Këshillimi me Zotin

Print

Titulli: Këshillimi me Zotin (pjesa 1)

Thuhet se “Nevoja është nëna e shpikjes.”  Çudi se çfarë mund të bëjë njeriu, kur është me shpatulla pas murit. Po, Gabonitët ishin me shpatulla pas murit. Ata nuk kishin internet as televizion, por ishte përhapur fjala se populli hebre, kishte shkatërruar qytetin Jeriko dhe Ai, dy qytete madhështorë në tokën e Kaananit.

Për më tepër, ata kishin dëgjuar se këta hebrenj, kudo që ndodheshin, kishin një forcë të veçantë brenda tyre, një fuqi dhe favor hyjnor. Ata ishin të frikësuar se mos do tu vinte radha edhe atyre.

Kështu, Gabonitët duke qenë me shpatulla pas muri, u bënë krijues; ata i drejtohen “hileve,” thotë Bibla.

Ata i mashtrojnë hebrenjtë duke negociuar për të vendosur një marrëdhënie paqeje me ta.

Ata bëjnë të duket sikur kanë udhëtuar mijëra kilometra, që pasi t’i shohë Jozueu të thotë: ‘Patjetër, vazhdoni dhe bëni paqe me ta.  Ne nuk kemi interes për një vend kaq të largët.’

Hebrenjëve nuk u shkon në mendje se mbase këta njerëz jetojnë aty pranë. Por ata bëjnë menjëherë marrëveshje me këta njerëz: ata premtojnë, me anë të një betimi se do t’i lejojnë këta njerëz të jetojnë.

Vargu kyç në këtë kapitull është vargu 14:

Atëherë njerëzit e Izraelit morën disa nga nozullimet e tyre( të gabonitëve), por pa u  këshilluar me ZOTIN.

Ata kontrolluan bukën e thatë në çantën e tyre dhe çalikët e thyer të verës, sandalet e tyre të grisura dhe dolën në përfundimin se Gabonitët kishin udhëtuar me të vërtetë një rrugë të gjatë, e të largët.

Por nuk u këshilluan me Zotin.

Shumë studentë, mendojnë se kjo pjesë e Biblës, pra fjalët” u këshilluan me Zotin” i referohen Urimit dhe Thumimit.

Urimi dhe Thumimi( të cilët u referohen shumë herë Dhjatës së Vjetër) ishin në të vërtetë dy gurë që priftërinjtë përdornin për të marrë vendime të rëndësishme.

Ne nuk jemi plotësisht të qartë se si funksionoi, por Urimi dhe Thumimi duket se ishte si hedhja e një monedhe fetare. Vetëm se në këtë rast hedhja e këtij guri, Urimi apo Thumimi dikonte se çfarë donte Perëndia.

Përtej veprimit të këtyre gurëve, thelbi ishte që të njihnin vullnetin e Perëndisë, për të dalluar drejtimin e Perëndisë, atëherë kur një vendim duhej marrë.

Dhe Izraeli thjesht nuk u shqetësua për tu këshilluar me Perëndinë.

Libri i Jozueut e gjykon këtë dështim të izraelit si një dështim kritik, sepse kjo është hera e dytë që Izraeli dështoi që të këshillohej me Perëndinë.

Herën e parë ishte me qytetin Ai. Ata mendonin se e dinin si ta pushtonin këtë qytet dhe vazhduan përpara pa kërkuar udhëheqjen dhe këshillim e Perëndisë. Pra ata nuk u këshilluan me Zotin.

Nëse Izraeli besonte se ishte e mundur të njihte vullnetin e Perëndisë, për të dalluar drejtimin e Perëndisë, aq më shumë mund ta njohim ne, besimtarët e Dhjatës së Re, që besojmë se mund të dallojmë, të njohim e të ecim në rrugët e Perëndisë.

Ne sot nuk kemi Urimin dhe Thumimin, po kështu nuk kemi as priftërinjtë e Dhjatës së Vjetër.  Por kemi shumë më tepër.

Ne kemi Fjalën e plotë të Perëndisë, e cila na jep një pamje më të plotë të Perëndisë se sa ato pak libra të Mojsiut që kishte populli i Jozueut. Fjala që kemi sot, zbulon, Krishtin dhe jetën, vdekjen dhe ringjalljen e Tij, po kështu planin e Tij për kishën dhe për kohërat.

Ne kemi Fjalën e plotë të Perëndisë, ne kemi  Frymën e Perëndisë.

