Titulli: Nje trofe hiri

Pali, ky djalosh i zellshëm rabi, lindur nga prindër judenj në koloninë romake të Tarsit, begun jugor të Azisë së vogël, arsimuar në shkollat më të mira të rabinëve nën mbikëqyrjen e skolarëve më të mëdhenj të Izraelit, po ecte me hapa të shpejtë drejt karrierës si rabi.

Ai e ruante fort traditën vendase, dhe ai i ndëshkonte të gjithë ata që devijonin prej saj. Si një agjent i policisë sekrete, Sauli kërkoi gjithandej të krishterët në Jeruzalem për tua dorëzuar autoriteteve, për ti burgosur apo ekzekutuar ata dhe ai mendonte se përmes kësaj po kënaqte Perëndinë.

Kaq i madh ishte zelli i Saulit për të kryer këto padrejtësi sa që mori leje autoriteteve për ti ekzekutuar njerëzit jashtë qytetit të Palestinës. Kështu një ditë ai mori rrugën për në Dasmak, për të gjetur të krishterët në atë vend e për ti ekzekutuar më pas.

KOVERTIMI I PALIT

Por Pali nuk ia doli kurrë mbanë. Ngjarja që i ndodhi rrugës për në Damas e ndryshoi përgjithmonë dhe ndryshoi rrjedhën e historisë botërore.

Filozofët dhe mendimtarët laikë refuzojnë ta pranojnë se një vizion qiellor të mund të kthente Palin nga një persekutues në apostull.

Disa njerëz e refuzojnë mundësinë e mrekullive apo se Krishti u ngjall me të vërtetë prej së vdekurish. Prandaj ata thonë se konvertimi i Palit duhet të ketë një shpjegim të natyrshëm. Pali- thonë ata- mund të ketë parë një halucinacion. Ndoshta e kishte goditur dielli.  Apo ka pasur një lloj krize. Disa mund të mendojmë se faktorë psikologjikë si  ndjenjat e fajit për atë që kishte bërë, mund të kishin ndikuar në transformimin e menjëhershëm të Palit.

Fakti është se nuk ka shpjegime të sakta për ndryshim radikal që ndodhi në jetën dhe besimin e Palit. Shpjegimi i vetëm për atë që i ndodhi Palit mbete hiri i mbinatyrshëm i Perëndisë. Pali ndryshoi menjëherë prej pranisë dhe fjalëve ndryshuese të Zotit  Jezus.

Sigurisht që kjo nuk do të thotë se Sauli i Tarsit nuk kishte njohuri për Krishtin, apo se Perëndia nuk e kishte përgatitur zemrën e tij më parë.

Përkundrazi Sauli dinte shumë për krishterimin. Ai kishte qenë i pranishëm në gjyqin dhe ekzekutimin e Stefanit.(Veprat 7). Si banor  Jeruzalemit që ishte nuk mund të ngelej i paditur për dëshminë dhe mësimet e mësuesve të tjerë të krishterë, veçanërisht të Pjetrit.

Ka shumë gjasa që Pali ta ketë parë apo takuar edhe Jezusin. Shumë vite më vonë në një pjesë të shkrimeve ai raporton se Krishti i ringjallur i kishte thënë:”është e rëndë për ty të godasësh me këmbë kundër gjembave” (Veprat  26:14). Ndoshta Perëndia po e godiste ndërgjegjen e tij me mendimin se njerëz të pafajshëm po vuanin për faj të tij, sepse ishin burgosur nga ai. Ndoshta në shpëtimin e tij ndikoi dëshmia e përsëritur e ringjalljes së Jezusit.

Pavarësisht mjetit Perëndia po punonte në kujtesën e Palit. Edhe pse konvertimi i Palit ishte i menjëhershëm, sepse ndodhi në çast në të vërtetë ishte pjesë e një procesi hiri që po e transformonte atë. Transformimi i Palit rrugës për në Damask nuk ishte fillimi por as fundi i punës së perëndisë.

Shumë njerëz pyesin se si ndodhi konvertimi i Palit.

