Pyetja e madhe rreth Frymës

Titulli: Pyetja e madhe rreth Frymës (pjesa 1)

Unë mendoj se pyetjet që pastori do të bëjë do të jenë të ngjashme me pyetjet që i bëni një miku të vjetër që nuk e keni pak kohë pa e takuar.  Pyetje si: Si jeni? Çfarë aktivitetesh keni bërë këto kohë? Si është familja? Vazhdon të bësh ende gjërat që pëlqen??

Unë e di se si çfarë do të thotë të pyesësh dikë për gjendjen e kishës. Unë kam shërbyer si pastor në katër kisha të ndryshme gjatë kohës sime si pastor.

Një pastor i do kishat ku shërben dhe gjithmonë ka një interes të gjallë në mirëqenien e tyre. Ndërkohë që unë i shërbej njerëzve në këto kisha, pyes veten: “Si po ia kalojnë tani?”

Unë mendoj se një pastor duhet të bëjë pyetje të llojit: A po rritesh në besim? Çfarë programesh keni? A vijnë njerëzit gjithmonë në shërbesën e adhurimit?

Si është predikimi? A është i mirë? A janë njerëzit besnikë në lutje? Pra, pak a shumë këto janë pyetjet që vijnë në mendjen e një pastori, herë pas here.

Por Pali, i bëri këto pyetje kur u kthye për të vizituar të krishterët e kishës së Efesit. Dëgjoni se çfarë pyetje bën ai: “A e morët Frymën e Shenjtë të kur besuat?” Imagjino pak këto!

Dhe më pas vini re se sa i çuditshëm është reagimi i tyre ndaj tij: “Ne as që kemi dëgjuar se paska Frymë të Shenjtë!”. (Veprat  19:2)

Më lejoni të kthehem pak mbrapa në kohë. Dua t’ju tregoj diçka për kishën e Efesit për të kuptuar më mirë situatën atje. Efesi është një qytet në jugperëndim të Azisë së Vogël, pra në Turqinë e sotme. Ky ishte një qytet i njohur, me një port shumë të mirë dhe marrëdhënie tregtare shumë të mira.

Pali ka ndaluar në Efes, në udhëtimin e tij të dytë misionar. Ky nuk ishte një qëndrim i gjatë, por koha e mjaftueshme për tu treguar atyre për Jezus Krishtin dhe fillon një kishë këtu.

Nëse shpejtojmë pak përpara do të zbulojmë se kisha atje ishte e destinuar të bëhej e njohur.

Kjo ishte ndër kishat e preferuara të Palit dhe ai qëndroi atje tre vjet, një kohë më e gjatë se në kishat e tjera që kishte themeluar.

Ai dërgoi atje Timoteun, kolegun e tij, dhe i shkroi kishës një letër që ne e quajmë letra e Efesianëve.

Po kështu ai i shkroi Timoteut dy letra, teksa po shërbente atje. Kjo ishte një kishë shumë e mirë në udhëkryqet e jetës së Lindjes së Mesme.

Por ishte një kishë në një situatë të vështirë, ishte pikërisht në mes të idhujtarisë. Kjo ishte një kishë në një vend strategjik dhe me një të ardhme të madhe.

Tani nëse i kthehemi veprave 19, ku gjejmë këtë pyetje të çuditshme, zbulojmë se kjo ardhme nuk duket ende në horizont.

Pali ka ndalur për të vizituar këtë kishë në fillim të udhëtimit të tij të tretë misionar.

Ai dëshiron të dijë se si po ju shkojnë punët, ndaj mbledh një grup njerëzish të anëtarëve të kishës dhe i bën atyre këtë pyetje: “A e keni marrë Frymën e Shenjtë, kur besuat?”.

Dhe pikërisht këtu mund të themi se del në sipërfaqe “problemi i Efesianëve”.

Ky problem kapet pasi bëhet pyetja: “A e keni marrë Frymën e Shenjtë?”. Po kështu ajo përfaqësohet me përgjigjen: “Jo.” Dhe për më tepër përmes komentit të tyre shtesë: “madje as nuk kemi dëgjuar për Frymën e Shenjtë.”

Po tani, çfarë duhet të bëjmë me këtë problem? Si ka mundësi që një kishë nuk di për Frymën e Shenjtë? Dhe për shkak se kishat përbëhen prej besimtarëve, si ka mundësi që një besimtar nuk e ka marrë Frymën e Shenjtë, e për më tepër nuk di asgjë për Frymën e Shenjtë?

