Pse vuajnë njerëzit e mirë

Print

Titulli: Pse vuajnë njerëzit e mirë? (pjesa 2)

Pra a ndikojnë sadopak tek mendimet e tua këto që thamë për t’iu përgjigjur si duhet  pyetjes së vështirë, se përse vuajnë njerëzit e mirë?

Mua më kanë ndihmuar shumë. Shpresoj që edhe ty të të ndihmojë. Ndoshta përvoja e Jobit mund të ndihmojë ty në situatën ku je, apo me këto që po dëgjon mund të ndihmosh të tjerë që janë në situata të vështira.

Libri i Jobit e shpreh shumë qartë, si drita e diellit se ne mund të presim vuajtje të ndryshme në jetë, dhe nuk duhet të habitemi me këtë.

Po, vuajtje do të kemi, kjo gjë i ndodh të gjithëve. Edhe njerëzit e mirë vuajnë.

Kjo ndodh në këtë botë të rënë, mos harroni nuk është më gjithçka shumë e mirë, sikurse e krijoi Perëndia në fillim. Këtu në botë ka forca të errësirës që mundohen ti sjellin vuajtje shumë njerëzve, në mos të themi, të gjithëve. As mirësia jonë dhe as besnikëria jonë nuk na bën neve imunë ndaj vuajtjes.

Dhe duhet të jemi të sinqertë për këtë. Nuk kemi përse ta fshehim, apo ta mbulojmë me ngjyra. Jobi ishte shumë i sinqertë, shumë i çiltër për atë që po thoshte.

Është mirë të pyesim edhe pse nuk marrim përgjigje, është mirë ti thërrasim Perëndisë për ndihmë kur nuk kuptojmë situatat tona. Dëgjoni se si u lut Jobi:

Jam neveritur nga jeta ime; do të shfryj lirisht vajtimin tim, duke folur në trishtimin e shpirtit tim!” (10:1)

Pse nuk vdiqa në barkun e nënës sime? Pse nuk vdiqa sapo dola nga barku i saj?” (3:11)

Ah, sikur dhembja ime të ishte peshuar tërësisht, dhe fatkeqësia ime të vihej bashkë mbi peshoren, do të ishte me siguri më e rëndë se rëra e detit! Për këtë arsye fjalët e mia nuk u përfillën…” (6:2, 3)

Unë të bërtas ty, dhe ti nuk më përgjigjesh; të rri përpara, por ti rri duke më shikuar.” (30:20)

Në shumë psalme gjejmë thirrje të Psalmistit shumë të ngjashme me ato të Jobit. Dëgjoni:

O Zot, pse qëndron larg? Pse fshihesh në kohë fatkeqësish?” (Psalmi 10:1)

”  Deri kur do të më harrosh, o Zot? Vallë kështu do të jetë përjetë? Deri kur do të më fshehësh fytyrën tënde?” (Psalmi 13:1)

O Zot, Perëndi i shpëtimit tim, unë bërtas ditë e natë para teje… sepse shpirti im është ngopur me të keqen….” (Psalmi 88:1, 3)

Me këto thirrje të çiltra, që vijnë nga psalmet, kuptojmë se ne kemi të drejtën për të qenë të hapur dhe të sinqertë me Perëndinë duke i treguar gjithçka.

Ai e kupton thirrjen e dhimbjes sonë.

Njëkohësisht mendoj se ne duhet ta përdorim dhimbjen tonë për të luftuar disa kauza vuajtjesh në botë.

Çdo vuajtje që ne përjetojmë është një kujtesë se kjo botë nuk është siç duhet të ishte. Dhe ne nuk duhet të dorëzohemi pas tyre, por ta kthejmë dhimbjen tonë në energji pozitive për të luftuar shakatarët e vuajtjes.

Lufto varfërinë, abuzimin, padrejtësinë, dhe kauza të tjera si këto.

Shumë njerëz që e kanë parë dhimbjen e skllevërve të shtypur, kanë luftuar për heqjen e skllavërisë dhe paragjykimit.

Shumë njerëz që e kuptojnë dhunën që ushtrohet mbi foshnjat përmes abortit janë bërë mbrojtës të jetës.

