Përgjigja përfundimtare e Perëndisë

Titulli: Përgjigja përfundimtare e Perëndisë (pjesa 2)

Nuk dëshiroj gjë tjetër, O Zot

Veç në duart e Tua

Të dorëzoj shpirtin tim;

Ta ofroj Ty,

Me gjithë dashurinë e zemrës sime

Se të dua, Zot,
prandaj e  lë veten time,

dorëzohem krejt, pa kursim,

në duart e Tua, dhe me siguri të plotë,
se Ti je Ati im.

Habakuku përdor në këto vargje disa episode të historisë së lashtë të Izraelit.

Ai flet për shkatërrimet natyrore dhe për kombet përreth Izraelit. Ai zbraz gjithë fjalorin që ka dhe përdor gjithë imagjinatën për të përshkruar të papërshkrueshmen, që njerëzit të shikojnë atë që askush nuk e ka parë ndonjëherë, pamjen e vërtetë të Perëndisë para qenies njerëzore.

Gjoni 1:18 na kujton se: “askush nuk e ka parë ndonjëherë Perëndinë.” Kjo do të thotë se pamja që Habakuku shikon , nuk është pamja e Plotë e Perëndisë por vetëm një përqindje e vogël e lavdisë së tij, vetëm cepi i mantelit të madhështisë së Perëndisë.

Habakuku fillon të flasë për lavdinë e Perëndisë në vargjet 3 dhe 4. Lavdia e Zotit përshkruhet në Dhjatën e vjetër si një re ndriçuese që qëndron mbi tabernakull.

Por ka më shumë se sa kaq. Përfytyroni shkëlqimin e diellit që mbush gjithë qiellin dhe gjithë tokën. Këtë pa edhe Habakuku. ” Lavdia e tij mbulonte qiejt dhe toka ishte plot me lëvdimin e tij. Shkëlqimi i tij ishte si drita, rreze si shkëndija dilnin nga dora e tij dhe aty fshihej fuqia e tij.” Kudo ku hodhi vështrimin ai pa shkëlqimin e diellit, lavdinë e Perëndisë.

A e di mënyrën se si dritat e një makine do të pengojnë të shohësh makinën përpara teje, shumë thjesht nëse ti qëndron para dritave.

Kjo e shpjegon edhe arsyen se çfarë donte të thoshte Habakuku kur tha se: ” rreze si shkëndija dilnin nga dora e tij dhe aty fshihej fuqia e tij.” Lavdia e Perëndisë mbulonte pushtetin e Perëndisë. Por pushteti i Perëndisë ishte atje, sepse kur pushteti i lavdishëm i Perëndisë zbriti në Tokë, Universi u shpërnda. Vargu 6 thotë, se kur Perëndia qëndroi në tokë, toka u drodh.

Kombet u drodhën. Malet u lëkundën. Në vargun 10 thotë se kur malet panë Perëndinë, u përdrodhën si gjarpërinjtë.

Vargjet 8 dhe 10 përshkruajnë ardhjen e Perëndisë mbi ujë. Në gjuhën origjinale, të krijohet ideja e një dhome me hyrje të gjerë, nga ku buron uji.

Qiejt hapen dhe uji zbret poshtë. Duket sikur ka lëvizur kupa qiellore.

Çfarë do të thotë kjo? A ju kujtohen përkthimet e vjetër të Zanafillës 1 ku thuhet se Kupa qiellore ndante ujërat që ishin lart prej ujërave që ishin poshtë? Këtu kupa qiellore është lëvizur dhe ujërat që janë lart janë bërë një me ujërat që janë poshtë, dhe bota është kthyer siç ishte në fillim të Zanafillës 1 ku: ” Toka ishte pa trajtë, e zbrazët dhe errësira mbulonte sipërfaqen e humnerës; dhe Fryma e Perëndisë fluturonte mbi sipërfaqen e ujërave.” Vargjet 11 thonë se dielli dhe hëna qëndronin ende në qiell. Një tjetër version e përkthen kështu: “ato u fikën.” U errësua gjithçka si ditën e parë.”

