Titulli: Largimi i frikës

Ky është një mesazh për të gjithë ju që nuk jeni të sigurt për shpëtimin tuaj. Ti nuk je i sigurt për vendin tënd në raport me Perëndinë.  Ti nuk je i sigurt nëse Perëndia të pranon ty ose jo. Nuk je i sigurt nëse mëkatet e tua janë falur apo jo. Nuk je i sigurt nëse je rilindur sërish ose jo, nëse je shpëtuar ose jo. Ti nuk je i sigurt nëse je drejtuar për në qiell apo për në ferr. Ti thjesht nuk je i sigurt. Dhe kjo mungesë sigurie po të copëton nga brenda. Nëse ke probleme si këto, nuk je i vetmi. Unë e di nga përvoja ime personale se çfarë do të thotë të ndihesh i frikësuar dhe i pasigurt për shpëtimin. Dhe si pastor dhe si folës në radio, unë shpesh jam në kontakt me njerëz të cilët vuajnë për marrëdhënien e tyre me Perëndinë dhe destinacionin e tyre të përjetshëm. Kam pasur mjaftueshëm letra, telefonata, i mejlle, dhe takime personale për të kuptuar se nuk janë të paktë njerëzit të cilëve u mungon siguria dhe, kanë dyshime dhe frikëra stresuese.

Nëse ke frikë prej Perëndisë dhe vuan prej faktit se ai mund të të refuzojë, atëherë ky program është për ty. Gjëja e parë që dua të them është kjo, urime! Ti ke shpresë për të parë bekimet e Perëndisë. Në fakt, hiri i Tij mbase është duke punuar tashmë në ty. Vargu i një kënge të famshme “ç’hir  madhështor” thotë:” Ai hir i mësoi zemrës sime të mos ketë frikë.” Ngulite fort këtë.”‘Ai hir i mësoi zemrës sime të mos ketë frikë.” Frika shpesh është rezultat  i hirit të Perëndisë,  një shenjë që Ai është duke punuar në zemrën tënde.

Si është e mundur kjo? Si mund të thuash se është diçka e mirë të kesh frikë nga Perëndia? Më lejo të të shpjegohem. Të qenit i frikësuar prej Perëndisë do të thotë se ti ke ardhur për të parë një sërë të vërtetash të rëndësishme. Të cilat shumë njerëz nuk i kuptojnë kurrë derisa është tepër vonë.

Së pari të qenurit i frikësuar prej Perëndisë do të thotë se ti e di se Ai është i vërtetë. Kjo është më mirë se sa të mos besosh fare tek ai. Frika jote tregon se ti e pranon ekzistencën e Tij.

Së dyti, të qenit i frikësuar prej Perëndisë do të thotë që ta marrësh seriozisht Atë. Më mirë kështu, se sa të mendosh se Ai nuk ka rëndësi apo se mund të shpërfillet. Frika jote tregon se ti e di se Perëndia përcakton destinacionin tënd.

Së treti, të jesh i frikësuar prej Perëndisë do të thotë se ti e di se Perëndia është i shenjtë. Ti e di se Ai nuk është si ty. Më mirë të mendosh këtë se të mendosh se Perëndia është si ti. Frika jote tregon se ti e percepton Perëndinë si dikush, që është i pafund në madhështi dhe pastërti.

Së katërti, të qenët i frikësuar prej Perëndisë do të thotë se ti pranon që je mëkatar. Kjo është më mirë se sa të pretendosh se je në rregull. Frika jote tregon se ti je në dijeni të dobësive në karakterin tënd,  veprimeve të tua të paperëndishme,  dhe që ti nuk meriton miratimin e Perëndisë.

Së pesti, të qenit i frikësuar prej Perëndisë do të thotë se ti e njeh zemërimin e Perëndisë kundër mëkatit. Më mirë kjo se sa të pretendosh  që Perëndia është tepër i butë dhe, tepër i mirë për të ndëshkuar ndokënd. Frika jote tregon se ti e di që ferri është i vërtetë.

Së gjashti, të qenët i frikësuar prej Perëndisë do të thotë se ti e di që  shpëtimi nuk është diçka që ti e merr si të mirëqenë.

