Përballja me Kritikat

Titulli: Përballja me Kritikat (pjesa 1)

A e dini se ekziston mundësia që të dimë shumë njohuri por të mos jemi të mençur? Ekspertët tregojnë se njohuria jonë bazë dyfishohet çdo pesë vjet. Gjimnazistët sot janë më shumë të ekspozuar ndaj informacionit në botë, se sa Plato, Aristoteli, apo Benzhamin Franklin.

Bazuar vetëm në faktet, as Mojsiu as Pali, nuk do të kalonte provimin e pranimit në universitet.

Megjithatë bota jonë është një rrëmujë. Pra mundësia për të qenë i informuar është e madhe por jo për të qenë të mençur.

Fjalët e urta janë një libër jo vetëm për njohurinë, por kryesisht për urtësinë.

Sot do të doja të dija se si u përball me kritikat ky njeri i mençur?

Një prej subjekteve kryesore të interesit për shkrimin e proverbave është gjuha, dhe mënyrat e ndryshme se si gjuha që përdorim dhe fjalët që i themi njëri tjetrit mund të na ndikojnë.

Dhe brenda subjektit të përgjithshëm të gjuhës, proverbat veçanërisht i referohen gjuhës tonë, fjalëve tona, dhe gjërave që themi të cilat mund të jenë shkatërruese.

Çdo Fjale e urtë që do të shohim bashkë sot, thekson vetëm një gjë që dua të trajtojmë sot: si të përballemi me kritikat.

Fjala e parë e urtë, që dua të citoj është tek Fjalët e Urta 15:32 Kush nuk pranon qortimin e përçmon vetë shpirtin e tij, por ai që dëgjon qortimin bëhet më i urtë.”

Këtu ky njeri i mençur, paraqet atë që quhet “kritika me vend.”

Ai e quan atë disiplinë, këshillim, këshillë.

Gruaja të thotë: “E di ti ke këtë problem që nuk dëgjon kur të flasin. Ti mendon se dëgjon, por nuk është kështu.” Nëse shefi yt të thotë:” Ti ke një problem, që i fajëson të tjerët për gjëra që  realisht e ke vetë fajin. Duhet të ndryshosh në këtë pikë.”

Më kujtohet një kritikë me vend që më kanë bërë vite më parë teksa predikoja. Si predikues i ri që isha mundohesh që të përfshija gjithë njohurinë time teologjikë në një predikim të shkurtër.

Më kujtohet se erdhi më takoi një person nga kisha i cili më tha se kisha folur fjalë shumë të ashpra për katolikët. Por mbaj mend edhe këtë tjetrën: erdhi dikush dhe më tha se nuk duhet të mbaj çamçakëz në gojë gjatë kohës që predikoj.”

Më kujtohet se erdhi dikush dhe më takoi pasi kisha përmendur  një histori qesharake për djalin tim në predikim dhe më tha fjalët:

“Berti, unë mendoj se fëmijët e tu po rriten tani dhe janë shumë të ndjeshëm, ndaj do të ishte mirë të mos tregoje gjëra nga jeta e tyre personale.”

Hej miq, nuk është e lehtë të pranosh kritikat. Kjo është therëse. Është e vështirë, shumë e vështirë, të mos prekesh prej tyre.

Për të kaluar dhimbjen apo kritikën e duhur, ne mund të ndërtojmë murre rreth vetes, çka tregon se ne nuk lejojmë askënd që të na kritikojë e aq më pak të na ndikojë: prandaj  mashtrojmë dhe e mbrojmë veten.

Por Fjalët e urta thonë se ti e përçmon veten tënde nëse e bën këtë. Ti je një humbës. Por kur ti e pranon gjykimin, kur dëgjon dhe mëson prej atyre që të ndihmojnë, ti je fitimtari dhe jo humbësi.

Por ti fiton njohuri. Pas proverbit fshihet e vërteta se urtësia gjendet në bashkësi me të tjerët. Ne mësojmë prej njëri tjetrit.

Prandaj ne duhet të dëgjojmë njëri tjetrin. E vërteta është se ne zihemi gjithmonë. Ne nuk e arrijmë këtë plotësisht. Ne gjithmonë jemi duke mësuar  dhe në pritje të përmirësimit.

Sa keq që ka organizata, drejtuesit e të cilave nuk pranojnë kritikat e sinqerta që të mësojnë dhe të rriten.

Fatkeqësisht,arsyeja përse drejtuesit nuk e pranojnë është se e kanë bërë të qartë se nuk dëshirojnë të marrin kritika.

Proverbi i thotë kështu një drejtuesi: “përçmon veten tënde.” Je i marrë.

Si përballesh ti me kritikat? Përgjigja e parë që ky dijetar jep është: “atëherë kur kritika është me vend, me qëllime të mira dhe me kufi, dëgjoje dhe mëso prej saj.”

Deri tani kemi folur për kritikat e duhura. Por nuk kemi vetëm kritikat e merituara, kemi edhe kritikat e pamerituara.

Me dy proverbat e tjera do të doja të flisja rreth kritikave që janë të gabuara, jashtë kufijve. Ndoshta ti je akuzuar padrejtësisht për diçka. Ose je keqkuptuar. Ose dikush e ka bërë zakon të të kritikojë.

Duhen theksuar dy gjëra këtu: së pari, “kjo të lëndon.” Fjalët e urta 12:18: Kush flet pa mend është si ai që shpon me shpatë, por gjuha e të urtëve sjell shërim”

Gjërat që themi mund të jenë shumë lënduese. Të gjithë ne e dimë këtë sepse jemi goditur me shpatë prej fjalëve të një personi tjetër. Megjithatë edhe ne ndonjëherë i hedhim të njëjtat fjalë të tjerëve.

Të gjithë ne e bëjmë këtë deri diku, por do tu thoja prindërve dhe fëmijëve që të bëjnë kujdes me këtë.

Prindër, është kaq e thjeshtë tu themi fjalë të nxituara fëmijëve tanë. Ata janë nën autoritetin tonë, kështu që ne mendojmë se mund të bëjmë çfarë të duam. Por këto fjalë shpojnë zemrat e tyre të vogla si shpatë. Fëmijët janë aktore dhe  aktorë të mëdhenj.

Ne zakonisht nuk e kuptojmë se sa i lëndojmë fëmijët tanë me fjalë të pamenduara mirë.  Dëmi është i padukshëm.

Po kështu fëmijët duhet të jenë të kujdesshëm me fjalët që përdorin me njëri tjetrin. Ndonjëherë fëmijët mund të jenë të këqij, të pasjellshëm apo të padrejtë. Ata i thonë njërit tjetrit gjëra që mund të jenë si shaka, por më pas nuk del si shaka. Fjalët lëndojnë. Madje lëndojnë shumë keq. Ne të gjithë e dimë këtë, sepse na ka ndodhur edhe neve.

Unë mund të tregoj histori të njerëzve që janë në të 80 tat, që kujtojnë edhe tani një fjalë inkurajimi që prej adoleshencës.

Unë mund të të tregoj histori të tjera, me njerëz të cilët janë ulur në zyrën time dhe kanë qarë teksa shprehnin dhimbjen që i kishte shkaktuar një  fjalë e pakujdesshme prej dikujt, kur këta kishin qenë dhjetë apo dymbëdhjetë vjeç.

Ki kujdes, sepse fjalët e nxituara, janë më të mprehta se shpata.

Kjo është pika e parë ku doja të përqendrohesha sot. Herën e ardhshme do të ndalem pikërisht tek fjalët dhe fuqia e tyre.

Komente

komente