrat që hedhim në liqene, lumenj dhe dete?

Çfarë mund të themi për materialet e shkarkuara apo të groposura në tokë? Një amerikan gjeneron mesatarisht një pik pesë kilogram mbeturina në ditë; që i bie mbi gjysmë tonë mbeturina në vit! Për të depozituar gjithë këtë masë mbeturinash do të duhej një gropë e madhe sa një fushë futbolli dhe e thellë disa qindra kilometra!

Tani do të fillojmë të bëjmë disa pyetje më të vështira në lidhje me botën që po i lëmë fëmijëve dhe nipërve tanë. Për shekuj me radhë, toka konsiderohet si një burim i madh rezervash të cilat mund të mblidhen por edhe të grabiten pa u menduar gjatë për pasojat afatgjata që le kjo.

Lumenjtë janë përdorur si kanale të derdhjes së ujërave të zeza. Ose kodrat janë shkatërruar pa marrë parasysh pasojat që le pas. Shpyllëzimi për të siguruar më shumë toka për të mbjellat është një tjetër shkatërrim me pasoja afatgjata. Pra, toka është keqpërdorur dhe është abuzuar për një kohë të gjatë.

Atëherë lind pyetja: Pse të kujdesemi për tokën kur duket se ka kaq shumë probleme? Gjithmonë ka pasur ujë të freskët diku. Para se pyjet të shkatërroheshin kishte shumë ferma kudo.

Sot ne dimë më shumë. Toka duket më e vogël se më parë. Sot ka shumë rëndësi se çfarë i bëjmë. Ka shumë rëndësi se çfarë bëjmë me planetin tonë. Derdhja e ujërave të zeza jo vetëm që prish bukurinë e lumenjve, por njëkohësisht vret jetën e gjallë.

Nëse nuk ndalet prerja dhe djegia e pyjeve shumë shpejt do të mbetemi pa pyje.

Ka një fund për tokën e punueshme, për ujin e pijshëm, dhe ajrin e pastër.

Si përballemi me këto çështje? Ne hedhin vështrimin nga shkencëtarët dhe ambjentalistët që të na tregojnë udhën!

Por çfarë mund të themi për fenë? A ka feja përgjigjet për krizën ekologjike në botë? Disa mendojnë se po. Në vitin 1983, u planifikua që të hapej një vrimë në anë të vullanit me emër Kilauea, në Havai. Po përse të hapej një vrimë në vullkan?

Në mënyrë që të ndërhyhej në energjinë gjeo-termale të malit. Për shumë njerëz, ky ishte një eksperiment inkurajues në energjinë alternative. Ndërsa për të tjerët, nuk ishte asgjë më tepër se sa një sakrilegj dhe krijimi i një krize shpirtërore. E dini pse? Sepse ka nga ata që mendojnë se Kilauea është shumë më tepër se një vullkan. Kilauea është një perëndeshë, që thirret me emrin, Pele. Një prej anëtarëve nga “Fondacioni i Mbrojtjes Pele” tha: “Po hapin vrima në atë që quhet trupi i saj. Ajo ka përpirë pesëdhjetë e tetë (58) shtëpi tashmë. Ajo po shkakton sëmundje te njerëzit. Ajo ka luajtur mendsh!”

Sigurisht që e gjitha kjo nuk duket normale për ne. Por besimtarët e lëvizjes Epoka e Re, mendojnë se kjo bindje mbart përgjigjen për problemet tona mjedisore.

Toka thonë ata, është një perëndeshë. Toka ku jetojmë është hyjnore. Disa madje pohojnë se duhet të thërrasim sërish emrin e lashtë pagan të perëndeshës, Gaja. Gaja ishte plagosur prej shpërfilljes që civilizimi modern i bëri asaj, dhe tani po shfryn hakmarrjen e saj- shkruan Rajan dhe Trevis në librin e tyre “Manuali i Mirëqenies”.

“Rritja e veprimtarisë vullkanike kohët e fundit, tërmetet, dhe shembujt e pazakontë të motit, mund të jenë mesazhe prej perëndeshës Gaja, që na fton t’i kushtojmë vëmendje nevojave të saj.

“Nëse vazhdojmë të shpërfillim komunikimin me të, mund të ketë shpërthime më të mëdha, sepse Gaja është e detyruar të ndërmarrë veprime drastike për të rifituar ekuilibrin.”

