Titulli: Perëndia dhe Filozofët

 

Por pluralizmi shpesh prodhon opinione të ndryshme dhe qëndrime të tjera siç është relativizmi, ku të krishterët nuk bëjnë pjesë.

Sipas relativizmit nuk ka rëndësi se çfarë besojmë apo praktikojë sepse të gjitha besimet janë pak a shumë njëlloj; të gjitha janë të vërteta ose të rreme në varësi të këndvështrimit që ke për besimin. Pra kështu mendojnë shumë njerëz sot.

Por të gjitha këto mendime sulmojnë drejtpërdrejt krishterimin. Tek e fundit, Jezusi thotë “Unë jam rruga e vërteta dhe jeta. Askush nuk mund të shkojë tek Ati vetëm nëpërmjet meje.” (Gjoni 14:6).  A është e saktë kjo, a është e vërtetë që Jezusi është e vetmja rrugë për tek Perëndia?

A k kuptim ka kjo për ata që nuk kanë dëgjuar për Krishtin? A ka kuptim të themi se Perëndia mund të gjendet me anë të një besimi të caktuar?

Përfundimisht për këtë pyetje mund të themi “jo”.

Ka vetëm një pohim me anë të së cilit njihet e vërteta, themi se i vetmi Perëndi ku mund të gjendet shpëtimi është emri Jezus.

Më mirë do të thoja, se Perëndia na gjen ne.

Vetëm një është e vërteta dhe nuk ka mundësi të tjera të krahasueshme me të.

 A është mirë të kërkojmë të vërtetën?

Athina kishte lënë pas 500 vite të periudhës së artë të Dhjatës së Re por ende vazhdonte të ishte qendra kryesore e kulturës, artit dhe filozofisë në botën mesdhetare, në kohën kur Pali e vizitoi në udhëtimin e dytë misionar.

Ja se çfarë na tregon Luka:

Ndërsa Pali po i priste në Athinë, po i ziente fryma përbrenda, kur pa qytetin plot me idhuj.

Ai, pra, po diskutonte në sinagogë me Judenjtë dhe me njerëz të përshpirtshëm dhe çdo ditë në sheshin e tregut me ata që takonte.

Diskutonin me të edhe disa filozofë epikurianë dhe stoikë. Disa thoshin: “Vallë ç’do të thotë ky llafazan”. Dhe të tjerë thoshin: “Ai duket se është një kasnec i perëndive të huaja”, sepse u shpall atyre Jezusin dhe ringjalljen.

Veprat 17:16-18, niv

Athina ishte një qytet shumë fetar. Kudo që ktheje kokën shihje vetëm altarë, perëndi dhe perëndesha greke.

Palin e shqetësoi shumë kjo situatë. Ai nuk po e vështronte qytetin si turisti që admiron idhujt dhe ndërtesat e tjera të lavdishme;as  nuk e pa këtë si historiani, që gjen kënaqësi në eksplorimin e skulpturave dhe pikturave; si edhe nuk e pa si një sociolog që interesohet për larminë e praktikave fetare.

Jo, Pali e shikonte Athinën si një i krishterë, ndaj edhe reagoi ashpër. Sipas këndvështrimit të krishterë, idhujtaria e Athinës nuk ishte aspak tërheqëse por sfiduese, sepse ajo çnderonte Perëndinë e gjallë dhe të vërtetë.

Pali ishte hidhëruar prej injorancës së njerëzve dhe në një vend tjetër ai e thotë ” që e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit” (Rom. 1:25).

Pali reagon ndaj pluralizmit të Athinës duke sjellë në diskutim një subjekt të ri.

Pali fillon të flasë në treg, në rrugë e kudo se “Lajmi i mirë është se Jezusi u ringjall.” (Veprat 17:18).

Ai nuk foli një filozofi të re as një fe tjetër, ai foli ungjillin se Perëndia ka ardhur në botë në trajtë njerëzore, me anë të Jezus Krishtit. Ai vdiq dhe u ringjall sërish për të shpëtuar të humburit, njerëzit e çdo besimi.

Drejtuesit intelektualë të Athinës u habitën prej mesazhit të Palit, ndaj e ftuan atë të fliste në asamblenë e tyre.

Atëherë Pali, duke qëndruar në këmbë në mes të Areopagut, tha: “O burra athinas, unë shoh se në të gjitha gjërat ju jeni shumë fetarë”.

Sepse, duke ecur e duke vënë re objektet e kultit tuaj, gjeta edhe një altar mbi të cilin është shkruar: “PERÉNDISÉ SÉ PANJOHUR”. Atë, pra, që ju e adhuroni pa e njohur, unë po jua shpall. 22-23

Fryma që dominon kohën tonë është se nuk ka të vërtetë absolute dhe se nuk ka një besim më të drejtë se tjetri.

Perëndia e ka treguar të vërtetën për veten me anë të Jezus Krishtit. Pse të mos e dëgjojmë atë?

Perëndia i panjohur e zbulon Veten

Luka përmbledh predikimin e Palit para filozofëve në Athinë, këtë e gjeni te libri i Veprave të Apostujve 17:24-31.

