Pashka

Titulli: Përtej braktisjes (pjesa 2) Pashka

KUPTIMI I KRYQIT

Thirrja e Jezusit, hap një dritare për të kuptuar vuajtjen e Shpëtimtarit të pafaj, I cili po mbart mëkatet e të gjithë njerëzve.

Disave ideja që Ati Perëndi i kërkon Birit të vuajë pasojat e gjithë mëkateve tona, u duket e pavend për një Atë të dashur si Perëndia.

Duket barbare, që Jezusi, Bariu, vuajti për faj të deleve të tij. Megjithatë kjo thirrje na zbulon se sa të shpresë do të ishim ne nëse nuk do të ekzistonte mëshira e Perëndisë.

Kjo thirrje na zbulon se sa seriozisht i merr Perëndia çështjet e integritetit dhe drejtësisë.

Edhe Perëndia vetë,  nuk mund të shpërfillë mëkatin, e ta fshehë atë sikur të mos ekzistonte.

Kjo thirrje nga kryq nga tregon se sa madh është dështimi dhe rebelimi i njeriut karshi Perëndisë.

E dini përse kjo thirrje e Jezusit dukej si një thirrje nga ferri?

Nuk ishte për shkak të gozhdëve, as për shkak të gjembave apo fshikullimeve. Vuajtjen më të madhe Jezusit ia shkaktoi braktisja e Perëndisë. Ja përse mund ta quaj një thirrje nga ferri.

Kur dëgjon thirrjen e Jezusit nga kryqi, nuk mund të rrish pa bërë pyetjen: A e dinte Jezusi realisht se ku po shkonte dhe çfarë e priste kur u nis drejt Kalvarit?

Ai e dinte se e priste kryqi. E dinte edhe për atë kupë zemërimi.

Por a e kishte kuptuar mirë se Ati do ta braktiste?

Gjatë gjithë shërbesës së tij,  Jezusi ka provuar braktisje.

Ai kishte parë audienca që e dëgjonin por më pas largoheshin. Ai kishte parë turma njerëzish që e përshëndetën atë të dielën e palmave, e pastaj nuk u panë ku ikën.

Ai kishte parë dishepujt e vet që e braktisën. Por gjatë gjithë kohës vetëm prania e dikujt nuk u largua për asnjë çast të vetëm. Tek Gjoni 16, ai i thotë dishepujve të tij: ” Ja, po vjen ora… dhe do të më lini vetëm; por unë nuk jam vetëm, sepse Ati është me mua …”

Ati im është me mua. Përgjatë viteve të shërbesës së tij, që nga fshikullimi gjykues në oborrin e Pilatit, Prania e Atit kishte qenë me Jezusin.

Prania e Atit i kishte dhënë forcën për të mbartur kryqin deri në Kalvar. Përmes asaj force duroi gozhdët që shpuan këmbët dhe duart e tij.

Por erdhi koha. Prania që e përkrahte u kthye në një zjarr konsumues.

Ati që kishte ardhur gjithmonë si një Perëndi i dashur, tani vjen si Perëndia i gjykimit. Drita përmes së cilës Jezusi ecte u bë si terri i ferrit.

Pse ndodhi kjo? Nëse ti nuk beson se Jezusi vuajti pagën e mëkatit që meritonim ne, do ta quash atë thirrje të Jezusit nga kryqi, thjesht si fjalët e një njeriu shumë të vuajtur.

Kështu themi edhe kur një person vuan prej depresionit kronik, apo një krize paniku.

Por fjalët e Jezusit në kryq ishin shumë më tepër se një mënyrë të shprehur se ai ishte emocionalisht dhe fizikisht i rrënuar. E vetmja mënyrë për ta kuptuar thirrjen e Jezusit është në dritën e fjalëve të Palit që thotë se

Krishti që nuk njihte mëkat ai bëri të jetë mëkat për ne.

Kryqi ishte vendi ku Krishti varej mes tokës dhe qiellit, duke u bërë mallkimi i Perëndisë për ne. . . .

Ky është misteri i madh i Kalvarit. Në kryq, I pamëkati, u bë mëkat për njerëzit e tij. Në kryq, Jezusi qëndron mes qiellit dhe tokës, i refuzuar si nga njerëzit ashtu edhe nga Perëndia.

Në kryq, për tre orë, ferri del prej thellësisë së tij për ta kthyer Golgotën në një Hades të vërtetë.

Kredoja e apostujve thotë se:”Ai zbriti në ferr”. Kujtoni thirrjen: “Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?

JO VETËM  NJË THIRRJE, POR NJË LUTJE

Por dëgjoni sërish këto fjalë. Ne nuk i prisnim ato apo jo?

Ky nuk është një njoftim për turmën. Por një lutje para Perëndisë. Në këto çaste të tmerrshme të vuajtjes së tij, Jezusi dëshiron ti afrohet sërish Atit.

Edhe pse Ati duhet ti kthejë kurrizin të Birit, Biri përsëri tenton ti afrohet duke e quajtur atë: “PERËNDIA IM.”

Miqtë e mi, Kjo fitore e madhe në Kalvar, nuk është vetëm një fitore mbi vuajtjen fizike.

Fitorja e madhe e Jezusit në Kalvar është një fitore mbi dëshpërimin.

