Drejtësi për të gjithë

Titulli: Drejtësi për të gjithë (pjesa 1)

A është realisht e mundur drejtësia për të gjithë? Është pyetje shumë e mirë, por, si mund të arrihet drejtësia për të gjithë kur kudo gjen politikanë të korruptuar, që janë më tepër të interesuar për pushtetin politik dhe si të pasurohen vetë se sa të venë drejtësinë në vend? Si mund të ketë drejtësi për të gjithë kur vendet me zgjedhje të lira dhe me ligje shumë të mira, nuk mund të sigurojnë drejtësi për të gjithë? Madje edhe në vendet më të mira, njerëzit e pasur dhe të fuqishëm kanë më shumë pushtet në marrëdhëniet publike se sa njerëzit e varfër. Edhe në sistemin ligjor që synon drejtësi, hajdutët shpesh largohen prej skenës së krimit dhe pasojat i vuajnë njerëzit e pafajshëm. Pra a mund të ketë realisht drejtësi? Pas muzikës kthehemi për këtë pyetje.

Drejtësi për të gjithë është një synim me vlerë dhe një moto fisnike, por a është vërtetë e mundur kjo? Asnjë qeveri apo sistem juridik në çdo kulturë njerëzore nuk ka siguruar asnjëherë drejtësi për të gjithë. Megjithatë, pavarësisht shifrave tronditëse, drejtësia për të gjithë është ende e mundur.

Në fakt nuk është thjesht një mundësi, por një realitet çlirues.

Drejtësi për të gjithë është një siguri absolute sepse nuk mbështetet në qeverinë njerëzore  apo në gjykatat dhe gjykatësit njerëzor, por në qeverinë hyjnore dhe në një gjykatës hyjnor, Jezus Krishtin. Drejtësia e Perëndisë, ka fjalën e fundit për çdo person dhe për çdo komb. Te Psalmi 9 Bibla thotë: “Por Zoti mbetet përjetë; ai ka vendosur fronin e tij për të gjykuar. Ai do ta gjykojë botën me drejtësi, do t’i gjykojë popujt me paanësi.” (9:7-8)

Tema që përsëritet te psalmi 9 por edhe përgjatë Biblës është: drejtësi për të gjithë. Le të shqyrtojmë katër pika kryesore. Së pari, drejtësia për të gjithë sigurohet prej fuqisë së Perëndisë. Së dyti, drejtësia për të gjithë është rrënjosur në natyrën e Perëndisë. Së treti, drejtësia për të gjithë, realizohet në kohën e Perëndisë. Së katërti, drejtësia për të gjithë është një Lajm i Mirë për disa, ndërsa për të tjerët lajm i keq.

Drejtësia sigurohet prej fuqisë së Perëndisë

Le të fillojmë duke shqyrtuar fuqinë e Perëndisë. Ne tundohemi të mendojmë se drejtësia është e mirë por jo e fuqishme. Ne mendojmë se drejtësia është një ideal fisnik por nuk jemi në gjendje të sigurohemi që pala e drejtë do të fitojë dhe, se të gjithë do të marrin shpërblimin apo dënimin e duhur.  Por ky lloj të menduari e shpërfill fuqinë e Perëndisë. “Zoti mbetet përjetë”, pohon Psalmi 9. Perëndia i plotfuqishëm është ulur në fron, kështu që mund të jemi të sigurt se në fund do të ketë drejtësi për të gjithë.

Asgjë nuk del prej kontrollit të Perëndisë. Zoti është i pranishëm në të gjitha vendet dhe në çdo kohë, duke siguruar energji, jetë dhe drejtim për të gjitha gjërat. Dikush shkroi këto vargje që thonë:

Një djalë i vogël, në ditën e parë të javës,

po sodiste rrugës duke u kthyer për në shtëpi,

nga takimi i fëmijëve në kishë.

Ai i zhgërreu këpucët në bar; dhe gjeti një vemje,

ai gjeti një lule qumështore dhe e fryu në ajër.

Një fole zogjsh vendosur kaq bukur mbi një pemë, ishte thjesht një tjetër mrekulli që kapi sytë e tij të mahnitur.

Një fqinjë vuri re ecjen e tij soditëse dhe i thirri nga lëndina,

E pyeti se ku kishte qenë dhe se çfarë po ndodhte.

“Kam qenë në takimin e kishës”, u përgjigj ai dhe shkuli një plis bari.

Aty kapi një krimb dhe duke e lëkundur në ajër tha “Kam mësuar shumë për Perëndinë.”

Hmm …një mënyrë shumë e mirë,” tha fqinji, “për të kaluar ditën , o djalë i vogël.” Pastaj vazhdoi

“Nëse më thua se ku është Perëndia, do të jap një monedhë fare të re.”