Ndoshta po mendon, po çfarë janë këto që thua pastor?

Okej e di që mund të duken të çuditshme por po të kujtoj fjalët e Isaias 6 ku Perëndia iu shfaq Isaias në tempull dhe vetëm cepi i mantelit të tij mbushte tempullin dhe engjëjt këndonin: “i shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zoti, Perëndia i Plotfuqishëm.” Kur Isaia pa Perëndinë në tempull ai tha, “Unë jam i humbur!” Pikërisht kjo i ndodhi edhe universit kur Perëndia iu shfaq Habakukut në këtë kapitull. Universi u zhbë, ai kthehet në gjendjen e tij të mëparshme, para se fjala krijuese e Perëndisë të sillte ndryshim dhe ti jepte formë.

Habakuku shikon pushtetin e Perëndisë që zhbën krijimin, sepse ai pushtet ka ardhur në tokë, tek Habakuku 3, me zemërim dhe furi të tmerrshme.

Vargu 12 e tregon perëndinë si një luftëtar të fuqishëm, që shkel tokën, shkel të pabesët dhe të pa perëndishmit. Shigjetat e tij vezullojnë. Shtiza e tij ndriçon si vetëtimë.

Karroca e Perëndisë, kalon oqeanet e botës si të ishin pellgje uji pas shiut.

Kur Habakuku filloi të shkruante letrën e tij të profecisë, kombet e tokës dukeshin kaq të fuqishme. Asiria, Egjipti dhe Babilonia e mposhtën Izraelin me pushtetin e tyre. Prandaj Habakuku është mbushur plot me pyetje dyshuese për drejtësinë e Perëndisë. Por pasi sheh furinë e Zotit, ai kupton se këto kombe të fuqishme ishin si pellgjet para oqeanit.

Deri tani, ajo që Habakuku pa, ishte vetëm për ta tmerruar. Por mes lavdisë, pushtetit dhe furisë, është fjala që e ndryshoi këndvështrimin e Habakukut në lidhje me padrejtësinë. Vargu 13 thotë: ” Ke dalë për të shpëtuar popullin tënd, për të shpëtuar të vajosurin tënd; ti ke goditur kokën e shtëpisë së të pabesit, duke e nxjerrë lakuriq nga themelet e deri lart.” Pas gjithë lavdisë, pushteti dhe furisë së tij, Perëndia del për të çliruar popullin e tij.

Kjo e ndryshoi këndvështrimin e Habakukut. Kjo është arsyeja përse ai le ankimet e tij dhe nënshtrohet para Perëndisë me besim.

Ai kishte parë Perëndinë të shfaqej në lavdinë, pushtetin dhe furinë e tij hipur në qerren e Shpëtimit për të shpëtuar popullin e Perëndisë.

Universi shpërbëhet, të pabesët dridhen, por Perëndia është i mëshirshëm  për njerëzit e tij.

Habakuku ka parë Perëndinë dhe kjo ndryshoi gjithçka, ashtu siç ndodhi me Jobin . Ju e dini se si Jobi në vuajtjet e tij iu ankua shumë Perëndisë.

Ashtu si Habakuku ai guxoi të përballej me Perëndinë duke i bërë pyetje, po ndryshe nga rasti i Habakukut, perëndia e le Jobin pa përgjigje për një kohë të gjatë.

Por në fund Perëndia i përgjigjet pyetjeve të Jobit, me pyetjen e vet, për ti kujtuar Jobit se Perëndia është Zoti, dhe jo Jobi.

Prandaj Jobi vë një dorë para gojës së vet dhe pendohet për sfidën e guximshme që i bëri Perëndisë , Të plotfuqishmit.

Ja se çfarë thotë ai tek Jobi 42:5.” Veshi im kishte dëgjuar të flitej për ty por tani syri im të sheh. Prandaj ndiej neveri ndaj vetes dhe pendohem mbi pluhurin dhe hirin.”