Kjo do të thotë t’i kthehemi adhurimit të ‘Nënës Tokë’. Pra kujdesi për mjedisin u kthye në një fe.

Por çfarë thotë Bibla për botën ku jetojmë? A ka kuptim ta adhurojmë tokën njëlloj si të ishte Perëndi?

Le të kthehemi nga fillimi. Le të eksplorojmë librin e Zanafillës. Dhe më pas të zbulojmë nën dritën e Biblës këto çështje.

Le të ndalemi pak tek mitet e krijimit

Dua ta filloj me Zanafillën kapitulli 1: “Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën. . .” Sa interesante. Sipas Zanafillës 1, toka nuk është një perëndi.

Por u krijua nga Perëndia. Universi është krijim, po është krijimi i Perëndisë.

Unë kam dëgjuar shpesh shumë njerëz që thonë se ky varg nga Zanafilla duhet lexuar në mënyrë mitologjike. Zanafilla 1 është MIT, thonë ata.

Ata thonë se çdo komb në botën antike, kishte mitet e veta për mënyrën si erdhi gjithçka në ekzistencë.

Dhe ky është versioni i Izraelit.

Por e vërteta është se këto vargje nuk flasin për mite! Zanafilla 1 është KUNDRA-MITEVE.

Në të vërtetë një prej arsyeve pse ky kapitull është vendosur në fillim të Zanafillës hedh poshtë mitet e krijimit të kombeve përreth Izraelit.

Më lejoni t’ju jap një shije të mitologjisë pagane, përsa i përket origjinës së tokës. Në shkrimet e Babilonisë, do të gjeni mitin babilonas për krijimin.

Aty takon perëndeshën Apsu, perëndeshën e ujit të freskët, perëndeshën Tiamat, ose perëndeshën e detit, dhe Mummu, perëndeshën e mjegullës.

Atje takon edhe Mardukun, që vret perëndeshën Tiamat. Me gjysmën e trupit të saj ai formon qiellin dhe me gjysmën tjetër ai formon tokën. Më pas mëson për Kingun, burrin e Tiamatit që vritet edhe ai.

Prej gjakut të tij formohet burri dhe gruaja, që u caktohet kryerja e detyrave të rëndësishme për perënditë.

Këto miqtë e mi janë mite! Sepse toka, qielli dhe deti hyjnizohen. Sipas tyre bota vetë bëhet e gjallë me perënditë dhe perëndeshat që ndeshen kundër njëri- tjetrit për të dëmtuar rëndë njerëzimin.

Dëgjo këtë mit gjerman në lidhje me krijimin. Paganizmi gjerman, raporton se gjiganti Ymir u vra nga Odini dhe vëllezërit e tij. Prej trupit të tij u formua bota. Deti është krijuar prej gjakut të tij, ndërsa qielli prej kafkës së tij.

Bota ka këtë fillim të tmerrshëm, që e ka zanafillën te betejat mes perëndive. Këto janë mitet!

Por tani le t’i kthehemi edhe një herë kapitullit një të Zanafillës. Dëgjoni se sa faktik dhe me këmbë në tokë është mesazhi i Biblës: “Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.”

Në kapitullin e parë të Zanafillës, nuk ka shumë perëndi por një.

Në kapitullin e parë të Zanafillës, deti nuk është një perëndi apo perëndeshë, por thjesht një grumbullim ujë i mbushur me peshq.

Në kapitullin e parë të Zanafillës, dielli, hëna dhe yjet, nuk janë hyjni që ndikojnë rrjedhën e jetës njerëzore, këtu nuk ka baza për astrologjinë, por shohim se drita shërben për të zbuluar se kur është koha për tu zgjuar dhe nata kur është koha për të fjetur gjumë, kur është koha për të mbjellë fushat dhe kur është koha për të mbledhur të korrat.

Jo, kapitulli i parë i Zanafillës, nuk është një mitologji. Në vend të kësaj vargjet hyrëse të Zanafillës, hedhin poshtë paganizmin e botës antike e po kështu çdo lloj Kozmologjie pagane të rishfaqur sot.

Dëgjoni se çfarë thotë Zanafilla. Bota NUK është hyjnore. Universi nuk është më i larti. Ai nuk është i përjetshëm. Kozmosi është thjesht KRIJIM.

Perëndia me të cilin përballemi në Shkrimet është Krijuesi, Bërësi i qiellit dhe i tokës!

Komente

komente