Ja se si ndodhi: Sauli dhe grupi i tij iu afruan qytetit pothuajse në mesditë. Ai pa një dritë vezulluese, shumë vezulluese sa e verboi.

Ai ra në tokë. Më pas një zë i foli atij duke e thirrur në emër dhe duke e pyetur. Ishte Jezusi dhe më në fund Sauli e kuptoi të vërtetën, se ai po persekutonte njerëzit e Zotit, kështu që ai u dënua në çast.

KONVERTIMI YNË DHE  I PALIT

Konvertimi i Palit ishte unik, sepse nuk u ndodh të gjithëve kështu. Pali a një dritë verbuese dhe dëgjoi një zë të dëgjueshëm. Ky nuk ishte thjesht një vizion. Sikurse e thotë në një letër dërguar të krishterëve në Korint,Pali kishte dëshmuar një pamje të saktë të Krishtit të ringjallur(1 Kor. 15:8). Pali u ndryshua menjëherë sepse ishte dëshmitar okular i ringjalljes së Jezusit. Palit i ishte caktuar mandati për të qenë apostull, me një rol dhe autoritet unik. Me të gjitha këto mënyra ai tregon se nuk duhet të presim që përvoja jonë e konvertimi ti ngjajë asaj së Palit.

Por ajo që i ndodhi Palit rrugës për në Damask i ndodh çdo të krishteri që është konvertuar me të vërtetë. Konvertimi i Palit na tregon se shpëtimi ndodh vetëm përmes hirit të Perëndisë. Pali na kujton se Perëndia e ofron hirin e tij njerëzve që nuk e meritojnë. A je i shqetësuar sepse ke bërë gjëra të cilat mund të s’kualifikojnë ty prej dashurisë së Perëndisë.

Dua të them se edhe Pali kishte bërë gjëra si këto, edhe unë kam bërë, por Lajmi i Mirë është se Perëndia gjithsesi na do jo për arsye se ne jemi të denjë për dashurinë e tij por sepse ai na do.

Pra konvertimi i Palit na tregon se çfarë është në thelb konvertimi i krishterë. Konvertimi ndodh atëherë kur takohemi personalisht me Krishtin e ringjallur, dorëzohemi pa kushte para drejtimit të tij.

“kush je ti Zot?” pyeti Pali. Pas kësaj dëgjoi, “unë jam Jezusi, i njëjti Zot që ti ke qenë duke përndjekur”. Qysh nga ai moment e  tutje nuk kishte dyshim se kush do të ishte Zoti në jetën e Palit.

Së fundi konvertimi në Jezusin gjithmonë përfshin një përkushtim për të shërbyer diku. Ata që dorëzohen në besim tek Zoti janë thirrur për të qenë dëshmitarë  të tij si edhe për ta dëshmuar atë në botë. Misioni i parë i tyre është të duan si ai.

Fjala konvertim do të thotë të “ndryshosh krejtësisht.” Kjo është ajo që Pali tha kur Krishti iu shfaq atij. Ai i ndryshoi krejtësisht drejtimin e jetës

Ai ndaloi se jetuari për fenë,  për traditën, për karrierën di edhe për amibcjet apo qëllimet e veta.

Ai filloi të jetonte për Krishtin pa egoizëm. Vite më vonë në letrën drejtuar Galatasve ai shkruan “unë pra egoja ime] jam kryqëzuar bashkë me Krishtin. Nuk jetoj më unë por Krishti jeton në mua.” (Galatasve 2:20).

Shumë të krishterë shqetësohen për konvertimin e tyre, si  ndodhi, a  ndodhi me të vërtetë, a ishte ndryshim real, a ishte ndryshim i menjëhershëm, a mund të mbajnë shënim datën, vendin e konvertimit. Pyetja më e rëndësishme është kjo: pikërisht tani që po flasim, a je i konvertuar? A ke besuar në Krishtin? A po e jeton jetën duke mbajtur sytë te Perëndia? Apo i ke kthyer kurrizin? Mos ndoshta duhet të ndryshosh krejtësisht?

Komente

komente