Portat e Qiellit

Titulli: Portat e Qiellit (pjesa 3)

Një ditë për lajme të mira

Katër të lebrosurit ishin të parët që zbuluan Lajmin e Mirë.

“Kur arritën në skajin e kampit, këta lebrozë hynë në një çadër, ku hëngrën e pinë; morën me vete argjend, ar dhe rroba dhe, shkuan t’i fshehin. Pastaj u kthyen dhe hynë në një çadër tjetër; edhe andej morën shumë gjëra dhe shkuan t’i fshehin.

Pastaj thanë midis tyre: “Nuk veprojmë mirë kështu; kjo është ditë sihariqi, por ne nuk hapim as gojën. Në rast se presim deri në mëngjes, mund të pësojmë ndonjë ndëshkim. Prandaj tani të nxitojmë dhe të shkojmë të njoftojmë shtëpinë e mbretit.

(2 Mbretërve 7:8-9)

Këta burra e dinin se do të ishte e gabuar të zhvatnin tërë ato të gjëra të mira për vete. Ata nuk mund të ushqeheshin dhe të uleshin në rehatinë e vet ndërkohë që i tërë qyteti po vdiste urie. Ata nxituan për tu kthyer në qytet dhe i treguan atë që tashmë kishin zbuluar.

Unë si i krishterë, kam zbuluar diçka më të madhe se ajo që zbuluan ata të krishterë: Jezusi kishte mposhtur armikun Satanin, dhe Ai ofron veten e tij si një bukë të gjallë për të na bërë që të jetojmë përgjithmonë. Unë nuk mund t’i mbaj këto lajme për vete. Duhet t’ia tregoj sa më shumë njerëzve që të mundem. Nëse nuk njeh fitoren në Jezusin, nëse nuk je afruar tek Ai me anë të besimit, dua që të dish këtë Lajm të Mirë.

Nëse je tashmë i krishterë, nëse e njeh tashmë këtë fitore mbi armiqtë e tij, dhe këtë plotësi të Krishtit, atëherë mëso një mësim prej të lebrosurve. Mos u pushto prej bekimeve të tua. Mos harro të tjerët që po humbasin. Si ata të lebrosur, shumë të krishterë mund të thonë:”Kjo është dita e Lajmit të Mirë dhe po e mbajmë atë për vete? Le të shkojmë edhe një herë të njoftojmë për këtë.”

Nuk ke pse të jesh Superstar që tu tregosh  të tjerëve për Jezusin. Kur lexon për profetin Elise, ti mund të mendosh:”Unë nuk mund ta bëj atë që bëri ai. Eliseu ishte një predikues i fuqishëm. Unë nuk krahasohem me të. Eliseu ishte një profet i talentuar që dinte të ardhmen. Unë nuk mund të di të ardhmen.” Është mjaft e drejtë. Por a është një predikues, me zbulesa mbinatyrore, i vetmi  person që mund të sjellë Lajmin e Mirë të Perëndisë? Katër  të lebrosurit nuk ishin profetë të fuqishëm; ata ishin lypsarë. Ata nuk kishin aftësi për të parë në të ardhmen; ata thjesht zbuluan diçka që tashmë kishte ndodhur. Ata nuk bënë një predikim të shkëlqyer; ata thjesht u thanë atyre atë që kishin zbuluar: Armiku ishte larguar dhe ushqimi priste atje, vetëm që ata ta merrnin.

Ne kemi një lajm më të mirë për të sjellë. Jezusi kishte mposhtur Satanin, armikun, dhe Jezusi e jep veten si një bukë të gjallë, që të mund të na bëjë të jetojmë përjetë. Ti nuk ke pse të dish të ardhmen për të ditur këtë; kjo ka ndodhur tashmë. Ti nuk ke nevojë për fjalime të mëdha që tu tregosh të tjerëve; është thjesht një çështje një person në nevojë i tregon një tjetri se ku të gjejë bukë.

