Titulli: Lajmi i mirë për të gjithë

Një engjëll i Zotit i foli Filipit, duke i thënë: “Çohu dhe shko drejt jugut, në rrugën që nga Jeruzalemi zbret në Gaza; ajo është e shkretë”.” Kështu që Filipi u nis.

Rrugës ai u takua me një zyrtar etiopas. Ky njeri kishte një pozicion të rëndësishëm. Ai ishte përgjegjës për të gjithë pasurinë e mbretëreshës Kandace. Ajo ishte mbretëresha e Etiopisë. Ai kishte shkuar në Jeruzalem për të adhuruar, në karrocën e tij po lexonte librin e profetit Isaia.

Fryma e Shenjtë i tha Filipit, “afroju dhe arrije atë karrocë. Eunuku po lexonte isaian.

Dhe Filipi e pyeti “çfarë po lexon? A e kupton ?

“E si do të mundja, po s’pata një që të më udhëzojë?”. Pastaj iu lut Filipit të hipë dhe të ulet pranë tij tia shpjegonte:

“Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar.”

Dhe eunuku iu kthye Filipit dhe tha: “Të lutem, për kë e thotë profeti këtë? Për veten e vet apo për ndonjë tjetër?”.

Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.

Dhe, ndërsa po vazhdonin rrugën, arritën në një vend me ujë. Dhe eunuku tha: “Ja uji! Çfarë më pengon të pagëzohem?”.

Dhe Filipi tha: “Nëse ti beson me gjithë zemër, mund ta bësh”. Dhe ai u përgjigj duke thënë: “Unë besoj se Jezu Krishti është Biri i Perëndisë”.

Veprat 8:4-6, 26-39 NIrV

Tek veprat 8 ai na tregon se si të krishterët e parë filluan të ndajnë ungjillin jashtë komunitetit të ngushtë. Ndoshta je habitur se si ata u larguan prej shtëpisë së tyre për hir të ungjillit. Gjaku është derdhur dhe gjithçka ka ndryshuar.

Gjatë ditëve të para të kishës së krishterë, ndjekësit e Jezusit jetuan në paqe në qytetin e Jeruzalemit. Ata adhuronin së bashku, kalonin kohë miqësie, dhe dëgjonin mësimet e apostujve. Luka, historiani biblik na tregon se ata jetonin bashkë ” duke lavdëruar Perëndinë dhe duke gëzuar simpatinë e gjithë popullit. Dhe Zoti i shtonte kishës çdo ditë ata që ishin shpëtuar. ” (Veprat 2:46-47).

Por lumturia dhe popullariteti nuk zgjasin. Sapo autoritetet e vendit morën vesh se numri i ndjekësve të Jezusit po rritej, filloi sulmin kundër tyre.

Ata filluan të sulmojnë dhe të kërcënojnë drejtuesit e krishterë. Ata e arrestuan Pjetrin dhe Gjonin, duke i paralajmëruar ata që të ndalonin mësimet për Jezusin. Atëherë Stefani njëri prej mësuesve të krishterë, tërhoqi vëmendjen e ushtarëve.

Të zemëruar prej dëshmisë efektive të mbështetësve të Jezusit, autoritete e nxorën në gjyq e fajësuan Stefanin dhe më pas e vranë me gurë jashtë qytetit.

Tashmë gjithçka kishte ndryshuar sepse ishte derdhur gjak. Qysh prej asaj kohe të krishterët do të përballeshin me persekutimin e autoriteteve.

Këto autoritete caktuan një djalosh të hedhur dhe shumë të aftë që quhej Sauli i Tarsit, i cili pak më vonë do të çonte në burgim shumë të krishterë.

UNGJILLI PËRPARON

Tek veprat Luka na tregon historinë e kishës së hershme me një mjeshtëri dhe aftësi shumë të madhe. Ai përzgjedh dhe organizon rrëfimin e tij në atë mënyrë që thekson se Perëndia është duke përmbushur planin e tij për përhapjen e kishës së tij.

Ky plan jepet me detajet tek Veprat 1:8, ku Jezusi i thotë ndjekësve të tij:

“Ju do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju dhe do të bëheni dëshmitarët e mi në Jeruzalem dhe në gjithë Judenë, në Samari dhe deri në skajin e dheut”

Historia veprave tregon fillimi i përmbushjes së planit të përjetshëm të Perëndisë për gjithë racën njerëzore. Apostulli Pal foli për këtë tek letra e Efesianëve, ku ai thotë se Perëndia do të vendosë nën drejtimin e Jezusit gjithçka si në qiell dhe në tokë.

Faza e parë e përmbushjes së planit të perëndisë është krijim i kishës së krishterë, një bashkësie ku mblidhen me mijëra judenj dhe johebrenj.

Instrumenti njerëzor që Perëndia do të përdorë për realizimin e këtij plani përshkruhet tek veprat 8  dhe quhej Filip. Ai ishe një ndër shtatë “dhjakët” në kishën e Jeruzalemit (shiko kapitullin 6:1-6). Ai do të shërbente si ungjilltar. Mëgjithëse pozicioni kryesor i tyre do të ishte shpërndarja e ndihmës materiale, të ushqimit dhe të veshjes, Stefani dhe Filipi ishin predikues efektivë. Veprat 8 e tregon shumë mirë këtë.

