Drejtësi për të gjithë

Titulli: Drejtësi për të gjithë (pjesa 2)

Disa kombe e quajnë Perëndinë si autoritetin më të lartë, si Amerika për shembull. Por ka edhe kombe që e shpërfillin autoritetin e Perëndisë.

Duket çudi por edhe kombet që shpërfillin qëllimet dhe fuqinë e Perëndisë përdoren disi prej fuqisë së Perëndisë për të arritur qëllimet e Tij. Dhe rezultati përfundimtar do të jetë që Perëndia do të shfaqë drejtësinë për të gjithë. Sipas Biblës, kur një komb bëhet i fuqishëm, Ai mund të jetë një vegël, një armë në dorën e Perëndisë, për të përmbushur drejtësinë e Tij. Por kombi vetë ndoshta nuk do t’ia dijë për drejtësinë dhe mund të mendojë me vete se fuqia e Tij e ka bërë atë një superfuqi. Perëndia thotë se kjo i ngjan një sëpate që ngrihet në ajër dhe që mendon me vete se është më e lartë se personi që po e ngre atë, apo njëlloj si një kopaçe që mund të thotë se është kopaçja që drejton dorën dhe jo dora atë. Perëndia mund të përdorë një komb për të kryer drejtësi kundër kombeve, por pasi e ka bërë atë, ai mund të bëjë drejtësi kundër arrogancës dhe mizorisë së kombit që e ka përdorur si armë.

(shiko Isaia 10:5-19) Asnjë super fuqi, nuk është aq e fuqishme sa t’ia kalojë Perëndisë. Asnjë komb nuk mund të shpërfillë standardet e Tij dhe t’ia hedhë paq.

Bibla thotë ” Ky është plani i vendosur kundër të gjithë dheut dhe kjo është dora e shtrirë kundër gjithë kombeve. Me qenë se Zoti i ushtrive e ka vendosur këtë, kush mund t’ia anulojë? Dora e tij është shtrirë dhe kush mund ta detyrojë ta tërheqë?”. (Isaia 14:26-27) ” Zoti e bën të dështojë planin e kombeve dhe asgjëson synimet e popujve. Plani i Zotit mbetet përjetë dhe qëllimet e zemrës së Tij për çdo brez.” (Psalmi 33:10-11) Perëndia i thotë Jezusit: “Kam vënë Frymën time mbi të; ai do t’ju sjellë drejtësinë kombeve… Ai nuk do të ligështohet dhe nuk do të dekurajohet; deri sa të vendosë drejtësinë mbi tokë.” (Isaia 42:1,4)

Asgjë nuk mund të ndalojë Jezusin prej kryerjen e drejtësisë për çdo komb dhe individ. Drejtësia për të gjithë sigurohet prej fuqisë së Perëndisë.

Rrënjosur në NATYRËN e Perëndisë

Diçka tjetër që duhet të dish për drejtësinë është se ajo është rrënjosur në natyrën e Perëndisë. Psalmi 9 thotë: “Zoti njihet prej drejtësisë së Tij” (v. 16) Pjesa tjetër e Biblës përsërit këtë gjë: “Zoti është Perëndia i drejtësisë.” (Isaia 30:18) ” Drejtësia dhe e drejta përbëjnë bazën e fronit tënd; mirësia dhe e vërteta shkojnë përpara fytyrës sate. Lum ai popull që njeh britmën e gëzimit, o Zot, sepse ai do të ecë në dritën e fytyrës sate.” (Psalmi 89:14-15) “Mbreti është i fuqishëm, ai e do drejtësinë.” (Psalmi 99:4) Drejtësia vjen prej Perëndisë. Ajo çka është e drejtë dhe e mirë, përkufizohet prej vetë drejtësisë dhe paanësisë së Perëndisë.