Ne jetojmë në kohën e Frymës. Ne besojmë se Fryma na drejton personalisht (Fryma brenda nesh na mëson, na bind  ne personalisht), por njëkohësisht punon në komunitet

(Fryma punon në dhe përmes komunitetit të krishterë, të cilët duan të ndjekin rrugët e Perëndisë.)

Të dy së bashku: (Fjala dhe Fryma) na japin siguri se mund ta njohim Perëndinë, rrugët , vullnetin, e drejtimin e tij, në çështje ku Perëndia ka zgjedhur ta zbulojë veten. Vullneti i tij është i qartë në Shkrime.

Por edhe pse ne kemi Shkrimet dhe Frymën, që janë rruge shume me të larta të njohjes së Perëndisë, të njohjes së kufijve të mbretërisë së Perëndisë, ne shumë herë nuk dëshirojmë që të këshillohemi me Perëndinë.

Ne e jetojmë jetën tonë në nivelin horizontal. Sot dua që të reflektojmë pak rreth idesë përse e bëjmë këtë.

Unë mendoj se kemi tendencën e vetë mjaftueshmërisë.

Ne mund ta bëjmë këtë vetë. Kjo mund të jetë krenaria. Këtë mendësi ne shpesh e mendojmë si një virtyt.

Vetë mjaftueshmëria është një gjë e mirë në këtë kulturë, veçanërisht kur e kundërta e saj është varësia e plotë tek të tjerët.

Mendoj se duhet thënë diçka, që të marrim përgjegjësinë e jetës sonë. Fakti se Perëndia na ka dhënë një potencial të jashtëzakonshëm, si mbartës të imazhit të Perëndisë, për të vendosur një qëllim dhe për ta arritur atë.

Ne e dëshirojmë fort vetë mjaftueshmërinë dhe vetë vendosmërinë sepse besojmë se kjo është e mirë, dhe në një farë mënyre është.

Kjo është pak a shumë e kuptueshme që ne përpiqemi të mbështetemi më shumë tek vetja sesa të kërkojmë Perëndinë, sepse në një farë niveli, duket sikur kemi të gjitha provat që thonë se realisht s’kemi përse t’i besojmë Perëndisë.

Bota “laike”, në fakt kështu është, njerëzit mund të jetojnë jetën e tyre pa Perëndinë.

Fakti i pamohueshëm është se, të gjithë njerëzit përgjatë jetës së tyre, marrin vendime dhe bëjnë përkushtim pa u konsultuar fare me Perëndinë.  Ata nuk janë ende të sigurt nëse i besojnë Perëndisë ose jo por duket sikur ja kalojnë shumë mirë në jetë.

Po kështu edhe të krishterët mund të jetojnë sikur të mos kishte fare Perëndi.

Lesli Njubixhin (Leslie Neëbigin), një teolog dhe misionar i njohur kudo në botë, thotë se të krishterët sot janë dygjuhësh.

Ne e njohim gjuhën e Biblës, kishës dhe Perëndisë.

Por më mirë njohim gjuhën e botës laike ku Perëndia nuk ka vend.

Dhe kështu ne vazhdojmë për ditë, javë, e muaj, pa menduar fare rreth Perëndisë, mos të llogarisim pastaj që ta përmendim Atë apo ti lutemi Atij.

Por kjo çon edhe tek arsyeja e dytë përse ne nuk arrijmë të kërkojmë mendimin e Perëndisë. Nuk  është vetëm për faj të vetë mjaftueshmërisë, por ndodh edhe për faj të asaj që unë do ta quaja miopia shpirtërore.

Nëse kërkon në fjalor kuptimin e miopisë, do të mësosh se miopia është një sëmundje e syrit që shkakton shikimin vetëm të objekteve që janë shumë afër teje.

Nëse bën disa hapa mbrapa, nuk sheh më asgjë.

Por kur ke miopi, e dallon lehtë dhe shkon tek doktori dhe merr syze për të korrigjuar këtë gjendje.

Dhe kështu mund të shohësh më larg. Problemi me miopinë shpirtërore është se mund ta kesh por nuk e di që e ke.

Atëherë cilët janë hapat për të larguar miopinë shpirtërore?  Na ndiqni herën e ardhshme ku do të ndalemi në katër hapa specifikë që do të na ndihmojnë të shohim qartë pamjen e gjerë të jetës dhe po kështu të kërkojmë si duhet Perëndinë. Mos e humbisni. Ne këtu në Fjalët e Shpresës ju urojmë një ditë sa më të këndshme dhe gjithë bekimet e Zotit qofshin mbi ju.