“Ata, pra, që ishin shpërndarë shkonin rreth e përqark, duke shpallur fjalën.

5  Dhe Filipi zbriti në qytetin e Samarisë dhe u predikoi atyre Krishtin.

6  Dhe turmat, me një mendje të vetme, dëgjonin me vëmendje gjërat që thoshte . . .”

(vv. 4-6)

Shërbesa në Samari tregon qartazi fuqinë e ungjillit për të mposhtur paragjykimet dhe për ti zëvendësuar ato me pajtimin. Samaritanët ishin armiq me judenjtë. Kisha e Perëndisë është për të gjithë. Jezusi nuk është shpëtimtari vetëm për disa, për një pjesë të zgjdhur, por për të gjithë.Kjo është shumë emocionuese apo jo.

Persekutimi i madh që kishte shpërthyer në Jeruzalem pas vdekjes së Stefanit ishte shpërndarë gjithandej në jude dhe Samari. Fili u largua prej aty se kishte frikë , njëlloj si të tjerët ai po i largohej autoriteteve dhe aty ku shkoi ai fliste për Jezusin. (vv.1-4). Pra duket sikur apostujt nuk morrin drejtimin e ungjillëzimit por rrethanat i shtynë ata për tu larguar në vende të tjera duke përmbushur kështu urdhërimin e madh të Perëndisë për të bërë dishepuj.

Kjo nuk ishte hera e fundit që Perëndia tundi kriporen me qëllim që të nxirrte kripën, pra ndjekësit e Jezusit shkuan atje ku ai dëshironte ti çonte ata.

EUNUKU ETIOPAS

Gjysma tjetër e Veprave 8 na flet për një tjetër ngjarje , ku kisha po përhapej përtej territorit jude.

Është historia e takimit të Filipit me një burrë nga Etiopia. Ai ishte një zyrtar i lartë në oborrin mbretëror dhe le të themi që ishte një njeri i rëndësishëm. Në Dhjatën e Re territori që quhej Etiopi i referohet Nubisë, apo zonës së Nilit të sipërm që përfshinte edhe Egjiptin jugor dhe Suadanin verior.

Pra ky burrë ishte një banor afrikan, nga një racë tjetër dhe një kontintet tjetër. Gjithashtu na thuhet se ishte eunuk i konvertuar në judaizëm dhe dëshironte të mësonte më shumë nga shkrimet hebrease.

Ky burrë e kërkonte të vërtetën rreth besimit dhe Perëndia ia zbuloi me anë të Flipit. Kështu Eunuku besoi dhe u pagëzua si ndjekës i Krishtit.

Ky është Shembulli më i mirë i ungjillëzimit kokë për kokë duke përdorur shkrimet si udhëzues.

Është e vështirë të mendosh se si dy burra me ndryshime të theksuara midis tyre, si Filipi dhe Etiopasi mund të qëndronin bashkë, por ata ishin vëllezër në Krishtin. Luka thekson se Fryma e Shenjtë kontrollonte çdo lëvizje të tij, pra nuk ishte një iniciativë njerëzore, por vepër e Perëndisë.

Gjëja që më pëlqen më shumë tek ky etiopas është dëshira e tij për të adhuruar Perëndinë, dhe ai dëshironte të mësonte më shumë teksa po lexonte librin e Isaias, zgjedhje e bukur apo jo derisa hasi fjalët,

“kërkoni Zotin derisa mund të gjendet Thirrini atij sa është pranë” (Isaiah 55:6).

Përpos leximit të biblës atë e ndihmoi edhe shpjegimi i Filipit.

Ai Eunuk kishte nevojë për një mësues që ti shpjegonte kuptimin.

Këtë detyrë kishte Filipi po kështu edhe ne.

Kemi folur bashkë herët e kaluara për isaian 53, “ungjillin sipas Isaias.

Një kapitull i fuqishëm për përulësinë e Jezusit. Nuk kishte figurë as bukuri për të tërhequr shikimin tonë, as paraqitje që ne ta dëshironim(v. 2, NIrV). Pastaj parashikon se si do të silleshin me të.: “I përçmuar dhe i hedhur poshtë nga njerëzit. Pastaj Tregon se ai do të bëhej zëvendësuesi ynë, i cili mori mëkatet tona duke ofruar veten e tij në vendin tonë. Megjithatë ai mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona; por ne e konsideronim të goditur, të rrahur nga Perëndia dhe të përulur.

Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar. Ne të gjithë endeshim si dele, secili prej nesh ndiqte rrugën e vet, dhe Zoti bëri që të bjerë mbi të paudhësia e ne të gjithëve.

“A po flet profeti për vete apo për dikë tjetër? Pyet eunuku këtu? Atëherë Filipi fillon shpjegimin duke i treguar se bëhej fjalë për Jezusin

njerëzit kanë nevojë për Fjalën e Perëndisë dhe që dikush tua shpjegojë atë por  mbi të gjitha duhet të kuptojnë dhe të pranojnë se Jezus Krishti është shpëtimtari.

A e ke ti bërë këtë? A kupton Biblën kur e lexon? Atëherë përse nuk beson në Krishtin dhe përse nuk bëhesh pjesë e kishës mbarëbotërore?

Komente

komente