Kurthi i sporteve

Titulli: Kurthi i sporteve (pjesa 3)

Po sportet ndonjëherë mund të bëhen një problem. Më e tmerrshmja në këtë pikë është se e gjitha kjo duket e shëndetshme dhe normale. Edhe tani që unë po flas për këto gjëra t’i mund të jesh duke menduar, “çfarë problemi ka ky njeri? Pse është kaq i shqetësuar për sportet?” Vënia e sporteve në dyshim, është njëlloj sikur të vesh në dyshim mëmësinë. Çfarë të keqe ka të merresh me sporte? Problem është kur fëmijët hyjnë në bandat e rrugës apo merren me drogë.

Por nëse në vend të drogës ata merren me sporte, veshin një uniformë të paraqitshme të një skuadre në vend që të veshin uniformat e një grupi rrugaçësh, pse duhet ta kundërshtojë dikush këtë?

Sportet dhe Satani

Ndonëse mund të tingëllojë keq, unë po e them:sportet mund të të shkatërrojnë. Sa herë që vendos diçka tjetër veç Perëndisë në qendër të jetës tënde, ti po luan me zjarrin. Nëse sportet kanë më shumë rëndësi për ty, atëherë ke rënë në kurthin e Satanit. Ti rrezikon që të lesh pas dore Perëndinë dhe ta gjesh veten në ferr.

Ti e di, Satani ka vetëm një qëllim për ty: të largojë ty sa më shumë prej Perëndisë. Nëse Satani mund ta bëjë atë duke të bërë ty pijanec, apo një kriminel të keq, ai është i kënaqur kur ia del. Por po aq i kënaqur është nëse mund të largojë ty prej Perëndisë duke të bërë një person të çmendur pas sporteve, që të mos i kushtosh vëmendje Perëndisë as të kultivosh një marrëdhënie me Jezusin, as të mendosh për destinacionin tënd të përjetshëm.

Satanit nuk i intereson shumë nëse adhuron një idhull pagan apo sportin. Satanit nuk i intereson nëse prindërit i çmendin fëmijët përmes abuzimit, apo nëse fëmijët janë të çmenduar pas futbollit. Satanit nuk i intereson nëse qytetarët e nderuar dehen gjatë tërë ditës së diel, apo nëse luajnë futboll tërë ditën, të dielën. E vetmja gjë që i intereson Satanit është të mbajë ty larg prej Perëndisë, pavarësisht mënyrës që e mundëson këtë, për të është në rregull.

Në fakt, kurthi i sporteve mund të jetë më efikas se disa prej metodave të ndyra të Satanit. Tek e fundit, njerëzit që rrëshqasin në diçka të keqe mund të kuptojnë se diçka nuk shkon si duhet dhe të ndihen të trishtuar e ti kërkojnë ndihmë Perëndisë. Por në rast se ke rënë në kurthin e sporteve, mund të duket se s’ka asgjë të keqe.

Ti mendon se të kesh sportet në qendër  të jetës është diçka e mirë dhe e shëndetshme dhe ti nuk e ndien se duhet të kesh Krishtin në qendër të jetës tënde.

Problemi yt kryesor nuk është se ti je tepër i dhënë pas sporteve por që nuk je tepër i dhënë pas Perëndisë. Nuk është problemi që ti e tepron me sportin, por që shfaq fare pak interes për shpëtimin. Arsyeja përse ti e mbush çdo moment të lirë me sporte është se ti nuk ke gjetur diçka më të mirë për të mbushur zbrazëtinë tënde. Arsyeja përse fitorja është bërë qëllimi yt kryesor është se ti nuk ke gjetur një qëllim më të lartë.

Satani do të preferonte të na mbante në atë gjendje. Satani dëshiron që ta mbushë kohën tënde me çdo gjë tjetër përveç Perëndisë. Po ashtu ai do të donte që ti të ndjekësh çdo lloj qëllim tjetër përveç të bërurit i perëndishëm si edhe kalimit të përjetësisë me Perëndinë në qiell. Por ndoshta ti nuk i dije këto gjëra, tani i di më mirë.

Tani dëgjove se si Satani mund t’i kthejë sportet nga një argëtim i pafajshëm në diçka që mund të largojë prej Perëndisë dhe të shkatërrojë shpirtin tënd në ferr. Për të mposhtur kurthet e Satanit, mos prano thjesht se ke qenë i çmendur pas sporteve; prano se je shumë pak  interesuar për Perëndinë.

Të mundohesh të gjesh kënaqësinë më të madhe në sporte  është njëlloj sikur të përpiqesh të kapësh erën. Të jetuarit pa Jezusin në qendër të jetës tënde mund të duket diçka argëtuese dhe plotësuese për njëfarë kohe, por në një pikë të caktuar, ti mbetesh bosh. Arritjet atletike nuk zgjasin dhe kur ato nuk janë më, çfarë do të ketë mbetur ty?

Merr një jetë të re!

Në rast se të interesojnë më shumë sportet se çdo gjë tjetër, ti duhet të ndryshosh. Ti duhet të fillosh një jetë të re! Në rast se je një djalosh që ëndërron të bëhet një yll,  fillo të ëndërrosh diçka më të madhe. Në rast se je një nënë apo një baba i cili përpiqet të realizojnë ëndrrën e vet përmes arritjeve atletike të fëmijëve, po të them se duhet të vendosësh synime më të larta për veten dhe familjen tënde. Në rast se je një person në moshë të mesme, i cili kalon orë të tërë në domino, merru me diçka tjetër që ka më shumë vlerë.

