Politika si zakonisht

Titulli: Politika si zakonisht (pjesa 2)

Po filloj pa humbur kohë, tema për bën interes të veçantë për të gjithë ne. Do ta filloj me përgjigjen e njërës prej pyetjeve më lart: Ne duhet të përballemi me dobësitë tona dhe të ngulmojmë për fushata më të mira elektorale, dhe qeverisje më të mirë. Njëkohësisht duhet të pranojmë kufijtë e politikës dhe të kuptojmë se duhet diçka shumë më e madhe se politika për t’i bërë jetët tona më të mira, dhe për ta bërë botën më të paqtë, të begatë dhe të lumtur.

Në rast se mendon për fushatat që janë zhvilluar apo do të zhvillohen, nuk mund të  themi thjesht se politika si zakonisht është mirë.  Sepse politika vjen duke u përmirësuar dhe, më e mirë zgjedhje të lira se diktaturë. Megjithatë ne kemi nevojë për një standard më të lartë. Ky standard është Bibla. Nëse je aktiv në politikë, mos mendo thjesht se cila metodë do të sjellë më shumë vota. Mendo se cila është metoda që miraton Perëndia.

Perëndia miraton rrëfimin e së vërtetës; Perëndia i urren gënjeshtrat. Perëndia pëlqen nderimin; Perëndia urren ashpërsinë. Perëndia urdhëron që çdo person të flasë të vërtetën me dashuri. A do të thotë kjo se nuk duhet të kemi debate dhe mosmarrëveshje, apo se nuk duhet të shprehim mendimin tonë për të metat e politikës së kandidatit tjetër? Jo, debati dhe diskutimi i sinqertë janë pjesë e rëndësishme  në përzgjedhjen e planeve më të mira për të ardhmen. Por ne nuk duhet të përhapim thashetheme të ndyra apo përshtypje të rreme. Bibla thotë: “Nuk do të shkosh e të sillesh duke shpifur nëpër popullin tënd, as do të mbash qëndrim kundër jetës të të afërmit tënd.” (Levitiku 19:16,18)

Bibla thotë se ushqyerja e inatit i jep terren djallit dhe se bisedat e kota e hidhërojnë Frymën e Shenjtë. “Le të flaket larg jush çdo hidhërim, zemërim, inat, trazirë dhe shpifje me çdo ligësi.” (Efesianëve 4:31) Zgjedhjet plot me gënjeshtra dhe urrejtje i lënë vend të ligut për të vepruar, ndërsa debati i sinqertë dhe i respektueshëm fton Frymën e së vërtetës për të ndihmuar kombin të zgjedhë shtegun më të mirë.

Çfarë miraton tjetër Perëndia në metodat politike? Ai miraton përulësinë. Shumë politikanë e teprojnë me mburrjen. Nëse ekonomia përmirësohet gjatë mandatit të tyre zyrtar, ata i marrin meritat për vete. Shpesh atyre ju ka ndodhur që të jenë në atë post në kohën e duhur. Mund të ndodhë që një gjel këndon kur del dielli, por a do të thotë kjo se ishte ai shkaku përse doli dielli? Politikanët mund të këndojnë sa të duan, por nuk janë ata që kontrollojnë ciklet ekonomike, ashtu siç nuk janë gjelat ata që kontrollojnë lindjen e diellit. Politikanët ndonjëherë mund të mbysin ekonominë, por nuk mund ta bëjnë atë që të rritet. Vetëm punëtorët dhe investitorët mund ta bëjnë atë. Mund të jetë e vështirë për një politikan që të kandidojë për një post pa qenë një mburravec, por Bibla thotë: “Le të të lëvdoj një tjetër dhe jo goja jote, një i huaj dhe jo buzët e tua.” (Fjalët e Urta 27:2)

Perëndia i aprovon drejtuesit me dhembshuri dhe karakter, të cilët i trajtojnë njëlloj të pasurit dhe të varfrit dhe nuk ndikohen prej parave. Kjo është e vështirë të realizohet në një sistem të dominuar prej kandidatëve të pasur që janë ekspertë në ngritjen e fondeve.

Dua të kujtojmë një fushatë elektorale të zhvilluar në Amerikë në vitin 2004. Çuditërisht ndonëse ligjet e reja financiare për fushatën elektorale atë vit mendohej se do të kufizonin ndikimin e parave tek politikanët, në ato zgjedhje u shpenzuan më shumë pra se në çdo fushatë tjetër dhe, kandidatët kryesorë ishin më të pasurit që kishte njohur politika deri atëherë.

Pronat e Presidentit Bush asokohe u vlerësuan deri në 13 milion dollarë dhe ai mund të quhej i varfër krahasuar me të tjerët.

Zv. Presidenti Çeni (Cheney) dhe kundërshtari e tij për zëvendës president, Xhon Eduards, mund të ketë pasur diçka rreth 60 milion dollarë.

Në krye të tyre ishte pretenduesi për president Xhon Keri. (John Kerry) I lindur në një familje të pasur, ai u martua me një trashëgimtare që vlente disa miliona lekë, më pas u divorcua me të dhe u martua me një trashëgimtare tjetër shumë herë më të pasur. Sot ai dhe gruaja e tij kanë një pasuri që është vlerësuar një miliardë dollarë.

