Titulli: Kundërshtimi dhe Përndjekja

Sa herë që ungjilli i Jezus Krishtit ka ndikuar shoqërinë, sa herë që njerëzit kanë braktisur mënyrën e vjetër të të jetuarit për të jetuar me Krishtin, ata kanë hasur vështirësi.

Familjet, miqtë, dhe drejtuesit fetarë apo autoritetet qeveritare mund të ushtrojnë presion apo përndjekje mbi ta.

Shpesh shqetësimi është i lehtë. Rrallëherë e përjetojmë persekutimin apo përqeshjen për arsyen se jemi të krishterë.

Ndoshta ndjejmë tallje, përqeshje, diskriminim vetëm se jemi të krishterë.

Kohët e fundit dëgjova për një mësues të krishterë në një shkollë publike që ishte pushuar nga puna. Arsyeja ishte se kjo zonjë i kishte drejtuar në lutje nxënësit e klasës pasi një shoku i tyre i klasës pësoi vdekjen në një aksident. Akuza e saj në këtë rast ishte fakti që i kishte drejtuar nxënësit në lutje. Pra ndjekësit e Jezusit përndiqen kudo, në shkallë të ndryshme, madje edhe në vetë vendet që kanë një kulturë të krishterë. Ndërsa sulmimi dhe kundërshtimi për besimin e Krishterë mund të jetë shumë i ashpër në vendet jo të krishtera, ku qeveria është shumë shtypëse.

Dëgjojmë në raporte të ndryshme se ka peresekutime kudo. Për shembull, po flisja me një mikun tim që transmeton programin Fjalët e Shpresës në në një zonë ku jetojnë anëtarët e disa fiseve vendase.

Shumë njerëz kanë dëgjur fjalët e Shpresës në gjuhën e tyre dhe për pasojë një pjesë e madhe janë bërë të krishterë.

Qeveria vendase po i trajton këta besimtarë shumë ashpër. Folësi ynë atje përshkruan dymbëdhjetë veprime specifike që u ndërmorën ndaj

Këtij minoriteti etnik të krishterë për ti detyruar që të braktisinin besimin e tyre të ri.

Ndër to mund të përmend, largimi me forcë prej shtëpive dhe fshatit të tyre, konfiskimi i pronabe, imponimi me dhunë i pirjes së gjakut të shpendëve si shenjë adhurimi për perënditë e lashta pagane, refuzimi i trajtimit mjekësor në klinikat shtetërore për të krishterët, rrahja e burrave dhe përdhunimi i grave dhe në disa raste ekzekutimi i atyre që refuzonin të mohonin Jezus Krishtin. E gjitha kjo po ndodh në anën tjetër të botës, megjithëse na duket e pamundur ta besojmë.

Sulme në Efes

Sulmet nuk janë di]ka e re. E dimë se ungjilli ka shumë armiq. Kudo ku shkoi Pali u përball me sulme për hir të Krishtit: rrahje, gjuajtje me gurë, burgosje, kërcënime, shpifje, humbje të të mirave materiale, të miqëve apo familjarëve.

Për tre vjet që Pali qëndroi në Efes u mësoi njerëzve “rrugën”, sikurse njihej krishtërimi atëherë. Thuhet se ndërkohë ai pati mundësinë të shkruante letrën e Romakëve dhe të Korintasve.

Por kjo kohë studimi dhe shkrimi për të nuk ishte pa shqetësime. Le ta shohim bashkë këtë tek Veprat 19.

Dhe në atë kohë u bë një trazirë e madhe lidhur me Udhën,

24  sepse një farë njeriu, me emër Dhimitër, argjendar, i cili bënte tempuj të Dianës në argjend, u sillte artizanëve jo pak fitim.

25  Ai i mblodhi këta bashkë me punëtorët që kishin një aktivitet të përafërt, dhe tha: “O burra, ju e dini se fitimi ynë vjen nga kjo veprimtari.

26  Dhe ju shihni dhe dëgjoni se ky Pali ua ka mbushur mendjen dhe ktheu një numër të madh njerëzish jo vetëm në Efes, por gati në mbarë Azinë, duke thënë se nuk janë perëndi ata që janë bërë me duar.

27  Dhe jo vetëm që është rreziku për ne që kjo mjeshtria jonë të diskreditohet, por që edhe tempulli i perëndeshës së madhe Diana të mos vlerësohet më aspak dhe që t’i hiqet madhështia asaj, që gjithë Azia, madje gjithë bota, e nderon”.

28  Ata, kur i dëgjuan këto gjëra, u mbushën me inat dhe bërtisnin, duke thënë: “E madhe është Diana e Efesianëve!”.

29  Dhe gjithë qyteti u mbush me rrëmujë. Veprat 19:23-29

Pra i gjithë qyteti i Efesit ishte në rrëmujë dhe konfuzion dhe skena zhvendoset në teatrin e madh të qytetit. Ky tetar madhështori, rrënojat e të cilit mund ti vizitojmë edhe sot, mund të mbante 25 000 njerëz.

Dhimitri dhe drejtuesit e tjerë, së bashku me turmën kishin kapur shokët e palit dhe po ishtynin drejt teatrit. Sapo pali e mori vesh këtë nxitoi për atje që të mbronte miqtë e tij.  Por drejtuesit e tjerë të krishterë ia ndërruan mendjen sepse kjo mund të ishte shumë e rrezikshme.

Ndërkohë gjërat te teatri po përkeqësoheshin shumë. ” Ndërkaq disa bërtisnin një gjë, të tjerë një tjetër, saqë mbledhja ishte trazuar dhe më të shumtët nuk dinin përse ishin mbledhur ” (v. 32). Ishte një skenë keqbërësish.

Dëgjoni se si i drejtohet turmës një qeveritar i Efesit.

Kancelari i qytetit, mbasi e qetësoi turmën, tha: “O Efesianë, cili është vallë ai njeri që nuk e di se qyteti i Efesianëve është mbrojtësi i tempullit të perëndeshës së madhe Diana dhe i imazhit të saj që ra nga Zeusi?

36  Duke qenë, pra, se këto janë të pakundërshtueshme, ju duhet të rrini urtë dhe të mos bëni asgjë të nxituar.

37  Sepse i prutë këta njerëz që nuk janë as sacrileghi as blasfemues të perëndeshës suaj.

38  Pra, në qoftë se Dhimitri dhe mjeshtrit që janë me të kanë diçka kundër dikujt, gjykatat janë hapur dhe prokonsuj ka; le të padisin njëri-tjetrin.

39  Dhe nëse keni ndonjë kërkesë tjetër për të bërë, të zgjidhet në kuvendin sipas ligjit.

40  Ne në fakt jemi në rrezik të akuzohemi si kryengritës për ngjarjen e sotme, sepse nuk ka asnjë arsye me të cilën të përligjet ky grumbullim”.

41  Dhe, si i tha këto, e shpërndau mbledhjen. 35-41

pas kësaj të gjithë shkuan në shtëpi dhe rrëmuja u qetësua.

Si të përballemi me sulmet?

Përvoja e Palit me të kristherët e Efesit na mëson se si të përballemi me sulmet sot. Së pari mësojmë se cila është arsyeja që i shtyn njerëzit të sulmojnë të krishterët, apo ndjekësit e Jezusit. Arsyen do ta përkufizojna në thonjëza, “kërcënim”. Sepse krishtërimi kërcënon interesat e botës. Kur burra dhe gra bëhen të krishterë, gjëja më e dukshme është se jeta e tyre ndryshon. Ndryshimi është dramatic.  Ata nuk ndjekin më zakonet dhe sjelljen rutinë të njerëzve të tjerë.

Shpesh pjesa më e madhe e njerëzve ndjehen të kërcënuar kur një grup i vogël njerëzish vendos të veprojë ndryshe.

Të krishterët janë qyetarë dhe punonjës shumë të mirë dhe e respetojnë qeverinë. Por ata nuk vendosin asgjë tjetër mbi dashurinë e e tyre për Jezusin. Ata thonë se Jezus Krishti është zot dhe asnjë tjetër.

Dhimitri e shkaktoi gjithë këtë rrëmujë sepse do të humbiste shumë para nga mosshitja e statujave të perëndeshave dhe perëndive që ai vetë krijonte.

Dhimitri iu drejtua krenarisë religjioze dhe kulturore të Efesianëve.

“Dhe jo vetëm që është rreziku për ne që kjo mjeshtëria jonë të diskreditohet, por që edhe tempulli i perëndeshës së madhe Diana të mos vlerësohet më aspak dhe që t’i hiqet madhështia asaj”. Për këtë ai kishte të drejtë sepse në atë vend një Perëndi do të adhurohej, ose Jezusi ose Artemisi. Vetëm njëri do të ishte zoti i Efesianëve.

Është e rëndësishme të theksojmë mënyrën sesi kancelari i qyteti reagoi për të mbrojtur të krishterët prej dhunës së keqbërësve. Më vonë e mësojmë se dhuna romake shtohet mbi të krishterët, por tani për tani tregohet tolerancë me të krishterët. Luka i përshkruan zyrtarët romakë kudo me asnjëasnësi dhe ndonjëherë të dhembshur ndaj besimit të krishterë, kancelari i qytetit është një shembull i mirë për këtë.

Së dyti, ky zyrtar i kujton turmës se për të zgjidhur këtë çështje ata mund ti drejtohen ligjit, “ka prokonsuj për këtë punë”- tha ai.

në qoftë se Dhimitri dhe mjeshtrit që janë me të kanë diçka kundër dikujt, gjykatat janë hapur dhe prokonsuj ka; le të padisin njëri-tjetrin.” Në fund ky konsull thekson se ata po shkaktojnë një kryengritje të papërligjur dhe kjo përbën një rrezik ndaj e shpërndan atë menjëherë.

Disa gjëra më bëjnë shumë përshtypje në këtë histori. Njëra është se të krishterët e Efesit nuk kishin asnjë faj. Madje kur Pali kishte predikuar nuk kishte ofenduar askënd. Kancelari i qytetit të Efesit thotë madje se ata nuk kanë bërë blasfemi ndaj perëndeshës sonë.”

Në predikimin dhe adhurimin e tij apostulli Pal nuk hezitoi të thoshte se ishte gabim adhurimi i idhujve, por asnjëherë nuk tha një fjalë sulmuese kundër besimit dhe praktikave të Efesianëve.

Pra mësojmë se është e mundur të flasim të vërtetën, të predikojmë ungjillin pa sulmuar besimin dhe kulturën e njerëzve vendas.

Së dyti, të habit fakti se sa mirë funksiononte qeveria asokohe në Efes.

Roli i çdo qeverie është të mbrojë të drejtat e qytetarëve të vet, veçanërisht lirinë e minoriteteve fetare.

Po sikur kjo të mos ndodhte? Po sikur ligji të mos ishte në anën tonë për të na mbrojtur? Po sikur ti nënshtrohemi në sulmi apo persekutimi të padrejtës, jo për arsye se kemi shkelur ligjin por vetëm se jemi të Krishterë? Atëherë ne duhet të dëgjojmë këshillën e apostullit Pjetër.

Miqtë e mi mos u habisni kur kaloni nëpër prova që duket sikur ecni përmes zjarrit. Ji i lumtur kur sulmohesh apo përndiqesh për arsye se Krishtit vetë vuajti.  Kjo do t’iu përgatisë për një lumturi më të madhe dhe do ta bëjë të lavdishëm kthimin e tij.

Të dashur, mos ju duket çudi për provën e zjarrit që u bë ndër ju, se si ju ndodhi diçka e çuditshme.

13  Por gëzohuni, në atë masë që merrni pjesë në vuajtjet e Krishtit, që edhe në zbulesën e lavdisë së tij të mund të gëzoheni dhe të ngazëlleheni.

14  Në qoftë se ju fyejnë për emrin e Krishtit, lum ju, sepse Fryma e lavdisë dhe Fryma e Perëndisë prehet mbi ju; nga ana e tyre blasfemohet, kurse nga ana juaj ai përlëvdohet.

15  Por asnjë nga ju le të mos vuajë si vrasës ose vjedhës ose keqbërës, apo se përzihet në punët e të tjerëve.

16  por, nëse dikush vuan si i krishterë, le të mos ketë turp, por le të përlëvdojë Perëndinë në këtë

1 Pjetri 4:12-16, CEV

Komente

komente