Në rast se je një ndjekës fanatik i një skuadre apo një sportisti të njohur, dhe çmendesh fare kur fiton skuadra jote e preferuar dhe kur ajo humbet s’të flitet me gojë, po të them: gjej diçka më të rëndësishme për tu emocionuar. Nëse je i fiksuar pas sportit dhe nuk ia ndan sytë televizorit, tërë kohës ndërron kanalet lojë pas loje, edhe atëherë kur nuk e di se kush po luan, po të them: miku im fillo një jetë të re!

E kam me të vërtetë: fillo një jetë të re. Fillo një jetë që është e gëzueshme edhe atëherë kur nuk mund të vraposh shpejt apo të kërcesh lart. Fillo një jetë që e pasuron familjen tënde edhe atëherë kur fëmijët e tu nuk janë yje të atletikës. Fillo një jetë që askush nuk mund ta prekë: merr jetën e përjetshme që jep Jezus Krishti. Mos lejo asgjë që të ndërhyjë mes teje dhe Zotit.

Bibla asnjëherë nuk thotë se është keq të luash lojëra apo të përfshihesh në sporte, por thotë se është keq të vësh gjëra të tjera MBI Perëndinë. Sportet kanë vlerë, por sportet nuk janë gjithçka.

Lojërat kanë vlerë, por vlera e tyre është e kufizuar. Trajnimet dhe stërvitjet, mund të përmirësojnë formën tënde fizike dhe kjo është diçka e mirë, por forma jote fizike nuk është më e rëndësishme se gjendja jote shpirtërore. Bibla thotë: ” sepse ushtrimi i trupit është i dobishëm për pak gjë, kurse perëndishmëria është e dobishme për çdo gjë, sepse përmban premtimin e jetës së tashme dhe të asaj që do të vijë.” (1 Timoteu 4:8) Një trup i shëndetshëm është i mirë, por nuk është dhe aq i rëndësishëm sa një marrëdhënie e shëndetshme me Perëndinë.

Sa për emocionin e garimit dhe fitores, mund të them se është argëtues për aq sa zgjat, por nuk zgjat përgjithmonë. Faktikisht ditëve të lojërave do tu vijë fundi. Të gjitha lojërat që ke fituar do të kthehen në kujtime të zbehta.

Çdo shirit, medalje, trofe apo rreth që ke mbledhur  bëhen rrangullina në rafte. Ato nuk kanë asnjë vlerë jetëgjatë. Sikurse e thotë edhe Bibla, “kampionët atletikë marrin kurorën që nuk zgjat” por ata që kërkojnë jetën e përjetshme do të marrin “një kurorë që zgjat përgjithmonë.” (1 Korintasve 9:25)

Nëse do jetë të përjetshme, beso në Jezus Krishtin si dhurata më e mirë e Perëndisë. Vlerësoje Jezusin më shumë se çdo gjë tjetër. Beso se gjaku i Tij mund të paguajë për të gjitha ato mënyra që ke fyer Perëndinë,  kur ke vendosur gjëra të tjera, përfshi këtu sportet, në qendër të jetës tënde. Mbështetu te përsosmëria e Krishtit, e cila të është dhënë ty si e vetmja mënyrë që ti mund të jesh i denjë për një kurorë qiellore. Mbështetu në Frymën e Shenjtë të Perëndisë, që të mund të jetosh dhe ruash lidhjen tënde me Perëndinë. Më pas i aktivizuar prej Frymës së Shenjtë, ndiq perëndishmërinë dhe jetën e përjetshme me më shumë dëshirë dhe vendosmëri se sa atleti që kërkon një titull kampioni.

Bibla ndonjëherë  e krahason jetën e krishterë me një garë dhe na nxit ta bëjmë Krishtin qëllimin tonë, dhe të ngulmojmë për ta njohur Atë më mirë. (Filipianëve 3:12-14) Kjo përfshin përpjekje dhe trajnim. Pasi je rilindur sërish përmes besimit në Jezusin, Fryma e tij të prek dhe të përfshin në atë lloj trajnimi që të bën ty një atlet shpirtëror të fortë. Ashtu si atletët kanë nevojë për ushqyerje të mirë, edhe ti ke nevojë për ushqimin shpirtëror që është: leximi i Biblës, lutja, përfshirja në kishë dhe pjesëmarrja e rregullt në darkën e Zotit.

Ashtu si atletët që heqin dorë prej disa gjërave që ndërhyjnë me qëllime e tyre, edhe di duhet të heqësh dorë prej mëkateve, madje të lësh disa gjëra të mira që mund të pengojnë ty prej gjërave më të mira. Sikundër atletët kanë nevojë të praktikohen vazhdimisht me qëllim që ta bëjnë si duhet diçka, kështu edhe ti duhet të praktikosh bindjen ndaj Perëndisë dhe të ndihmosh të tjerët derisa shenjtëria të bëhet një zakon. “Ushtrohuni në perëndishmëri” thotë Bibla.(1 Timoteu 4:8) Atletët ushtrohen “që të marrin një kurorë që nuk do të zgjasë”, ndërsa ndjekësit e Jezusit ” e bëjnë që të marrin një kurorë që do të zgjasë përgjithmonë.” (1 Korintasve 9:25)