A ndodhin mrekullitë sot?

Titulli: A ndodhin mrekullitë sot? (pjesa 1)

Po flija ne krevat kur ra telefoni që me zgjoi. I hapa sytë dhe pashë orën. Ishte ora 5 e mëngjesit. Oh mos. Nëse dikush po merrte në atë orë, kishte një problem.

Zëri ne telefon ishte i një mikut tim doktor që është edhe drejtues në kishë. Ai po merrte nga një spital aty pranë: “Do bëje mirë të vije këtu, tani. Gjerat nuk duken mirë për Joanin.” Me iku zemra. Mbrëmë vone, Joani ishte ndier shume keq dhe shkoi ne emergjencën e spitalit. Isha në dijeni të kësaj, por nuk e kisha kuptuar se jeta e tij ishte ne fije të perit. Joani ishte një burrë i fortë në të dyzetat, kishte gruan, djalin adoleshent dhe një vajzë. Zëri i doktorit vazhdoi “Joani duhet të kalonte në reanimacion natën e kaluar dhe, i është vendosur aparati i frymëmarrjes. Nuk është e qartë se çfarë problemi ka, por trupi i tij duket sikur po fiket dhe duket sikur asgjë nuk bën punë. I telefonuam edhe fëmijëve gjatë natës dhe do të donim që të vije edhe ti.”

U çova nga krevati dhe nxitova për në spital. I dhashë makinës si i çmendur, dhe me një ndjenjë frike. Gruaja e Joanit më takoi në korridor. U takuam dhe, me lot në sy ajo më tregoi për rrezikun vdekjeprurës dhe se si ajo nuk do mund ta duronte humbjen e tij. Pastaj familjarët, krye-doktori dhe unë hymë në dhomën ku Joani  qëndronte shtrirë , i lidhur me disa tuba nëpër trup. Së bashku u lutëm dhe filluam t’i përgjëroheshim Zotit që të kursente jetën e Joanit dhe ta përmirësonte atë. Pasi u lutëm, mu largua ndjenja e frikës dhe një zë brenda meje më thoshte: “Ai do të bëhet mirë.”

Megjithatë doktorët nuk thoshin këtë. Edhe pasi u lutëm, nuk ndodhi pothuajse asgjë. Joani nuk lëvizi. Teksa orët kalonin, të tjerë njerëz nga kisha erdhën në spital. Ne u lutëm, e u lutëm. Por Joani qëndronte shtrirë. Veshkat po e linin. Ai vetë nuk mund të merrte frymë. Ekipi mjekësor nuk e dinte se cili ishte shkaku, jo më të dinte kurën. Ata bënë sa mundën për ta mbajtur gjallë dhe i dhanë trajtime të ndryshme me shpresën se diçka do ta ndihmonte. Doktorët njëri pas tjetrit na thoshin lajme të këqija. Pas një lajmi tjetër, gruaja e Joanit tha, “Nëse Joani bëhet mirë, e dimë se kush e merr tërë lavdinë.”

Joani u përmend. Dhe Perëndia e mori tërë lavdinë.

Përgjatë ditës, Joani luhatej mes jetës dhe vdekjes, gjendjes së tij kaq delikate sa që doktorët nuk donin ta kalonin nga dhoma e emergjencës  në njësinë e kujdesit intensiv. Ata kishin frikë se edhe lëvizja më e vogël do të ishte fatale. Joani mbijetoi gjatë ditës, madje e kaloi edhe natën. Në të gdhirë të ditës tjetër, për ne agoi një ditë gëzimi. Gjendja e Joanit u përmirësua çuditërisht shumë. Ai ishte në gjendje të merrte frymë vetë. Ai u zgjua dhe ishte në gjendje të fliste. Në mbrëmje mundi edhe të hante. Fytyrat u ndriçuan. Miqtë dhe familja po qeshnin dhe po bënin shaka. Pak ditë më vonë, Joani shkoi në spital. Pak pas kësaj, Joani u kthye në kishë. Sa shumë e lavdëruan njerëzit Perëndinë atë të diel!

Perëndia i përgjigjet lutjes. Nuk ishte thjesht shërbimi i mirë mjekësor që e shpëtoi jetën e mikut tim. Ishte dora shëruese e Perëndisë. Zoti mori një situatë që dukej e pashpresë dhe Perëndia i dha jetë dhe shëndet. Prandaj nëse më pyet, “A ndodhin mrekullitë sot?” Unë mund të them “Po, sigurisht që ndodhin, i kam parë me sytë e mi.”

Megjithatë, shërimi që sapo ju përshkrova nuk është si ato mrekullitë që kemi lexuar në Bibël. Unë do të isha personi i fundit që do t’ia hiqja vlerën atij shërimi të mrekullueshëm apo që të mohoja lavdinë e Perëndisë për atë që ai bëri. Kjo ishte një përgjigje mahnitëse dhe që i solli gëzim shumë lutjeve urgjente. Por mënyra se si Perëndia siguroi shërimin, nuk ishte ekzaktësisht si mrekullitë e përshkruara në Bibël.

Shërimi i menjëhershëm

Kur Jezusi bëri mrekulli, shërimet ishin të menjëhershme, s’pati vonesa, s’pati trajtime mjekësore, s’pati një proces përmirësimi gradual. Mrekulli pas mrekullie, Bibla përdor fjalën në çast për të përshkruar rezultatin.

-Një njeri me lebër iu lut Jezusit që ta shëronte. ” Dhe Jezusi, duke e mëshiruar, shtriu dorën, e preku dhe i tha: “Po, e dua, qofsh pastruar!”.Dhe, posa tha këto, menjëherë lebra e la dhe u shërua. ” (Marku 1:41-42) Një çast mishi i tij ishte i sëmurë; çastin tjetër ishte i shëndetshëm.

-Disa njerëz çuan një mik paraplegjik mbi një vig  para Jezusit. ” (i tha të paralizuarit), çohu, merre vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde!”.

25  Dhe menjëherë ai njeri u ngrit përpara tyre, mori vigun mbi të cilin qe shtrirë dhe shkoi në shtëpinë e vet, duke përlëvduar Perëndinë.” (Luka  5:24-25) Për një çast këmbët e tij nuk kishin forcë apo ndjenja; çastin tjetër ai po ecte dhe po vallëzonte prej gëzimit. Pa kirurgji, pa terapi fizike, thjesht me një urdhër të Jezusit për shëndet të plotë.

-Një grua vuante prej fluksit të gjakut për dymbëdhjetë vite.

Ajo shpenzoi tërë paratë e saj me doktorë që veç më keq e bënin.

Kur ajo dëgjoi për Jezusin, u çua mbrapa tij në turmën që e ndiqte dhe preku rrobën e Tij, sepse mendoi, “Ah sikur veç t’ia prek rrobat, do të shërohem.” Menjëherë fluksi saj ndaloi dhe ajo ndjeu në trup që ishte çliruar prej vuajtjeve. (Marku 5:27-29)

-Një vajzë dymbëdhjetë vjeçare vdiq. Jezusi hyri në dhomën ku qëndronte shtrirë trupi i saj dhe i tha: Vajzë, ty po të them: “’Çohu!’.Dhe menjëherë vajza u ngrit dhe filloi të ecë. ” (Marku 5:42). Duhej vetëm një çast që një kufomë të bëhej një vajzë aktive.

-Një grua ishte e kërrusur, nuk ishte në gjendje të qëndronte drejt. Jezusi i tha “O grua, ti je e liruar nga lëngata jote.’ Më pas ai i vendosi duart mbi të dhe menjëherë ajo u drejtua dhe lavdëroi Perëndinë”. (Luka 13:11-13)

-Një burrë i verbër tha” Zot, dëshiroj të shikoj’ Jezusi i tha atij? Dhe Jezusi i tha: “Rimerr dritën e syve, Besimi yt të shëroi”.

Në çast rimori dritën e syve dhe e ndiqte duke përlëvduar Perëndinë; dhe gjithë populli, kur pa këtë, i dha lavdi Perëndisë.” (Luka 18:42-43) Një çast veç errësirë, tjetrin shikim të plotë. Shërim i menjëhershëm, i plotë, pa ndihmë mjekësore.

A e vë re ndryshimin mes shërimit të mikut tim Joanit dhe mrekullive biblike të Jezusit? Kur një grup prej nesh, u lutën dhe vendosën duart mbi të, ai nuk lëvizi. Kaluan disa orë para se ai të përmirësohej. Ndërkohë, ekipet mjekësore po bënin më të mirën. Lutjet tona funksionuan në bashkëpunim me ndihmën mjekësore, jo pa të. Kur Gjoni filloi të merrte veten, shpejtësia e përparimit të tij i habiti doktorët, por ai nuk e mori veten në një çast. Iu desh pak kohë. Jezusi, në anën tjetër, shëroi njerëzit menjëherë, pa asnjë vonesë. Mrekullitë e Jezusit ndodhën me anë të një fjale apo prekjeje, pa asnjë ndihmë mjekësore. Çdo shërim ishte i plotë, nuk ishte i pjesshëm, as gradual.

Vendosja e pritshmërive

A ndodhin mrekullitë sot? Pyetja nuk është a i përgjigjet  Perëndia lutjeve, sepse  ai i përgjigjet. Ne nuk po pyesim nëse Perëndia i merr ende situatat e pashpresa dhe i bën që të kthehen në mrekulli, sepse Ai i bën dhe ne duhet ta lavdërojmë dhe falënderojmë Atë sa herë që ndodh kështu.

Por ajo që duam të dimë ne është: A mund të bëjë Perëndia sot ato lloj mrekullish që ka bërë përmes Jezusit; mrekulli të menjëhershme, shërime të plota dhe larg çdo procesi të zakonshëm?

Nëse e përdorim fjalën mrekulli lirshëm, atëherë çdo përgjigje lutjeje mund të quhet një mrekulli. Por çfarë mund të themi për mrekullitë që janë përtej përgjigjeve fantastike të lutjeve, dhe demonstrimit super natyror të fuqisë së Perëndisë? A duhet t’i mbajmë mendjet tona të hapura, që këto gjëra mund të ndodhin edhe në kohën tonë? A duhet të shkojmë më tej dhe jo vetëm të lejojmë mundësitë por të presim me siguri që një mrekulli duhet të ndodhë sa herë që lutemi me besimin e duhur?

Komente

komente