Mund të jem me të vërtetë i sigurt për shpëtimin?

Print

Titulli: Mund të jem me të vërtetë i sigurt për shpëtimin? (pjesa 2)

A mund të jem i sigurt për shpëtimin tim? Kjo është një pyetje që ka ngacmuar shumë prej dëgjuesve tanë, ndaj kam vendosur të ndalem sot në fakte bindëse për sigurinë e shpëtimit. Pa humbur kohë le të fillojmë.  Dëshiroj të përmend vargjet e mia të preferuara. Janë nga Romakët 8.

Janë fjalë plot pasion që tregojnë sigurinë që kishte Pali për shpëtimin e tij. ( pastor gëzohu tregohu entuziast kur thua :Sa shumë e dua këtë kapitull.)

Vini re se ai është shumë i sigurt kur i shkruan të krishterëve në Romë.

“Prandaj, nuk ka më asnjë dënim për ata që janë në Krishtin Jezus.” ” Dhe nëse jemi bij, jemi dhe trashëgimtarë, trashëgimtarë të Perëndisë dhe bashkëtrashëgimtarë të Krishtit…”

Ky është edhe çasti kulmor në këtë kapitull, “…mes gjithë këtyre gjërave ne jemi më shumë se fitimtarë përmes atij që na deshi.

Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme, as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.

Besoj se e kuptoni se, Bibla është një libër i mbushur me siguri dhe bindje për të gjithë ne.

Kjo është arsyeja për se Davidi thotë tek Psalmi 23, “Zoti është bariu i, asgjë nuk do të më mungojë.” Ndërsa në një psalm tjetër ai thotë, ” Perëndia është për ne një strehë dhe një forcë, një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi. ”

Ky është një rrëfim historik , që e kanë të gjithë të krishterët , që ndryshe e quajmë Katekizmi i Hajdelbergut.

Ai fillon me pohimin e sigurisë së shpëtimit. Ai thotë kështu:

Ngushëllimi im i vetëm në jetë a vdekje është

Që nuk i përkas më vetes

Por mendje, trup e shpirt

I përkas shpëtimtarit tim Jezus Krishtit.

Ai ka paguar plotësisht për të gjitha mëkatet e mia,

Me gjakun e tij të çmuar.
Dhe ai më ka bërë të lirë prej tiranisë së djallit.
ai më shikon me aq kujdes,
sa asnjë fije floku nuk mund të bjerë nga koka ime

pa vullnetin e Atit tim që është në qiell.

Në fakt, të gjitha gjërat bashkëveprojnë për shpëtimin tim.

Prandaj dua që të dish se Perëndia nuk dëshiron që të mbetesh në kohë dyshimi.

Ai dëshiron që të vendosë në një pozicion ku do të kesh më shumë siguri, ku do ta shohësh fjalën e tij si një garanci.

Por ndoshta tani ti do të më thuash: “Kjo duket shumë e lehtë, por si mund ta arrij këtë? Si mund të largohem prej zonës së dyshimit dhe të hidhem në zonën e sigurisë?

Si? Çfarë duhet të bëj? “e di që kjo nuk ndodh sa hap edhe mbyll sytë. Ky është një udhëtim, një udhëtim me tre hapa.

Së pari duhet të fokusohesh në veprën e përfunduar të Krishtit.

Jezus Krishtit është biri i përjetshëm i Perëndisë, i cili erdhi në Tokë që njerëzit si ti edhe unë të mund të falemi.

Ai foli, mësoi, shëroi, dhe u kujdes për njerëzit gjatë shërbesës së tij këtu në tokë. Por në fund të saj ai u mohua nga njerëzit, shkoi në kryqin e Kalvarit  dhe pagoi për mëkatet tona. Ai pagoi çmimin e plotë.

Ai u braktis nga njerëzit por edhe nga perëndia në kryq, sepse u bë mëkatari më i madh, sepse mori fajet e të gjithëve ne, megjithëse ai vetë, nuk kishte mëkatuar asnjëherë.

Pas kësaj ai tha: “u krye”!  pra me këtë donte të thoshte se gjithçka përfundoi. Detyra e tij u përmbush. Çmimi për mëkatin u pagua, plotësisht dhe përfundimisht.

Nuk ka më asgjë për tu shtuar asaj vepre. Asgjë.

Ti edhe unë nuk kemi se çfarë ti shtojmë asaj vepre të shpëtimit. Vepra e Krishtit është përfunduar dhe ai na fton i besojmë atij , ti rrëfejmë mëkatet tona dhe të pranojmë dhuratën e të qenurit të falur.

Ky është hapi i parë: fokusohu në veprën e përfunduar të Krishtit. Ai pagoi për mëkatin tonë.