E shpejtë si vetëtimë erdhi përgjigja! Pa ju dridhur zëri fare djali tha:

“Do të jap unë ty një kartëmonedhë, zotëri, nëse më thua një vend ku Perëndia nuk është i pranishëm!”

Nuk janë vargje shumë poetike, por kanë shumë kuptim. Perëndia është mbi ne, ai na rrethon kudo dhe është marrëzi të mendosh se ekziston ndonjë vend “ku Perëndia nuk ekziston”, një krimb toke, apo galaktika jashtë kufijve të fuqisë së tij, çdo ngjarje apo rrethanë përtej kontrollit të Tij, ndonjë person apo komb përtej prekjes së drejtësisë së Tij. Nëse Perëndia i gjithëdijshëm, i kudogjendur dhe i plotfuqishëm, dëshiron drejtësi për të gjithë dhe më pas do të ketë drejtësi për të gjithë.

Fuqia e Perëndisë do të thotë se drejtësia do të fitojë në fund dhe pranimi i fuqisë së Perëndisë është themeli mbi të cilin kombet mund të fillojnë të punojnë për ligje të drejta, dhe të barabarta, për të gjithë njerëzit. Formulimi hyrës i Kartës të Lirive dhe të drejtave kanadeze shpall: “Kanadaja është themeluar mbi parimet që pranojnë madhështinë e Perëndisë dhe rendin ligjor.” Amerika zotohet për Aleancë, para se të flasë për lirinë dhe drejtësinë për të gjithë, thotë se kombi është “nën Perëndinë.” Ateistët mund të pëlqejnë që të shmangin përmendjen e Perëndisë në jetën publike, por besimi në Perëndinë ka luajtur historikisht një rol jetësor në kufizimin e Perëndisë dhe në vendosjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

Ekziston një rrezik i mundshëm kur njerëzit me qëllime politike përmendin emrin e Perëndisë. Ata mund të ndjekin idetë e tyre dhe më pas të flasin sikur Perëndia është në anën e tyre. Është e rrezikshme të pretendosh se çdo politikan apo dokument, që përmend Perëndinë po ndjek urdhërimin e Perëndisë.

Por është akoma më e rrezikshme kur njerëzit me qëllime politike, nuk flasin asnjëherë për Perëndinë, ose flasin kundër Perëndisë. Kur epërsia e Perëndisë shpërfillet apo mohohet, politikanët në mënyrë të pashmangshme pohojnë epërsinë për veten.

Qëllimet e tyre politike bëhen standardi suprem për gjithçka. Ata ndihen të lirë për çdo gjë që dëshirojnë, nuk ka rëndësi se çfarë standarde shkelin, nuk ka rëndësi se sa njerëz shkatërrojnë ata. Njerëzit ndonjëherë mund ta bëjnë të keqen kur flasin për Perëndinë, por më keq akoma bëjnë kur e largojnë Perëndinë.

Revolucioni Amerikan, ndonëse nuk ishte i përsosur, përfshiu  njerëz të cilët besonin se Perëndia është në fron dhe kjo solli shumë rezultate të mira. Nga ana tjetër, Revolucioni francez disa vite më vonë, refuzoi Perëndinë dhe rezultoi në një pushtet të tmerrshëm terrori që në të vërtetë i hapi rrugën ushtrisë diktatore të Napolonit. Revolucioni rus dhe revolucionet e tjera ateiste të vitit 1900 vranë miliona njerëz sepse perënditë e tyre të vetëm ishin programet politike dhe drejtuesit të etur për pushtet. Drejtuesit të cilët harrojnë se janë “nën Perëndinë” bëhen lehtësisht tiranët më të këqij dhe më të dhunshëm. Kombet që pranojnë Perëndinë nuk janë të përsosur, por ka më pak gjasa që qeveria të rregullojë jetën dhe të drejtat njerëzore.

Deklarata amerikane e Pavarësisë, nënshkruar në 4 Korrik,1776, përshtatet me “ligjet e natyrës dhe natyrën e Perëndisë” dhe ngulmon që dinjiteti njerëzor dhe, të drejtat njerëzore jepen prej Perëndisë, jo prej qeverisë. “Ne i konsiderojmë këto të vërteta si të qarta”, thotë Deklarata, “që të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, dhe që Krijuesi i ka veshur me disa të drejta të pa mohueshme, midis këtyre janë jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë.” Sepse të drejtat themelore të njeriut, vijnë prej Perëndisë dhe jo prej qeverisë, asnjë qeveri njerëzore nuk mund të largojë atë ka dhënë Perëndia. Asnjë qeveri nuk është ligj në vetvete dhe, nuk përgjigjet për asnjë. Qeveria duhet t’i shërbejë mirëqenies së njerëzve dhe duhet t’i përgjigjet Perëndisë. Kombet që e pranojnë këtë mund të punojnë më shumë për drejtësinë se sa ato kombe që refuzojnë ta pranojnë këtë.

Komente

komente