Edhe pse ishte në gropën e ferrit, Jezusi nuk e mallkon Perëndinë e tij e më pas të vdesë. Edhe pse në mes të errësirës në jetën e tij, Jezusi kapet fort pas shpresës së tij tek Perëndia!

Dhe në momentin kur Jezusi thotë këtë lutje, errësira largohet. Dhe duket se pamjes së tmerrshme të Kalvarit i ka ardhur fundi.

NGA THELLËSITË , UNË TË THËRRAS TY ,O PERËNDI

Atëherë kur kaloj kohë shqetësimi, edhe pse unë i vendos psetë e mia përkrah pse-së së Krishtit, përsëri nuk dal tek përgjigjet që dua.

Por unë e di se ‘pse- të’ e mia janë në një kontekst tjetër.

Sepse ata që e njohin Jezus Krishtin si Shpëtimtarin e tyre, e dinë shumë mirë se ‘pse-të’ e tyre tashmë i bëjnë para një Shpëtimtari që përmes po të njëjtës pse- je vuri në dukje gjithë hirin dhe dashurinë e pamasë të Perëndisë.

Për shkak të asaj ofshame të Krishtit në Kalvar, unë e di se edhe kur ndodhem në atë ferrin tim të vogël, Perëndia është me mua.

“Përse më ke braktisur?” e pyesim Perëndinë. Dhe kur kërkojmë përgjigjen tek ungjilli, gjejmë këtë përgjigje të Perëndisë: “Unë nuk të kam braktisur e as nuk do të braktis. Jo. Jo pas asaj që bëri Biri im për të të kapur fort ty.”

Gjatë një kreshme, vite më parë, unë qëndrova përkrah një familjeje që po kalonin ferrin e vogël të vuajtjes së tyre.

Më kujtohet si tani, që më telefonoi një miku im.

Unë ngre telefonin dhe pyes se kush ishte. Nga ana tjeter dëgjoj përgjigjen: “është e drejtë.”

Djali i tij tridhjetë vjeçar ishte vrarë në një aksident me makinë, trupi ishte djegur krejt dhe identifikimi ishte i pamundur. Pasi gjetën kartelën e tij dentare në shërbimin ushtarak arritën të konfirmonin identitetin e tij. Ky djalë la pas gruan me dy fëmijë. Ai dëshironte të dinte nëse unë mund të ndaja një mesazh të shkurtër në funeralin e të birit.

“Sigurisht që po”, i thashë. Kështu që lamë një vendtakim për të biseduar. Aty folëm bashkë se si krahët e Perëndisë na mbajnë, edhe atëherë kur duket se po rrënohemi.

Ne biseduam se si diçka thellë brenda nesh është mirë, megjithëse gjithçka tjetër duket se shkon keq,

Ne biseduam se çfarë kuptimi ka Jezus Krishti dhe vuajtja e tij në një kohë kaq të vështirë si kjo. Dhe në fund miku im më tha: “Ne kemi një Perëndi madhështor…”

Dhe e kishte me të vërtetë.

Si mund të pohojmë se kemi një Perëndi madhështor kur kalojmë kohë të vështira apo vuajtje personale?

Ne themi jo, thjesht se Perëndia është më i madh se ne, apo më i fuqishëm se ne, apo se ai shumë herë më tepër se ne saqë nuk do të guxonim ta sfidonim. Jo nuk është asnjë nga këto arsye. Ajo që e bën Perëndinë kaq madhështor është se Perëndia që ne adhurojmë e di shumë mirë se çfarë do të thotë të humbasësh një Bir. Dhe Biri që thirri nga kryqi me shumë dhimbje, refuzoi që ta braktiste Atin, edhe pse mbarti barrën e fajit tonë më të madh.

Për arsye të asaj që Jezusi përjetoi, Pali mund të na thotë këto fjalë në mes të pse-ve tona:

“Nuk ka asnjë dënim për ata që janë në Krishtin Jezus.

Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme… as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.”

Kjo është arsyeja përse Pali i thotë këto fjalë pavarësisht rrugëve ku udhëtojmë:” Ne jemi të shtrënguar në çdo mënyrë, por nuk jemi të ngushtuar deri në fund; jemi ndërdyshas por jo të dëshpëruar; jemi të përndjekur por jo të braktisur; të rrëzuar, por jo të shkatërruar. . .”

Ndoshta e ke dëgjuar historinë e djalit të vogël, që një ditë ngjiti një kodër të lartë me babain e vet. Babai e nxiti djalin që të vështronte rreth e rrotull dhe e më pas ta përshkruante atë që pa. Djali tha: ” Unë shikoj kodra, fusha, lule dhe pemë.” Por babai e pyeti sërish se çfarë kishte parë përtej këtyre gjërave. Djali u përgjigj: “shoh vendin ku duket sikur toka takon qiellin.”

Babai u mundua t’ia shpjegonte djalit se ky vend ishte horizonti, dhe më pas e mbylli me fjalët: “Biri im, dashuria e Perëndisë është shumë herë më e madhe se kaq.” Atëherë djali i vogël pa përreth horizontin që e rrethonte dhe më pas i tha të atit: “Nëse dashuria e Perëndisë na rrethon, atëherë ne jemi në qendër të saj, apo jo?”

Po aty jemi. Pikërisht në qendër të dashurisë së Perëndisë.

Komente

komente