Titulli: Përballja me luanët

Bibla thotë se Djalli është i vërtetë, dredharak dhe armiqësor. Ai qëndron si një luan vrumbullues që kërkon viktimat e radhës. Por ti qëndro i fortë para tij, kundërshtoje dhe ai do të largohet.

Përballja me luanin

Dëgjoni këtë pasazh nga letra e parë e Pjetrit kapitulli 5:

U bëj thirrje pleqve që janë midis jush, unë që jam plak bashkë me ta dhe dëshmitar i vuajtjeve të Krishtit dhe që jam gjithashtu pjesëmarrës i lavdisë që ka për t’u zbuluar:

2  ruani tufën e Perëndisë që është midis jush, duke e mbikqyrur jo me detyrim, por me dëshirë, jo për përfitim të pandershëm, po me vullnet të mirë,

3  dhe jo si zotëronjës mbi ata që ju janë besuar, por duke u bërë shembull për tufën.

4  Dhe kur të shfaqet kryebariu, do të merrni kurorën e lavdisë që nuk fishket.

5  …vishuni me përulje, sepse Perëndia i kundërshton krenarët, por u jep hir të përulurve.

6  Përuluni, pra, nën dorën e fuqishme të Perëndisë, që ai t’ju lartësojë ne kohën e duhur,

7  dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi të, sepse ai merakoset për ju.

8  Jini të përmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë.

9  Kundërshtojeni, duke qëndruar të patundur në besim, sepse e dini se të njëjtat vuajtje po i heqin vëllezërit tuaj të shpërndarë nëpër botë.

10  Dhe Perëndia i çdo hiri, që ju thirri në lavdinë e tij të përjetshme në Krishtin Jezus, mbasi të keni vuajtur për pak kohë, do t’ju bëjë të përsosur ai vetë, do t’ju bëjë të patundur, do t’ju forcojë dhe do t’ju vërë themel.

11  Atij i qoftë lavdia dhe pushteti për shekuj të shekujve. Amen. 1 Pjetri 5:1-11, niv

Letra e parë e Pjetrit në kapitullin e fundit provon se apostulli ka qenë nxënës në Shkollën e formimit të karakterit nga Perëndia, përgjatë rrjedhës së një jete të vështirë dhe të trazuar.

Mendoni se sa impulsiv ishte Pjetri, kur pa Jezusin që po ecte mbi ujë dhe u ngirt në cep të varkës për ta vërtetuar nëse ishte me të vërtetë ai ose jo. Po njëkohësisht duhet të ketë qenë shumë i paditur dhe i sinqertë. Rrëfimi i mrekullueshëm për besimin, që doli  nga buzët e tij pasohet menjëherë nga qortimi i Zotit Jezus, që jam plotësisht i bindur se ka ardhur prej Satanit vetë.

Pjetri e qortoi Zotin Jezus për faktin se po shkonte në Kryq! Ose kujtoni këtë skenën tjetër kur Pjetri shpall sigurinë e tij të kotë, “Edhe sikur gjithë të tjerët t’iu braktisin unë nuk do të mohoj ty!” Pjetri kishte shumë për të mësuar, shumë për të jetuar dhe një rrugë të gjatë për të bërë për tu rritur në njohjen e Krishtit.

Por ai ia doli mbanë, ja përse në fund të letrës së parë fjalët e tij janë shumë sfiduese pasi vijnë nga një përvojë e dhimbshme. Apostulli Pjetër flet për rëndësinë e përulësisë dhe nevojës për t’i rezistuar djallit, sepse e di se ai është i vërtetë dhe sa i keq është në ato që bën. Prandaj dua të ndalemi tek letra e Pjetri dhe ti kushtojmë vëmendje atij.

Ruani tufën

Fjalët e para të Pjetrit në kapitullin 5 i drejtohen “pleqve midis jush” pra udhëheqësisë së kishës. Vini re se si i drejtohet vetes. “unë jam plak bashkë me ta.” (vargu 1). Ai nuk e quan veten apostull megjithëse mundej. Jo ai thotë unë jam plak bashkë me ju,” një nga drejtuesit, një mësues që e kishte mbaruar kursin e vet, një komandant që kishte luftuar luftën në rangun e  një ushtari të zakonshëm.

