Gjykatësi i caktuar

Titulli: Gjykatësi i caktuar (pjesa 1)

Caktimi i një gjykatësi është zgjedhje e vështirë. Sa më e lartë të jetë gjykata, aq më e vështirë bëhet zgjedhja. Kam dëgjuar se, disa prej zënkave më të këqija politike janë ato për zgjedhjen e gjykatësve në gjykatën supreme.

Kjo ndodh në Shqipëri, në Gjermani, në Amerikë, kudo i njëjti problem. Më kujtohet një debat që u bë në Amerikë kohë më përpara, për presidentin Robert Bork, i cili do të kishte rolin e gjykatësit në Gjykatën Supreme. Askush nuk e vuri në dyshim se Bork ishte një jurist brilant, por kundërshtarët e tij politikë në kongres kishin frikë për ndikimin që mund të kishte ai. Ata filluan një fushatë të ashpër kundër tij dhe penguan që Bork të hynte në gjykatën Supreme.

Pak vite më vonë, një betejë e ngjashme ndodhi për nominimin e një tjetër gjykatësi Klarens Tomas. Seancat gjyqësore u kthyen në një spektakël televiziv. Pas shumë grindjesh dhe sharjesh nga politikanët e të dyja palëve, gjykatësi Tomas u aprovua me një rezultat të ngushtë për t’ju bashkuar gjykatës Supreme. Ndërsa përplasjet më të fundit përfshijnë caktimin e gjykatësve për të kryesuar në gjykata të tjera të nivelit të lartë. Në zgjedhjen e presidentit, një prej çështjeve kryesore mbetet se çfarë lloj gjykatësish do të vendosë kandidati për president.

Pse është kaq e vështirë zgjedhja e një gjykatësi? Gjykatësit e interpretojnë dhe e zbatojnë ligjin. Ndonjëherë gjykatësit vendosin mbi çështje, të cilat përcaktojnë se kush do të shkojë në burg dhe kush do të jetë i lirë. Ata madje mund të përcaktojnë nëse një person do të vdesë apo do të jetojë. Dhe gjykatësit ndikojnë shumë më tepër se sa individët e thjeshtë; ata po ashtu ndihmojnë në formimin e shoqërisë. Vendimet e gjykatave mund të ndikojnë miliona njerëz dhe të formojnë të ardhmen e tyre, si për shembull kur një gjykatë vendos në favor të martesës brenda gjinisë apo godet një ligj për abortin, a deklaron se një korporatë po shkel ligjin, apo merr një vendim për dënimin me vdekje apo deklaron se çfarë është e lejueshme në shkollat publike. Vende të ndryshme kanë metodat e tyre se si i caktojnë gjykatësit, por pavarësisht vendit nga je, gjykatësit janë të rëndësishëm dhe caktimi i një gjykatësi është një çështje me rëndësi të madhe.

Cilido qoftë mendimi ynë për vendimet gjyqësore dhe për gjykatësit, duhet të dimë se tashmë është marrë vendimi për caktimin e gjykatësit më të rëndësishëm. Kjo nuk diskutohet më. Pashka na e kujton këtë. Një prej gjërave kryesore për Jezusin që u ngrit prej së vdekurish, është se kjo do të thotë se Ai është gjykatësi suprem. Bibla thotë: “Sepse ai ka caktuar një ditë në të cilën do të gjykojë me drejtësi botën me anë të atij njeriu të cilin ai e ka caktuar; dhe për këtë u ka dhënë të gjithëve një provë të sigurt, duke e ringjallur prej të vdekurit'” (Veprat 17:31)

Ndoshta ti nuk e ke lidhur asnjëherë Pashkën me caktimin e një gjykatësi, por Bibla e bën vazhdimisht të qartë këtë lidhje.

Jezusi vetë tha ” Në fakt ashtu si ati ringjall të vdekurit dhe u jep atyre jetën, po kështu edhe Biri i jep jetën kujtdo që do. Sepse Ati nuk gjykon asnjë, por gjithë gjyqin ia dha Birit.” (Gjoni 5:21-22) Pas ringjalljes së Jezusit, apostulli Pjetër deklaroi, ” Por Perëndia e ringjalli të tretën ditë … Tani ai na urdhëroi t’i predikojmë popullit dhe të dëshmojmë se ai është ai që Perëndia e ka caktuar si gjykatës të të gjallëve dhe të të vdekurve.” (Veprat 10:40-42) Apostulli Pal shkroi ” Sepse për këtë edhe vdiq Krishti dhe u ngjall e u kthye në jetë: që të zotërojë edhe mbi të vdekurit, edhe mbi të gjallët. Kështu, pra, secili nga ne do t’i japë llogari Perëndisë për veten e vet.” (Romakëve 14:9-12) Perëndia nuk na ka lënë duke pyetur  veten se kush do të jetë gjykatësi suprem. Ai tashmë e ka caktuar dhe e ka konfirmuar atë. Ai e ngriti Jezusin prej së vdekurish për të treguar miratimin e Tij për drejtësinë e përsosur të Birit të Tij dhe me kualifikimet supreme për të kryesuar si gjykatës.