Së dyti, kapu pas fjalës së Perëndisë, kur ai të thotë se të ka falur.  Po fjala e tij është e vërtetë. Plotësisht e vërtetë.

Dhe ajo thotë se kur ti rrëfen mëkatet e tua, je plotësisht i falur. Ndaj pyetja është: a e beson Jezusin apo jo?

Beson se ai po thotë të vërtetën apo një gënjeshtër? Besim do të thotë ti zësh besë fjalës së tij, të besosh se po thotë të vërtetën, dhe më pas të besosh faktin se ai të ka falur plotësisht.

Mendo për shembull, sikur të ishe i paralizuari që e sollën tek Jezusi për shërim, dhe Jezusi të thotë “je i shëruar, merre vigun tënd dhe shko në shtëpi” ndërsa ti ja kthen, “oh por unë nuk mundem, jam i paralizuar”.  Por Jezusi thotë sërish, “Ti je i shëruar, merre vigun dhe kthehu në shtëpi”. Por sërish ti kundërshton” por unë jam i paralizuar.”

Më në fund Jezusi thotë: “më beso mua, këtë që po të them, je i shëruar, mund të çohesh dhe të ecësh vetë tani”.

Besim do të thotë të pranosh faljen që Krishti dëshiron të të japë ty. Po unë e di, se shpesh problemi më i madh që kemi në jetë është të falim veten për dështimet e së kaluarës , por kjo është një temë tjetër që do të flasim një program të veçantë. Dua të them se nëse Krishti na ka falur edhe ne duhet ta falim veten.

Nëse me anë të besimit ne tregohemi të bindur për të pranuar faljen e Krishtit, atëherë do të jemi në gjendje të falim edhe veten tonë.

Dhe hapi i tretë që dua të theksoj është prova që jemi mësuar ta quajmë prova e fruteve.

Shiko provat që tregojnë se ti si person ke ndryshuar, je një person i ri nga përbrenda, prova që tregojnë se Perëndia punon brenda teje.

A shikon gjëra që kanë ndryshuar në ty, të cilat mund të dëshmojnë për punën e Perëndisë?

Në pasazhin që dëgjuat pak më parë, nga letra e Pjetrit, kuptojmë se ai po i inkurajon të krishterët e shekullit të parë të zhvillojnë cilësitë e një të krishteri, që janë besimi, mirëdashja, njohuria, vetëkontrolli, këmbëngulja, perëndishmëria, zemërbutësia vëllazërore dhe dashuria.

Qëllimi është ky: sa më shumë që e sheh cilësitë e Krishtit në ty, aq më i sigurt do të jesh se i përket me të vërtetë atij, se je bir apo bijë e tij. Të sugjeroj ta bësh këtë provë me veten tënde duke bërë disa pyetje hetuese:

A më merakosin mëkatet, a ndjehem keq kur mëkatoj dhe a i rrëfej ato para Krishtit? (Askush nuk do ta bënte këtë nëse nuk do të kishte Frymën e Shenjtë në zemër.)

A e njoh Krishtin si Birin e Perëndisë dhe Shpëtimtarin e Botës? (Pali thotë se askush nuk mund të thotë se Jezusi është Zot, vetëm nëse ka Frymën e Shenjtë në zemër.)

A besoj se premtimet e Perëndisë janë të vërteta? (Vetëm ata që besojnë në Krishtin mund ta thonë këtë.)

A vërej shenja të rritjes në jetën time, dashuri për të tjerët, frute që tregojnë se kam ndryshuar si person, nuk jam më ai që isha? (këto ndryshime ndodhin kur Krishti punon në brenda nesh.)

Kur të kuptosh se Perëndia është duke punuar brenda teje, (sigurisht që nuk je ende ashtu siç dëshiron të jesh,  sepse ka ende shumë për tu bërë), por kur ti e kupton se Perëndia është duke punuar brenda teje, atëherë falënderoje Frymën e Shenjtë që i flet shpirtit tënd duke të siguruar se ti je një fëmijë i Zotit. Mund të jesh i sigurt për këtë!

Pastaj kur të jesh i sigurt për këtë, fol me të tjerët. Me miqtë e ngushtë. Shpalle besimin tënd teksa adhuron në kishë. Nëse je pjesë e një kishe ku merret rregullisht darka e Zotit, atëherë drejtohu tryezës duke pohuar se ti je fëmijë i Perëndisë.

Kur ti kalon nëpër luginat e jetës, poho se Perëndia është më ty. Edhe atëherë kur të afrohen ditët e fundit të jetës, poho vazhdimisht në zemrën tënde se ti je i shpëtuar dhe se Zoti është Bariu yt.