Çfarë të mirash ka qeveria?

Titulli: Çfarë të mirash ka qeveria? (pjesa 2)

Pali jetoni nën perandorinë romake. Pali e njihte anën e errët të qeverisjes përmes përvojës personale. Ai ishte rrahur publikisht pa ju bërë një proces i drejtë gjyqësor. (Veprat 16:22-24)

Ai njëherë qëndroi në burg për më shumë se dy vjet pa u dënuar zyrtarisht mbi akuza zyrtare. Feliksi, guvernatori e mbajti Palin atje me shpresën se ky i fundit do t’i jepte ryshfet, si edhe për t’i bërë nder kundërshtarëve të Palit. (Veprat 24:26)

Më vonë Pali kaloi përsëri një kohë më të gjatë në burg dhe në fund u dorëzua sepse kjo ndodhi në një kohë të papërshtatshme. Pali u bë i krishterë në një kohë kur Nero i donte të vdekur gjithë të krishterët. Prandaj me siguri themi se kur Pali shkroi Romakëve 13, ai nuk po fliste kot. Ai mund të kishte shkruar një listë shumë të gjatë me problemet që mund të kishte qeveria.

Por në vend të kësaj Zoti e preku Palin për t’i kujtuar Romakëve dhe të gjithëve ne se çfarë të mirash ka një qeveri. Ai shkruan: “Pushtetet janë caktuar nga Perëndia.” Ky pohim është mahnitës, pothuajse i pabesueshëm, por ky është çelësi për të kuptuar se çfarë të mirash ka një qeveri edhe atëherë kur ajo duhet të ndreqë të këqijat e veta. Kur tundohemi që të humbasim respektin për qeverinë që kemi, duhet ta shohim atë përsëri në dritën e fuqisë dhe planit të Perëndisë.

Kur Pali shkroi librin e Romakëve, ai po u adresohej njerëzve që ishin bërë të krishterë kohët e fundit. Këta të krishterë të rinj kishin një sundues të ri, Mbretin Jezus dhe ata mund të tundoheshin që të mendonin se si ndjekës të këtij Zoti të përsosur, ata mund të refuzonin drejtuesit e tyre tokësorë, veçanërisht ata që nuk ishin të krishterë. Por Pali i vendosi pikat mbi i. Ai e bëri të qartë se këto autoritete tokësore, me gjithë gabimet e tyre, megjithëse nuk e njihnin fare Perëndinë, përsëri ishin vendosur prej Perëndisë që t’i shërbenin qëllimeve të tij. Romakët nuk e kishin të nevojshme që tu bëhej e ditur se çfarë gabimesh kishte qeveria, as neve nuk na duhet kjo. Ne i dimë problemet dhe ndonjëherë kjo gjë na bën të inatosemi. Ja se çfarë duhet të kemi parasysh për qeverinë: që pavarësisht defekteve të tyre, njerëzit që janë në autoritet, janë vendosur aty prej Perëndisë.

Parandalimi i ferrit në tokë

Çfarë të mirash kanë strukturat qeveritare? Pse i ka vendosur Perëndia ato? Një prej arsyeve kryesore është kontrollimi i së keqes dhe sigurimi i rendit në një shoqëri, që në të kundërt do të shndërrohej një kaos. Qeveria nuk është në gjendje ta kthejë një shoqëri të keqe në një shoqëri të mirë. Por ajo mund të parandalojë që një situatë e keqe të mos përkeqësohet akoma më shumë.

Kur Pali shkroi kapitullin 13 të Romakëve, qeveria romake ishte shumë larg ideales, kjo është e pakta që mund të themi për të, ndërkohë që situata ishte më e keqe në rajonet barbare jashtë perandorisë. Të paktën nën ligjin romak njerëzit nuk mund të vrisnin dhe të grabisnin njëri- tjetrin sa herë që donin.

Po ashtu, perandoria kishte një sistem monetar, rrugësh dhe komunikimi, i cili përmirësonte rendin dhe prosperitetin, që në të kundërt do të bëhej kaos i vërtetë.

Më mirë një qeveri e keqe se sa pa qeveri fare. Brutaliteti policor është i keq por anarkia është më e keqe.

Jeta pa qeverisje nuk quhet liri: ajo quhet kaos. Ne e kemi parë këtë në vende të ndryshme, ku qeveritë janë përmbysur, vetëm për t’i lënë vend anarkisë, vende ku fraksionet e ndryshme vazhdojnë të shkatërrojnë pronën, të vrasin njëri- tjetrin dhe ta lënë vendin në një situatë shumë herë më të keqe.

Ndoshta puna më e rëndësishme për çdo qeveri është  thjesht të ruajë njerëzit prej shkatërrimit të njëri-tjetrit, duke mbrojtur të dobëtit prej të fortëve dhe duke ruajtur  të njëjtin stabilitet. Edhe sikur një qeveri të mos sjellë parajsën këtu në këtë tokë, së paku ajo mund të parandalojë ferrin mbi tokë. Pra çfarë të mirash ka një qeveri? Ka të mira, shumë të mira. Më mirë të kesh qeveri se të mos kesh fare!