Pasi bën një kritikë për adhurimin  Perëndive pagane të Athinës ai tregon katër të vërteta themelore rreth besimit të Krishterë, Perëndisë së gjallë, Perëndisë së Biblës:

  1. Perëndia është krijuesi i gjithçkaje. Ai është “Perëndia që bëri botën dhe të gjitha gjërat që janë në të, ” (v. 24), përfshi edhe “çdo komb dhe çdo njeri” (v. 26). Perëndia i vërtetë është Krijuesi i çdo qenieje dhe nuk është çudi që ai të marrë adhurimin prej krijesave të Tij. A nuk është e habitshme që shumë njerëz shpikin Perënditë e tyre që i veshin me pushtetin e pamjeve, simboleve, magjive, hajmalive dhe kristaleve fatsjellëse, apo domethënies së yjeve dhe planetëve? Idhujtaria nuk është vetëm diçka e gabuar por është marrëzi. Ne jemi krijuar prej Perëndisë për ta adhuruar Atë. Por me idhujtarinë ne krijojmë një Perëndi sipas imazhit tonë. Kur njerëzit adhurojnë idhujt, e zëvendësojnë krijuesin me gjëra të krijuara, kjo është shumë e gabuar. Kjo e fyen Perëndinë e qiellit dhe të tokës.
  2. Perëndia është Zoti i gjithçkaje. Perëndia është një sundues sovran, Ai mban në dorë universin dhe çdo krijesë që është në të. Universi vetë nuk mjafton për të mbajtur Perëndinë dhe jo më një ndërtesë tw krijuar nga dora e njeriut. Perëndia nuk ka nevojë për sakrificat e ushqimit dhe as për thesare. Sepse Ai na i jep këto gjëra dhe gjithçka që kemi nevojë. ” Sepse në të ne jetojmë, lëvizim dhe jemi”.(v. 28). Pali nuk ishte kundër filozofisë së tyre, sepse e njihte shumë mirë atë, por ishte i gatshëm të pranonte çdo të vërtetë që përmbante një mësim të mirë për krishterimin.
  3. Perëndia është Ati i gjithçkaje. “Ne jemi rezultati i veprës së tij” thotë Pali duke cituar sërish një filozof të njohur grek. Apostulli pohon atësinë universale të Perëndisë, që ka krijuar gjithçka dhe i ka dhënë jetën çdo personi dhe çdo dëshire brenda tij.(v. 27). Pikërisht kjo i jep vlerë çdo personi dhe e bën jetën e tij të çmuar. Perëndia vetë ka vendosur brenda nesh dëshirën për ta njohur Atë dhe pikërisht kjo dëshirë na çon drejt besimit. Ne të gjithë kemi instinkte shoqërore dhe fizike, pra kemi edhe instinktin për të adhuruar. Besimet e botës nuk janë aspak njëlloj, por e përbashkëta e tyre është dëshira për të njohur Perëndinë. Të gjitha këto kanë origjina të ndryshme. Çështja nuk është e gjejnë apo jo Perëndinë, por dëshira brenda tyre për të njohur Perëndinë.
  4. Perëndia është krijuesi i gjithçkaje. “Sepse ai ka caktuar një ditë” thotë apostulli, “në të cilën do të gjykojë me drejtësi botën me anë të atij njeriu të cilin ai e ka caktuar” (v. 31). Prova e kësaj duket tek fakti se Jezusi u ngrit prej së vdekurish. Nëse dikush dëshiron prova për këtë ne i tregojmë ringjalljen. Ringjallja e bën unik krishterimin. Jezusi është ngritur prej së vdekurish, kjo sjell ndryshime në gjithçka!

Iu takon juve ta përqeshni apo ta besoni

Pali u ndesh me reagime të ndryshme të filozofëve në Athinë. ” Kur dëgjuan të flitej për ringjalljen e të vdekurve, disa e përqeshën dhe të tjerë thoshnin: “Do të të dëgjojmë përsëri për këtë gjë.’ . . . Por disa u bashkuan me të dhe besuan ” (vv. 32,34).

Ungjilli i krishterë ndryshon shumë nga besimet e tjera. Ai nuk na tregon se si mund ta gjejmë Perëndinë por na tregon se si Perëndia na gjeti.

Krishterimi është një mesazh i pazakontë sepse na tregon se çfarë bëri Perëndia për ne dhe duke ditur këtë mund të njohim Perëndinë dhe ti besojmë Atij.

Në të kaluarën Perëndia e kishte lejuar paditurinë e njerëzve që kishin jetuar para Krishtit dhe nuk kishin dëgjuar më parë për Të.

Por tani Ai i urdhëron të gjithë që të pendohen, të kthehen tek Ai dhe të besojnë në Krishtin. Lajmi i keq është se askush nuk mund ta gjejë Perëndinë sipas mënyrës së vet.

Lajmi i mirë është se nuk kemi përse ta kërkojmë sipas metodave dhe mjeteve tona sepse Perëndia ka dërguar Jezus Krishtin. Ai na kërkon dhe na gjen. Vetëm besimi te Jezusi mund të na shpëtojë. Nëse është kështu atëherë rruga për tek Jezusi është e hapur për këdo që beson, si për ty edhe për mua. Nëse mendon se për të gjetur Perëndinë mjafton kërkimi, atëherë çdo lloj filozofie mund ta bëjë këtë. Por nëse dëshiron ta gjesh me të vërtetë Perëndinë, ka vetëm një rrugë, është Jezus Krishti.

Komente

komente