Titulli: Një thirrje nga thellësitë

Këtë histori ia tregova një ditë një grupi fëmijësht të cilët bënin shumë pyetje. “nëse Jonës iu tha që të shkonet në Ninive atëherë përse shkoi në një drejtim tjetër? Më pyeti njëri prej fëmijëve. Atyre u dukej e pabesueshme që dikush mund të guxojë të mos i bindet Perëndisë kështu.dikush tjetër tha:”nëse Jona ishte profet, përse nuk i besoi Perëndisë?” kjo pyetje ishte e vështirë, nuk dija si ti përgjigjesha.

Për më tepër as vetë nuk e di se përse në disa raste nuk i besoj Perëndisë. Por një fëmijë tjetër nuk arrinte të besonte këtë idenë e peshkut, i dukej e pamundur. Në fakt bëhet fjalë për një peshk të madh, kështu e përshkruan Bibla dhe Jona qëndroi për tri ditë e tri net aty brenda. Kjo nuk është normale dhe unë besoj se është mrekulli nga fillimi në fund.

Ose Perëndia krijoi një peshk të veçantë për atë rast, ose duhet të ketë modifikuar një peshk ekzistues për Jonën. Dikush ka thënë diçka që më bëri shumë për të qeshur”Jona u pranua brenda barkut të peshkut si pacientët në spital.” (Xhon Kalvin). Sigurisht që ka shumë njerëz sot që mendojnë se nuk ka mundësi të të ketë ndodhur vërtetë.

Disa thonë se “kjo është legjendë”. Por Jezus Krishtit kjo ngjarje nuk i ngjante me një legjendë. Ai e përmendi Jonën si çdo njeri tjetër, prej mishi dhe gjaku, duke pohuar se ngjarja e tij ishte e vërtetë.

Nëse dora e Perëndisë përfshihet në këtë mes, atëherë gjithçka mund të ndodhë. Por le të rikujtojmë se si ndodhi ngjarja.

Jona bie në ujë

Historia fillon me Jonën që bie në ujë. Jonë në fillim shkoi në Jopa.(1:3), duke udhëtuar nga kodrat e Izraelit , duke zbritur poshtë në bregun e Mesdheut. Pastaj gjen një anije me të cilën mendon që të largohet(1:5). Hipi në anije, por për shkak të furtunës që mbuloi anijen,detarët  e hodhën në det, duke e fajësuar atë për gjithçka që kishte ndodhur.(2:5,6).

Kjo rënie fizike shënon në njëfarë mënyre rënien e tij shpirtërore. Përgjatë gjithë kësaj kohe mosbindjeje, Jona ishte poshtëruar dhe kishte rënë në një nivel të ulët. Vërtetë mendonte ai se do mund të largohej prej Perëndisë, vetëm se mund të shkonte larg izraelit? A nuk mund ta arrinte Perëndia atje ku kishte shkuar?

Jona gjendet në anije para një turme paganësh! Detarët nuk njihen si njerëz të mëshirshëm apo të dhembshur. Kështu që në momentin e parë që Jona përbënte rrezik për ta, e hodhën në det, si të ishte një ngarkesë e tepërt.

Sa larg mund të shkojmë prej planit që Perëndia ka për ne?! Kjo u ndodh njerëzve që e shpërfillin atë, largohen prej tij apo jetojnë sikur Zoti të mos ekzistonte fare. Kur njerëzit veprojnë kështu, janë duke shkuar në tatëpjetë dhe herët a vonë do të prekin fundin.

Një prej rregullave më rigorozë në jetë është se nuk mund të shmangësh apo injorosh realitetin përgjithmonë. Realiteti të shoqëron kudo. Perëndia është realitet i pashmangshëm.

JONA LUTET

Është shumë interesante lutja e Jonës tek kapitulli 2. Ai bën një lutje shumë prekëse Perëndisë. Dëshiroj të shkëpus një pjesë të saj:

“Në fatkeqësinë time i thirra Zotit dhe ai m’u përgjigj; nga gjiri i Sheolit i thirra dhe ti e dëgjove zërin tim.

3  Më hodhe në një vend të thellë, në zemër të deteve, rryma më mori dhe gjithë dallgët e tua dhe valët e tua më kaluan sipër.

4  Atëherë thashë: U dëbova nga prania jote. Megjithatë do të shikoj akoma në drejtim të tempullit tënd të shenjtë.

5  Ujërat më kanë rrethuar deri në shpirt, humnera më ka mbështjellë, algat u mblodhën rreth kokës sime.

6  Zbrita deri në themelet e maleve, toka mbylli shufrat e saj pas meje për gjithnjë, por ti e ngrite jetën time nga gropa, o Zot, Perëndia im.

7  Kur shpirti im po ligështohej brenda meje, kujtova Zotin, dhe lutja ime arriti deri te ti, në tempullin tënd të shenjtë.

8  Ata që jepen pas kotësive të rreme braktisin vetë burimin e hirit të tyre.

9  Por unë me zëra lëvdimi do të ofroj flijime dhe do të plotësoj betimet që kam bërë. Shpëtimi i përket Zotit”. 2-9

Ngjan si një psalm apo jo, duke se Jona i njihte mirë shkrimet.

Nëse e dëgjove me vëmendje, Jona përdor një gjuhë përshkruese shumë prekëse. “Ujërat më kanë rrethuar deri në shpirt”, “dallgët e tua dhe valët e tua më kaluan sipër” “Zbrita deri në themelet e maleve” etj etj. Nuk e di nëse ti je ndier ndonjëherë kështu. I vetëm dhe pa rrugëdalje? Çfarë ke bërë?

Jonës nuk i kishte mbetur asnjë alternativë tjetër veç t’i thërriste Perëndisë për ndihmë. Por prit pak, a nuk ishte Jona ai që po përpiqej ti shmangej Perëndisë? Si ka mundësi që tani i drejtohet Atij? Përgjigja është e qartë. Nuk kishte të drejtë ta bënte këtë, po kështu do të ishte edhe për ne.

Nëse do të ishim larguar prej perëndisë. Por këtu qëndron edhe e bukura: pavarësisht asaj që kemi bërë, apo sa larg Perëndisë kemi shkuar Perëndia na dëgjon. Unë edhe ti nuk mund ta imagjinojmë se sa i duruar është Perëndia me ne, edhe pse e kemi shpërfillur , jemi larguar dhe pastaj e kemi kërkuar vetëm në nevojën tonë. Ai është i hirshëm me ne.

Megjithatë sigurohu që kur ti thërrasësh perëndisë për ndihmë ta thërrasësh me të vetmin emër nga vjen ndihma, me emrin Jezus. Ja si shprehet Jona. Ata që jepen pas kotësive të rreme braktisin vetë burimin e hirit të tyre. Shpëtimi i përket Zotit”. (v 8-9)

JONA NGRIHET

“Kur shpirti im po ligështohej brenda meje, kujtova Zotin,” thotë jona “ dhe lutja ime arriti deri te ti, në tempullin tënd të shenjtë.” (v. 7).

Kujtova Zotin, sa shprehje e mrekullueshme. Por më i mrekullueshëm është fakti se: Zoti kujtoi Jonën, iu përgjigj lutjes së tij dhe e restauroi jetën e tij. E dini se ekziston një lidhje shumë e rëndësishme mes Jonës në Dhajtën e Vjetër dhe Jezusit në Dhjatën e Re.

Një ditë disa njerëz, e pyetën Jezusin që ti jepte një shenjë se ishte Mesia, Biri i Perëndisë. Dhe Jezusi i tha se e vetmja shenjë që do ti jepte ishte shenja e Jonës. Por cila ishte shenja e Jonës?

Duhet të varrosej në një varr për tri ditë dhe tri net, ashtu si Jona në barkun e peshkut dhe do të ngrihej sërish në jetë me anë të fuqisë së Perëndisë. Në rastin e Jonës, vdekja he ringjallja ishin figurative, por për Jezusin ato ishin të vërteta dhe të përjetuara. A e di se çfarë ndryshimi mund të sjellë kjo ngjarje në jetën tënde?

Ne që shpresojnë në Jezusin, një ditë do të çlirohemi nga vetë vdekja. Askush nuk mund ti shpëtojë vdekjes. Por me Jezus Krishtin ne kemi shpresën e jetës së përjetshme. Atëherë përse nuk e kujton zotin dhe përse nuk i thërret atij për ndihmë? Nesër nuk i dihet, pse të mos e bësh sot?

Komente

komente