Pas vdekjes

Titulli: Pas vdekjes (pjesa 3)

Gëzimi yt do të rritet kur të qëndrosh me Perëndinë nw qiell. Si mund të ndodhë kjo? Përfytyroje veten si një kontejner që mban gëzimin që vjen nga Krishti, burimi. A do të nisësh jetën në qiell, pjesërisht bosh dhe gradualisht do të derdhet më shumë gëzim në ty? Jo gëzimi i Krishtit, do të pushtojë ty sapo të arrish në qiell. Në rast se gëzimi yt vazhdon të rritet derisa të të mbushte kjo nuk është për arsye se kontejneri yt ka qenë pjesërisht bosh, por sepse kontejneri vetë vazhdon të rritë kapacitetin e tij. Sa më shumë qëndron në prani të Jezusit dhe përjeton miqësinë e Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë, aq më i madh do të jetë kapaciteti yt për bekimet e tij. Teksa burimi i jetës, dritës urtësisë dhe dritës së Perëndisë përshkon tërë qenien tënde, gëzimi yt vazhdon të rritet sepse kontejneri vazhdon të bëhet më i madh dhe, më i madh.

E thënë ndryshe, duke qenë më pranë Tij, ti do të bëhesh më shumë si Jezusi. Ti nuk do të jesh njëlloj si Ai sepse Ai është i pafund, ti je i kufizuar, Ai është hyjnor, ti nuk je, por për tërë përjetësinë ti do të tërhiqesh më shumë dhe më thellë në jetën e Trinisë së bekuar. Ndonëse ti nuk do të kesh kurrë një natyrë hyjnore, “Ti mund të marrësh pjesë, në natyrën hyjnore.”

(2 Pjetri 1:4)

Këto gjëra janë tepër të mëdha që të mund të përshkruhen apo të përfytyrohen, por nëse ka ndonjë gabim në ndonjërën prej këtyre gjërave që thashë, i vetmi gabim  mund të jetë që nuk kam përshkruar aq mirë realiteti i të qenurit me Krishtin, sepse do të jetë shumë më i mirë se sa kaq; do të jetë fantastik.

Apostulli Pal pati një takim me Krishtin e ringjallur, dhe ai pa një grimë të qiellit dhe e konsideroi gjithçka tjetër plehra krahasuar me njohjen e Jezusit.

(Filipianëve 3:7-14)

Në rast se do kishe vetëm një grimë të pamjes së Jezusit, pikërisht tani, në rast se do të ndieje edhe prekjen më të vogël të Frymës së Tij të Shenjtë, ti do ta vlerësoje atë më shumë se gjithçka tjetër që ke, do ta vlerësoje më me vlerë se jeta vetë. Ti do të bashkohesh me Palin për të thënë se vdekja është fitim, që më mirë të jesh pa trup, nëse kjo do të thotë të shkosh pranë Zotit.

Pse je ende gjallë?

Tani nëse je i etur për qiellin, a do të thotë kjo se ti duhet të ulesh dhe të dëshirosh që të vdesësh sa më shpejt. Aspak! Në rast se Perëndia të le ty në tokë për një kohë të caktuar, pavarësisht faktit që qielli është kaq i mrekullueshëm, atëherë Perëndia ka ende punë për të bërë përmes teje. Apostulli Pal i shkroi disa të krishterëve të tjerë dhe i tha:

“sepse unë jam i shtrënguar nga dy anë, sepse kam dëshirë të iki nga kjo çadër dhe të jem bashkë me Krishtin, gjëja më e mirë,

24  por të qëndruarit në mish është më i nevojshëm për ju.

25  Këtë e di me siguri, që do të rri dhe qëndroj me ju të gjithë për përparimin tuaj dhe për gëzimin e besimit tuaj.

26  që mburrja tuaj për mua të teprojë në Jezu Krishtin, për praninë time sërish midis jush.”

(1:23-26)

Ky është qëndrimi për një ndjekës të vërtetë të Jezusit: më mirë i vdekur (sh.i.p se do të shkosh në prani të Perëndisë, por nëse je gjallë, ji i gëzuar që mund të ndihmosh të tjerët përgjatë rrugës për në qiell dhe t’i shërbesh Shpëtimtarit.

Në rast se je ende duke jetuar në tokë, Perëndia po të mban gjallë për njërën prej këtyre dy arsyeve. Një arsye është se Perëndia ka ende punë për ty këtu. Nëse ti i përket Jezusit, do të ishe më mirë në qiell se në tokë. Do të ishe më mirë i vdekur se i gjallë, por Perëndia ka një qëllim pse të ka lënë këtu. Mundohu që ti pëlqesh Atij, të ndihmosh të tjerët dhe të mbledhësh thesare për në qiell.

