Largimi i frikës

Titulli: Largimi i frikës (pjesa 3)

Besim i lëkundur

Ndoshta, edhe pse mund të dish të vërtetën e shpëtimit me anë të besimit,  ti vret mendjen a vlen kjo për ty personalisht. E çfarë pastaj? Ti e di se Jezusi është Perëndi, se Ai jetoi një jetë të përsosur njerëzore, që Ai vdiq për të paguar për mëkatin tënd, dhe që ai u ngrit sërish dhe jeton përgjithmonë. Po ashtu ti mund të dish se nuk mund të shpëtohesh nga asnjë prej veprimeve të tua, por vetëm duke i besuar Jezusit si shpëtimtarit tënd Personal. “Por ndoshta ky është problemi”, mund të thuash ti. “Të besuarit është shpesh një betejë për mua. Unë shpesh dyshoj nëse Jezusi do të më shpëtojë mua personalisht.  Unë nuk kam një besim të fortë, apo të fuqishëm. Pra si mund të shpëtohem? Nëse kam besim, atëherë ky është i vockël apo për të ardhur keq. Edhe atëherë kur duket sikur besoj, mosbesimi më rri në krah, duke më pëshpëritur në vesh. Besimi im, nëse mund të quhet besim, është kaq i dobët dhe i lëkundur, kaq i trazuar prej dyshimeve dhe frikërave, sa që nuk e kuptoj pse duhet të më pranojë Perëndia mua.”

Nëse ti ndihesh kështu, atëherë kam një Lajm të Mirë për ty. Bibla  thotë për Jezusin. “Ai nuk do ta thërrmojë kallamin e thyer dhe nuk do ta shuajë kandilin që bën tym.” (Mateu 12:20, Isaia 42:3) Ky është një varg i mrekullueshëm për ata që përballen me frikën e shpëtimit!

Ti mund të mendosh se shpëtimi me anë të besimit do të thotë se mund të jesh fëmijë i Perëndisë vetëm nëse ke gjithmonë një besim të fortë dhe të shëndetshëm, dhe një ndjenjë sigurie  e qetësie të plotë. Ti mund të mendosh se Zoti do të thyejë dhe do të dënojë ty nëse besimi yt është dobët apo i lëkundur. Fundja fare, ç’ dobi ka një kallam i thyer dhe i dëmtuar?  Dhe pse duhet dikush të tolerojë një kandil që bën tym? Ai vetëm tym bën, nuk bën dritë! Çfarë dobie ka ai? Pse të mos e fryjë atë dhe ta shuajë njëherë e mirë atë tym acarues që të djeg sytë?

Por Jezusi nuk vepron kështu, dëgjo edhe një herë premtimin e tij: ” Ai nuk do ta thërrmojë kallamin e thyer dhe nuk do ta shuajë kandilin që bën tym.” Kjo nuk e shfajëson dyshimin, por i inkurajon dyshuesit. Nëse dyshimi yt është i vogël, i shqetësuar dhe i lëkundur, Jezusi mund të qortojë për besimin tënd të vogël, dhe të drejtojë tek një besim më i madh, por Jezusi nuk do të refuzojë apo shkatërrojë ty që ke më pak besim se sa duhet të kishe.  Sigurisht që ai nuk ka qejf të nuhasë erën e keqe të dyshimit, nga një kandil që bën tym, por Ai nuk ka për ta shuar atë. Shumë herë në Bibël, lexojmë se Jezusi qorton dishepujt e tij, si njerëz besimpakë, por ai asnjëherë nuk hoqi dorë prej tyre, as nuk i shkatërroi! Jo. Ai i shpëtoi, i çliroi vazhdimisht prej frikës, derisa besimi iu forcua dhe filluan të ndriçonin më shumë se më parë.

Predikuesi britanik çarls Spërxhën theksoi që besimi i vogël sërish mbetet besim i vërtetë. Edhe atje ku ka dyshime të mëdha, mund të ketë pak besim, por edhe ai pak besim mjafton për të shpëtuar. Edhe sikur të ketë shumë errësirë në muzg, tha Spërxhën, sërish ka pak dritë. Edhe sikur besimi yt të mos arrijë të shkëlqejë deri në mesditë, edhe sikur të arrijë nivelin e dritës së zbehtë, ti shpëtohesh. Në vend të kësaj, vazhdoi Spërxhën, nëse besimi yt nuk është as sa një mugëtirë,  apo dritë qiriu, apo vetëm një shkëndijë , një xixë e thjeshtë e një xixëllonje, ti përsëri shpëtohesh. Tërë frikërat dhe shqetësimet e tua, sado të vështira të jenë, nuk mund të shkatërrojnë ty asnjëherë,  nuk mund të shkatërrojnë ty kurrë.” “Nuk do ta shuajë kandilin që bën tym”, Bibla flet për një burrë i cili erdhi tek Jezusi, duke u mbështetur tek Zoti, për ta ndihmuar atë dhe birin e tij në të njëjtën kohë i mbushur me dyshime. Ai u lut bashkë me Jezusin.

” Nëse mund të bësh diçka, ki mëshirë për ne dhe na ndihmo!”.