Nuk është medoemos gabim të jesh i pasur, por kur të gjithë kandidatët për pushtet janë super të pasur, ne pyesim veten nëse pasuria dhe lidhjet kanë më shumë rëndësi se sa urtësia dhe karakteri. Bibla thotë: ” Më i mirë është i varfëri që ecën në ndershmëri nga njeriu i paqëndrueshëm që ndjek rrugën dredha-dredha, edhe kur është i pasur. ” (Fjalët e Urta 28:6)

Por sa e sa njerëz me të ardhura të ulta kanë hyrë në politikë bazuar vetëm në talentin dhe besueshmërinë e tyre? Njerëzit e pasur dominojnë procesin politik. Si kurrë më parë politika dominohet prej njerëzve të pasur, po kështu të pasurit asnjëherë nuk kanë hedhur kaq shumë para në një fushatë zgjedhore.

Mund të jetë qesharak fakti që të pasurit, milionerët dhe miliarderët pretendojnë se kuptojnë betejat e njerëzve të zakonshëm.  A mund të ndodhë kjo? Ata janë tepër të pasur për kuptuar të varfrit. Madje dhe atëherë kur pohojnë se kuptojnë, ata e trajtojnë paranë si zgjidhjen e gjithçkaje. Ata janë aq shumë të fiksuar pas parasë sa që mundohen t’i blejnë votat duke i premtuar votuesve dhurata më të mëdha ose taksa më të ulta. Por nëse vërtetë duan t’ia dinë kaq shumë për njerëzit e varfër, pse ata vetë janë kaq të pasur? A do të kishin pasuri kaq të mëdha nëse do të ishin më bujarë me njerëzit në nevojë? Ata premtojnë se do të përdorin paratë e mbledhura nga taksat për gjëra të mira. Por a nuk do të ishte më mirë të përdornin paratë e tyre për të bërë mirë, në vend që të përdorin paratë e të tjerëve? Bibla është realiste për politikën si zakonisht dhe thotë kështu: “I pasuri sundon mbi të varfrit” (Fjalët e Urta 22:7) dhe, “…paraja i përgjigjet çdo nevojtari.” (Predikuesit 10:19) Ligjet financiare të fushatës nuk do ta ndryshojnë këtë; nevoja më primare është për një përfshirje më të madhe në politikë të njerëzve të me të ardhura normale, por të cilët kanë një urtësi të jashtëzakonshme.

Politika e brendshme

Për të kapërcyer përtej politikës së zakonshme, na duhen fushata që synojnë ruajtjen e standardeve biblike dhe të integritetit dhe, kemi nevojë që qeveria të synojë standardet biblike të drejtësisë. Ndërkohë që partitë debatojnë se si të përdorin pushtetin për të bërë para për disa njerëz e për t’ia dhënë të tjerëve, ata nuk do të marrin asnjë qëndrim të fortë për institucionin më të rëndësishëm të shoqërisë, martesën dhe ata shpërfillin gjerësisht detyrën bazë të qeverisë: mbrojtjen e jetës njerëzore.

Më lejoni t’i drejtohem edhe një herë një politikani të njohur në botë si ish presidentit Bush i cili mbështeti në kohën e tij amendamentin kushtetues që përkufizonte martesën si një lidhje mes një burri dhe një gruaje.

Në anën tjetër Senatori Kerri ishte i pari që miratoi martesën homoseksuale dhe ndonëse  ai tha se nuk e mbështeste martesën gej, ai votoi gjithmonë kundër çdo ligji që duhet të parandalonte martesat gej. Ndërkohë, senati i kontrolluar prej republikanëve, nuk mund të merrte as shumicën për të përkrahur amendamentin e martesës. Ata nuk dëshironin të zemëronin aktivistët e të dukeshin jo tolerantë.  Kjo është politika si zakonisht.

Çështja më urgjente e drejtësisë publike në kohën tonë është aborti. Nuk ka asnjë parti apo drejtues mazhorance që të mbrojë kauzën e foshnjave të palindura dhe miliona kanë vdekur deri tani.

Në Shtetet e Bashkuara, më shumë se dyzetë milion foshnja të palindura janë vrarë gjatë tridhjetë viteve të shkuara. Qeveria nuk e ka ruajtur të drejtën e tyre për jetën. Madje edhe politikanët pro jetës kanë dështuar në këtë pikë. Shumë prej politikanëve në gjykatën supreme të caktuar prej presidentit pohojë se janë pro jetës, por drejtësia nuk e mbron të drejtën fëmijëve të palindur për të jetuar. Presidenti Bush dhe Zv. Presidenti Cheney në kohën që kanë qenë në pushtet kanë pohuar se kanë qenë pro jetës, por ndonjëherë janë dukur më të etur për të mbrojtur miqtë politikanë, se sa të mbrojnë foshnjat e palindura.

Mund të themi për dekretet e tjera që miratojnë abortin e pjesshëm në lindje? Apo politika që favorizon eksperimentimin e embrioneve dhe kërkimet mbi qelizat burimore, të cilat krijojnë dhe më pas vrasin embrionet njerëzore? Kush e ka në dorë ti thotë stop shkatërrimit të jetës? Për më tepër na ndiqni në temën tonë të ardhshme politika e brendshme dhe përtej saj.