Nëse je i moshuar dhe ke shëndet të keq, ndoshta po pret me padurim të shkosh në qiell, por mos rri duke vrarë mendjen se pse nuk po të merr Perëndia në praninë e Tij. Këto punë i di Zoti! Nëse je këtu, ti je për një arsye. A  ka njerëz për të cilët Perëndia dëshiron që ti të lutesh? A ka miq apo nipër e mbesa të cilët Perëndia dëshiron që ti t’i flasësh për Zotin? Bëj punën e Perëndisë sa të kesh jetë, në vend që të ankohesh që ai nuk i ka dhënë fund ende jetës tënde këtu në tokë.

Edhe atëherë kur nuk i kuptojmë plotësisht qëllimet pse Perëndia e mban gjallë dikë, ne mund të jemi të sigurt se Ai e ka një arsye. Nuk do ta harroj asnjëherë bisedën me një burrë të krishterë rreth të pesëdhjetave, nëna e të cilit kishte vuajtur prej sëmundjes së Alzajmerit. Ndërsa mendja e nënës së vet shkatërrohej në konfuzion, djali pyeste veten se pse e kishte lejuar Perëndia që nëna e tij të jetonte.

A nuk do të ishte kjo shenjtore shumë më mirë me Jezusin në qiell ? Ajo nuk  mund të bënte më asgjë në këtë tokë, apo mundej? Nuk kishte kuptim!

Më në fund nëna e tij vdiq. Në varrimin e së ëmës, ai takoi një infermiere prej shtëpisë së pleqve ku nëna e tij kaloi vitet e fundit të jetës. Kjo infermiere, i tha se nuk kishte qenë e krishterë. Kur takoi atë grua të moshuar, sëmundja e Alzajmerit, kishte bërë shumë dëmtime. Pacientja nuk mund të vazhdonte një bisedë dhe as të kujtonte shumë gjëra. E vetmja gjë që ajo mund të bënte ishte të përsëriste një varg nga Bibla që kishte mbajtur në mendje kohë më parë: “Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd.” (Fjalët e Urta 3:5)

Infermierja i mori ato fjalë si një mesazh prej Perëndisë dhe i besoi Jezusit me gjithë zemrën e saj. Ajo pa gruan e moshuar që vazhdonte t’i besonte Zotit edhe atëherë kur mendja e saj e humbi arsyetimin dhe ajo infermiere mori shpëtimin e përjetshëm. Djali i gruas së moshuar më tha me lot në sy: “Unë nuk shihja asnjë arsye përse nëna ime duhet të vazhdonte të jetonte. Unë nuk e dija se pse Perëndia nuk e linte atë të vdiste. Por Perëndia dinte më të mirën.” Edhe një viktimë e Alzajmerit mund të bëjë veprën e Perëndisë.

Nëse je ende gjallë, një arsye e mundshme mund të jetë që Perëndia ka ende punë të rëndësishme për të bërë përmes teje. Por ndoshta ti nuk je duke bërë fare atë punë. Po qe kështu, ndoshta Perëndia ka një arsye tjetër përse po të mban gjallë.

Ndoshta të mban gjallë se nuk je ende gati të vdesësh. Ti je ende larg Krishtit dhe, Perëndia e di se ti nuk do të ishe më mirë i vdekur. Perëndia e di se po të kishe vdekur natën e kaluar, ti do të ishe në ferr pikërisht tani, në vuajte të përjetshme pa rrugëdalje.

Ti je gjallë pikërisht tani sepse Perëndia në mëshirën e Tij po të jep më shumë kohë për të pranuar mëkatin tënd dhe për të kërkuar mëshirën e tij në Krishtin.

Por një ditë jetës tënde do t’i vijë fundi. Vetëm Perëndia e di se kur është ajo ditë.

Mos i humb mundësitë që Zoti të jep. Ti ke dëgjuar premtimet e mrekullueshme të Perëndisë për qiellin.

Sa keq do të ishte nëse pasi e dëgjon këtë mesazh ti thjesht tund supet e largohesh dhe shkon drejt vdekjes pa Krishtin. Mos u bëj i marrë. Drejtoje zemrën tënde drejt Zotit. Vendos sot që të kalosh përjetësinë me Të. Lutu për mëshirën e Perëndisë derisa Ai të ta japë.

Beso në Zotin Jezus dhe do të shpëtohesh. Gjej kënaqësinë tënde në Zotin dhe Ai do të plotësojë dëshirat e zemrës sate. Nderoje Atë si kënaqësinë më e madhe, në jetë dhe në vdekje.

Në rast se nuk je gati të jetosh për Jezusin, nuk je gati as të vdesësh. Por sapo të jesh gati të vdesësh, do të jesh gati të jetosh për Të, pa frikë dhe plot gëzim. Sapo mëson se do te ishe më mirë i vdekur, ti e di se Perëndia duhet te ketë një qëllim të rëndësishëm që po të mban ty ende këtu dhe, shërbeji Atij me gjithë zemrën tënde. Perëndia të dhuroftë hir që të mund të thuash me të vërtetë: “Do të isha më mirë i vdekur, (sh i. p se kështu do të isha pranë Perëndisë) por jam i lumtur që jam gjallë, se kështu mund t’i shërbej Atij. Sepse për mua të jetuarit është Krishti, të vdekurit fitim.”

Komente

komente