Kur Perëndia thotë "shko" dhe ne themi "jo"

Print

Titulli: Kur Perëndia thotë “shko” dhe ne themi “jo”

Po tema sot është mjaft interesante, pa humbur kohë po e filloj me një ngjarje të shkurtër që ndodhi para pak ditësh në zyrën time.

Pasi trokiti, e shtyu derën dhe hyri brenda. Duke qarë më tha:

Nuk e di se çfarë të bëj. Ai nuk do t’ia dijë, dhe nuk po ndalon. Kjo gjë po më çmend fare. Nuk mund ta duroj dot më.”

Këto ishin fjalët e një gruaje 78 vjeçare. Kjo vejushë e vjetër kishte telashe me një komshi kokëfortë. Komshiu saj dashakeq, kishte ndërtuar në tokën e saj, I kishte shkatërruar asaj kopshtin, kishte gënjyer autoritetet dhe e kishte trajtuar këtë grua në mënyrë vulgare, dhe kjo gjë më nxehu shumë.

Ajo e kishte çuar çështjen deri në gjyq, por aty nuk kishte marrë zgjidhje dhe ai vazhdonte ta frikësonte dhe ta shtypte atë, sa herë i jepej rasti.  Me zërin që i dridhej dhe me fytyrën e përlotur, ajo përsëriti fjalët: “Nuk di, çfarë të bëj, nuk di, çfarë të bëj.”

Teksa e dëgjoja që fliste, u zemërova shumë, shumë me këtë burrë. Do të doja ti bëja një vizitë këtij njeriu të tmerrshëm, dhe ti thoja dy fjalë, ose ti jepja kësaj gruaje si truproja, dy çuna të fortë të kishës, që ta mbronin kur ai të abuzonte mbi ta herën tjetër, ose të bëja diçka  tjetër për ta shpëtuar këtë grua nga ky njeri abuzues.

Por në fund, nuk isha në gjendje të bëja asgjë më shumë se sa të lutesha për të, e të bashkohesha me dhimbjen e saj.

Nuk u ndieva mirë për këtë, dhe kur fillova të studioja këtë tekst, u ndjeva edhe më keq sepse mu duk vetja si Mojsiu.

Por teksa gërmova më thellë, zbulova gjëra shumë interesante që mund të shërbejnë si për mua ashtu edhe për atë grua.

Perëndia ynë që është besnik në besëlidhje, i shpëton njerëzit e tij, edhe atëherë kur personat që do të përdorë për këtë  janë ngurrues.

Teksa historia fillon, njerëzit e Perëndisë po shtypen prej “të fortit”dhe e dini se kush ishte ky: ishte kombi i Egjiptit. Pushteti më i madh në botë asokohe.

Pas mikpritjes së Izraelit në Egjipt, në ditët e Jozefit, egjiptianët u kthyen kundër tyre sepse judenjtë ishin një kërcënim për sigurinë kombëtare të Egjiptit.

Gjatë rrjedhës së katërqind viteve, egjiptianët e shtuan shtypjen e tyre, derisa Izraeli më në fund në agoninë e tij i thirri Perëndisë

Eksodi 2 përfundon me këto fjalë premtuese. ” Kështu Perëndia dëgjoi rënkimin e tyre, dhe Perëndisë iu kujtua besëlidhja që kishte përfunduar me Abrahamin…”

Ndoshta ju kujtohet programi ynë i herës së kaluar, ku dëgjëuam se Perëndia i premtoi Abrahamit se ai do të bekonte ata që do të bekonin fëmijët e Abrahamit dhe do të mallkonte këdo që i mallkonte ata.

Duket sikur Perëndia e kishte harruar premtimin e besëlidhjes, sepse Izraeli kishte jetuar një jetë në mallkim për qindra vjet. Por nuk ishte vetëm kjo. Në fakt, historia thotë: ” Dhe Perëndia shikoi bijtë e Izraelit, dhe Perëndia u kujdes për ta.”

