Parashikime të vërteta

Titulli: Parashikime të vërteta (pjesa 3)

Parashikime të vdekjes dhe ringjalljes

Mënyra e vdekjes dhe torturimit të Jezusit, zbuloi se Ai ishte personi që kishin parashikuar profetët. Kohë më parë, Psalmi 22 kishte parashikuar, ” Më kanë shpuar duart dhe këmbët… Ndajnë midis tyre rrobat e mia dhe hedhin në short tunikën time.” Një mijë vite më vonë ushtarët i ngulën një kurorë me gjemba Jezusit dhe këmbët e duart ia gozhduan. Pas kësaj hodhën short se kush do të merrte tunikën, apo veshjen e Tij. Psalmi 22 thotë ” Perëndia im, Perëndia im, pse më ke braktisur?” Një mijë vite më vonë Jezusi pohoi pikërisht ato fjalë teksa qëndronte i varur në kryq. Psalmi 22 flet për talljen që njerëzit i bënë Zotit: “Ai i ka besuar Zotit; le ta çlirojë.” Një mijë vite më vonë armiqtë e Jezusit thanë: “Ai ka besuar në Perëndinë; le ta lirojë tani në qoftë se e do me të vërtetë, sepse ka thënë: “Unë jam Biri i Perëndisë”. (Mateu 27:43) Psalmi 22 tha “Pas kësaj, Jezusi, duke ditur që tashmë çdo gjë ishte kryer, që të përmbushej Shkrimi, tha: “Kam etje!’ (Gjoni 19:28) Psalmi 69 tha ” për të ma shuar etjen më dhanë për të pirë uthull.” Një mijë vite më vonë ata i ofruan Jezusit uthull për të pirë.

Kur Jezusi vdiq, trajtimi i trupit të tij përmbushi një numër profecish antike. Ishte një ditë para shabatit dhe, njerëzit e ngarkuar me këtë detyrë donin të siguroheshin që Jezusi dhe dy të kryqëzuarit e tjerë në anë të tij të kishin vdekur para se të perëndonte dielli. Kështu që ushtarët menduan t’ia thyenin këmbët dy burrave të tjerë dhe Jezusit, me idenë që të vdisnin më shpejt, sepse kështu nuk do të ishin në gjendje të merrnin frymë në mushkëri.

Kur i erdhi radha Jezusit, ushtarët u habitën sepse panë se Ai tashmë kishte vdekur, ata nuk ia thyen këmbët, vetëm e shpuan me një heshtë që të siguroheshin se kishte vdekur. Shekuj më parë, Dhjata e Vjetër parashikoi: “Asnjë prej kockave të tij nuk do të thyhet.” (Eksodi 12:46, Psalmi 34:20), dhe një shkrim tjetër ka thënë ” ata do të vështrojnë drejt meje, drejt atij që kanë therur”.(Zakaria 12:10) Më pas një njeri i pasur me emrin Jozefi i Arimateas e vendosi trupin e Jezusit në varrin që Jozefi kishte përgatitur për vete, duke plotësuar kështu profecinë që Isaia kishte thënë kohë më parë: “Kishin caktuar ta varrosnin bashkë me të pabesët, po kur vdiq e vunë me të pasurin”. (53:9)

Vetë koha kur kjo gjë ndodhi tregoi se Jezusi ishte personi që kishin parashikuar profetët. Kujtoni, Jezusi vdiq gjatë javës së Pashkës. Në kohën e Mojsiut, engjëlli i vdekjes vrau të parëlindurin e Egjiptin dhe shpëtoi Izraelitët prej skllavërisë. Çdo shtëpi Izraelite, kalohej, dhe kursehej në rast se gjaku i qengjit shënohej në shtalkën e shtëpisë. Qengji vdiq në vend të birit të parëlindur dhe gjaku i tij shpëtoi popullin e Perëndisë prej vdekjes.(shiko Eksodi 11-12). Çdo vit pashka kujtonte atë ngjarje.

Po ashtu Jezusi vdiq gjatë kohës kur java e pashkës, po arrinte kulmin e saj. Jezusi ishte sakrifica përfundimtare në serinë e flijimeve të Pashkës. Katërmbëdhjetë shekuj më parë, qengji i pashkës dhe çlirimi nga Egjipti kishte qenë veç një shenjë paralajmëruese.

Therja e Jezusit, qengjit të Perëndisë, dhe çlirimi i madh që solli vdekja e Tij prej mëkatit dhe Satanit, ishin të gjitha përmbushje të profecive të mëparshme. Koha e Pashkës dhe e kryqëzimit përputhej plotësisht, duke lidhur sërish shkrimet antike me personin e Jezusit.