Unë mendoj se janë dy faktorë që shpjegojnë këtë situatë të çuditshme të besimtarëve , të cilët nuk dinë asgjë për Frymën e Shenjtë. Mundohu të imagjinosh se si duhet të jetë t’i mësosh diçka dikujt, që nuk ka informacionin e nevojshëm.

Imagjino se si do të ishte nëse mëson të gatuash nga një person që nuk ia ka idenë e përbërësve të kuzhinës, për shembull për çfarë shërben kripa, apo vanilja.

Ti mund të kesh gatuar diçka të mirë sipas këshillave të tij, por e vërteta është se ajo nuk mund të hahet sepse nuk ka shije.

Pra ti nuk ke marrë informacionin e plotë për gatimin e recetës. Ose, mendo sikur një shok po të mëson gdhendjen në dru.

Por ai nuk e ka idenë e mjeteve apo veglave që përdoren për gdhendje druri.

Planet e tua janë të mira, druri është shumë i bukur, por produkti që ke nxjerrë nuk ia vlen fare sepse nuk plotëson standardet e gdhendjes në dru.

Pra pak a shumë kjo ndodhi në Efes. Në kapitullin 18 ne mësojmë se Apollo ishte një prej misionarëve që shërbente atje.

Ai ishte një njeri i sinqertë, por nuk kishte njohuri adekuate për të vërtetën e Perëndisë.

Ai njihte vetëm pagëzimin e Gjon Pagëzorit, ndaj mësonte atë.

Dhe ky pagëzim i Gjon Pagëzorit ishte një parapërgatitje, që tregonte pendimin. Pra nuk ishte një pagëzim i plotë në emër të Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë, sikurse do të mësonte Jezusi më vonë.

Pra një pjesë e këtij problemi në kishë vinte si rrjedhojë e trajnimit të pamjaftueshëm të njërit prej personave që ishte në drejtim.

Dhe kjo është arsyeja përse Pali kaloi pak më shumë kohë me ta, për t’i udhëzuar më tej në këtë çështje.

Po kështu shikojmë në kapitullin tetëmbëdhjetë se Prishila dhe Akuila, i japin udhëzime të mëtejshme Apollos për këtë çështje.

Por për t’ju sqaruar më mire, më lejoni t’ju tregoj diçka që u pëlqen djemve të mi në liqen.

Sa herë që ata qëndronin në breg të një liqeni, dhe uji ishte i qetë, nuk mundi ti rezistonin tundimit që të hidhnin një gur në ujë për ta trazuar.

Ata nuk e hidhnin gurin se nuk u pëlqente qetësia, por sepse u pëlqente shumë ajo që ndodhte.

Guri jo vetëm që përplasej në ujë dhe bënte zhurmë, por krijonte disa rrathë, që fillonin me në rrathë të vogël e përfundonin në rrathë shumë të mëdhenj.

Magjepsa e tyre ishte  për shkak të përplasjes së gurit në ujë dhe rrathëve në ujë që bëheshin gjithmonë e më të mëdhenj.

Pak a shumë diçka e ngjashme po ndodhte edhe këtu, te Veprat. Kjo quhet ndryshe edhe përhapja progresive e Pentakostit. Te veprat kapitulli 2 lexojmë historinë e derdhjes së Frymës së Shenjtë mbi besimtarët, çka i fuqizon ata për të dëshmuar.

Ne e quajmë këtë Pentakost, dhe ndodhi në Jeruzalem. Kjo ishte qendra e kishës. Në veprat 8, mund të gjesh këtë informacion, jo vetëm kaq por edhe si u përhap kisha deri në Samari.

Në Veprat 10 ne e gjejmë sërish, por kësaj here teksa Fryma është derdhur mbi botën jo hebrease.

Dhe këtu në Veprat kapitulli 19, e gjejmë sërish këtë, por kësaj here në Azinë e Vogël.

Kështu njohuria e fuqizuar prej Frymës së Shenjë lëviz nga një rreth besimtarësh te tjetri, ashtu si ata rrathët që zgjerohen në ujë pas hedhjes së gurit.

Tani, sot e dimë përmes studimit të Shkrimeve që një kishë nuk mund të jetë e shëndetshme apo e gjallë pa praninë e Frymë së Shenjtë. Dhe sigurisht, një kishë përbëhet nga njerëzit, kështu që një kishë do të ketë fuqinë e Frymës së Shenjtë, vetëm në atë nivel që janë mbushur njerëzit në të.

Kjo do të thotë, se pyetjen “ A e ke marrë Frymën e Shenjtë?” , nuk është një pyetje që i bëjmë kishave, por njerëzve si ti dhe unë që janë pjesë e saj. Uroj që ti ta kesh marrë!