Disa njerëz nuk kanë paratë dhe pushtetin që të bëjnë një seancë gjyqi të drejtë. Ata vuajnë në duart e atyre që janë më të fuqishëm. Por Perëndia vetë premton të qëndrojë  me të shtypurit. Ai do të shpëtojë ata dhe do t’i kthejë mbrapsht atë që u është hequr pa të drejtë.

Sepse vetë natyra e Perëndisë është e drejtë, Ai urdhëron individët dhe qeveritë që të bëjnë drejtësi dhe Ai thotë se mirëqenia jonë lidhet me këtë lloj drejtësie. “I drejti interesohet për çështjen e të varfërve, por i pabesi nuk e kupton këtë interesim.” (Fjalët e Urta 29:7) ” Mbreti e bën të qëndrueshëm vendin me anë të drejtësisë, por ai që merr dhurata e çon në shkatërrim.” (Fjalët e Urta 29:4)

Perëndia kujdeset kaq shumë për drejtësinë sa që nuk ua ve veshin fare personave që u japin oferta të mëdha njerëzve dhe të këndojnë këngë fetare, por i trajtojnë njerëzit padrejtësisht. “Largo nga unë zhurmën e këngëve të tua, sepse nuk dua të dëgjoj muzikën e harpave të tua. Por le të rrjedhë e drejta si uji dhe drejtësia si një burim i përhershëm uji. ” (Amosi 5:23-24) Jezusi u tha disa drejtuesve fetarë  që ishin të gatshëm të jepnin ekzaktësisht të dhjetën e pasurisë së tyre, por kjo nuk do t’i ndihmonte aspak ata sepse po neglizhonin çështje më të rëndësishme të ligjit të Perëndisë: “drejtësinë, mëshirën dhe besnikërinë” (Mateu 23:23)

Perëndia paralajmëron se do të dënojë ata që shpallin drejtësinë dhe gabojnë ndaj të tjerëve: ” Kështu unë do t’ju afrohem për gjykim dhe do të jem një dëshmitar i gatshëm kundër magjistarëve, kundër shkelësve të kurorës, kundër atyre që bëjnë betime të rreme, kundër atyre që vjedhin mëditjen e punëtorit, që shtypin të venë dhe jetimin, që dëbojnë të huajin dhe nuk më kanë frikë”, thotë Zoti. (Malakia 3:5)

Këmbëngulja e Perëndisë për drejtësinë është një prej gjërave më të mëdha dhe më të admirueshme  të Tij. Natyra e Perëndisë shkëlqen jo vetëm në veprimet e Tij të mirësisë por edhe në veprimet e Tij dënimit. Kur Zoti sjell telashe në jetën e një personi apo kombi të pabesë që e meriton atë, apo kur Ai e dënon me ferr dikë që vazhdon të bëjë të keqen, Ai po shfaq përsosmërinë e Tij. Disa prej nesh janë të shpejtë për të folur për dhembshurinë e Perëndisë, por jo për ndëshkimin e Perëndisë. Megjithatë, Bibla e bën të qartë se gatishmëria e Perëndisë për të ndëshkuar të keqen është pjesë jetësore e natyrës së Zotit. Kjo nuk do të thotë se Perëndia nuk do t’ia dijë për personat që ndëshkon, por do të thotë  se pavarësisht se sa shumë kujdeset, Ai ka sërish të drejtë të ndëshkojë ata që e kundërshtojnë hapur atë dhe u bëjnë keq njerëzve të tjerë.

Gjatë luftës amerikane për pavarësi, një farë majori me emrin Andrea ishte agjent i armikut. Ushtria amerikane e kapi, por para se ta ekzekutonte, presidenti Xhorxh Uashington (George Uashington) duhet të firmoste urdhrin e vdekjes. Andrea ishte një person që të bënte shumë përshtypje, dhe Uashingtoni kishte fuqi për të parandaluar vdekjen e majorit. Por Uashingtoni firmosi urdhrin e vdekjes dhe majori Andrea u ekzekutua.