Caktimi i Jezusit si gjykatës nuk mund të zhbëhet prej zënkave apo mashtrimeve politike. Caktimi i tij nuk varet tek miratimi i politikanëve dhe votuesve. Pozicioni i Jezusit nuk është në një garë popullariteti. Është çështje e aftësisë së drejtësisë. Jezusi është më i zgjuar dhe më i ditur se kushdo tjetër. Jezusi është më i drejtë dhe më i paanshëm se çdokush tjetër. Perëndia ka zgjedhur atë që është më i kualifikuar, për të kuptuar ligjin e Perëndisë dhe, për të gjykuar botën me drejtësi. Perëndia e caktoi Jezusin dhe kur ai e bëri publik rolin e tij, ai nuk doli  thjesht në një deklaratë për shtyp, as nuk bëri një konferencë për median. Ai bëri diçka shumë më mbresëlënëse: Ai mposhti vdekjen dhe ktheu Jezusin sërish në jetë, duke dhënë prova pozitive se Jezusi është gjykatësi i caktuar.

Diçka për të kënduar

Gjykimi nuk është një ide tepër e përhapur në ditët tona. Bisedat për gjykimin priren të na bëjnë të zymtë. Shumë njerëz nuk e pëlqejnë fjalën gjykim dhe disa predikues nuk flasin asnjëherë për këtë. Por Bibla flet shumë për gjykimin dhe, jo thjesht përciptazi, as në mënyrë kërcënuese. Shpesh Bibla, e trajton gjykimin si Lajm të Mirë, si diçka për tu kënduar. Psalmet, libri i këngëve, shpesh i këndon edhe gjykimit. Për shembull: Psalmi 96 thotë se i gjithë krijimi e di ” sepse ai vjen, vjen për të gjykuar tokën. Ai do ta gjykojë botën me drejtësi dhe popujt në besnikërinë e tij. “Zoti mbretëron; bota është vendosur mirë dhe nuk do të luajë nga vendi; ai do t’i gjykojë popujt me drejtësi”. Psalmi 98 ka të njëjtën melodi: ” Dërgojini britma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës, shpërtheni në këngë gëzimi, ngazëlloni dhe këndoni lavde. Sepse ai vjen të gjykojë tokën.”

Pse duhet të këndojë një njeri, nga gëzimi për gjykimin?

Pse duhet të gëzohet dikushi kur e di se një ditë do të jetë në gjyq? Mirë, gjykimi nuk është një Lajm i Mirë, për të gjithë, por është Lajm i Mirë nëse ke nevojë për drejtësinë dhe Gjykatësi është në krahun Tënd.

Është Lajm i Mirë, nëse je lodhur prej ligjeve të shtrembëruara dhe vendimeve të gabuara gjyqësore. Ky është Lajm i Mirë nëse ke nevojë të shpëtohesh prej shtypësve të korruptuar dhe të çlirohesh prej sistemeve të padrejta. Është Lajm i Mirë nëse dëshiron një botë të re, ku varfëria dhe lufta rreshtin, ku paqja dhe begatia fiton. Gjykimi i ndreq gjërat.

Mikea ky profeti biblik, flet për një ditë kur Perëndia do të mbretërojë në madhështi, kur Fjala e Perëndisë do të jetë ligji me të cilin do të jetojnë kombet.

Në atë ditë, ligji i përsosur i Perëndisë do të zbatohet prej gjykatësit të përsosur. Kur Mikea profetizon për Jezusin thotë:

Ai do të jetë gjyqtari midis shumë popujve dhe do të jetë arbitri midis shumë kombeve të fuqishme dhe të largëta. Me shpatat e tyre do të farkëtojnë plore dhe me ushtat e tyre drapërinj; një komb nuk do ta ngrejë më shpatën kundër tjetrit dhe nuk do të stërviten për luftë. Do të ulet secili nën hardhinë e vet dhe nën fikun e vet, dhe askush nuk do t’i trembë më, sepse goja e Zotit të ushtrive foli. (Mikea 4:3-4)

Paqja, prosperiteti, dhe liria janë fryte të drejtësisë. Vetëm pasi Jezusi të gjykojë botën mund të ketë paqe. Vetëm pasi Jezusi të qetësojë zënkat dhe të largojë padrejtësitë, atëherë do të shkatërrohen armët e luftës dhe do të përdoren për plugje, pra për mirë.

Vetëm pasi Jezusi të shkatërrojë të keqen dhe të na çlirojë prej shtypjes, çdonjëri prej njerëzve të tij do të jetë i lirë prej frikës. Gjykatësi i përsosur do të ndreqë çdo gjë të gabuar. Kjo e bën gjykimin diçka me vlerë për tu kënduar.

Komente

komente