Ne njerëzit

Kur ne mendojmë që të jetojmë nën një qeveri të zgjedhur, kemi arsye të veçanta pse duhet ta falënderojmë Perëndinë për atë. Kur jemi mërzitur me politikanët apo policinë tonë, bëjmë mirë t’i kujtojmë vetes se një sistem qeverisje, i zgjedhur me vota të lira, është më mirë se gjithë sistemet e tjera. Edhe sikur të jemi zhgënjyer prej qeverisë, është marrëzi të thuash se çfarëdo lloj ndryshimi nuk do të ishte i mirë. Po aq marrëzi do të ishte të thoshe se më keq se ç’është nuk mund të bëhet.

Nëse hedh vështrimin në disa pjesë të tjera të botës, do të kuptosh se mund të jetë shumë herë më keq. Le të vazhdojmë të kërkojmë përmirësim të shoqërisë tonë, por le të mos bëhemi aq të marrë apo mosmirënjohës, sa të mos vlerësojmë lirinë dhe stabilitetin që gëzojmë.

Kam lexuar një artikull për takimin e disa aksionarëve ku titullari më i madh ekzekutiv i korporatës e filloi raportimin duke sjellë njëra pas tjetrës ankime për qeverinë dhe taksat e saj. Më në fund një grua e cila kishte aksione në kompani u lodh me ankimet dhe u çua duke thënë: “Jam e lumtur që jetoj në një vend të lirë. I paguaj me dëshirë taksat për të mbështetur qeverinë time. Tani të lutem, boll u ankove dhe kalo në temë. Na thuaj rezultatet e kompanisë.”

Është e lehtë të ankohemi duke nxjerrë në pah gabimet e drejtuesve tanë, por ndonjëherë është mirë të kujtojmë edhe të mirat që kanë. Përveç kësaj, le ta pranojmë atë që është e vërtetë: Sipas sistemit tonë, zakonisht i meritojmë drejtuesit që kemi. Kur nuk e pëlqejmë atë që po ndodh, ne shpesh na pëlqen të fajësojmë ata pak njerëz që janë në drejtim. Por kush i vuri ata në drejtim? Ne!”Po. Ne populli.” Nëse nuk na pëlqejnë drejtuesit tanë, ne jo vetëm që kemi lirinë e fjalës, për të shprehur ankimet tona, por po ashtu kemi zgjedhjet e lira për të votuar bindjet tona dhe për zgjedhur dikë tjetër.

Unë dyshoj që një arsye përse disa prej nesh nuk shikojnë se çfarë të mirash ka qeveria është se presim shumë prej saj dhe ligështohemi kur nuk plotësohen pritshmëritë tona të tepruara.

Zemërimi ynë nuk është vetëm për shkak të mëkateve të mirë publikuara të drejtuesve tanë. Nëse jemi të sinqertë, ajo gjë që na shqetëson më shumë është fakti që gjërat nuk kanë shkuar aq mirë sa do të donim ne, për këtë arsye kërkojmë që t’ia hedhim fajin dikujt tjetër. Prandaj nëse të ardhurat e kompanisë janë të pakta ia vëmë fajin qeverisë. Në rast se njerëzit kanë mbetur pa punë ne ia vënë fajin qeverisë. Nëse familjet tona po shkatërrohen, ne fajësojmë qeverinë. Në rast se sistemi ynë arsimor nuk është ashtu siç duam, e fajësojmë qeverinë. Nëse kujdesi për shëndetin nuk është ashtu siç duam, ne fajësojmë qeverinë. Me siguri jeta jonë do të ishte më e mirë sikur qeveria do të bënte punën e saj si duhet! Ne kërkojmë që qeveria të përfshihet më shumë në arsim, në kujdesin për fëmijët, sistemin bankar dhe financiar, në mjekësi, kërkime dhe zbulime shkencore, apo gjithçka tjetër që duam ta përmirësojmë.

Sigurisht që duam që të gjitha këto të bëhen pa rritjen e taksave dhe më pas ankohemi kur përfundojmë me një burokraci të llahtarshme dhe një deficit të madh buxhetor. Ne e kthejmë qeverinë në një idhull dhe kur idhulli ynë nuk i plotëson mrekullitë që kemi pritur ne mërzitemi.

Por realisht cila qeveri do të mund ta bënte një shoqëri të përsosur nëpërmjet njerëzve të papërsosur?

Cili është qëndrimi më i shëndetshëm, më i mirë që duhet të kemi për qeverinë tonë?  Çfarë roli ka politika në besim? A duhet ti paguajë një i krishterë taksat shtetit me dëshirë? Për më tepër na ndiqni, në programin tonë të herës së ardhshme.