Këtu gjendjet Habakuku pasi ka parë Perëndinë. Përgjigja përfundimtare për të gjitha pyetjet tona është:  Perëndia dhe jo propozimet rreth Perëndisë, por vetë Perëndia. kur Perëndia flet në fund, Habakuku më në fund, sheh Perëndinë dhe e shpreh kështu besimin e tij në vargjet 16 deri 19, ndoshta kjo këtu është shprehja më e bukur dhe më fuqishme e besimit, që gjendet në Bibël. Përgjigja përfundimtare për ty dhe për mua, sa herë e kapim veten duke thënë atë që Habakuku tha në fillim, është të lutemi ashtu siç u lut Habakuku.

Në mund të përdorim fjalët e tij: “O Zot, unë dëgjova të folurën tënde dhe kam frikë; o Zot, bëj që të ringjallet vepra jote gjatë viteve, bëje të njohur gjatë viteve. O Zot të lutem bëj drejtësi sot. Mos prit më Zot, bëje sot. E vetmja gjë që dëshirojmë është mëshira jote. Nuk duam të presim më Zot. Bëje tani. Vetëm kaq kërkojmë. Nuk duam gjë tjetër. Zot çfarë mund të na ndodhë më shumë në këtë tokë? Nuk duam tia dimë për vuajtjet që kalojmë, e vetmja gjë që kërkojmë është “Vullneti yt. ‘Vetëm na jep neve mëshirë!”

Sigurisht që ti edhe unë nuk do të ishim të aftë të luteshim kështu. Ne nuk mund të bëjmë atë lutje derisa të shohim Perëndinë siç e pa Habakuku. Ti nuk mund të kalosh prej ankimit dhe dyshimit në nënshtrim dhe përulësi derisa të shohësh Perëndinë.

Por si mund ta shohësh Perëndinë? Dua të them, ai nuk banon në tabernakull si atëherë në ditët e Izraelit. Nuk mendoj se ndonjëri nga ju që po më dëgjoni tani. E ka parë Perëndinë ashtu si Habakuku. Si mund të takojmë Perëndinë faqe për faqe?

Shumë prej nesh tashmë e dinë përgjigjen. Tek Gjoni 1:18 kjo kuptohet shumë qartë: ” Askush s’e pa Perëndinë kurrë; i vetëmlinduri Bir, që është në gjirin e t’Et, është ai që e ka bërë të njohur.” Ose sikurse thotë 2 Kor 4:6 e shpreh kështu, ” sepse Perëndia që tha: “Le të ndriçojë drita në errësirë”, është i njëjti që shkëlqeu në zemrat tona për t’na ndriçuar në njohurinë e lavdisë së Perëndisë, në fytyrën e Jezu Krishtit.

Pamja më e bukur e Perëndisë u bë e dukshme në Jezus Krishtin, duke na sjellë shpëtimin e Perëndisë dhe duke marrë mbi vete zemërimin e Perëndisë për të na dhënë ne mëshirën e Perëndisë. Dhe ne kemi parë “lavdinë e tij, si lavdinë e të vetmit bir nga Ati.”

Pra nëse ti dëshiron të takosh Perëndinë faqe për faqe, duhet të vish i përulur dhe i penduar para Jezus Krishtit, me besim dhe admirim, duke i kërkuar atij që të të shpëtojë prej zemërimit që po vjen dhe prej mëkateve të tua.

Nëse e bën këtë, atëherë kur i shenjti të vijnë në lavdinë, pushtetin dhe furinë tij, dhe gjithë universi të shpërbëhet dhe të pabesët të dridhen, atëherë ti do të përjetosh përfundimisht shpëtimin tënd, sepse Gjykatësi i Botës do të jetë shpëtimtari yt.

Në ato ditë, ti edhe unë do të zbulojmë se djali i vogël në takimin e fëmijëve kishte të drejtë. Përgjigja me të vërtetë është Jezusi.

Komente

komente