A do të thoshte kjo se Uashingtoni nuk kishte dhembshuri, as mëshirë, a kujdes, a interes për majorin? Jo, Xhorxh Uashingtoni ngurroi shumë për ekzekutimin e majorit Andrea. Dhembshuria e tij për majorin ishte kaq “reale dhe e thellë”, sipas biografisë së tij. Por si krye komandant që ishte, Uashingtoni kujdesej jo vetëm për majorin Andrea, por edhe për të gjitha trupat dhe njerëzit e Shteteve të Bashkuara, që majori kishte vënë në rrezik. Natyra e Uashingtonit përfshinte dhembshurinë, por edhe drejtësinë, urtësinë dhe vendosmërinë për të mposhtur armikun. Kur Uashingtoni firmosi urdhrin me vdekje të një njeriu, kjo nuk tregoi një defekt në karakterin e Uashingtonit; por tregonte forcën e tij të karakterit.

Po kështu, nuk është një defekt në natyrën e Perëndisë, që Ai bën drejtësi dhe ndëshkon të pabesët. Dhembshuria e Perëndisë është shumë e madhe, por nuk e përjashton drejtësinë e Tij. Zoti nuk gjen kënaqësi në shkatërrimin e të pabesëve, por Ai do t’i shkatërrojë ata, sepse gjen kënaqësi në shfaqjen e drejtësisë dhe në mbrojtjen e atyre që u është bërë keq. Drejtësia për të gjithë është rrënjosur në natyrën e Perëndisë.

Përmbushur në kohën e Perëndisë

Pika e tretë në temën tonë për drejtësinë e Perëndisë është fakti që kjo drejtësi realizohet në kohën e Perëndisë. Kur Perëndia flet në Bibël, për fuqinë e Tij të madhe, dhe për natyrën e drejtë, mund të shohim përreth  dhe të pyesim veten: si ka mundësi që kaq ligësitë e shumta të vazhdojnë pa u kontrolluar dhe mirësitë e shumta të mbeten pashpërblyer, madje njerëzit e mirë të përndiqen? Ne mund të tundohemi të themi: po të jetë Perëndia i gjithë fuqishëm, Ai do t’i japë fund padrejtësisë; dhe nëse është i drejtë, ai do të donte të vepronte si i drejtë. Pra nëse padrejtësia vazhdon, kjo do të thotë se Perëndia nuk është aq i drejtë apo aq i plotfuqishëm, apo jo? Por nuk është ashtu. Nëse padrejtësia vazhdon, do të thotë se koha e Perëndisë nuk përputhet me kohën tonë. Perëndia do të sjellë me të vërtetë drejtësi për të gjithë, por në kohën e vet dhe sipas mënyrës së tij. Në Bibël Perëndia thotë:” Kur do të vijë koha e caktuar, unë do të gjykoj me drejtësi.” (Psalmi 75:2)

Perëndia ka një kohë të caktuar kur do të shfaqë plotësisht drejtësinë e Tij. Ndërkohë, drejtësia e Tij nuk qëndron plotësisht pezull deri në ditën e gjykimi të fundit. Shkrimi thotë ” Perëndia është një gjykatës i drejtë dhe një Perëndi që zemërohet çdo ditë me keqbërësit.” (Psalmi 7:11) Jo vetëm në të ardhmen por edhe tani, Perëndia gjykon dhe e shfaq zemërimin e tij kundër padrejtësisë.

” Zoti është i drejtë në mes të tij, Ai nuk kryen paudhësi. Çdo mëngjes ai sjell në dritë drejtësinë pa munguar asnjë herë.” (Zakaria 3:5) Dije tashmë se Zoti gjykon të pabesët duke i lejuar atë që të bien në ligësi akoma më të këqija dhe të vuajnë shumë prej pasojave të dhimbshme. Dije tashmë se Zoti i shpërblen njerëzit e drejtë duke i bërë ata më të ngjashëm me Jezusin dhe, duke i dhuruar një kënaqësi më të madhe në miqësi me Të.

 

Komente

komente