Kurthi i sporteve

Titulli: Kurthi i sporteve (pjesa 2)

Argëtim dhe lojëra

Përshëndetje edhe nga unë. Më lejoni t’ju them se më pëlqejnë shumë sportet. Unë nuk jam nga ata tipa që nuk i ka qejf sportet. Kam luajtur shumë futboll në rininë time, po ashtu më pëlqen të luaj me djemtë e mi. Më pëlqen të shikoj sportet në televizor, herë pas here, normale kur kam kohë. Më pëlqen argëtimi dhe lojërat po aq sa të tjerëve.

Sportet mund të sigurojnë një argëtim të pastër dhe të mirë si edhe përfitime të tjera. Fëmijët janë më të shëndetshëm kur merren me ushtrime se sa kur rrinë ulur pa bërë asgjë. Është më mirë të jesh i dobët se të të rëndojë shëndeti.

Më mirë të kalojnë kohën e lirë duke u marrë me sporte, se të kalojnë kohën para televizorit, duke i mbushur mendjet me budallallëqe.

Më mirë të merren me sporte se sa të sillen vërdallë rrugëve në kërkim të problemeve.

Për më tepër, përfshirja në sporte mund t’i ndihmojë të zhvillojnë vetë disiplinën. Ata mësojnë se si të menaxhojnë kohën. Ata mësojnë të trajnohen dhe, të përpiqen e të sakrifikojnë për të arritur një qëllim. Diçka e mirë është se fëmijët e përfshirë në atletikë shpesh kanë rezultate më të mira në shkollë se ata që nuk merren me ndonjë sport.

Përfshirja në sporte mund të forcojë edhe marrëdhëniet. Ajo mund të forcojë punën në skuadër, të nxisë miqësinë dhe të forcojë marrëdhëniet me lojtarët. Kjo mund t’i bëjë fëmijët dhe prindërit të ndihen më pranë njëri-tjetrit. Koha që kalojnë së bashku, qoftë edhe kur janë në makinë për të shkuar diku, i jep atyre mundësinë për të biseduar, që ndryshe nuk do të mund ta bënin. Përvojat e përbashkëta dhe shijimi i fitoreve të përbashkëta, përjetimi i disfatave të përbashkëta, mund t’i lidhë prindërit dhe fëmijët dhe t’i bëjë ata të ndihen më të afërt. Fëmijët gëzojnë vëmendjen e prindërve dhe prindërit duan që t’i shikojnë fëmijët e tyre të gëzuar dhe të aftë në atë që bëjnë.

Duke parë tërë këto përfitime, edhe kritiku më i keq do të thoshte se përfshirja në aktivitetet sportive mund të jetë diçka e mirë.

Lojërat e rrezikshme

Megjithatë ne duhet të pyesim veten nëse marrja me sport ka probleme veç të mirave. Një problem lind kur prindërit i bëjnë presion fëmijëve për rezultatin. Shumë fëmijë, sidomos  të vegjlit, preferojnë të luajnë thjesht për qejf se të plotësojnë pritshmëritë e trajnerit apo të prindërve. Marrja me sport duhet të jetë një argëtim çlodhës, por mund të bëhet edhe një fiksim stresues. Disa prindër që janë të çmendur pas sportit, po i vjedhin fëmijëve fëmijërinë e tyre. Është keq kur prindërit i bërtasin një arbitri sidomos pas dhënies së një dënimi, apo e mërzisin me pyetje trajnerin se pse nuk e ka lejuar fëmijën e tyre të luajë mjaftueshëm në fushë. Më e keqja është kur prindërit i qortojnë fëmijët që kanë luajtur keq, apo i kanë shtyrë ata për tu stërvitur më shumë e më shumë, a thua se e ardhmja e botës të varej në rezultatin e lojës së fëmijëve.

Çfarë ndodh kur fëmijët ndiejnë presion të madh në sporte? Shumë prej tyre e lënë fare sportin. 73  përqind e tyre e lënë sportin në moshën 13 vjeç, kryesisht për arsye se nuk po argëtohen. Ndërkohë, shumë prej atyre që vazhdojnë të luajnë, përfundojnë me mendimin e ashpër të prindërve dhe të trajnerëve se: sporti është gjithçka, fito me çdo kusht. Edhe sikur të bëhen shumë të mirë në sporte, ata mund të shkatërrojnë marrëdhëniet e tyre dhe të kenë një jetë të keqe.

Po ashtu ekziston një tjetër problem: fëmijët mund të kenë qëllime jo realiste. Atletët më të mirë janë kaq të përfolur dhe të lavdëruar në media sa që shumë fëmijë dëshirojnë të jenë si ata. Megjithatë gjasat që një djalë apo një vajzë të arrijë në Lojërat Olimpike apo të bëjë karrierë profesionale në sporte, a të ëndërrojë se do të bëhet dikushi, është  më pak se një në njëmijë.