Dhe ne presim të lexojmë se Perëndia do të shpëtojë Izraelin, menjëherë. Por gjëja tjetër që lexojmë është:” Ndërkaq Moisiu po kulloste kopenë e Jethros, vjehrrit të tij dhe prift i Madianit,”

që është shumë larg Egjiptit. Kjo duket si shmangie prej betimeve të Izraelit,

derisa kujtojmë se Mojsiu është një izraelit, madje shumë i njohur. Ai ishte rritur në zemër të pushtetit egjiptian, adoptuar prej vajzës së Faraonit, derisa vrasja e rrëmbyer e një egjiptasi e dërgoi atë në Midian në cepin juglindor të gadishullit të Sinait (Sinai Peninsula), shkoi sa më larg të mundej. Atje ai u martua dhe filloi një jetë të qetë si bari. Duke u përpjekur që të gjente një kullotë të mirë për tufën e tij, ai shkoi shumë larg në shkretëtirë, ku e gjeti Perëndia.

Në fund të malit të Perëndisë, Mojsiu u shtang para një pamje të çuditshme, një shkurre që nuk ndalte së djeguri. Teksa po afrohej  më nga afër kësaj gjëje të çuditshme, zëri i zotit i foli duke thënë: “Mojsi, Mojsi!” Mojsiu nuk e dinte se ishte Perëndia ai që po i fliste nga prapa shkurres, prandaj ai thjesht tha: “ja ku jam.” “Mos u afro këtu”, i foli Zëri.

” Hiq sandalet nga këmbët, sepse vendi në të cilin ndodhesh është vend i shenjtë.” Më pas Zëri identifikon veten. ” Unë jam Perëndia i atit tënd, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit.” Para kësaj Mojsiu e fshehu fytyrën e tij sepse të gjithë e dinë se do të vdesin nëse shikojnë drejtpërdrejtë lavdinë flakëruese të Perëndisë, njëlloj siç mund të verbohesh nëse shikon diellin.

Por ky Perëndi flakërues, nuk është atje për të djegur Mojsiun.

Ai është atje për të bekuar njerëzit e besëlidhjes së tij përmes Mojsiut. Izraeli ndihej vetëm dhe i harruar, por i lutet Perëndisë që të shpëtojë atë dhe popullin e tij:

” Sigurisht që e kam parë pikëllimin e popullit tim që ndodhet në Egjipt dhe e kam dëgjuar britmën e tij për shkak të shtypësve të tij, sepse i njoh vuajtjet e tij. Kështu zbrita për ta çliruar nga dora e egjiptasve dhe për ta çuar nga ky vend në një vend të mirë dhe të hapur….” Kur Mojsiu thotë me druajtje: “Ja ku jam,” Perëndia i përgjigjet fitimtar” eja dhe unë do të dërgoj te Faraoni me qëllim që ta nxjerrësh popullin tim, bijtë e Izraelit, nga Egjipti. Unë do të shpëtoj popullin tim të pikëlluar.”

Ti mund të dëgjosh rënkimin e Mojsiut. Mund ta kuptosh ngurrimin e tij nga fjalët që thotë: ” Kush jam unë që të shkoj te Faraoni dhe t’i nxjerr bijtë e Izraelit nga Egjipti?”

Në fakt ai nuk ishte. Ai ishte rreth 80 vjet në atë kohë, dhe ai kishte qenë një princ në Egjipt. Por më pas ai kishte mbathur prej aty nga frika se mos e vrisnin. Por Perëndia i thotë se asnjë nga këto nuk ka rëndësi,”. “Unë do të jem me ty, nuk ka rëndësi se kush je ti. Dhe kjo do të jetë për ty shenja që të kam dërguar unë: Kur ta kesh nxjerrë popullin nga Egjipti, ju do t’i shërbeni Perëndisë mbi këtë mal”.”

Kjo është diçka e mirë, thotë shpëtimtari ngurrues, por me gjithë respektin që kam, a mund të pyes se kush je?

Mendo sikur unë po shkoj tek Izraelitët dhe i them atyre; ‘Perëndia i etërve tuaj më ka dërguar tek ju,’ dhe ata më pyesin, ‘Si e ka emrin?’ Atëherë çfarë do të thotë ai?”