Ata që kanë humbur, njerëzit e dashur në një aksident me makinë për arsye të gjendjes së dehur, kanë luftuar për kauzën e mos pirjes së alkoolit prej shoferëve,

Shumë njerëz që kanë humbur të afërmit e tyre nga një sëmundje e rëndë, luftojnë për këtë kauzë, pra kundra këtyre sëmundjeve.

Dhimbja mund të jetë një forcë e madhe që na motivon të bëjmë të mira.

Por kur i bëjmë një analizë përfundimtare kësaj dalim në konkluzioin se:

Nëse ne vuajmë dhe nuk shikojmë asnjë shpjegim për këtë, atëherë jemi thirrur thjesht t’i besojmë Perëndisë.

Unë e di se ndonjëherë kjo është shumë e vështirë. Ndonjëherë duket e pamundur.

Miku in i ngushtë, njëkohësisht edhe pastor, dhe baba, u prek nga kanceri.

Ai u nënshtrua operacionit, dhe trajtimeve. Veç këtyre, ai përjetoi shumë frikë, ankth dhe një mal me pyetje.

Por nuk mbaroi me kaq. Pas dymbëdhjetë kanceri ju shfaq sërish.

më shumë operacione, më shumë trajtime, më shumë pyetje! Gjashtë vite më vonë, për herë të tretë u rishfaq kaceri! Dhe i njëjti cikël përsëritej në trupin dhe në mendjen e tij.

Por më në fund pas një beteje të gjatë, miku im është i lirë prej kancerit.

Miku im nuk i ka marrë ende përgjigjet e pyetjeve të tij. Nuk e di përse. Por as unë nuk arrij të kuptoj përse i ndodhi atij dhe përse tre herë?

Por tani kuptoj se ajo sëmundje ka sjellë shumë të mira.

Miku im e vlerëson jetën më shumë se sa më parë, ai e vlerësonte më shumë shëndetin e tij dhe e falënderonte atë çdo ditë për këtë.

Por a i di ai të gjitha përgjigjet? Jo ai nuk i di. A i beson ai Perëndisë?

Me siguri që po. Ai ka kuptuar besoj se përgjigjet nuk na hyjnë në punë nëse nuk kemi besim.

Ne i besojmë Zotit për shkak të atij që Ai është: i shenjtë, i vërtetë, i dashur, i drejtë, i mëshirshëm.

Ai e ka thënë këtë në fjalën e tij.

Ai e ilustron këtë në jetën time dhe në jetën e atyre që janë pranë meje.

Ai më ka dhënë shumë premtime pas të cilave unë mund të kapem fort.

Ai ka dhënë Birin e tij për shpëtimin tonë. Edhet atëherë kur nuk gjej përgjigje për pyetjet e mia dhe nuk i zgjidh dot misteret e jetës sime, vazhdoj të jetoj duke i besuar Perëndisë.

Sa herë lexoj Biblën mësoj më shumë për Perëndinë dhe për Universin.

Në ditë si këto, mendje më shkon tek fjalët e këngës që thonë:

“Ti je Alfa ,Omega, fillimi, mbarimi, Shpëtimtari, Mesia ,Ti je Miku im Je i lashti i ditëve,  që mbretëron në përjetësi. Ti je shpëtimtar plot hir,  Je princi i paqes, dhe për ty unë do këndoj.”

Shumë këngë e bukur, i përmbledh të gjitha karakteristikat e Perëndisë.

Kur i mendoj të gjitha këto nuk kam për se të mundohem me pyetjet dhe përgjigjet në mendjen time, por ia le drejtimin Perëndisë së universit.

Perëndia drejton këtë botë të madhe me shenjtërinë dhe të vërtetën.

Prandaj këto dy gjëra më ndihmojnë t’i besoj Perëndisë.

Së pari, unë kuptoj se Perëndia e ndjen dhimbjen time. Ai e kupton kur jam i lënduar, i frikësuar, i trembur, apo i munduar.

Ai i kupton të gjitha ndjenjat e mia.

E pyeta mikun tim pastor që vuante prej kancerit se çfarë mendonte për atë cikël të kalua të jetës. Dhe më tha

“Kur kisha kancer, e dija se Perëndinë e kisha pranë, për asnjë çast ai nuk më kishte lënë, sepse nuk ishte kundërshtari im.