Kjo është më mirë se sa të pretendosh  se e meriton në mënyrë automatike faljen dhe jetën e përjetshme. Frika jote tregon se ti e di që nuk meriton asgjë, që Perëndia nuk të detyrohet ty asgjë dhe që ti shpreson vetëm tek mëshira e Tij për ty.

Po të mos i dije këto gjëra, do të kishe më pak frikë. Ti nuk do të kishe frikë prej Perëndisë, po të mendoje se Ai nuk është i vërtetë, ;Ai nuk ka rëndësi ;Ai nuk është i shenjtë; ti nuk je mëkatar; ferri nuk ekziston, apo që jeta e përjetshme bëhet e jotja në mënyrë automatike. Por ti do të ishe jashtë realitetit. Prandaj ji mirënjohës, që di mjaftueshëm për tu dridhur para Perëndisë dhe të kesh frikë për destinacionin tënd të përjetshëm. Apo do të shkosh qetësisht drejt rrugës së ferrit me sytë e lidhur me një shami? Frika nuk është gjithmonë diçka e keqe. Në fakt, nëse nuk ke ndier asnjëherë frikë në zemër për këtë, me shumë mundësi ti nuk e ke përjetuar asnjëherë hirin e vërtetë. Nëse nuk je mahnitur asnjëherë prej madhështisë dhe pastërtisë, nëse nuk të është vrarë asnjëherë ndërgjegjja për mëkatin dhe turpin tënd, dhe gjendjen e pashpresë, ekziston dyshimi: “A e njeh Zotin, a i përket në të vërtetë atij?”. Ka një ndryshim shumë të madh mes thjesht të pohuarit që ti je në rregull me Perëndinë dhe të pasjes së një sigurie të përulur dhe besimplotë se ti je shpëtuar me anë të hirit të Perëndisë në Jezusin. Prandaj sërish dua të them, nëse ke frikë nga Perëndia, kjo nuk është medoemos diçka e keqe. Në këto çaste, trazimi dhe frike të brendshme mund të ndihesh shumë keq, por një ditë, kur të kthesh kokën pas, do të thuash ashtu si ky tekst shkrues: “ Ai hir që i mësoi zemrës time të ketë frikë.”

Sigurisht që kënga nuk ndalet atje. Ajo thotë, “‘Ky hir që e mësoi zemrën time të ketë frikë, është i njëjti hir që e largoi frikën time.” Nuk do të thotë që ti do të kesh përjetë frikë. Realisht hiri e largon frikën, dhe ky do të jetë fokusi kryesor i këtij hiri: frika largohet. Por mos harro se është po ashtu hiri që para së gjithash i mëson zemrës të ketë frikë nga Perëndia. Frika nuk është një gjendje e mirë, në të cilën mund të qëndrosh përgjithmonë, por shpesh është një fazë e nevojshme përgjatë rrugës së lavdisë. Prandaj nëse je i pasigurt apo i frikësuar, merr zemër. Tashmë ti ke hedhur një hap të madh në drejtimin e duhur, pikërisht duke njohur shenjtërinë e Perëndisë dhe padenjësinë tënde.

Frika dhe Besimi

Në Bibël, profeti Isaia tregon për tmerrin që ndjeu kur takoi Perëndinë e shenjtë dhe madhështor në një vizion. “I mjeri unë!” thirri ai. “I mjeri unë! Unë jam i humbur, sepse jam një njeri me buzë të papastra dhe banoj në mes të një populli me buzë të papastra; megjithatë sytë e mi kanë parë Mbretin, Zotin e ushtrive”. Isaia ishte aq i prekur prej madhështisë së Perëndisë dhe kaq i mposhtur prej mëkatit të tij sa që mendoi se ishte i dënuar. Por Perëndia i tha Isaias përmes një lajmëtari qiellor: “ paudhësia jote hiqet dhe mëkati yt shlyhet”. (Isaia 6:3-7) Më pas Zoti, e urdhëroi Isaian që të bëhej një profet i fuqishëm. ‘Ishte ai hir që i mësoi frikën zemrës së Isaias, dhe po ai hir, ia largoi frikën.”

Këtu duhet ta mbyllim minutazhin tonë edhe për sot. Vazhdimin e temës largimi i frikës për sigurinë e shpëtimit mund ta ndiqni herën e ardhshme në të njëjtën orë.