Pjetri vazhdon duke e përshkruar veten si një “ dëshmitar i vuajtjeve të Krishtit.”

Nëse term i parë thekson të përbashkëtën e Pjetrit me drejtuesit e tjerë të kishës, termi i dytë thekson atë që e dallonte Pjetrin.

Ai ishte një dëshmitar i jetës, shërbesës dhe vuajtjeve të Zotit Jezus.

Ai pa lavdinë e Zotit, të shfaqej në malin e shpërfytyrimit, të zbuluar ringjalljen dhe ngritjen e Zotit Jezus sikurse i kishte premtuar gjithë besimtarëve. Prandaj Pjetri e identifikon veten si pjesëtar në” këtë lavdi. Pra Pjetri është i kualifikuar të na mësojë. Si plak në drejtim ai ka njohurinë për të folur, dhe si dëshmitar apostolik ka autoritetin për të folur.

Udhëzimi i fundit për drejtuesit e krishterë është i thjeshtë: ruani tufën.(v. 2). Pra ushqejeni popullin e Perëndisë me Fjalën e Tij dhe drejtoni me kujdes.

Për ta shpjeguar më mirë këtë ai jep tre alternativa të ndryshme.

E para ka të bëjë me qëndrimin: “mos shërbeni sepse duhet por sepse keni dëshirë” Mos shërbeni në kishë sepse duhet, por bëheni me gëzim sepse Perëndia i do dhuruesit e gëzuar, po kështu duhet të jenë shërbëtorët e tij.

Së dyti motivi: “mos shërbeni nga lakmia për para, por të jeni të etur për të shërbyer.”

Perëndia kërkon njerëz që dëshirojnë të bëjnë diçka për të dhe jo për dikë që dëshiron të përfitojë për vete.

Së fundi, Pjetri flet për stilin e shërbesës “mos dominoni mbi njerëzit që iu janë besuar por jini shembull për kishën.” Dominimi dhe  ushtrimi i pushtetit autoritar është mënyra se si drejton bota,”. . . por nuk duhet të jetë kështu mes jush,” kështu i paralajmëroi Jezusi dishepujt e tij. (Marku 10:42f).

Përuleni veten

Pasi i ka folur vetëm drejtuesve, Pjetri e zgjeron audiencën e tij duke përfshirë edhe bashkësinë. Ne si kishë, që të gjithë , të rinj dhe të moshuar duhet të vishemi me pëulësi.

Mendoni pak se çfarë do të ndodhte nëse do të kushtonim aq vëmendje veshjes së brendshme sa i kushtojmë zbukurimit të jashtëm?

Pak më herët në programet tona kemi folur se si duhet të vishet një i krishterë. Shtojini pra gardërobës suaj edhe përulësinë ndaj njëri tjetrit. Përse? “. . . sepse Perëndia kundërshton krenarin dhe i jep hir të përulurit. ” (v. 5, Fjalët e urta 3:34). Krenaria, vetëvlerësimi i pa balancuar që na mbush mendjen se duhet ti trajtojmë të tjerët me përçmim është e papëlqyer nga Perëndia.

Perëndia del hapur kundër kësaj. Ai nuk e toleron. E tmerrshme është të kundërshtosh perëndinë; por imagjino sa e tmerrshme është të kundërshtohesh nga Perëndia?

Këtë bën edhe njeriu krenar, prandaj Perëndia e kundërshton.

Nga ana tjetër ai i premton hir të përulurit. Shumë njerëz gabojnë në lidhje me nocionin e përuljes. Disa mendojnë që të kesh një opinion të ulët për veten, apo një imazh të keq për veten. Por përulësia e vërtetë nuk do të thotë egoizëm, por të jesh i lirë nga mendimet që përqëndrohen tek vetvetja dhe të fokusohesh te nevojat dhe vlerat e të tjerëve.

Një gabim tjetër që bëjmë është se themi që ose e kemi përulësinë ose nuk e kemi.”

