Dëshira e papërmbajtur për eufori

Titulli: Deshira e papermbajtur per eufori (pjesa 2)

Ju kujtoj referencat për temën e sotme Filipianëve 3: 12- 4:1. Do të ndalemi sot te shprehja:“Mendja e tyre është te gjërat tokësore.” Këto shtatë fjalë na ofrojnë një analizë depërtuese të këtij problemi. ” Mendja e tyre është te gjërat tokësore.” Problemi i tyre është se jeta e një personi ndërtohet mbi përmbushjen e dëshirave, nxitjeve dhe nevojave tona.

Fokusi absolut i mendjes përqendrohet te të ndjerit mirë. E gjitha kjo është absorbuese. Çfarë ka tjetër në jetë? Jeta për këtë është!

” Mendja e tyre është te gjërat tokësore.”

Unë hezitoj të mendoj qoftë edhe për një zgjidhje të këtij problemi sot, apo për një rrugëdalje, sepse kjo “dëshira e papërmbajtur për eufori,” në kulturën tonë, në trupat tanë dhe në jetën tonë, është kaq delikate dhe depërtuese.

Është e lehtë ta bësh edhe besimin e krishterë, (qoftë edhe adhurimin e krishterë) thjesht si një mënyrë tjetër për të nxitur dëshirën që të ndihemi mirë.

Po kështu unë hezitoj të flas për një zgjidhje të problemit “dëshira e papërmbajtur për eufori”, sepse jeta është e ndërlikuar. Sepse në këtë dëshirë të fortë për eufori shpesh ndikojnë edhe faktorët kimikë, psikologjikë, rrethanorë dhe ato të trashëguar.

Por sërish Pali na tregon sot Lajmin e Mirë dhe të mrekullueshëm që mund të na ndihmojë në betejën tonë me trupat tanë. Pali na jep një mënyrë të re për ta parë dhe për ta luftuar këtë problem.

Nëse thelbi i problemit është: “mendja jonë është te gjërat tokësore” (që në kuptim më të gjerë i referohet vetes dhe vetëpërmbushjes), atëherë rrugëzgjidhja është të ndryshosh mendjen plotësisht, ti shohësh gjërat ndryshe.

Pali na ndihmon për të kuptuar se si duket një mendje e transformuar. Dëgjoni edhe një herë vargun 20, “Qytetaria jonë është në qiej.”

Pali vazhdon të thotë se ka një këndvështrim tjetër si mund të shohim apo ta jetojmë jetën.

Në fakt, ka një jetë tjetër shumë ndryshe përtej skllavërisë së vetes. Pali e shpreh atë kështu: “Shtëpia jonë është diku tjetër.”

Dhe tani ne zbulojmë një sekret, që tregon si ta jetojmë këtë jetë të re: “Sepse qytetaria jonë është në qiejt, prej nga edhe presim Shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht,

i Cili do ta transformojë trupin tonë të përuljes, që të bëhet i ngjashëm me trupin e tij të lavdishëm.”

Le të jemi më të qartë. Ne po flasim për trupa të rinj këtu. Jezus Krishti ofron një jetë të re, një liri ku trupat tanë nuk do të na mbajnë rob të dëshirave tona.

Gjithsesi më duket interesant fakti që gjithë ky varg, për Jezus Krishtin është në kohën e ardhme.

Unë do të doja të ishte ndryshe. Për shembull vargu të thoshte:

“Ai tashmë i ka transformuar trupat tanë të përuljes, dhe tashmë ata janë si trupi i tij i lavdishëm.”

Por atje ka një dimension të ardhshëm të pagabueshëm, për çlirimin tonë të plotë prej dëshirës sonë të papërmbajtur për eufori.

Madje edhe Jezus Krishti, nuk është një person që zgjidh menjëherë problemet tona, apo që plotëson gjithë tekat tona, ndonëse shumë shpesh njerëzit mundohen ta bindin Atë.