Ai premton se do të kujdeset për ne, madje këtë e vërtetoi duke dërguar birin e tij të vetëm, për tu bërë Shpëtimtari im në kryqin e Kalvarit.

Dhe së dyti unë e lejoj Perëndinë të drejtojë botën sipas mënyrës së tij.

Tek e fundit ai është i shenjtë dhe shumë herë më i zgjuar se sa unë, ai ka një mendje të përsosur. prandaj mendoj, kush jam unë, një njeri mendje të kufizuar që i kërkon llogari Perëndisë me mendje të përsosur?

Prandaj nuk dua të dyshoj në mirësinë e Zotit

Po unë vazhdoj të jetoj me mistere. Kur ndodhin gjëra që nuk arrij ti kuptoj, gjej qetësi në faktin se Perëndia e di se çfarë po bën, ai ka nën kontroll gjithçka dhe mbi të gjitha ai më do mua shumë.”

Miku im vërtetë më ka ndihmuar shumë me këshillat dhe përvojën e tij.

Edhe Jobi mësoi nga përvoja e tij. Në bisedën e tretë, midis Perëndisë dhe Jobit, Jobi më në fund përgjigjet me besim.

Ai me përulësi thotë se, do ti ve fre gojë sime, nuk do të flas. Do të le Perëndinë të drejtojë…dhe do ti besoj Atij.

E di se ndonjëherë është e vështirë. Por të krishterët ndër vite i kanë besuar atij kështu dhe kanë gjetur forcë.

Për shembull gjatë shekullit të gjashtëmbëdhjetë, të krishterët në Evropë, iu nënshtruan një përndjekje të madhe.

Kishte shumë mizori ndaj të krishterëve. Atëherë këta për të vërtetuar se nuk ishin rebelë ndaj ligjit por zbatues të tij, të krishterët shkruan një dokument ku shpallnin besimin e tyre.

Ata pohuan aty se ishin të gatshëm “të rriheshin, të prisni gjuhën me thikë, të mbyllnin gojën, dhe të kalonin trupin e tyre në zjarr”, vetëm që të mos mohonin besimin e tyre.

Në fakt pastori që shkroi fjalët e këtij rrëfimi vdiq si martir vite më vonë. Ai quhej Guido De Bres.

Rrëfimi quhet “Rrëfimi Belg i Besimit”. Dëgjoni se çfarë thotë ai:

“Ne besojmë se Ky Perëndi i mirë, pasi i krijoi të gjitha gjërat,

Nuk i braktisi, as nuk ia la ato rastësisë apo fatit

Por ai vetë i drejton dhe i qeveris sipas vullnetit të tij të shenjtë

Në mënyrë të tillë, që asgjë nuk ndodh në këtë botë

Pa e lejuar Ai më parë.

Kjo doktrinë na ngushëllon pa masë
sepse na tregon se asgjë nuk ndodh rastësisht
por vetëm nëse Ati ynë qiellor e ka lejuar.” ( Neni. 13)

Mendoj se ky lloj besim na jep shpresë. Unë mund të shpresoj se Perëndia është i mirë dhe i dashur dhe besnik.

Këtë shpresë e kam sepse Perëndia dha Birin e tij, Jezus Krishtin që të sillte shpëtimin prej mëkateve duke na premtuar jetën e përjetshme. Ky Perëndi i mirë më mban në duart e tij dhe do ta bëjë këtë përgjithmonë.

Ka shumë gjëra në jetë që nuk më pëlqejnë. Ka shumë gjëra që nuk i kuptoj. Kam shumë pyetje pa përgjigje…por unë e di se Perëndia më do, dhe më rrethon me krahët e tij të dashurisë duke më treguar besnikërinë.

Unë e di këtë sepse biri i tij Jezus Krishtit ka paguar plotësisht për të gjitha mëkatet e mia dhe më ka bërë mua fëmijën e Tij.

Për këtë arsye, ti edhe unë, nuk do të kyçemi gjithmonë në vuajtjen tonë. Kjo vuajtje është e përkohshme. E di që kjo të lëndon shumë.

Por jam i sigurt se perëndia ynë, shpëtimtari ynë ka planifikuar një ditë të përsosur dhe në krijim të përsosur, që do të jetë i gjithi i yni. Ti mund ti besosh Atij!

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *