Drejtësi për të gjithë

Titulli: Drejtësi për të gjithë (pjesa 3)

Në një vështrim më largpamës, Perëndia ka kohën e Tij kur vepron në çështjet e kombeve, në të cilën Ai shfaq drejtësinë përmes një periudhe afatgjatë që shpalos ngjarjet historike. Për shembull, Perëndia i premtoi Abrahamit se pasardhja e tij, Izraelitët, do të zotëronin tokën e Kananit. Por kjo nuk do të ndodhte menjëherë. Pse jo? Sepse Amoritët, të cilët jetuan në Kaanan, në kohën e Abrahamit, nuk ishin bërë ende aq të këqij, sa që të ishte koha që Ai t’i shfaroste plotësisht. Kjo kohë nuk do të vinte shpejt, do të duheshin 400 vite, kështu i tha Perëndia Abrahamit. Gjatë atyre viteve, Perëndia do të shkonte më shpesh në Egjipt dhe ata do të përjetonin skllavërinë. Drejtuesit egjiptianë do t’i shfrytëzonin izraelitët. Toka që Perëndia i premtoi “Pasardhjes” së Abrahamit do të mbetej në duart e paganëve, të cilët do të bëheshin tërë kohës shumë më të këqij dhe të neveritshëm. Mund të duket se gjatë atyre viteve sikur Perëndia ishte i padrejtë apo i pafuqishëm, por në fakt Perëndia po priste për kohën e duhur për të gjykuar egjiptasit, për të shpëtuar Izraelitët dhe për të shkatërruar kanaanitët. (Zanafilla15:13-16)

Ndërkohë, teksa Perëndia priste, Ai nuk rrinte kot. Ndonëse izraelitët ishin në skllavëri, Perëndia i drejtësisë po i bënte ata më të fortë dhe më të shumtë në numër. Ndonëse egjiptasit i shtypën ata, Perëndia i drejtësisë po përgatiste dhjetë plagët për t’i ndëshkuar ata. Madje teksa amoritët e kanaanitët zhyteshin në pabesi, Perëndia i drejtësisë po e linte ligësinë e tyre të rritej derisa ata të korrnin shkatërrimin.

Gjërat po zhvilloheshin ashtu siç e kishte parathënë Perëndia dhe katërqind vite më vonë Perëndia veproi ashtu siç e kishte premtuar. Perëndia ndëshkoi mbikëqyrësit egjiptianë, ai çliroi skllevërit izraelitë, shkatërroi kanaanitët e pabesë dhe u dha atyre tokën e Izraelit.

Ishte besimi në Perëndinë e drejtësisë që e bëri Presidentin Abraham Linkoln ta shihte luftën civile amerikane, si ndëshkimin e Zotit për të dyja palët, për ligësinë e skllavërisë. Kombi filloi me një kushtetutë të korruptuar që mohoi lirinë dhe humanitetin e skllevërve me ngjyrë. Jugu kishte shumicën e skllevërve, por Veriu përfitoi ekonomikisht prej mallrave më të lira, të prodhuara përmes punës së skllevërve dhe ky kishte pak interes në ndalimin e skllavërisë. Në reflektimin e tij mbi luftën civile, Linkolni pohoi: “I plotfuqishmi ka qëllimet e veta.”

Ai shtoi: “shpresojmë marrëzisht, lutemi seriozisht, që ky revansh i madh lufte të mund të largohet sa më shpejt. Por, nëse është vullneti i Perëndisë lufta do të vazhdojë derisa do të fundoset pasuria e grumbulluar prej bujkrobërve në dyqind e pesëdhjetë vite pune të pashpërblyer dhe derisa të shlyhet çdo pikë gjaku e derdhur prej kamxhikut me një tjetër gjuajte të shpatës. Ashtu siç është thënë tre mijë vite më parë, do të vazhdojë të thuhet sërish: “Gjykimet e Zotit janë të vërteta dhe të drejta.”

Linkolni i pa gjykimet e Perëndisë jo si një arsye për të gjykuar të tjerët por si një rast që të dyja palët të përulen dhe të kërkojnë shërim dhe drejtësi për të gjithë.”Pa ligësi ndaj askujt; me mirësi për të gjithë; me vendosmëri për të drejtën, sikurse Perëndia na bën ta shohim të drejtën, le të përpiqemi  të përfundojmë punën që kemi; të lidhim plagët e kombit; të kujdesemi për atë që ka qenë në luftë, për vejushën e tij dhe për fëmijën jetim,të bëjmë gjithçka mundemi për të arritur dhe shijuar një paqe që zgjat mes nesh dhe gjithë kombeve.”

Leximi i Biblës dhe studimi i historisë na jep një grimcë të drejtësisë së Perëndisë për tu përballur me individët dhe kombet. Por vetëm në fund të historisë, drejtësia e Perëndisë do të shpaloset më së miri për çdo individ dhe do të bëhet e dukshme për të gjithë.” Sepse ai ka caktuar një ditë në të cilën do të gjykojë me drejtësi botën me anë të atij njeriu të cilin ai e ka caktuar; dhe për këtë u ka dhënë të gjithëve një provë të sigurt, duke e ringjallur prej të vdekurit” ( Veprat 17:31) Koha e Perëndisë për bërjen e drejtësisë së plotë dhe për të gjithë do të ndodhë në ardhjen e dytë të Jezusit.

Lajmi i mirë dhe lajmi i keq

Drejtësi për të gjithë do të thotë se ky do të jetë lajm jetë lajm i mirë për disa, e për të tjerë lajm i keq. Psalmi 9:16-18 thotë: ” Zoti u bë i njohur me anë të gjykimit që ka dhënë; i pabesi u kap në lakun e veprës së duarve të tij. Të pabesët do të zbresin në Sheol; po, të gjitha kombet që harrojnë Perëndinë. Sepse nevojtari nuk do të harrohet përjetë; shpresa e të shtypurve nuk do të zhduket përjetë.” (v 16-18) Nëse ky do të jetë lajm i mirë apo i keq për ty, varet nga fakti se kush je ti. ” Të bësh atë që është e drejtë është një gëzim për të drejtin, por është një rrënim për ata që kryejnë paudhësi.” (Fjalët e Urta 21:15)

Perëndia do të sigurohet që do të shpërblehen ata që i besojnë Atij dhe veprojnë drejt.  Bibla thotë: “Sepse Perëndia nuk është i padrejtë, që të harrojë veprën dhe mundimin tuaj të dashurisë që treguat për emrin e tij me shërbesën që u bëtë dhe po u bëni shenjtorëve.” (Hebrenjve  6:10) Perëndia do të ndëshkojë me siguri ata që e kundërshtojnë atë dhe janë të padrejtë me të tjerët. “Perëndia është i drejtë”, u thotë Bibla ndjekësve të Jezusit. “Sepse është e drejtë, nga ana e Perëndisë, t’u jepet mundim atyre që po ju mundojnë, kurse juve, të munduarve, të preheni bashkë me ne, kur Zoti Jezu Krisht të shfaqet nga qielli me engjëjt e pushtetit të vet”. (2 Thesalonikasve 1:6-7) Drejtësi e Perëndisë do të thotë: qiell për njerëzit e Perëndisë dhe ferr për ata që kundërshtojnë kauzën e Perëndisë dhe i keqtrajtojnë njerëzit e Perëndisë.

Por nuk është vonë për ty që ky lajm i keq të kthehet në Lajm të Mirë. Edhe sikur të jesh në anën e gabuar të drejtësisë së Perëndisë, kjo gjë ende mund të ndryshojë. Perëndisë nuk i pëlqen të ndëshkojë të pabesët dhe Ai premton se do të falë dhe do të ndryshojë njerëzit e padrejtë, të cilët pendohen për mëkatet e tyre, i besojnë Jezusit dhe ecin në rrugët e tij. Jezusi vuajti dhe vdiq në kryq për të marrë ndëshkimin e drejtë të Perëndisë kundër mëkatit njerëzor, kështu që njerëzit që pendohen dhe i besojnë Zotit mund të pranohen prej një Perëndie të drejtë pavarësisht padrejtësive të së kaluarës.

Nëse merresh me punët e tua si zakonisht dhe nuk ia vë veshin këtyre fjalëve, ti do të humbasësh përgjithmonë. Por nëse kthehesh te Perëndia, të pranosh mëshirën e tij dhe të kërkosh mbretërinë dhe drejtësinë e Tij, do të jetosh përgjithmonë.

Nuk është tepër vonë për pendim personal dhe nuk është tepër vonë për pendim kombëtar. Një komb që vazhdon të abortojë foshnjat e pashpresa, keqpërdor fuqinë ushtarake, shpërfill të varfit, merret me imoralitet seksual, shkatërron familjet, i jep një edukim të pa perëndishëm një monopoli me fondet e taksapaguesve dhe kryen ligësi të tjera, do të përfundojnë në koshin e plehrave të historisë. Të jeni po aq të sigurt për këtë sa për faktin se Perëndia është i drejtë. Por padrejtësitë kombëtare, mund të falen dhe një komb mund të shërohet dhe të bëhet shumë më i fortë, vetëm nëse qytetarët dhe qeveria do të rrëfejnë mëkatin e tyre dhe do të kërkojnë faljen dhe përtëritjen e Perëndisë.

Pra le të pranojmë drejtësinë për të gjithë, si një lajm të mirë. Le të pranojmë me përulësi padrejtësitë për të cilat jemi fajtorë dhe të heqim dorë prej tyre. Dhe le të qëndrojmë me durim para padrejtësive, që na janë bërë prej të tjerëve, duke shpresuar se Perëndia do t’i ndryshojë ata, duke ditur se në çdo rast,  padrejtësia e Tij do të triumfojë në fund.

Komente

komente