Titulli: Krishti, kreu i kishës

15  Ai është shëmbëllesa e Perëndisë së padukshëm, i parëlinduri i çdo krijese,

16  sepse në të u krijuan të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken: frone, zotërime, principata dhe pushtete; të gjitha gjërat janë krijuar me anë të tij dhe në lidhje me të.

17  Ai është përpara çdo gjëje dhe të gjitha gjërat qëndrojnë në të.

18  Ai vetë është kreu i trupit, pra i kishës; ai është fillimi, i parëlinduri nga të vdekurit, përderisa të ketë parësinë në çdo gjë,

19  sepse Atit i pëlqeu që në të të banojë e gjithë plotësia,

20  dhe, duke bërë paqen me anë të gjakut të kryqit të tij, duke fituar pas, me anë të tij, të gjitha gjërat, si ato që janë mbi dhe si dhe ato që janë në qiejt.

Kolosianëve 1:15-20, niv

Në këtë paragraf të mrekullueshëm të kolosianëve 1, apostulli Pal bën një sërë pohimesh mahnitëse rreth Jezus Krishtit, që ngrihet në pohimin se plotësia e hyjnisë së tij banon në Krishtin.

Ky është pohimi që ta merr frymën: e gjithë qenia e Perëndisë jeton në Jezus Krishtin. Krishti ka sjellë lavdinë e Perëndisë në tokë për njerëz si ti dhe si unë përgjatë gjithë kohës.

Nëse kjo është e vërtetë atëherë do të ishte e pamundur të theksoje madhështinë e Krishtit.

Temat binjake në librin e Kolosianëve janë së pari supremacia, dhe e dyta gjithë mjaftueshmëria e Jezus Krishtit është supreme.

Ai është Mbret I mbretërve dhe Zot I zotërve. Ai sundon mbi këdo që është më i madh dhe më I lartë në pozicionin e tij se të gjitha qeniet e tjera në univers. Të gjitha gjërat janë krijuar me anë të tij dhe për të.

Krishti është mëse i mjaftueshëm. Një prej problemeve në kishën e kolosianëve, ishte se disa mësues të rremë po jepnin mësime të rreme në kishë se Jezusi nuk ishte e vetmja gjë që duhet të dinin por kishte më shumë se kaq.

KRISHTI KREU

Të krishterëve u duket e pamundur të flasin si duhet dhe me epërsi për  Krishtin. Fjalët nuk arrijnë të shprehin si  duhet atë vetë dhe pozicionin e tij. Por ndër gjërat që Pali përmend këtu tek Kolosianëve 1 është diçka që duket më e madhe se të tjerat. Pasi thotë se Krishti është imazhi I Perëndisë së padukshëm,  sundues suprem, krijuesi dhe mbështetësi I Universit, Pali shton një rresht një lidhje me marrëdhënien e Krishtit me kishën. “Ai është Kreu I trupit, kishës. Ai është fillimi dhe i parëlinduri ndër të vdekurit ndaj ai ka pushtet dhe epërsi.” (v. 19).

Kjo duket paksa si një rënie. Nëse dikush është Zoti i gjithë krijimit, çfarë ndryshimi sjell nëse është edhe kreu I kishës? kujtoni se në kohën kur Pali shkroi këtë letër kishës nuk duhet të ketë qenë mburrje të ishte kreu I një kishe me njerëz mesjetarë, pjesa më e madhe e të cilëve ishin skllevër, klasa e ulët, apo njerëz të tjerë të parëndësishëm, shumë pak mund të ishin njerëz të pasur.  Nuk të bën përshtypje të qenit kreu I një kishe plot me askusha apo që njerëzit e tjerë i shihnin me neveri.

Por kjo ishte një përshtypje e gabuar. Të qenit kreu I kishës është ndër titujt më të mëdhenj të Jezus Krishtit. kisha në dhjaten  e re është një rend i ri botëror” për të përdorur një frazë që është përdorur së fundmi.

Plani I Perëndisë për kishën është që të jenë njerëz ndryshe, një fillim i ri për gjithë racën njerëzore, një komunitet I frymës, të përbërë nga njerëz që janë transformuar me anë të besimit në Jezus Krishtin.

Plani I Perëndisë është që kisha të rritet derisa të përfshijë gjithë njerëzit nga vende dhe kultura të ndryshme,që të jetojnë nën drejtimin e Krishtit.

Një prej kuptimeve biblike të fjalës kre, është “origjinë” ose “burim”.

Krishti është kreu i kishës në kuptimin se kisha e merr jetën prej tij, dhe e ka origjinën në Krishtin. Ai është sikurse Pali e thotë,”fillimi.” Kisha është si një lumë,  në fillim është vetëm një rrjedhë, por më pas bëhet më e fuqishme dhe zmadhohet derisa vërshon që të mbushë të gjithë tokën. Jezus Krishti është burimi I atij lumi. Ai është burimi i jetës prej së cilit buron edhe kisha. Kjo është një prej të vërtetave që nënkupon kryesimi I kishës nga vetë Krishti.

Kryesimi në kuptimin biblik nënkupton autorietet. Le të themi se Krishti është kreu I kishës do të thotë se Krishti e drejton kishën në të njëjtën mënyrë që koka drejton trupin. Nëse Krishti është kreu I kishës atëherë kisha I përket atij. kjo është një e vërtetë e thjeshtë por ne e harrojmë shumë shpesh.  Krishti është imperatori,  ose e thënë ndryshe “Ai që jep urdhërat,” dhe urdhërimet e tij janë gjithmonë të drejta dhe të mira. Është e drejta e Krishtit të drejtojë kishën,  të gjithë ata që thonë se besojnë në të , se I përkasin atij dhe I binden atij dhe një ndër këto urdhëra është ta duan Perëndinë dhe njëri- tjetrin si edhe të bëjnë dishepuj të tij nga çdo komb.

TRUPI I KRISHTIT

Pra kjo eshte më e pakta qe mund te themi për Krishtin si kreu i kishës. Por le të mendojmë për një çast se çfarë është kisha. Sikurse e thotë edhe Pali këtu eshte “trupi.”

çGod] has put all things under çChrist’s] feet and has made him the head over all things for the church, ëhich is his body, the fullness of him ëho fills all in all.

(Efesianëve 1:23-24)

Kisha është trupi I Krishtit dhe ky përkufizim nënkupton se është e gjallë.

Kisha nuk është ndërtesa, as një denominacion apo traditë; nuk është as një organizatë. Kisha është një organizëm i gjallë dhe jeta e saj nuk konsiston tek programet apo takimet. Për më tepër mbështetet tek njeëzit, njerëz  që janë bashkuar me Jezusin dhe kanë vendosur të bëhen ndjekës të Jezus Krishtit. Ata janë trupi i Krishtit.

Kisha uniteti I gjymtyrëve të ndryshme por që përbëjnë një trup, ndaj çdo I krishterë I vërtetë është I bashkuar me Krishtin që është kreu.

Megjithëse jemi të ndryshëm, kemi dhunti të ndryshme, prejardhje të ndryshme, punë të ndryshme, përsëri në të ne jemi një.

Ne I përkasim njëri tjetrit sepse I përkasim krishtit. më kanë treguar se ka rreth 23 mijë denominacione të krishtera në botë, por këto ndarje janë vetëm në sipërfaqe sepse thellë thellë kishat kanë unitet.

Dhe së fundi kur ne e quajmë trup kishën e Krishtit,  kujtojmë se kisha është instrument i vullnetit të tij. Trupi nuk mund të jetojë pa kokën, por koka nuk mund të jetojë pa trupin. Imagjinoni Kreu që është Krishti na shërben ne, a nuk është kjo mahnitëse!

I PARËLINDURI PREJ SË VDEKURISH

Krishti nuk është mbi kishën si një punonjës me honorare. Ai e fitoi kishën etij me an të vdekjes dhe ringjalljes së tij. Jezusi paraqet prototipin e ringjalljes. Të qenit me pushtet absolut do të thotë të jesh më i larti. çka do të thotë se ose je ose nuk je. Vetëm një person mund të jetë numri një në jetën tënde.

Në kohën e dhjatës së re kishte shumë perëndi dhe hyjni të rreme. Pali na kujton se vetëm një person ka epërsi. Kudo nëpër botë,  në të dukshmen dhe të

padukshmen, ai njihet si Zoti. Vetëm këtu mes racës njerëzore ai refuzohet që të zerë vendin e parë. Po ti çfarë ke vendosur të bësh me Jezusin?

Komente

komente