Pas shumë vitesh shtypje, populli i Perëndisë kishte harruar besëlidhjen e tyre me perëndinë atë marrëdhënie të veçantë, të krijuar mes Perëndisë dhe Abrahamit shumë vite më parë.

Ose ata mund ta kenë dalë në përfundimin justifikues se Perëndia i ka harruar. Fundja fare u bë kohë e gjatë që ata nuk kanë dëgjuar më zërin e Perëndisë.

Ose nën presionin e mbikëqyrësve të vet egjiptianë, ata mund të kenë filluar adhurimin e Zotave në Egjipt.

Prandaj ekzistonte edhe mundësia që Izraelitët të pyesnin: “Cili është ky Perëndia që thotë se të ka dërguar për të na shpëtuar ne? Kush është ky Perëndi që pohon se është në gjendje të na shpëtojë prej pushtetit mizor të Faraonit?”

Atëherë Perëndia përgjigjet duke i treguar Mojsiut dhe gjithë brezave më pas emrin e tij të vërtetë.

“Perëndia i tha Mojsiut: ‘Unë jam ai që jam.” “Do t’u thuash kështu bijve të Izraelit: “UNÉ JAM-i më ka dërguar tek ju”.

Ose siç thirret ndryshe, nga studiuesit e Biblës: “Perëndia Jahveh,  më ka dërguar tek ju. Unë jam ai që jam.”

Ky është një emër shumë misterioz. Ne fillojmë ta kuptojmë më mirë atë kur pranojmë faktin se asnjëri prej nesh nuk mund të thotë: “Unë jam ai që jam.”

Ndoshta këtë mund ta thotë një personazh filmash vizatimorë, si Popaj, marinari; dhe shumë njerëz të tjerë arrogantë që mendojnë se janë krijuar vetë dhe janë pronarë të vetes.

Por askush nuk mund të thotë: “unë jam ai që jam,” sepse ne jemi këta që jemi sepse na ka bërë dikush tjetër.

Mojsiu ishte rezultati i lidhjes së prindërve të tij judenj, edukimit të tij në Egjipt, përkujdesjes së një gruaja medianite, e të tjera si këto. Edhe perënditë e Egjiptit ishin produkt i mendjeve dhe duarve të priftërinjve dhe artistëve egjiptianë.

Perëndia thotë, unë nuk jam produkti i asnjë force tjetër. Asgjë dhe askush nuk më ka bërë ky që unë jam.

Unë jam ky që jam, plotësisht i pavarur nga çdo formë tjetër pushteti, unë kam pushtet absolut mbi gjithçka që është apo do të jetë.

Unë jam i njëjtë dhe i pandryshueshëm në të gjitha premtimet e besëlidhjes sime.

Unë jam ai që jam, prandaj unë jam në gjendje të të shpëtoj ty.

Tregoja këtë popullit tim rënkues. Tregoja këtë edhe Faraonit. I  thuaj atyre se “ Unë Jam-i” do të shpëtojë popullin e tij pavarësisht se çfarë thonë apo bëjnë  të tjerët.

Pastaj perëndia ndalet më gjatë për ti treguar tamam Mojsiut se çfarë ti thotë Izraelit.

Thuaju atyre se perëndia Yahveh të është shfaqur. Thuaju atyre se perëndia i etërve të tyre ka parë gjithçka, dhe ka premtuar se do ti çojë ata në një tokë të pasur dhe të bollshme.

Thuaja atyre këto fjalë dhe ata do ta venë veshin.

Pastaj thuaji faraonit që ta lerë popullin tim të shkojë. Ai nuk do t’ju lejojë që të largoheni, kështu që unë do ta godas atë dhe popullin e tij me plagë. Pas kësaj ai do t’ju lejojë që të largoheni.

Në fakt, egjiptianët do të jenë shumë të lumtur, për këtë, që do t’ju japin gjithë pasuritë e tyre, Ju do të largoheni prej asaj toke skllavërie si njerëz të lirë dhe të pasur.

Perëndia ia tha të gjitha këto Mojsiut.

Sa mirë kur ne kemi sigurinë e premtimeve të Perëndisë se ai do të jetë me ne dhe do të na pajisë për punën që na cakton të bëjmë.