Dhe Jezusi i tha: ‘Nëse ti mund të besosh, çdo gjë është e mundshme për atë që beson’. Menjëherë babai i fëmijës, duke bërtitur me lot, tha: ‘Unë besoj, o Zot, ndihmo mosbesimin tim’!”.Marku 9:22-24

Si u përgjigj Jezusi atyre? A tha ai “Më vjen keq, kaq nuk mjafton; unë nuk shpëtoj njerëzit të cilët nuk besojnë”? Jo, Jezusi me dashuri ia plotësoi dëshirën këtij njeriu. “Nuk do ta shuaj kandilin që bën tym.” Madje edhe besimi më i vogël dhe më i dobët, është vepër e Perëndisë, dhe Zoti nuk do të shkatërrojë veprën e Tij. Përkundrazi , Ai do të nxisë besimin, do ta ushqejë atë derisa të shkëlqejë më fort.

Besim i dobët, Shpëtimtari i fortë

Realiteti i mëkatit është diçka që shpesh i shqetëson njerëzit dhe ia bën të vështirë të besojnë se Perëndia i pranon ata. Ti mund të kesh një histori mëkatesh, por aq të gjatë dhe të frikshme sa që ti nuk e kupton se si mund të të falë Zoti ty. Ose ka një mëkat të veçantë që ti ke kryer, një mëkat kaq të rëndë sa që nuk mund ta falësh atë, madje nuk je i sigurt që Perëndia mund ta falë atë.

Por dëgjo Jezusin. Ai foli për një njeri me një të kaluar shumë të keqe. Ky njeri ndihej keq për mëkatet e tij. Ai kishte turp dhe frikë nga Perëndia. Ky njeri u ndje keq për mëkatet e tij. Ai ndihej i turpëruar prej Perëndisë.  Ai ndjeu se nuk kishte asnjë të drejtë për të qenë në praninë e Perëndisë, por Ai vendosi të shkonte në shtëpinë e adhurimit gjithsesi. Kur mbërriti atje, sytë e Tij mbetën të fiksuar në dysheme; ai nuk kishte guxim as të ngrinte sytë. Ai nuk i dinte fjalët e duhura, as nuk kishte dikë që ti thoshte si të lutej. Gjithçka që mund të bënte ishte të rënkonte me fjalët: “Perëndi ki mëshirë për mua mëkatarin.” Ky burrë, tha Jezusi, “ shkoi në shtëpi i shfajësuar para Perëndisë” (Luka 18:13-14). ‘ishte ky hir që i mësoi zemrës time frikën, dhe ky hir që më çliroi nga frika. Jezusi nuk do ta shuajë kandilin që bën tym.

Nëse ti je si disa persona që luftojnë me frikën, ti mund të shqetësohesh prej një ndjenje ankimi. Ka një metodë speciale për ta bërë shpëtimin tënd personal. Ti ke bërë lutje të caktuara dhe ke kaluar rituale, ndoshta ti ke dalë përpara altarit disa herë, duke shpresuar  që kësaj here, më në fund do të keni çelësin që hap derën e sigurisë së plotë dhe besimit të pamposhtur. Ndoshta është koha të ndalojmë së përpjekuri, kaq shumë. Nuk ka teknika magjike, nuk ka formula misterioze, teknika që funksionojnë kur gjithçka tjetër dështon.

Besimi është para së gjithash një lëvizje e zemrës, nuk është një ritual, apo një sërë fjalësh të thëna. Besimi është një zemër që heq dorë nga vetja dhe shkon tek Jezusi. Nëse një ungjilltar të fton që të përsëritësh fjalë të caktuara pas tij, ato fjalë mund të jenë një lutje shumë e mirë. Por mos mendo se ke nevojë të përsëritësh të njëjtën lutje, të një predikuesi të njohur që të shpëtohesh. Nëse e vetmja gjë që të shkon në mendje është të rënkosh fjalët: “Perëndi, ji i mëshirshëm me mua mëkatarin”, apo me zërin e mekur të thuash, “Zot, unë besoj; ndihmomë të mposht mosbesimin tim,” Zoti dëgjon dhe shpëton. Bibla premton, “Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërmuar.” (Psalmi 34:18) “Nuk do ta shuajë kandilin që bën tym.”

Që të shpëtohesh nuk të duhet besim i fortë, të duhet një Shpëtimtar i fortë. Nëse je i sëmurë  dhe shkon tek një doktor i mirë; nuk ka rëndësi nëse ndjen hezitim dhe pasiguri. E rëndësishme është të shkosh tek Ai, që është një doktor i mrekullueshëm dhe di si të shërojë. Në të njëjtën mënyrë, nëse shkon tek Jezusi, besimi yt mund të jetë i dobët, dhe të lëkundet prej dyshimit, por për sa kohë që Jezusi është personi tek i cili ti shkon , Ai do të shpëtojë. Jezusi vetë premton: ” dhe atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë kurrë” (Gjoni 6:37) Prandaj mos mendo se Jezusi do të refuzojë dhe do të largojë ty për shkak të dyshimeve dhe frikës. Thjesht eja tek Ai. Mos u shqetëso kaq shumë për ndjenjat e tua; fokusohu tek premtimet e Perëndisë. Mos u shqetëso shumë për dobësitë e besimit tënd. Fokusohu në vend të kësaj tek fuqia e Shpëtimtarit tënd. Lutu bashkë me këtë poet dhe thuaj:

Kështu si jam, ndonëse i lëkundur prej shumë konflikteve, dyshimeve, luftërave dhe frikërave brenda vetes, përsëri vij tek ti O Perëndi. Ashtu si jam, vullnetin tënd pranoj, e mirëpres faljen, pastrimin sepse premtimin Tënd besoj, O Zot, ndaj unë vij, unë vij tek ti.

Kemi përfunduar këtu temën, largimi i frikës. Mos harroni të na ndiqni herën e ardhshme në të njëjtën orë me një tjetër temë interesante.