Pashka

Titulli: Pushteti për të falur (pjesa 2) Pashka

NE NUK DIMË SE CFARË TË BËJMË. . .

“Fali ata sepse nuk dinë se çfarë bëjnë.”

A të përshkruajnë ty këto fjalë, a je ti një person që ka shumë nevojë për faljen hyjnore?

Më lejo të të pyes sërish, a e di mirë se çfarë po bën, moralisht dhe shpirtërisht?

A dyshon se ka ndonjë dimension të jetës që të ka shpëtuar? A të ndodh ndonjëherë që të vështrosh pas dhe të pyesësh veten se përse e bërë këta apo atë gjë? A nuk i thua vetes, “ çfarë doja të arrija me këtë?”

Nuk e di për ty, por unë e kam pyetur veten për këto gjëra.

Jezusi që di gjithçka, i dëgjon këto fjalë që jehojnë në Kalvar zërat e biliona zërave. Jezusi e kupton se ne njerëzit vdekatarë, kemi beteja shpirtërore, të cilat nuk i kuptojmë plotësisht.

Ne jetojmë në një botë ku forcat shpirtërore të errësirës luftojnë kundër nesh.

Dhe pa dashur ashtu si ata ushtarë poshtë kryqit edhe ne mund të bëjmë gjëra të cilat mund të shkaktojnë dhimbje dhe dëme të mëdha.

E keqja që pushton botën tonë është më e madhe dhe më e thellë sa  ajo që njohim ne.

Kohë më parë unë dëgjova një ish prokuror që thoshte se ai nuk besonte në ekzistencën e së keqes. Ai besonte se qeniet njerëzore mund të bënin vetëm disa gjëra të këqija.

Nëse edhe ti je në një mëndje me të se e keqja nuk ekziston, atëherë nuk e kupton se përse Jezusi duhet t’i thotë këto fjalë të cilat theksojnë konfuzionin moral, që shpesh shkatërron jetët tona.

Atëherë ti do ti mendosh njerëzit kryesisht të mirë, por që me raste, për shkak të injorancë sillen si të marrë.

Por nëse beson, ashtu siç thonë shkrimet, se ato forca demonike, enden nëpër botë, duke dashur që të ç’bëjnë atë që është e mirë, e drejtë dhe e bukur, atëherë do të kuptosh këtë lutje.

Do ta kuptosh lutjen e Jezusit nëse e beson atë që thonë shkrimet tek libri i Romakëve

3:10, Nuk ka asnjeri të drejtë, as edhe një. Nuk ka asnjeri që të kuptojë, nuk ka asnjeri që të kërkojë Perëndinë. . .” Nëse me të vërtetë e kupton se njerëzimi është në rebelim ndaj Perëndisë, që kundërshton hapur planet e mira të Perëndisë për këtë botë,  atëherë do të fillosh të kuptosh shtrirjen e Lutjes së Jezusit.

Atëherë do të kuptosh se lutja e Jezusit është për të gjithë ne njerëzit gjysmë të verbër, që as nuk e marrim dot me mend se sa shumë e kanë lënduar Atin tonë qiellor dështimet dhe mëkatet tona.

“Atë, fali ata sepse nuk dinë se çfarë bëjnë.”

Tradhtia ime e gozhdoi Krishtin në atë kryq.

Faji dhe mosbindja ime e gozhduan atë. Për shkak të fajit tonë, ne jemi bashkëpunëtorë me ekzekutuesit e Krishtit.

Së bashku me ta ne po bëjmë të paimagjinueshmen.

Ne po ekzekutojmë vetë Birin e Perëndisë. Ne po ekzekutojmë një njeri pa mëkat, që eci në pluhurin e kësaj toke.

Dhe nuk po e ekzekutojmë atë me finesën e një injeksioni vdekjeprurës, që zhvillohet në një sallë të pastër operacioni.

Nuk po e ekzekutojmë atë me një rrymë të fortë prej dy mijë vatësh në një karrige elektrike. Ne po ekzekutojmë Birin e Perëndisë në një mënyrë që e bën vdekjen edhe më të tmerrshme dhe të frikshme.

Në fakt ne po bëjmë më shumë se sa kaq. Ne po e dorëzojmë atë para vdekjes së turpshme.

Po kështu është vdekja e tij: E turpshme.

Kryqëzimi ishte tërësisht i errët në definicionin e tij klasik: “diçka e shpifur, e neveritshme, e ndyrë, e turpshme dhe e ndotur.”

Kryqëzimi ishte një lloj vdekjeje që e turpëronte viktimën.

Në fakt, arsyeja përse kjo vdekje bëhej në publik, ishte që turmat të bashkoheshin aty në indinjatën e të kryqëzuarit.

Thirrja që përshkruhet tek libri i Vajtimeve 1:12 mund të identifikohet shumë mirë me atë të viktimës së kryqëzuar:

Asgjë e tillë mos t’ju ndodhë, o ju që kaloni afër.” Po asgjë.

I ekzekutuari qëndron aty në agoni therëse, por askush nuk dëshiron t’ia dijë.

Jezus Krishti ‘duroi kryqin,  duke përçmuar turpin.’ Kryqëzimi ishte një temë që nuk diskutohej asnjëherë në shoqërinë e lartë romake.

A e dinte dikush se çfarë po ndodhte realisht atë të Premte pasdite? A e dinte njerëzimi se po kryqëzonte Perëndinë e Tij atë pasdite? A e dinte ndokush se i pamëkati po mbarte turpin? A e dinte ndonjëri atë që po bënte? Si mund ta dinin? Si mund ta dinin, derisa qielli u errësua dhe toka u trondit dhe varret u hapën? Si ta dinin se ky ishte momenti i ndryshimit të gjithë historisë.