Si ka mundësi që kaq shumë profeci dolën se ishin kaq të sakta? Dhe si mund të ishte një person përmbushja e gjithë atyre gjërave që ishin shkruar shumë vite më parë? Përgjigja është thjesht se këto parashikime në Dhjatën e Vjetër, ishin premtime nga Perëndia dhe se ky Jezus është Perëndia i dërguar për të na shpëtuar. Si mund të përputheshin kaq mirë parashikimet me personin?

Parashikimet e Dhjatës së Vjetër nuk ndaluan vdekjen e Mesias. Psalmi 16 tha: ” sepse ti nuk do ta lësh shpirtin tim në Sheol dhe nuk do të lejosh që i Shenjti yt të shohë korruptimin.” Psalmi 22 tha se pasi u harrua prej Perëndisë dhe u tejshpua prej njerëzve, i munduari  do të jetonte dhe do të gëzonte dhe do t’i sillte te Perëndia kombet e largëta. Isaia 53 thotë ” Ne të gjithë endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugën e vet, dhe Zoti bëri që të bjerë mbi të paudhësia e ne të gjithëve.” Është mëse e sigurt, Jezusi nuk qëndroi në varr, dhe trupi i Tij nuk u kalb. Ai u ngrit prej së vdekurish, pa dritën e jetës dhe ka sjellë qysh atëherë gëzim, shpëtim dhe jetë të përjetshme njerëzve nga çdo komb.

Arsyeja pse të besojmë

Pra nëse pyet”Pse të jem i krishterë dhe jo besimtar i një besimi tjetër? Pse t’i besoj Biblës dhe të mos i besoj një libri tjetër ? Pse t’i besoj Jezusit dhe mos i besoj një personi tjetër?” Përgjigja është se nuk ka asnjë libër tjetër si Bibla dhe, nuk ka asnjë person tjetër si Jezusi. Bibla është Fjala e Perëndisë në formën e shkruar dhe Jezusi është Perëndia që jeton mes nesh në formë njerëzorë.

Para se të besosh në disa libra të tjerë që pohojnë se janë prej Perëndisë, sigurohu që të pyesësh që ai libër ka parashikuar me saktësi kohë më parë gjërat që do të ndodhnin.

Para se të besosh në një drejtues tjetër fetar, sigurohu të pyesësh se sa shumë profeci ka përmbushur Ai, dhe a ka vdekur Ai, a është varrosur dhe më pas është ngritur prej varrit i gjallë? Asnjë libër tjetër veç Biblës nuk zbulon premtimet e Perëndisë para se ato të bëhen realitet. Asnjë person tjetër veç Jezusit nuk i përmbush ato premtime. Asnjë drejtues fetar nuk është aq i shenjtë dhe aq i dashur, sa të vdesë për mëkatet e njerëzve dhe, asnjë drejtues fetar nuk është i madh sa duhet për të mundur vdekjen dhe Satanin.

Këtë Dhjata e Re e shpreh kështu ” siç i kishte premtuar Ai me anë të profetëve të Tij në Shkrimet e shenjta, lidhur me Birin e Tij.” (Romakëve 1:2-3) Kjo është arsyeja përse dikush që takoi Jezusin pohoi:” E gjetëm atë, për të cilin shkroi Moisiu në ligj dhe profetët. ” (Gjoni 1:45) Kjo është arsyeja përse Jezusi vetë tha “se duhet të përmbushen të gjitha gjërat që janë shkruar lidhur me mua në ligjin e Moisiut, në profetët dhe në psalmet.” (Luka 24:44) Mund të ketë shumë nga ju që nuk e njohin Biblën mirë, ka shumë të tjerë që nuk e kuptojnë Jezusin, por kur shikon mënyrën mahnitëse se si Bibla dhe Jezusi përshtaten bashkë në mënyrë të mrekullueshme, mëson se cilin libër të besosh si Fjalën e Perëndisë dhe cilit person t’i besosh si Bir i Perëndisë.

Mos lejo larminë e librave të shenjtë  dhe drejtuesve fetarë të të turbullojnë aq shumë sa të mos marrësh një vendim. Librat e tjerë mund të përmbajnë mendime të vlefshme, por Bibla ka një autoritet shumë herë më të lartë. Drejtuesit e tjerë mund të kenë pikat e tyre të mira, por Jezusi është shumë më superior se ata. Besoje Biblën dhe, studioje atë gjithmonë e më shumë. Besoji Jezusit dhe njihe atë përditë e më mirë. Falënderoje atë që vdiq në vendin tënd dhe u ngrit sërish për të pushtuar vdekjen për hatrin tënd. Mirëprit Frymën e Shenjtë, që të vijë të jetojë në ty. Atëherë parashikimet e vërteta nuk do të jenë thjesht fakte mahnitëse që të mbushin mendjen. Jezusi do të jetë Zoti i gjallë që të mbërthen zemrën.