Disa fëmijë shpërfillin detyrat e shkollës dhe stërviten që të ndjekin ëndrrën e një karriere në sporte. Kur kjo gjë nuk funksionon, ata kuptojnë se i mungojnë aftësitë e nevojshme për të pasur sukses në fusha të tjera që nuk përfshijnë sportet.

Mania pas sporteve i bën shumë njerëz që t’i kthehen steroideve. Kelli Uajt ishte femra më e shpejtë në botë, ajo fitoi njëqindmetërshin dhe 200 metërishin në Kampionatin Botëror para disa vitesh. Por ajo nuk mund të vraponte në Lojërat Olimpike sepse ishte përdoruese steroidesh.

Si ajo janë ndaluar të vrapojnë edhe sportiste të tjera. Ka ende të tjerë të cilët dyshohen për përdorim substancash të paligjshme, por nuk janë kapur ende. Shumë yje të bejsbollit luajnë nën hijen e dyshimit. Dhe steroidët nuk janë thjesht një problem, mes sprotistëve apo garuesve Olimpikë. Shumë të rinj janë të etur të arrijnë në majë, sa që përdorin steroide. Ata gënjejnë, mashtrojnë dhe rrezikojnë shëndetin e tyre emocional dhe fizik, vetëm për të përmirësuar performancën e tyre atletike. Nënvizimi i tërë skandalit të steroideve tregon se shumë njerëz i kanë sportet si Perëndinë e tyre, po ashtu  tregon gatishmërinë e tyre për të bërë gjithçka dhe për të sakrifikuar gjithçka për atë Perëndi.

Por edhe sikur fëmijët e çmendur pas sporteve të qëndrojnë larg steroideve, të studiojnë shumë dhe, të rriten që të jenë të suksesshëm, të rregulluar mirë në jetë, dhe të ushqyer mirë. Megjithatë atyre i vjen rrotull rreziku më i madh: rreziku se humbasin atë që ka më shumë rëndësi në jetë.

Le të supozojmë një situatë që duket imagjinare: Ti je  i mirë në disa sporte të caktuara. Prindërit e tu janë mbështetës por janë tepër nxitës apo imponues. Ti bëhesh kaq i mirë në sporte sa që merr një bursë të plotë në atletikë në universitetin që dëshiron. Ti fiton trofe kampionati, në shkollë të mesme dhe në universitet. Ti vazhdon suksesin duke fituar një medalje olimpike ari. Ti shkëlqen si sportist dhe bën miliona, e fiton shumë kampionate. Dhe përmes gjithë kësaj, ti ia del të jesh një person i pëlqyeshëm dhe modest. A nuk duket fantastike kjo? Edhe sikur e gjitha kjo të shkonte mirë por sportet do ta nxirrnin Perëndinë nga jeta jote atëherë do të ishte shumë keq.

Përfshirja në sporte, mund të jetë shumë e rrezikshme. Por jo atëherë kur përfshirja jonë është e pjesshme, por kur është plotë, madje aq e plotë sa të mos lerë në vend në jetën tënde për atë që është më e mira.

Rreziku më i madh në sporte nuk është dëmi emocional që i shkaktohet fëmijëve nga presioni për të punuar shumë, apo përdorimi i substancave të paligjshme a drogave të tjera për rritjen e performancës, ose lojtarët e korruptuar dhe agjentët e ndyrë të cilëve vetëm paratë ju interesojnë, apo skandalet e kumarit ku atletët marrin ryshfete për të ndryshuar rezultatin e lojërave. Këto gjëra janë mbuluar  në media dhe janë të këqija, por problemi më i përhapur në sporte, është se një sport mund të duket kaq emocionues, kaq i dobishëm, kaq argëtues kaq plotësues, kaq i lavdishëm sa bëhet qendra e jetës tënde dhe ka më shumë rëndësi se Perëndia vetë.

Sportet mund të shkatërrojnë një marrëdhënie me Perëndinë ashtu siç mund ta bëjnë vese të tjera si dehja, pornografia apo vese të tjera. Diçka e mirë mund të largojë prej Perëndisë po aq sa mund të të largojë diçka e keqe.

Disa prindër janë kaq të zënë për të shkuar nga ndeshja në ndeshje me fëmijët e tyre të dielën, sa që humbasin adhurimin e Perëndisë në kishë.

Gjithmonë e më shumë skuadra i programojnë ndeshjet e tyre ditën e diel, madje i programojnë ato gjatë orarit të takimit të kishës. Po ashtu edhe familjet të cilat mund të zgjedhin të shkojnë në kishë mund të bëjnë një tjetër plan që të dielat e tyre t’i përshtaten orarit të sporteve.

Lojërat kanë më shumë rëndësi se Perëndia. Sportet para së gjithash; kisha nuk është e detyrueshme! Dhe kjo nuk ndikon vetëm të dielat. Përgjatë javës më shumë familje po e kalojnë tërë kohën e lirë në sporte. Ata rrallë hanë një vakt bashkë si familje, dhe asnjëherë nuk kanë kohë për lutjen, apo leximin e Biblës si familje.