Si mund ta dinin njerëzit këtë, përfshi këtu edhe ne!

E ku ta dinim ne se qëllimi i gjithë kësaj, çmendurie mizore ishte të sillte falje pikërisht për ata njerëz, të cilët ishin përgjegjës për krimin!

Turpi i kryqit është turpi i mëkatit tim. Turpi i kryqit ishte turpi fjalëve dhe veprave të mia të shëmtuara.

“Atë, fali sepse nuk e dinë se çfarë bëjnë.” Kjo është një lutje që kalon përtej shekujve. Kjo është një nga ato lutje që mund të na shkundë e të na zgjojë prej letargjisë sonë shpirtërore për të kuptuar domethënien e vërtetë të Kalvarit. Kjo është një lutje që i kërkon Atit të largojë prej nesh verbërinë dhe të na japë hir për të parë se çfarë kemi bërë realisht me jetën tonë.

Po kështu atë që Krishti ka bërë për ne me anë të vdekjes së tij.

“Atë, fali… ” Folja që është përdorur në greqisht, këtu tregon se Jezusi e ka bërë këtë lutje më shumë se një herë.

Pra koha e foljes tregon përsëritje. Teksa ato gozhdë i nguleshin në këmbë e duar ai thoshte:“Atë, fali. . .” Teksa kryqi ngulej në tokë, ai thoshte: “Atë, fali. . . “Teksa talljet dhe përqeshjet filluan ai u lut: “Atë, fali. . .”

Kjo ishte lutja e Shpëtimtarit. Dhe ajo vazhdon të jehojë ende sot në shërbesën e Shpëtimtarit që vazhdon ENDE ndërmjetësimin për këtë botë të shkatërruar prej mëkatit.

PËRQAFIMI I FALJES

A e gjen ti veten tek fjalët që shqipton Jezusi?

Ka shumë mundësi që ti përballesh në jetë me çështje që kanë të bëjnë me faljen. Ndoshta ti ke njerëz në jetën tënde të cilët e ke vështirë t’i falësh.

Jeta jote kontrollohet prej zemërimit dhe aspak prej hirit. Por ndoshta thellë brenda teje zbulon se nuk e fal dot veten.

Ti e ke kthyer përmbys jetën tënde dhe për këtë ia ve fajin vetes. Thellë brenda teje ke urrejtje për veten, për hir të asaj që ke thënë apo ke bërë.

Ti nuk di si ta lësh pas të kaluarën.

Por ajo që i përkeqëson gjërat është ideja në kokën tënde se, meqenëse ti vetë nuk ke dashuri, as Perëndia nuk të do ty.

Por a e di të vërtetën? Shumë njerëz që unë njoh, pavarësisht se sa të respektuar janë në komunitetet e tyre, ata nuk e dinë ende nëse falja e Perëndisë mund të arrijë edhe jetën e tyre. Kjo është frika e tyre e madhe: Falja e Perëndisë është për njerëzit e tjerë, nuk është për mua!

Sot a do ta dëgjosh sërish zërin e Krishtit? A do ta lejosh atë tia shtojë ermin tënd fjalëve të Kalvarit?

Atë të lutem fale, Jonën, Elonën, Kastriotin dhe Andonin.

Fale Mirën dhe Genin, Enkelin dhe Mikelin. Krishti shkoi në Kalvar, që marrëdhënia jote me Perëndinë të restaurohej.

Kështu ti mund të largohesh prej kryqit i falur prej Perëndisë! Dhe atëherë fuqia e hirit mund të bjerë në jetën tënde, e ti mund të përjetosh fuqinë e Frymës së Perëndisë për të falur ata që kanë gabuar karshi teje!

Krishti shkoi në Kalvar, që ti të ta falësh veten. Krishti i foli ato fjalë që edhe ti t’i thuash këto fjalë që tha ai, e ti besosh me të vërtetë! “Na i fal mëkatet tona sikurse ua falim ne, fajtorëve tanë.”

PERËNDIA QË FAL

Falja! Është një dhuratë e mrekullueshme që na ka dhënë Perëndia. ajo është shenja e përkryer se prania e Frymës së Shenjtë po vepron në tokë! Dostojevski, në novelën e tij, Vëllezërit Karamazov “The Brothers Karamazov” rrëfen bisedën e dy vëllezërve, Ivan dhe Aljosha, që flasin së bashku për ligësitë e mëdha që njerëzit kryejnë ndaj njëri tjetrit, veçanërisht kundër fëmijëve, në këtë botë të rënë.

Ivan, ateisti, debaton me shumë pasion se nuk ka rrugë për në qiell ose për në tokë, për të pasur harmoni me Perëndinë në këtë botë kaq të rënë.

Aljosha, ky besimtar i thjeshtë, nuk ka argumente të ndërlikuara, për tu marrë me Ivanin, i cili ishte zemëruar kundër Perëndisë. Ai rri ulur në heshtje, me fytyrën mbuluar mbështetur mbi pëllëmbët e duarve, derisa më në fund ai ofron të vetmen fjalë që mund të thuhet: Sepse në Kalvar, Perëndia vetë, e ka bërë të mundur atë fjalë.

“Ekziston një person,” thotë ai, “i cili mund të falë gjithçka, sepse derdhi gjakun e tij të pafajshëm…”

Aljosha ka të drejtë. Ekziston një person i cili mban shenjën e pushtetit të faljes në këtë botë.

Emri i tij është Jezusi.

Sot ti mund të lutesh:“At, më fal mua,” sepse dikush në Kalvar bëri këtë lutje, “Fali Atë, sepse nuk dinë se çfarë po bëjnë. “

 

Komente

komente