Kisha pa integritet

Print

Titulli: Kisha pa integritet (pjesa 3)

Çfarë lidhje ka praktikimi i idhujtarisë me ne sot, të krishterët e sofistikuar të shekullit të njëzetë e një? Ka lidhje mjaftueshëm! Së pari, ne duhet të pranojmë formën më të zakonshme të idhujtarisë: kompromisin.

Adhurimi i një idhulli nuk kërkon me patjetër zgjedhjen e një mënyrë apo tjetrës.

Ne mund ta mendomë idhujtarinë si braktisja e besimit për të adhuruar diçka tjetër.

Por mbaje mend, njerëzit e lashtë ishin mësuar tashmë me shumë zota.

Ata thoshin: Ti mund të jesh shumë i përkushtuar ndaj njërit, por kjo nuk të pengon që të adhurosh edhe zotat e tjerë

Në fakt, perënditë romake, paraqisnin një farë ndarjeje të punës.

Pra në atë kohë një person adhuronte perënditë e tjera, për shembull, Artemisin për pjellorinë e familjes dhe të tokave, Marsin  të cilit i ofronte sakrifica në kohë lufte, Posedonin që i bënte oferta para një udhëtimi në det,e kështu me radhë perëndive të tjera.

Siç mund ta kuptoni edhe vetë, problemi nuk ishte se të krishterët e braktisën kishën për të shkuar në tempujt paganë; por çështja ishte se ata mendonin që nuk kishte problem  po ti bënin të dyja këto. Pra ata adhuronin të gjithë perënditë.

Por Krishti nuk do ta ndajë fronin e tij me asnjë. Sikurse e thotë urdhërimi i madh, nuk do të bëjmë asnjë idhull për veten tonë, sepse Zoti Perëndi është një perëndi xheloz.

Kjo do të thotë se nuk duhet të kemi e as të shpikim ndokënd tjetër ku të vendosim besimin tonë, përveç Perëndisë apo përkrah besimit tonë tek Perëndia i vetëm dhe i vërtetë…”

Prandaj supozoj se asnjë nga ju që po më dëgjoni tani, nuk duhet të shkojë vjedhurazi në tempullin e Zeusit(apo ndonjë perëndie tjetër pagan të  kohës sonë).

Por atëherë cilat janë disa fusha të jetës, ku ne mund tundohemi të biem në kompromis?

Mbani mend se, kjo lloj idhujtarie vjen gjithmonë më një shpjegim racional. Është e lehtë të përfytyrosh një person të tillë në Pergam.

“Shiko ne e dimë se ka vetëm një Perëndi. Këto Perënditë pagante janë thjesht supersticione. Ato nuk janë të vërteta!  Por ki kujdes, mos e tepro me patriotizmin tënd qytetar!

Pra nëse merr një copë mishi që i është ofruar perëndeshës së Athinës , është njëlloj sikur dikush lëviz duart dhe thotë abrakadabra.

Ndoshta ti thua: Kjo nuk ka aspak kuptim! Dakord do të ruhem nga intrigat seksuale, por nuk është mëkat të hash një vakt së bashku me miqtë e tu apo jo?”

Edhe ne sot jemi krijesa jashtëzakonisht racionale, dhe mund të nxjerrim argumente mjaft të forta dhe bindëse se besnikëria jonë ndaj Krishtit nuk është dhe aq e prerë…

A ka ndonjë idhull në jetën tonë që mund të komprometojnë integritetin tonë të krishterë?

A ka shembuj në jetën tonë që tregojnë se e vendosim besimin për sigurinë, rehatinë dhe lumturinë tonë, tek diçka tjetër, në vend të besimit tek Perëndia?

Për shembull, mendo justifikimet që na vijnë menjëherë në mendje për angazhimin tonë në kulturën popullore: “Unë i vlerësoj këto filma për shprehjen e tyre artistike;  ndërsa sharjet, dhuna dhe seksi në to nuk më ndikojnë aspak.”

Ndoshta përqendrimi tek shëndeti yt fizik mund të jetë një idhull, çka e tradhton besimin tonë tek Perëndia për mirëqenien tonë: “Perëndia i ka quajtur trupat tanë një tempull, prandaj ne duhet ta mbajmë trupin tonë në gjendjen fizike më të mirë. Kjo nuk më ka pushtuar, unë thjesht po ushtrohem me këtë.”

Idhull mund të bëhet edhe një shtet, kur patriotizmi apo nacionalizmi barazohet me përkushtimin tonë në besim: “çdo njeri e di se nëse Jezusi do të ishte këtu në tokë, e qytetar i këtij vendi, ai do të votonte, për të njëjtën parti që unë votoj gjithmonë.  Nuk mund të votosh asnjë parti tjetër, nëse je i krishterë i vërtetë.”

Për shumë njerëz, edhe ndjekja e ndeshjeve të sportit mund të kthehet në një idhull, po kështu çdo veprimtari tjetër që zë vendin e të gjitha përkushtimeve dhe përgjegjësive të mundshme për të jetuar sipas thirrjes së krishterë.

Çfarë mendon për një person që thotë: “Hej, koha që kalova larg familjes dhe larg kishës për të ndjekur skuadrën time të zemrës është një formë argëtimi shumë e rëndësishme për mua; është një farë relaksimi. Veç kësaj, sportet profesionale, janë një shembull i mirë për disiplinën e punës në skuadër.”

Përfshirja në aktivitete argëtuese mund të bëhet një formë hedonizmi, pra adhurim i kënaqësisë: ” E di që kjo do të thotë se nuk mund të jem pjesë e një kishe, por të them të drejtën, unë mund ta adhuroj Perëndinë edhe në natyrë, apo në një fushë futbolli.”