“Dëshira e papërmbajtur për eufori”, është po aq e vjetër sa kopshti i Edenit dhe, do të jetë rrotull nesh derisa Jezus Krishti, të kthehet dhe të na japë trupa të rinj, dhe të na sjellë në një situatë të re kur trupat tanë të jenë të plotë, në paqe dhe të kënaqur.

Tani më duket sikur të dëgjoj ty që thua: “Mirë e thua pastor por, tani, tani çfarë të bëj?”

Ndoshta përgjigja më e mirë për këtë pyetje është duke u kthyer te Ana, vejusha që më kërkoi leje për të jetuar me të dashurin e saj.

Unë i thashë, ose të paktën u mundova t’i thosha mendimin tim kur ma ktheu, se ajo çka po i thoja ishte e pamundur për tu bërë: “Ana, duhet të vendosësh përfundimisht se si e përkufizon ti këtë problem. Nëse ti e fillon duke konsideruar nevojat e tua romantike dhe ato seksuale, dhe të drejtën për të qenë e lumtur, duke i lënë të shfrenuara dëshirat e seksuale, atëherë u fundose, more fund.

Të gjitha këto nëse do të shpreheshin në fjalët e Palit do të ishin kështu: Ti po e mban mendjen në gjërat tokësore. Tabloja e jetës tënde ndërtohet rreth vetes tënde, apo nevojave, dëshirave, nxitjeve, dhe orekseve të tua.

Çfarë ndodh sikur të kemi një përqasje ndryshe?

  1. Çfarë ndodh nëse fillojmë të mendojmë idenë se Perëndia na njeh më mirë se sa e njohim veten tonë? Ai i njeh më mirë nevojat tona, dhe di se si të merret me ndjenjat dhe nxitjet tona.

Kujto se na krijoi Ai.  Ai e di se si funksionojmë ne.

  1. Çfarë ndodh nëse shikon rrotull teje dhe zbulon se njerëz nga më të ndryshmit , kanë nevoja, apo nxitje të ngjashme me të tuat, por në fakt ata ia kanë dalë mbanë të ndërtojnë një jetë ku dikush tjetër kontrollon mënyrën se si ata përballen me këto gjëra? Si mendon sikur të mos reagonim ndaj këtyre ndjenjave të thella apo dëshirave të forta brenda nesh?
  1. Por nëse del në përfundimin se ky është një problem shumë i madh për ta menaxhuar ti vetë? Po sikur të thoshe: Zot unë nuk mund ta fitoj këtë betejë. Forca e vullnetit nuk më mjafton për të mos e bërë atë. Unë kam nevojë për Perëndinë.

Disa prej jush që po dëgjoni programin tonë, mund të jeni duke kaluar këtë fazë të jetës suaj. Ju jeni gati të dorëzoheni, nuk mundeni më, ndaj dëshironi ta dorëzoni kontrollin në duart e një Perëndie të fuqishëm, të hirshëm dhe të dashur.

Çdo person i mbërthyer në dëshirat e forta të euforisë, dëshmon deri në këtë moment dhe më në fund se nuk mundet më, duke thënë: Nuk ia dal dot! Unë kam nevojë për Perëndinë. Dhe nuk mund t’ia dal i vetëm. Unë kam nevojë për Perëndinë. Unë kam nevojë për njerëz të tjerë.

Lajmi i Mirë është se kur më në fund dorëzohesh, ia jep jetën Krishtit, fillon të kuptosh atë që Pali donte të thoshte, me fjalët: “Unë jam kryqëzuar bashkë me Krishtin. Nuk jetoj më unë por Krishti jeton në mua.

Jezus Krishti i njeh betejat që ti po lufton thellë brenda teje në trupin tënd. Dhe Ai dëshiron të na ndihmojë. Unë shpresoj që do ta lejosh të të ndihmojë. Bibla thotë se Ai që është në ne është më i fortë se ai që është në botë. Krishti na thotë sot: “Mos ki frikë. Merr zemër! Unë e munda botën dhe do të jem me ty gjithmonë”.

E mrekullueshme miq të mendojmë se sa forcë mund të gjejmë në këto fjalë.

 

Komente

komente