Jezusi thotë: “Unë jam buka e gjallë që zbriti nga qielli; nëse një ha nga kjo bukë do të jetojë përjetë.” (Gjoni 6:51) A i ke besuar Jezusit? A je duke ngrënë këtë bukë dhe po gëzon pasuritë  e tij? Nëse po, ji i lumtur, por mos ji egoist. Të tjerët janë ende duke vdekur pa shpëtimin. ” Kjo është dita e Lajmit të Mirë dhe po e mbajmë atë për vete? Le të shkojmë edhe një herë të njoftojmë për këtë.”

Bekimi apo gjykimi

Katër të lebrosurit shkuan në qytet dhe ia thanë lajmin portierëve të qytetit, dhe shpejt lajmi arriti në pallat. A u gëzua mbreti dhe e lëvdoi Perëndinë, që e kishte mbajtur premtimin e tij? Jo, mbreti Joram u ankua duke thënë se ku ishte një kurth i armikut. Ai u tha oficerëve:

” Kështu mbreti u ngrit natën dhe u tha shërbëtorëve të tij: “Do t’ju them unë ç’na kanë bërë Sirët. Duke ditur që ne jemi të uritur dolën nga kampi për t’u fshehur në fushë, duke thënë: “Si të dalim nga qyteti, do t’i kapim të gjallë dhe pastaj do të hyjmë në qytet.'” (7:12)

Një prej kapitenëve të mbretit tha se edhe sikur të ishte kurth, ata duhet të kishin të paktën një njeri që do ta verifikonte këtë. Çfarë do të humbisnin? Po që se armiku po priste pas një shkurreje dhe e vriste atë njeri, më mirë të vdiste një njeri, se të dënoheshin me vdekje tërë Izraelitët e qytetit. Mbreti ra dakord dhe dha urdhrin: “Shkoni dhe zbuloni se çfarë ndodhi?”

Ushtarët ndoqën shtegun nëpër të cilin ia kishte mbathur tërë ushtria  e sirëve në distancë, përgjatë rrugës së lumit Jordan.

“Kështu ata shkuan prapa tyre deri në Jordan; por ja, tërë rruga ishte plot me rroba dhe me armë që sirët i kishin hedhur rrugës gjatë ikjes së tyre të nxituar. Pastaj lajmëtarët u kthyen dhe ia njoftuan gjendjen mbretit.

Atëherë populli doli jashtë dhe plaçkiti kampin e sirëve; një masë maje mielli kushtonte një sikël, dhe dy masa elbi kushtonin gjithashtu një sikël, sipas fjalës së Zotit.

Mbreti kishte vënë si roje të portës kapitenin në krahun e të cilit mbështetej; por populli e shkeli pranë portës dhe ai vdiq, ashtu si kishte thënë njeriu i Perëndisë, kur i foli mbretit që kishte zbritur për ta takuar.

Ndodhi pikërisht ashtu siç i kishte folur mbretit njeriu i Perëndisë, duke i thënë: “Nesër, në këtë orë, në portën e Samarisë dy masa elbi do të kushtojnë një sikël dhe një masë maje mielli do të kushtojë gjithashtu një sikël”.

Kapiteni i ishte përgjigjur pastaj njeriut të Perëndisë, duke i thënë: “Ja, edhe sikur Zoti të hapë dritare në qiell, a ka për të ndodhur një gjë e tillë?”. Eliseu i kishte dhënë këtë përgjigje: “Mirë, pra, do ta shohësh me sytë e tua, por nuk do të hash”.