Fare lehtë mund të gjejmë idhuj në jetën tonë nëse e shqyrtojmë atë me vëmendje. Idhuj që konkurrojnë Krishtin dhe kërkojnë vëmendjen, dashurinë dhe adhurimin tonë.

Por cili është reagimi i duhur nëse zbulojmë idhuj në jetën tonë? Mesazhi drejtuar kishës në Pergam e tregon qartë këtë. Ne duhet të pendohemi!

Për korrigjimin e tyre Jezusi i fton të pendohen. Por ne e dimë mirë se çfarë dëshiron të thotë Ai. Së pari ne pendohemi në zemrën tonë, kërkojmë falje për idhujtarinë tonë.

Dhe kalojmë përtej kësaj duke u përmbajtur në veprimet tona. Ne ndalojmë së bëri gjërat që nuk duhen bërë, nuk bëjmë më mëkatet që cenojnë shenjtërinë e Perëndisë.

Ky është Lajmi i Mirë i jetës në Krishtin: pendimi na jep gjithmonë mundësinë ta fillojmë nga e para.

Në mesazhin e tij tek Zbulesa 2, Jezusi na paralajmëron për pasojat e këqija që ka vazhdimi i përfshirjes në idhujtari: ai do të vijë mes të krishterëve ne Pergam me shpatën e tij.

Kjo referenca e dytë përdor fjalën romfaia, pra shpatë.

Dhe këtu jepet si një kërcënim i qartë. Nëse ata nuk pendohen, Krishti do të vijë mes tyre dhe do të luftojë me ta  me shpatën e tij.

Sërish na kujtohet  Baalami, dhe kemi parasysh përvojat e tij me shpatë. Ndoshta ju kujtohet se si engjëlli i zuri rrugën dhe se engjëlli mbante një shpatë.

Dhe pas betejës me Midianitët, izraelitët pushtuan Baalamin, dhe ata e kërcënuan atë me vdekje, me anë të shpatës.

Gjykimi është i vërtetë, dhe flitet me zë të lartë: i njëjti ndëshkim, do të bjerë mbi të krishterët e kompromentuar shpirtërisht.

Por Krishti përshkruan gjithashtu pasojat pozitive, bekimet që do të vijnë mbi ta nëse pendohen me të vërtetë: ata do të marrin manën e fshehur dhe një gur të bardhë.

Po çfarë dëshiron të thotë Jezusi këtu. Sinqerisht, ne nuk e dimë. Por kjo të sjell ndërmend endjen e popullit të Izraelit 40 vjet në shkretëtirë. Gjatë asaj kohe Perëndia siguroi ushqim për ta.

Dhe kjo na kujton këtu se Perëndia gjithmonë siguron për nevojat tona, gjithmonë; nuk kemi përse të ngremë pengesa. Nuk kemi përse ti humbasim të gjitha shanset tona me Perëndinë, duke kërkuar sigurinë komprometuese nga një idhull tokësor.

Ushqyerja për udhëtimin tonë shpirtëror nuk duhet të kërkohet në tempujt paganë apo në ekuivalentët e tyre modernë. Jezus Krishti siguron për të gjitha nevojat tona, sepse ai është buka e jetës.

Në mbyllje të letrës së tij për këtë kishë, Jezusi shkruan fjalë që i premtojnë besimtarëve besnikë një gur të bardhë, me një emër të fshehur në të. Dhe çfarë do të thotë kjo?

Sërish më vjen keq që po të zhgënjej, por nuk e dimë me siguri. Kam lexuar së paku 7 interpretime të ndryshme.

A ka lidhje kjo me mantelin apo efodin e priftit më të lartë të Dhjatës së Vjetër, dekoruar me gurët që kishin emrat e fiseve të Izraleit ?

Ndoshta kjo ka lidhje me mënyrën se si juria në ato ditë e hidhte në votë një vendim: hedhja e një guri të zi do të thoshte fajtor, ndërsa guri i bardhë do të thoshte i pafajshëm, dhe kështu nuk ekzekutohej.

Ndoshta kjo i referohet hajmalive, që mbanin paganët e lashtë, me emrin e perëndisë së tyre në të, për tu mbrojtur nga e keqja.

Ne nuk e dimë, por në secilin shembull, ka një sugjerim që thotë se sigurinë përfundimtare ne mund ta gjejmë vetëm në premtimet e Perëndisë.

Si do të dukej nëse të them, që ti lesh mënjanë gjithë të tjerat dhe të fokusohesh te Krishti?

Si mund të dëgjojmë thirrjen e një besimi me integritet në çdo aspekt të jetës sonë, teksa i kalojmë ditët tona në tokë para fytyrës së Perëndisë?

Ne duhet të pranojmë dëshirat tona shpirtërore dhe ti përmbushim ato me ushqimin e duhur dhe ky ushqim vjen përmes kohës që kalojmë me Jezus Krishtin, bukën tonë.

Ne nuk do të shpërqendrohemi nga adhurimi ynë për asnjë arsye apo prej asnjë idhulli të ditëve tona moderne.

Ata nuk munden dhe nuk do të na japin ngushëllimin që zgjat me të vërtetë. Jo, ne do të ndjekim Jezusin me gjithë zemër dhe do të gjejmë sigurinë tonë brenda mureve të mbretërisë së Perëndisë, një mbretëri që nuk do të shkatërrohet kurrë.

Të gjitha ata që kanë veshë për të dëgjuar le të të dëgjojnë atë që Fryma ka për tu thënë kishave.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *