Një shtëpi jetëgjatë

Titulli: Një shtëpi jetëgjatë (pjesa 2)

U ndalëm herën e kaluar te Luka kapitulli 6, për shtëpinë e ndërtuar mbi rërë dhe shtëpinë e ndërtuar mbi shkëmb. Nëse ke kohë mund ti lexosh sërish.

Atje shohim aspektin bazë të ndërtimit të diçkaje të mirë: duhet të ndërtosh themele të forta. Nëse jeta jote bazohet tek Jezusi dhe fjalët e Tij, nëse ti i beson premtimeve të Tij, strehohu në paralajmërimet e Tij, dhe jeto sipas udhëzimeve të Tij; atëherë themelet e tua janë shkëmb të forta dhe ti mund t’i bësh ballë çdo stuhie në këtë jetë, madje edhe gjykimit përfundimtar. Megjithatë, nëse jeta jote nuk është themeluar në Jezusin dhe ti nuk po jeton sipas fjalëve të Tij, ti po shkon drejt shkatërrimit. “sepse askush nuk mund të hedhë themel tjetër përveç atij që është hedhur, i cili është Jezu Krishti.” (1 Korintasve 3:11)

Nëse nuk beson se Jezusi është Zot, se Ai është e vetmja rrugë shpëtimi, ti nuk ke themele në Krishtin, dhe do të humbësh përgjithmonë, në mos ndodh një ndryshim i madh në ty dhe Jezusi bëhet themeli yt. Por mos mendo se paralajmërimi i Jezusit është vetëm për ata që nuk besojnë që Ai është Zot Perëndi, dhe nuk duan t’ia dinë për Biblën dhe të mësojnë se çfarë thotë Ai? Jo, ky paralajmërim i drejtohet njerëzve të cilët e dëgjojnë çfarë u thotë Jezusi dhe kanë një bindje të caktuar, madje e konsiderojnë veten të krishterë.

Duhet së pari të dëgjojmë fjalët e Jezusit dhe ta quajmë atë Zot, ti nuk mund të shpëtohesh pa këtë, por edhe sikur të jetë e nevojshme, kjo nuk mjafton. Krishterim nuk do të thotë thjesht të dëgjosh fjalët e Jezusit çdo të diel. Krishterim do të thotë të dëgjosh Jezusin dhe të bësh atë që Ai thotë. Nuk mjafton që vetëm të thuash se Ai është Zoti, apo të kesh bindjen e duhur në kokën tënde. Kjo është një jetë e ndërtuar mbi Jezusin dhe e jetuar nën autoritetin e fjalëve të Tij.

A e ndjen forcën e paralajmërimeve të Jezusit? Jezusi thotë se ti mund t’i dëgjosh fjalët e Tij dhe të thuash se Ai është Zot dhe Perëndi, e megjithatë të jesh i humbur.

Sa tmerrues ky mendim! Ti mund të dëgjosh për Jezusin dhe të flasësh për Të, me fjalët më të mira, e megjithatë të shkosh në ferr përgjithmonë.

Ti mund të jesh i zënë me shumë veprimtari fetare, dhe plot me gëzim, madje mund të bësh mrekulli të mëdha në emrin e Jezusit, dhe sërish të shkosh në ferr. Jezusi e thotë shumë qartë këtë, “Jo çdo njeri që më thotë: “Zot, Zot” do të hyjë në mbretërinë e qiejve; por do të hyjë ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej.

Shumë do të më thonë atë ditë: “O Zot, o Zot, a nuk profetizuam ne në emrin tënd, a nuk i dëbuam demonët në emrin tënd, a nuk kemi bërë shumë vepra të fuqishme në emrin tënd?”.

Dhe atëherë unë do t’u sqaroj atyre: “Unë s’ju kam njohur kurrë; largohuni nga unë, ju të gjithë, që keni bërë paudhësi'” (Mateu 7:21-23) Thjesht mendoje pak! kishëvajtësit, të cilët besojnë shumë gjëra të vërteta për Jezusin, madje bëjnë mrekulli në emrin e Tij mund të jenë larg prej Krishtit dhe të humbur përgjithmonë në zjarr të përjetshëm. Dhe kjo nuk do t’i ndodhë thjesht një apo dy njerëzve. Jezusi thotë se kjo do t’i ndodhë shumë njerëzve.

Ndërtuesi budalla

Mbaj ne mendje këtë gjë: ndërtuesi budalla jo medoemos  është një person i pa fe apo që nuk ndërton asgjë. Ai mund të ndërtojë diçka; ai thjesht nuk ndërton mbi themele solide.

Nga ana e jashtme, shtëpia e ndërtuesit budalla mund t’i ngjajë shumë shtëpisë së ndërtuesit të mençur.

Të dy mund të jenë pjesë e së njëjtës kishe, të këndojnë të njëjtat këngë, të përfshihen në veprimtari të ngjashme, ta quajnë Jezusin Zot, madje të bëjnë gjëra të mrekullueshme në emër të tij. Por ndërsa ndërtuesi i mençur është vendosur mbi një marrëdhënieje jetë ndryshuese me Jezusin, ndërtuesi budalla, është më i interesuar për përfitimet dhe veprimtaritë e fesë se sa për Jezusin vetë.

Ndërtuesi  budalla e ka me nxitim. Atij i pëlqejnë rezultatet e shpejta dhe rrugët e shkurta. Ai nuk dëshiron të humbasë kohën duke studiuar parimet e ndërtimit solid. Ai nuk mund të shqetësohet duke gërmuar më thellë dhe duke vendosur një themel solid. Ai thjesht dëshiron të vazhdojë me ndërtimin e diçkaje sa më shpejt të mundet. Nëse je një ndërtues budalla, ti dëshiron që gjërat të ndodhin shpejt dhe lehtë. Ti kujton se po të jesh pagëzuar dhe konfirmuar, apo po të jesh ngritur në këmbë për të bërë lutjen e shpëtimit, sipas fjalëve të një predikuesi, gjithçka është në rregull. Tani që ti ke thënë se Jezusi është Zot, dhe ke marrë një “ vendim” t’i besosh atij, a mendon se vetëm kjo ka rëndësi? Ti e bën të ashtu quajturin “vendim”, themelin për besimin tënd, në vend që ta bësh Jezusin vetë themelin.

Dhe sapo merr atë vendim ti nxiton për të ndërtuar atë që do. Ti nuk preferon të humbasësh kohë me plan-projekte,  të doktrinave biblike që të bëjnë të vrasësh mendjen dhe të sfidojnë ty të ndryshosh.

Pse të mësosh për shlyerjen e fajit, apo shfajësimin apo shenjtërimin? Pse të studiosh urdhërimet e Perëndisë për një jetë të shenjtë dhe të përpiqesh t’i bindesh?

Duhet shumë kohë dhe përpjekje për të studiuar Biblën me kujdes dhe të zbulosh se Cili është Jezusi, apo se si funksion shpëtimi, apo çfarë ndryshimesh Zoti dëshiron që ti të bësh. Pse nuk mund të nxitosh dhe të ndërtosh një jetë të lumtur dhe të suksesshme?

Plan projektet të lodhin kokën, veçanërisht pjesa ku thuhet si të ndërtosh

themele të forta. Ajo pjesë të lodh shumë. Ti nuk dëshiron të gërmosh thellë dhe të heqësh dheun dhe rërën që gjendet mes teje dhe shkëmbit të fortë. Ti thjesht do ta ndërtoje fenë tënde mbi jetën që ti tashmë ke, pa gërmuar thellë dhe pa hequr dorë nga mëkatet, pa hequr asgjë që shtrihet mes teje dhe Krishtit, Shkëmbit.

Ndërkohë që ti e ndërton shtëpinë tënde mbi rërë, ti nuk dëshiron të dëgjosh asgjë që mund të të mërzitë.  Ti ridërgon paralajmërime për stuhitë dhe gjykimet, dhe çfarë ndodh me shtëpitë e ndërtuara keq. Ti ke disa predikues të preferuar të cilët të japin një ndjenjë paqeje, dhe disa vargje të preferuara të Biblës që duket sikur të qetësojnë, dhe ti ngulitesh pas tyre. Ti nuk dëshiron inspektorë të vërtetë ndërtesash, që ata të kontrollojnë strukturën tënde, e të të thonë se çfarë duhet të ndryshosh. Ti dëshiron që njerëz të të rrahin krahët dhe të bëjnë lajka. Ty të pëlqen shtëpia ashtu si është. Asaj i duhet bërë vetëm një lyerje herë pas here.

Nëse ky është qëndrimi yt, thotë Jezusi, jeta dhe besimi yt do të rrënohet dhe do të shkatërrohet. Edhe stuhitë këtu në tokë mjaftojnë për të të shkatërruar ty. Presioni i shokëve, talljet, sëmundja, dështimi financiar, humbja njerëzve të dashur, plakja—besimi i cekët, shpesh rrëzohet përballë gjërave të tilla. Dhe besimi i cekët dhe sipërfaqësor, sigurisht që nuk do t’i bëjë ballë provës përfundimtare, stuhisë, përmbytjes, zjarrit, dhe tërmetit të gjykimit përfundimtar të Perëndisë. Sipas Jezusit, kishëvajtësit, të cilët dëgjojnë fjalët e Tij por nuk veprojnë sipas tyre, do të humbasin, së bashku me ata të cilët nuk donin të dëgjonin fare për Jezusin.