Mësime historie

Titulli: Mësime historie (pjesa 1)

 

Kristofor Kolombi ishte eksploruesi që e besonte botën si të rrumbullakët kur pothuajse çdo njeri tjetër e mendonte të sheshtë –të paktën ky ishte miti rreth tij. Por e vërteta është se 1,300 vite para Kolombit, Ptolemeu i Aleksandrisë, po u mësonte njerëzve se bota është e rrumbullakët, dhe njerëzit në kohën e Kolombit, e dinin se bota ishte e rrumbullakët. Shumë shekuj pas Kolombit, autori Uashington Irving shpiku një histori të Kolombit që debatonte me studiuesit e tjerë, të cilët thonin se toka ishte e sheshtë. Falë literaturës së këtij autori, shumë njerëz deri sot besojnë se Kolombi ishte pionier i bindjes së “tokës së rrumbullakët”- por në të vërtetë ai nuk ishte pionier i asaj bindjeje.

Një tjetër gabim i zakonshëm që bëhet për Kolombin është pohimi se: Kolombi ishte eksploruesi i parë që zbuloi Amerikën. Por para Kolombit kishin shkuar eksplorues të tjerë. Disa njerëz nga Indonezia dhe Japonia, mund të kenë shkuar në Amerikën e Jugut, në një kohë të caktuar.

Disa mjeshtëri dhe zakone nga këto kultura të largëta duken shumë të ngjashme. Po ashtu disa sipërmarrje afrikane, mund të kenë shkuar në Amerikën Qendrore. Fisi Maja i Amerikës Qendrore kishte gurore, piramida dhe statuja të larta, pak a shumë si Egjipti i lashtë. Statujat në Meksikën juglindore, kanë fytyra të ngjashme me ato afrikanet. Si ka mundësi që indianët e fisit Olemk, gdhendën statuja me tipare të tilla? A i kanë parë ata realisht afrikanët? Studiuesit nuk janë të gjithë dakord se çfarë të bëjnë me këto prova, por ka ndihma të mrekullueshme që tregojnë se njerëz prej kontinenteve të ndryshme vizituan Amerikën shumë kohë para Kolombit.

Pothuajse të gjithë studiuesit bien dakord se disa Vikingë erdhën disa shekuj para Kolombit. Vikingët vendosën koloni, në Grinlend dhe Ajlënd dhe prej aty marinarët vikingë, arritën pjesë të ndryshme të Amerikës së Veriut: Labradorin, Njufaundlend-in, mbase Nju-Inglënd. Historitë të kohëve të mëparshme në Skandinavi, tregojnë për këto udhëtime, por shumë historianë ishin skeptikë derisa zbulimet arkeologjike në Njufaundlend vërtetuan se Vikingët kishin qenë atje. Vikingët e parë, arritën ndoshta në tokën që sot quhet Kanada, rreth vitit 1005, pra mëse 500 vite para Kolombit. Ata vazhdonin të transportonin dru me anije nga Labradori në Grinlend edhe 350 vite më pas.

Përveç këtyre eksploratorëve që udhëtonin nga kontinentet e tjera në Amerikë para se Kolombi ta bënte këtë, miliona njerëz jetonin tashmë në Amerikë, para se të mbërrinte Kolombi. Ne themi se në 12 Tetor 1492, Kolombi zbuloi Amerikën, por një këndvështrim tjetër thotë, “Në 1492 Amerikanët vendas zbuluan se Kolombi po pushtonte vendin e tyre.”

Kolombi ishte një njeri i jashtëzakonshëm. Ai ishte guximtar, ishte vizionar, Ai ishte një eksplorator dhe marinar i shkëlqyer. Ai drejtoi udhëtime shumë të rrezikshme. Ai pati një ndikim të madh në historinë e botës. Por nuk ishte Kolombi ai që i zbuloi njerëzve rrumbullakësinë e tokës; sepse ata tashmë e dininë këtë.

Ai nuk ishte eksploratori i parë që përshkoi Amerikën; të tjerë e kishin bërë këtë para tij. Dhe ndonëse ai ishte i guximshëm dhe i fortë, ai nuk ishte njeri aq i mirë, sikurse e zbuluan më vonë vendasit.

Historia e pa rrëfyer

Ka shumë gjëra që ne nuk i kemi mësuar mirë në mësimet e historisë. Historiani Xhejms Louen, në librin e tij, “Gënjeshtrat që më tregoi mësuesi im”, thekson se tekstet shkollore, zakonisht e tregojnë Kolombin, si eksploratorin heroik, por nuk u thonë studentëve se çfarë bëri Kolombi me njerëzit që gjeti atje. Në vitin 1495 spanjollët që ishin nën drejtimin e Kolombit ishin afro 1500. Ata zgjodhën 500 burrat më të fortë vendas për t’i dërguar në Spanjë si skllevër. 200 prej tyre vdiqën rrugës. Por Kolombi ishte optimist dhe pohoi: “Le të dërgojmë në shitje, në emër të Trinitetit të Shenjtë, sa më shumë skllevër të mundemi.” Kolombi transportoi me anije në Evropë rreth pesë mijë skllevër vendas. Ai detyroi shumë të tjerë që të hynin në skllavëri për drejtuesit spanjollë, të cilët mbetën në ishujt Karaibe.

Skllavërimi  ndodhi jo vetëm ne aspektin e punës por edhe të seksit. Kolombi foli për blerjen dhe shitjen e vajzave dhe grave si skllave seksi. Ai shkroi: “Ka shumë tregtarë që po kërkojnë vajza; tani kërkesa është për vajza të moshës 9 deri 10 vjeç.”

