Dhjetë mënyra për t’i dashur fëmijët e tu

Titulli: Dhjetë mënyra për t’i dashur fëmijët e tu (pjesa 3)

Do të vazhdojmë sot të sjellim këshilla të tjera për rritjen e fëmijëve. Fillojmë me ndreqjen apo qortimin. Gjuajtja me shuplakë nuk është e vetmja mënyrë për të qortuar fëmijët, sidomos të mëdhenjtë. Sigurisht që kjo është një metodë që ka kaluar testin e kohës dhe ka miratimin e Shkrimeve, madje ka rezultuar si korrigjim efikas. Kur isha fëmijë kam dëgjuar një moto që thoshte:“Po s’dëgjove me të mirë do të dëgjosh me të keq!”

Disa njerëz e kundërshtojnë gjuajtjen me shuplakë dhe e quajnë njëlloj me abuzimin. Pse? Ndonjëherë për arsye se i shohin fëmijët nga një pikëpamje sentimentale. Ata mendojnë se fëmijët janë të pafajshëm dhe të pastër për nga natyra e vet.

“Baballarët dhe nënat, nuk duhet të vendosin rregulla dhe as të ndëshkojnë fëmijët; ata thjesht duhet tu japin atë që fëmijët kërkojnë , t’i lenë të lirë të bëjnë çfarë të duan dhe t’i shikojnë ato krijesa të vogla teksa rriten.” Disa ekspertë mund ta promovojnë këtë, por njerëzit e ndjeshëm e quajnë këtë gjë “llastimi i shkatërron fëmijët”.

Në dallim me këtë sentimentalizëm dhe tolerancë, Bibla pohon qartë se: “Marrëzia lidhet me zemrën e fëmijës, por shufra e korrigjimit do ta largojë prej saj”. (Fjalët e Urta 22:15) Fëmijët nuk janë thjesht të ëmbël dhe të mrekullueshëm. Ndonjëherë ata janë të këqij. Marrëzia është në rrënjë të zemrave të tyre, madje mund tu shkatërrojë shpirtin nëse kjo marrëzi lejohet të vazhdojë. Kjo është arsyeja pse disiplina ndaj fëmijës duhet të jetë e prerë, madje e dhimbshme me raste. Megjithatë disiplina duhet të jetë e drejtë( pra kur duhet jo vend e pa vend).

Bibla thotë: ” Ju etër, mos provokoni për zemërim bijtë tuaj, që të mos i lëshojë zemra.” (Kolosianëve 3:21) Mos e korrigjo fëmijën nëse nuk je në kontroll të temperamentit tënd, përndryshe ky lloj qortimi mund të bëhet abuziv. Ndëshkimi duhet të bëhet për të mirën e fëmijës dhe në varësi të fajit të tij. Nëse e ndëshkon fëmijën për të shfryrë inatin tënd, dhe nëse dënimi e kalon masën e fajit, atëherë ky quhet abuzim.

Megjithatë nuk mund të themi se çdo lloj qortimi është abuziv. Ka një ndryshim shumë të madh mes një apo disa shuplakave të merituara dhe rrahjes së fëmijës nga zemërimi. Zgjidhja më e mirë ndaj disiplinës abuzive nuk është mos disiplinimi, por disiplinimi i drejtë dhe i prerë.

Fëmijët mund ta kuptojnë dënimin, edhe atëherë kur e dinë se e meritojnë, por pavarësisht kësaj ata e kuptojnë nëse janë të pranuar dhe të dashur, prej prindërve. Fëmijët që nuk disiplinohen mendojnë se prindërit e tyre ose nuk e kanë haberin e fëmijëve, a të familjes, ose më keq akoma mendojnë se prindërit e tyre nuk duan t’ia dinë për ta. A dëshiron që fëmijët e tu të mendojnë se nuk i do, dhe se nuk do t’ia dish se çfarë bëjnë ata?

Bibla thotë:”Më mirë një qortim i hapur se një dashuri e fshehur.” (Fjalët e Urta 27:5) Një prind që qorton apo jep një shuplakë kur duhet tregon më shumë dashuri se sa ai që thotë diçka por nuk bën asgjë.

Nëse një fëmijë nuk ka prindër me autoritet, nuk ka rregulla apo kufij që duhen respektuar, as dënim që të zërë mend, ky fëmijë me shumë mundësi kur të rritet do të ndihet konfuz, i trishtuar dhe imoral. Por nëse mami dhe babi vendosin kufij të qartë dhe kujdesen si duhet për të ndëshkuar dhe korrigjuar sjelljen e keqe, fëmija do të zhvillojë një ndjenjë rregulli dhe mirëqenieje nën mbrojtjen dhe drejtimin e prindërve të dashur. ” Korrigjo birin tënd”, thotë Fjalët e Urta 29:16, “ai do të japë rehatinë dhe do t’i sigurojë kënaqësi shpirtit tënd”.Duaji fëmijët e tu duke i disiplinuar ata si duhet dhe me vendosmëri.

  1. Duaji fëmijët duke u munduar që të bëhen të zgjuar.

Mos u mundo që tua largosh marrëzinë me anë të disiplinës. Jepu urtësi me anë të mësimit dhe shembullit.  Me ndihmën e Perëndisë, kërko të jesh një burim urtësie, që fëmija yt të tërhiqet nga kjo. Një shkrimtar i Biblës thotë kështu te Fjalët e Urta 4:

“Kur isha ende fëmijë pranë atit tim… ai më mësonte dhe më thoshte: ‘Zemra jote të kujtojë fjalët e mia.  Fito dituri, fito gjykim’”.

Që fëmijët e tu të bëhen të zgjuar, duhet t’i ndihmosh ata të shmangin gjërat që do ti bëjnë ata të marrë. Një person një Bibël shkroi: ” Do të ec me zemër të pastër brenda shtëpisë sime. Nuk do të vë para syve të mi asgjë të keqe…. Kush vepron me mashtrim, nuk ka për të banuar në shtëpinë time.” (Psalmi 101:2 3,7) Unë njoh një baba, që kishte vendosur një tabelë mbi televizor që thoshte: “Nuk do të vë para syve të mi asgjë të keqe.” Kjo tabelë e mbante atë larg prej programeve që ai kishte qenë duke parë. Kur fëmijët e tij e panë shenjën për herë të parë, u ankuan duke thënë: “Babi, po hiqe atë tabelën, se na pengon të shikojmë televizor”. Babai iu përgjigj: “Por unë për këtë punë e kam vënë!”

Mos rri duarkryq, kur shikon se fëmijët e tu po e kalojnë kohën në shtëpi duke i mbushur mendjet e tyre me programe televizive, muzikë të pavlerë, apo lojëra kompjuterike. Dhe mos mendo se është detyrë e shkollës apo kishës që t’i bëjë ata të zgjuar. Nuk është detyra e tyre, por e jotja. Bibla i thotë prindërve që të udhëzojnë fëmijët në rrugët e Zotit. Është shumë e rëndësishme që t’i marrësh fëmijët me vete në një kishë të mirë dhe tu japësh urtësi se si të jetojnë për Perëndinë, por ndërkohë mendo se ti je mësuesi i tyre kryesor.

Nëse  i do fëmijët e tu, bëj që fjalët e tua të kenë peshë. Tregoju atyre historitë dhe ngjarjet e mëdha të Biblës, udhëzoji ata në të vërtetat dhe urdhërimet e Perëndisë. Po kështu sa herë që është e mundur, tregoju histori se si urtësia e Biblës të ka shërbyer në jetën tënde personale. Disa prej historive mund të jenë frymëzuese, disa qesharake, disa frikësuese, disa të sikletshme, tregoju histori të ndryshme një nga një. Fëmijët i pëlqejnë shumë historitë, sidomos kur këto janë të rrënjosura në historinë e familjes së vet. Kjo formon botëkuptimin e tyre, se kush janë ata dhe shpesh i bind ata se: gjëra të mira ndodhin kur ndjekim urtësinë e Perëndisë, ndërsa kur nuk e ndjekim ndodhin gjëra të këqija.

Teksa mundohesh të rrënjosësh pak e nga pak urtësinë te fëmijët e tu, mos harro që ta bësh këtë me përulësi. Kur ata bëjnë pyetje që nuk ua di përgjigjen, mos ki frikë ta pranosh se nuk e di.  Kur bën gafa, pranoji. Kur e humb toruan apo neglizhon fëmijët, apo gabon në ndonjë mënyrë tjetër, thuaju se të vjen keq, dhe kërkoji falje.

A do ta ulë kjo autoritetin në sytë e tyre? Jo, kjo do ta ngrejë. Fëmijët e tu janë të zgjuar sa duhet për të kuptuar se ti nuk je i përsosur. Nëse je i  zgjuar sa duhet për ta pranuar këtë, dhe nëse je i përulur dhe i sinqertë kur gabon, fëmijët e tu do të jenë gati të marrin nga urtësia jote kur ke të drejtë dhe, ata do të jenë të inkurajuar për të parë përtej teje te Jezusi vetë, si burimi suprem i urtësisë. Duaji fëmijët e tu duke kërkuar që t’i bësh ata më të zgjuar.

  1. Duaji fëmijët e tu duke i vlerësuar ata jashtëzakonisht shumë.

Unë po e përmend të fundit, por sigurisht nuk është më pak e rëndësishmja. Bibla thotë se fëmijët janë një shpërblim nga Perëndia. (Psalmi 127:3) Për shkak se kjo është e vërtetë, gëzohu në fëmijën tënd dhe çmoje si një dhuratë të paçmuar prej Perëndisë. A gëzohesh dhe kënaqesh me fëmijët e tu? A je i emocionuar që ke fëmijë? Kjo kuptohet shumë mirë te fëmijët. Ata mund të thonë nëse prindërit kujdesen me gëzim apo thjesht bëjnë detyrën.

Vlerësimi i fëmijëve është thelbësor për gjërat e tjera që bën ti si prind. Nëse nuk i vlerëson me të vërtetë fëmijët dhe nëse nuk je i marrosur pas tyre, koha që do të kalosh me ta do të jetë një bezdi, disiplina që do tu japësh do të jetë e ashpër dhe urtësia që mundohesh të ndash me ta do të ketë shijen e një ilaçi të shpifur. Por kur ti vlerëson fëmijët e tu, buzëqeshjet e tyre, idetë e, arritjet, veçantinë e tyre, ata do të kuptojnë këtë dhe mënyrat e tjera si do tua shprehësh dashurinë do të kenë më shumë pushtet. Sa më shumë i vlerëson fëmijët e tu, aq më shumë ka gjasa që të bëhen njerëz që ia vlen vërtetë t’i vlerësosh.

Sikurse thuhet edhe te Fjalët e Urta: ” Babai i të drejtit do të gëzohet shumë; kush ka lindur një të urtë do t’ia ndjejë gëzimin. Le të gëzohet ati yt dhe nëna jote dhe le të gëzohet ajo që të ka lindur!” (Fjalët e Urta 23:24-25) Çfarëdo që të bësh, duaji fëmijët e tu duke i vlerësuar jashtëzakonisht shumë ata.

Ja pra këto ishin dhe dhjetë mënyrat për t’i dashur fëmijët e tu.

Po i rendit edhe një herë: Duaji fëmijët duke dashur partneren tënde. Duaji fëmijët duke plotësuar nevojat e tyre fizike. Duaji fëmijët duke qenë shembull për ta. Duaji fëmijët duke dashur Perëndinë. Duaji fëmijët duke vendosur prioritetet e duhura. Duaji fëmijët duke i disiplinuar si duhet dhe me vendosmëri. Duaji fëmijët duke qenë i pranishëm në jetën e tyre. Duaji fëmijët duke besuar se Perëndia do të përfundojnë veprën e Tij në jetën tënde dhe, atë të fëmijëve të tu. Duaji fëmijët duke u munduar që të bëhen të zgjuar. Duaji fëmijët duke i vlerësuar ata jashtëzakonisht shumë.

Mund të shtonim akoma më shumë, por koha jonë ka mbaruar. Teksa ke dëgjuar këto dhjetë këshilla, mund të ndihesh mirë në disa prej tyre dhe të mendosh: “Unë tashmë i kam bërë këto, dhe ndihem mirë.” Nëse është kështu, jam i lumtur për ty. Vazhdo kështu! Në rast se ti ke dëgjuar këto dhjetë këshilla dhe në ndonjërën prej tyre nuk je mirë, e thua: “Mos, në këtë pikë jam keq fare”, kërkoji Zotit falje dhe ndihmë që të ndryshosh dhe të përmirësohesh si prind.

Perëndia i bekoftë fëmijët e tu, e të bekoftë edhe ty që t’i duash ata.

Komente

komente