Një lidhje qiellore

Titulli: Një lidhje qiellore! (pjesa 3)

Dua të ndalem tek Rebeka. Sa grua e bukur ishte Rebeka! Shumë e bukur, dhe Bibla nuk e ka problem, ta përmendë këtë. Por bukuria e saj nuk ishte vetëm e jashtme. Ajo ishte e bukur edhe në shpirt, ishte një e virgjër.

Çdo burrë do ta dëshironte atë vajzë, por ajo kishte vendosur të ishte e pastër për burrin me të cilin do të martohej. Përveç kësaj Rebeka ishte edhe zemërmirë; ajo i dha ujë një të panjohuri. Pra bëri përtej detyrës së saj: ajo mbarti rreth qindra litra ujë për devetë e etura të këtij njeriu. Dhe përveç kësaj, ajo ishte e guximshme dhe e vendosur. Ajo ishte e gatshme të  largohej prej shtëpisë së saj dhe prej familjes menjëherë, vetëm sepse besonte se Perëndia po e drejtonte në këtë gjë. Ajo besonte se ky burrë që Zoti kishte zgjedhur për të do të ishte i mirë.

Perëndia nuk e zhgënjeu Abrahamin dhe Isakun dhe shërbëtorin e tyre të mirë.

Ata i qëndruan parimeve të tyre, ata u lutën për udhëheqjen e Perëndisë dhe, Perëndia ju përgjigj lutjeve të tyre. Rebeka nuk ishte e përsosur. Askush nuk ishte i përsosur. Po ajo e qetë dhe, përveç kësaj ishte edhe bukur. Ajo ishte pikërisht gruaja që bënte për Isakun. Ajo ishte një përgjigje lutjesh.

Dashuri që zgjat

Ja se si mbyllet Zanafilla 24. Një mbrëmje Isaku shkoi në fusha, për tu menduar. Në fakt të njëjtën gjë do të bëja edhe unë po ta dija se do të bëhesha me grua së shpejti dhe, gruan po ma zgjidhte babai, më saktë, krahu i djathtë i Babait – sigurisht nën drejtimin e Perëndisë!… por nuk është diçka e lehtë apo jo?) Bibla thotë:” Isaku kishte dalë aty nga mbrëmja në fushë për t’u menduar; dhe ai ngriti sytë dhe pa disa deve që po vinin.” Ajo e pyeti shërbëtorin se kush ishte ai njeri dhe, ky u përgjigj: “Ai është zotëria im.” Pasi Isaku u takua me Rebekën dhe dëgjoi historinë e shërbëtorit, Isaku mori Rebekën në çadrën e tij dhe u martua me të. “Kështu,” thotë Bibla, “ajo u bë gruaja e tij, dhe ai e dashuroi atë.” (v. 67)

Gjithçka filloi me një përkushtim të thellë tek parimet dhe me një lutje të sinqertë për ndihmën e Perëndisë dhe më pas përfundoi me një martesë fantastike. Këtë e kuptojmë nga fjalët: “Ajo u bë gruaja e tij, dhe ai e dashuroi atë.”

Pra e thashë edhe pak më parë se ndoshta ti nuk dëshiron që babai, apo krahu i djathtë i tij, të zgjedhë një nuse për ty. Megjithatë nëse ke prindër të mirë, me një martesë të fortë, nuk është keq nëse i merr një mendim apo miratim kur ti fillon një marrëdhënie apo mendon të martohesh.

Por mbi të gjitha, duhet të lutesh dhe të kërkosh ndihmën e Perëndisë. Unazat në hundë mund të hyjnë e të dalin nga moda, por lutja mbetet gjithmonë në modë, sidomos kur bëhet fjalë për gjetjen e shokut apo shoqes së jetës.

*Ne duhet të ruajmë komunikimin tonë me qiellin nëse duam të shijojmë një lidhje që vjen nga Zoti.

Unë dhe gruaja ime kemi tre fëmijë. Vajza është martuar ndërsa dy djemtë janë ende në kërkim. Ne si prindër po lutemi për partneret e ardhshme të fëmijëve tanë. Nëse ke fëmijë, apo nipër, të nxit të lutesh shpesh për të ardhmen e tyre, e të fillosh të lutesh për ta sa janë të vegjël. Lutu që një ditë Perëndia do t’i japë atyre një partner shok apo shoqe jete që do ta dojë Zotin Jezus Krisht, ose në të kundërt do tu japë atyre dëshirën për t’i shërbyer Jezusit si beqarë të pastër dhe plot energji. Unë lutem për fëmijët e mi, në lutjet e mia të qeta dhe, kur lutem me djemtë e mi çdo mbrëmje me zë të lartë, shpesh i kërkoj Zotit cilësitë e  nuseve të ardhshme. Unë dua që secili prej tyre të marrë një nuse të krishterë, dhe dua që të jetojnë me mendimin se dashuria dhe martesa janë dhurata të rëndësishme prej Perëndisë, dhe se lutja është një çelës i rëndësishëm për marrjen e këtyre dhuratave.