Kolombi dhe njerëzit e tij, morën çdo gjë që donin. Vendasit e moshës 14 vjeç e lart, duhet t’i paguanin një haraç ari, ose 11 kilogram pambuku çdo tri muaj. Ferdinandi, i biri i Kolombit, më vonë shpjegoi: “Sa herë që një indian paguante një  haraç, ai do të merrte një medalje tunxhi ose bakri, të cilën duhet ta mbante në qafë si provë e pagesës së bërë. Çdo indian që gjendej pa këtë shenjë do të ndëshkohej.” Ndëshkimi ishte: t’i priteshin duart personit. Për shkelje të tjera të vogla, i priteshin veshët apo hundët. Disa vendas ishin kaq të tmerruar sa që vranë veten në vend që të jetonin me rregulla të tilla.

Kolombi keqtrajtoi njerëzit që nuk i përkisnin prejardhjes së tij racore, dhe sa më shumë i keqtrajtonte ata, aq më racist bëhej ai.

Racizmi çon në mizori, por po aq e vërtetë është e anasjellta e kësaj: mizoria çon në më shumë racizëm. Kur i keqtrajton njerëzit, mundohesh të shfajësohesh. Nëse i shikon ata me përçmim si anëtarë të një race inferiore, që nuk janë të denjë për tu trajtuar mirë,  ti mund të ndihesh më pak fajtor për të qenë kaq i ndyrë me ta. Xhejms Louen  thekson se kur Kolombi u takua për herë të parë me vendasit, ai shkroi se ata kishin “fizik të fortë” dhe “inteligjencë të shpejtë”. Ai shkroi: “Ata kanë zakone shumë të mira”, pastaj vazhdoi “ Ata kanë kujtesë të mirë”. Më vonë, pas skllavërimit, sakatimit dhe vrasjes së shumë prej tyre, Kolombi fliste për ta duke i quajtur njerëz “mizorë” dhe “budallenj” dhe i kritikonte për zakonet e tyre. Sikurse e thotë edhe Louen: “Gjithmonë ndodh, që një njeri të mendojë keq për dikë, të cilin e ka shfrytëzuar, ose ka ndërmend ta shfrytëzojë.”

Po të doje të pushtoje një vend të indiano- amerikanëve vendas, do të ndiheshe më mirë po të mund të thoshe: “I vetmi indian i mirë është një indian i vdekur.” Disa evropianë, e konsideronin si një bekim të Perëndisë kur mijëra indianë vdiqën prej sëmundjeve që morën prej kolonizatorëve të parë. Ndonjëherë mbi 90 përqind e popullsisë vendase do të vdiste nga këto epidemi. Në fillim të viteve 1600, Mbreti Xhejms i Anglisë falënderoi: “Perëndinë e plotfuqishëm për mirësinë e Tij, dhe bollëkun e Tij ndaj vendasve, “për “këtë plagë të mrekullueshme mes njerëzve të egër”, çka aftësoi kolonët britanikë të vendosen në zona ku vendasit kishin jetuar dhe punuar më parë.

Rasti i parë i luftimit te njerëzve duke përdorur helme ndodhi në vitin 1623. Britanikët po negocionin një marrëveshje me fiset pranë lumit Potomak. Për të vulosur marrëveshjen, britanikët propozuan një dolli “si simbol i një miqësie të përjetshme.” Kryetari i fisit, familja e tij, këshilltarët dhe dyqind njerëz të tjerë, ngritën dollinë e helmuar, dhe vdiqën në vend. Kur ti i trajton njerëzit kështu, nuk i shikon ata fare si njerëz.

Mirëqenia biologjike po përdorej po ashtu kundër vendasve. Xhefri Amerst (Jeffrey Amherst) drejtonte forcat britanike, në Amerikën e Veriut dhe ndihmoi për krijimin e një Kanadaje të sigurt për Anglinë. Në vitin 1763 Amerst dhe oficerët që ishin nën urdhrat e tij miratuan përdorimin e luftën e sëmundjeve virale kundër indianëve, duke dërguar batanije dhe shami dore të infektuara me lije. Amerst shkroi se “masat duheshin marrë ndërsa kjo gjë do të sillte shfarosjen e plotë të atyre kombeve indiane “, dhe “do të vendoste ndalesën më të mirë pikërisht ndaj qenies së tyre.”

Amerikanët vendas nuk u gëzuan jashtë mase, as u treguan miqësorë, kur të bardhët e sapoardhur u shfaqën nga Evropa. Disa vendas ishin fajtorë për sakrifikimin e njerëzve para perëndive të tyre. Disa skllavëruan fise të tjera. Disa fise që humbën pushtetin mbi tokën që, e kishin marrë më parë prej fiseve të tjera. Disa ishin mizorë ndaj kolonëve, sikurse kolonët ishin me ta.

Por e vërteta mbetet që shumë evropianë që pohonin se ishin të krishterë, nuk i trajtuan vendasit ashtu siç urdhëroi Jezusi. Jezusi tha: “Bëju të tjerëve atë qo të doje të ta bënin ty.” (Luka 6:31) Në vend që t’i bindej rregullit të artë, Kolombi dhe të tjerët lakmonin arin dhe donin të sundonin. Kështu u bënë të tjerëve atë që nuk do ta donin për veten e tyre. Jo të gjithë evropianët e sapoardhur ishin vrasës dhe skllevër. Disa ishin të ndershëm dhe miqësorë ndaj vendasve. Por shumë prej tyre nuk iu bindën mësimeve të Jezusit dhe i trajtuan vendasit  me mizori dhe përbuzje.