I ndodhi pikërisht kjo: populli e shkeli me këmbë pranë portës dhe ai vdiq. (2 Mbretërve 7:15-20)

Dritaret apo portat e qiellit-Bibla i përdor këto fraza në disa vende. Te Malakia 3:10 Zoti i thirri njerëzit që ti besonin dhe t’i bindeshin Atij, duke thënë: ” Sillni gjithë të dhjetat në shtëpinë e thesarit, që të ketë ushqim në shtëpinë time dhe pastaj më vini në provë për këtë gjë”, thotë ZOTI i ushtrive, “nëse unë nuk do t’i hap portat e qiellit dhe nuk do të derdh mbi ju aq shumë bekim, sa nuk do të keni vend të mjaftueshëm ku ta shtini.” (Malakia 3:10) Dritaret apo portat e qiellit siç e kemi parë sot mund të derdhin bekime, por mund të derdhin edhe gjykime. Zanafilla 7:11 thotë se në kohën e Noeut “Portat e qiellit u hapën” dhe përmbytja përlau të gjithë njerëzit jashtë arkës së Noeut.

Krahu i djathtë i Mbretit Joram, u tall me Eliseun kur ky i tha se qyteti që po vdiste urie të nesërmen do të kishte ushqim të lirë me bollëk. Ai foli me mosbesim të hidhur, për dritaret e qiellit. Ai nuk do t’i besonte Perëndisë për një vërshim bekimesh, kështu që në vend të saj mori gjykimin. Ndërsa të tjerët festonin ai vdiq.

Dita e fundit po vjen kur dritaret e qiellit do të hapen me bekime dhe gjykime. Jezusi dhe ushtritë e tij engjëllore do të vërshojnë në këtë botë. Për besimtarët, ajo ditë do të sjellë “kaq shumë bekime sa nuk do të kemi vend ku t’i futim.” Për tallësit mosbesues, kjo do të sjellë shkatërrim të plotë dhe mjerim. “Dritaret e qiellit janë hapur”, thotë profeti Isaia.

“dhe do t’i hedhin në furrën e zjarrit. Atje do të ketë qarje dhe kërcëllim dhëmbësh. Atëherë të drejtit do të shkëlqejnë si dielli në mbretërinë e Atit të tyre. Kush ka veshë për të dëgjuar, të dëgjojë!”.

(Mateu 13:42-43)

A beson se ajo ditë është duke ardhur? Jezusi është e sigurt që do të kthehet, e beson ti ose jo. Mosbesimi nuk mund ta pengojë kthimin e Krishtit; ai vetëm mund të  parandalojë ty që të gëzosh bekimet e tij.

Mendo edhe një herë për kapitenin e mbretit. Ai nuk besonte profecinë e Eliseut për ushqimin e bollshëm, por mosbesimi i tij nuk e pengoi realizimin e profecisë. Ajo vetëm sa pengoi komandantin të gëzonte përfitimet.

Mosbesimi i tij ishte fatal. Mos bëj të njëjtin gabim. Beso premtimin dhe paralajmërimet e Fjalës së Perëndisë. Prano Jezusin si Zotin dhe Shpëtimtarin Tënd. Mos ji mes jobesimtarëve që do të zhduken në ferr. Ji mese atyre të cilët “do të shkëlqejnë si dielli në mbretërinë e Atit të tyre.” Ji mes atyre që do të festojnë përgjithmonë në mirësinë e Zotit. Shkrimi flet për kthimin e Jezusit dhe thotë:

“Edhe fort pak kohë, edhe ai që duhet të vijë do të vijë dhe nuk do të vonojë.

Dhe i drejti do të jetojë prej besimit; por ne qoftë se ndokush tërhiqet prapa, shpirti im nuk do të gjejë pëlqim në të”.

Por ne nuk jemi nga ata që tërhiqen prapa për humbje, por nga ata që besojnë në shpëtimin e shpirtit.”

(Hebrenjëve 10:37-39)

Miq të programit Fjalët e Shpresës ju falënderoj për vëmendjen tuaj dhe ju ftoj të na ndiqni në programin e herës së ardhshme me një temë tjetër interesante. Nga unë Albert Dosti mirë u dëgjofshim!

Komente

komente