Lutu kështu jo vetëm për fëmijët e tu, apo nipërit, por edhe për miqtë e tu. Lutu që të takohen me personin e duhur dhe të martohen.

Lutu që ata ta shijojnë kohën e beqarisë, e t’i shërbejnë Perëndisë. Lutu që nëse duan të martohen, Perëndia t’i drejtojë tek person i duhur, e do të jenë të ndjeshëm ndaj udhëheqjes së Perëndisë. Një lidhje e bërë në qiell nuk është thjesht një çështje e dy individëve që takohen në mënyrë magjike. Shpesh vullneti i Zotit qartësohet më shumë, kur familja dhe miqtë e tjerë besimtarë, luten për drejtimin e Perëndisë, në gjetjen e partnerit të duhur. Po ashtu lutu për bekimin e Perëndisë në martesat e miqve të tu. Tërë këshillat e mira të botës nuk mund të zëvendësojnë fuqinë e lutjes.

Nëse i lutesh Perëndisë që t’i drejtojë miqtë e tu tek shoku i jetës, atëherë duhet të lutesh shumë më tepër për veten, nëse edhe ti po kërkon shokun apo shoqen e jetës. Ndiq parimet e tua në gjetjen e një personi që e do Zotin dhe, mund të jeni së bashku pjesë e besëlidhjes së Perëndisë.

Prit për atë partner, planet e të cilit për jetën nuk do të detyrojnë ty të heqësh dorë prej ndonjë thirrjeje të veçantë, që Zoti mund të ketë vendosur ty në zemër.

Më pas lutu. Kërkoji Zotit drejtim. Nuk të sugjeroj që të lutesh për një person i Cili do t’i japë ujë dhjetë deveve të tua të etura. Sigurisht, duhet të kërkosh udhëheqjen e Perëndisë. Bëj këtë lutje biblike: “O Zot më jep sukses. Drejtomë tek personi që ke caktuar për mua.”

Dhe nëse je i martuar, vazhdo të lutesh për partnerin tënd. Lutu që Perëndia do të ushqejë dashurinë tënde dhe do ta forcojë atë më shumë dhe do ta risë dhe forcojë dashurinë tuaj. Lutu çdo ditë, që Perëndia të bekojë partnerin tënd, lutu që t’i sjellësh gëzim partnerit tënd.

Kujto, dashuria është një zgjedhje dhe përkushtim i vazhdueshëm, nuk është thjesht një ndjenjë e ëmbël. Kur të martohesh me anë të një lidhjeje të bërë në qiell, duaje gruan ashtu si Isaku e donte Rebekën. Dhe në një nivel më të lartë, duaj ashtu si Krishti e deshi Kishën dhe dha veten për të.  (Efesianëve 5:25) Martesa është synuar që të reflektojë marrëdhënien mes Jezus Krishtit, dhe popullit të Tij, ndaj sigurohu që martesa jote të mos përgënjeshtrojë Jezusin. Le të reflektohet dashuria e Jezusit në ty, që drita dhe dashuria e Krishtit të shkëlqejë prej martesës dhe shtëpisë suaj.

Gjithë kjo është vitale në jetën e besimit. Besimi nuk është thjesht një ndjenjë apo një ide abstrakte.

Besim do të thotë të jetosh në një besëlidhje me krijuesin dhe shpëtimtarin tënd. Besim do të thotë t’i zësh besë Perëndisë, që të fton të jesh pjesë e familjes së besimit, po ashtu besim do të thotë të jetosh në dashurinë dhe besnikërinë e Perëndisë.

Besimi i besëlidhjes përfshin prindër të cilët, ashtu si Abrahami, dëshirojnë më të mirën për fëmijët e besëlidhjes. Besimi i besëlidhjes përfshin të rinjtë, të cilët ashtu si Rebeka, i mbajnë trupat e tyre të pastër, sillen mirë me të panjohurit, dhe janë të gatshëm të punojnë apo të ndjekin Perëndinë kudo që Ai i drejton.

Besimi i besëlidhjes përfshin ata njerëz që ashtu si Isaku, meditojnë mbi Perëndinë dhe e duan personin që Perëndia ju jep. Besimi i besëlidhjes përfshin ata njerëz që ashtu si shërbëtori i Abrahamit, bazohen tek parimet dhe tek lutja, kur nuk janë të sigurt se cili është hapi i radhës. Besimi i besëlidhjes na përfshin të gjithëve ne, që e dimë se themeli për harmoni në martesë, familje apo miqësi bazohet te Perëndia.

Komente

komente