Ne themi ndonjëherë me shaka, “ kaq i famshëm sa jam është e vështirë të jesh përulur”

Ne e mendojmë përulësinë si një veprim që ndodh brenda nesh por nuk e vëmë re, apo nuk jemi të vetëdijshëm për të.

Por përfundimi që nxjerr Pjetri është i qartë:  Perëndia kundërshton krenarin dhe i jep hir të përulurit.

“Përuluni pra nën dorën e fuqishme të Perëndisë. ” Nëse i kushton vëmendje foljes është “përuluni” në formën e një urdhri, nuk thotë po u ndjeve mirë përulu, në të kundërt s’ka problem.

Ne përulemi nën dorën e fuqishme të Perëndisë kur qëllimisht ia nënshtrojmë vullnetin tonë atij, veçanërisht kur përulemi para Perëndisë duke besuar se Perëndia siguron për ne, pavarësisht rrethanave të dhimbshme që mund të përjetojmë, apo që ai lejon në jetën tonë.

Kjo gjë është e vështirë ndonjëherë sepse mund të shkaktojë vuajtje, apo dhimbje, por Pjetri na ofron këtë antidotë për shqetësimin tonë: “Gjithë merakun tuaj hidheni mbi të sepse ai kujdeset për ju. ” (v. 7). Nëse me të vërtetë mendon se Perëndia kujdeset për ty atëherë mund të durosh gjithçka.

Kundërshtojeni armikun

Në fund Pjetri, me një sërë urdhërimesh praktike na nxit të qëndrojmë para luanit dhe të përballemi me të.

Uinston Çërçill (Ëinston Churchill) dikur është shprehur, “Edhe pse një komandat mund të jetë zhytur në mendime të hollësishme, ndonjëherë është e nevojshme të marrë parasysh edhe armikun.” Apostulli na ndihmon të bëjmë këtë në udhëzimet që na jep për të luftuar armikun e madh të shpirtrave tonë, djallin, Satanin, dhe gjithë legjionet e tij të errësirës.

Dëgjoni edhe një herë se çfarë thotë ai,” Jini të përmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë. Kundërshtojeni, duke qëndruar të patundur në besim” (vv. 8-9).

Pjetri na nxit të rrimë zgjuar , të jemi të kujdesshëm me atë që bëjmë apo se ku shkojmë se sepse armiku ynë sillet si një luan turfullues, duke parë se kë mund të përpijë.

Si. Es. Lljuis, në parathënien një prej librave të tij (letrat skrutejp) shkruan: Një studim klasik i strategjive të Satanit, sugjeron se ne mund të bëjmë këto dy gabime tipike me Djallin. E para është të bëhemi të fiksuar pas tij, duke parë djallin pas gjithçkaje, (qoftë pas një sëmundje, apo pas një zakoni.)

Tjetra, është e injorojmë atë plotësisht, dhe e mendojmë sikur të ishte thjesht përbindëshi imagjinar i një përralle.

Jo, Djalli është shumë i vërtetë dhe e urren Perëndinë aq shumë sa që gjithë inatin e nxjerr me njerëzit e Perëndisë. Nëse Satani nuk mund ti bëjë keq Zotit,  mundohet të na bëjë keq neve. Por perëndia është sovran, dhe ata që i besojnë janë nën mbrojtjen e tij. Mos harro inkurajimin e Jezusit, “Ai që është në ju është më i madh se ai që është në botë.” Është e vërtetë se djalli sillet rrotull si një luan vrumbullues. Ai mund të jetë i tmerrshëm sikurse e përshkruan Xhon Bunjan në librin e tij “ udhëtimi i shtegtarit” Pilgrim’s Progress. Djalli mbahet prej zinxhirit të Perëndisë.

Ai mund të shkojë aq larg sa ka zinxhirin. Pjetri na nxit të qëndrojmë të fortë dhe të kundërshtojmë djallin,(vargu 9), duke na treguar se shumë prej kërcënimeve të Djallit janë veçse blof. Nuk duhet tia kemi frikën për sa kohë jetojnë nën hirin e Perëndisë sepse siç e ka shprehur  edhe Çarls Uezli (Charles Ëesley): Djalli dridhet kur shikon besimtarin më të dobët të ulur në gjunjë.

Komente

komente