Rimarrja e pemës së jetës

Print

Titulli: Rimarrja e pemës së jetës (pjesa 1) Krishtlindje

Ata do të shohin fytyrën e tij! Sa fjalë inkurajuese, sa e ëndërroj këtë! “Ata do të mbretërojnë përjetë, përgjithmonë”! Edhe ky varg shumë i bukur, e ëndërroj këtë gjë! Këto janë dy vargjet që pëlqej më shumë!

Më pëlqen shumë ai vargu që thotë se do të shohim fytyrën e Perëndisë, sepse tani jemi në kohë Krishtlindjeje.

Ne shikojmë fytyrën e Perëndisë kur vështrojmë foshnjën në grazhd.

Nëse do të jemi të vëmendshëm këtë Krishtlindje, jam i sigurt se do të shohim fytyrën e Perëndisë, madje edhe në mes të poteres e shamatës të punëve të Krishtlindjes.

Ne do të shohim këtë Krishtlindje Jezusin, Krishtin fëmijë, shpëtimtarin tonë që lindi në Bethlehem. Sa emocionuese është të shohësh fytyrën e Perëndisë!

Ideja e mbretërimit të përjetshëm, më kujton kohën e Krishtlindjes.

Për më tepër po pres me padurim të dëgjoj korrin e mrekullueshëm që do të këndojë këngët e mrekullueshme të Krishtlindjes.

Qysh tani dëgjoj zërat e ëmbël të fëmijëve që do të këndojnë:

Përjetë Perëndi besnik është,

përjetë Perëndi i fortë,

përjetë Ai është me ne,

Përjetë …

Sa e mrekullueshme do të vijë një ditë kur ne do të jemi përballë Perëndisë së përjetshëm dhe do të shohim fytyrën e tij.

Ne kemi nevojë të shohim fytyrën e Perëndisë, apo jo? Unë mendoj se kemi shumë nevojë. Veçanërisht në kohën e Krishtlindjes.

Me gjithë këto pamje të mrekullueshme që na rrethojnë në krishtlindje, dritat, shiritat shumëngjyrëshe, dhe këngët entuziazmi i festës na bën që ndonjëherë të lemë jashtë festës personin që ka ditëlindjen. Në këtë kohë, më shumë se kurrë më parë kemi nevojë të shohim fytyrën e Perëndisë.

Ne pastorët gjatë kohës së Krishtlindjes jemi shumë të zënë me punë, jo vetëm me përgatitjet për shërbesën apo programet e ndryshme por edhe me këshillimin dhe inkurajimi e njerëzve që po kalojnë një kohë depresioni.

Ne jemi të zënë, sepse kujdesemi edhe për ata njerëz që kanë humbur të dashurit e tyre, ne kujdesemi për ata njerëz që do të kenë më pak dhurata se vitin e kaluar nën pemën e krishtlindjes.

Gjithashtu jemi të zënë sepse kemi detyrë tu flasim atyre që kanë harruar apo janë bërë indiferentë për lindjen e Jezus Krishtit, që është arsyeja e vërtetë përse festoj më.

Do të ishte shumë mirë që të shihnim gjatë kësaj stine fytyrën e Perëndisë së përjetshëm dhe të qëndronim në praninë e tij.

E vërteta e thjeshtë është se kur shoh veten në pasqyrë, unë nuk shikoj fytyrën e Perëndisë.

Zakonisht unë shikoj lagjen time dhe botën, por jo fytyrën e Perëndisë. Edhe në kohën e Krishtlindjes, vazhdojnë lajmet e këqija. Shkatërrime, luftëra, vdekje, vështirësi që vazhdojnë, ë nuk pakësohen prej Krishtlindjes.

Duket sikur përreth dëgjohen më pak “ përjetë dhe përgjithmonë”, dhe më shumë dëgjohet vdekja.

Në vend të fytyrës së Perëndisë, më shumë po shohim fytyrën e shëmtuar të vdekjes, duket se ajo i është ngjitur korit të Krishtlindjes. Për disa njerëz që kanë pësuar fatkeqësi koha e Krishtlindjes mund t’ju duket e errët.

Mua, ndoshta edhe ty ndonjëherë të ndodh të harrosh diçka teksa lexon atë që thotë Zbulesa 22. Këto janë vargje të mrekullueshme, gjithë pjesa është shumë e bukur, sepse tregon se Perëndia mbretëron përjetë, përgjithmonë. Por edhe pse janë vargjet më të bukura në Bibël ato janë shkruar në një kohë errësire të madhe.

Mendo për pak çaste Gjonin, i cili shkroi këtë letër që ne e quajmë libri i Zbulesës.

Mendo edhe për ata që e morën këtë letër dhe e dëgjuan për herë të parë.

Gjoni ishte shumë i moshuar kur shkroi këtë letër. Vdekjen e kishte te pragu.

Ai ishte një i burgosur politik, që e kishin dëbuar në ishullin e Patmosit, për faj të qeverisë armiqësore dhe shtypëse ndaj besimit të tij të krishterë.

Gjoni ishte një prej 12 dishepujve të parë.

Ai kishte parë fytyrën e Perëndisë në personin e Jezusit, por tani nuk e kishte parë.

Jezusi kishte vite që ishte larguar nga toka. Ku ishte fytyra e Perëndisë tani në jetën e Gjonit? Gjoni ishte dëbuar!

Marrësit e parë të letrës se Gjonit, nuk po ia kalonin më mirë se ai.

Edhe ata po jetonin në mes të kërcënimeve të vazhdueshme dhe armiqësore të qeverisë romake.

Pra mbi ta po ushtroheshin të gjitha format e presionit të jashtëm, dhe të frikës. Por ata kishin edhe probleme të brendshme.

Ne e dimë në mënyrë të veçantë, se shtatë kishat që morën këtë letër ishin plot me vështirësi dhe dobësi.

Gjoni i përshkruan këto vështirësi në faqet e hershme të letrës së tij. Kishat ishin të rrethuara me mëkatin seksual dhe njerëzit nuk ishin besnikë ndaj fjalës së Perëndisë.

Ata e kishin harruar dashurinë e tyre të parë.

Gjoni na paralajmëron se ata do të vuajnë, madje deri në atë pikë sa do të vdesin.

Ai i referohet atyre si njerëz pasivë që kanë njollosur rrobat e tyre.

Në një pikë të caktuar ai thotë se janë si të vdekurit që rrezikojnë zjarrin e ferrit.

Në një varg tjetër, Gjoni, flet në zërin e Zotit, madje thotë se fëmijët do të goditen me vdekjen nëse nuk ka pendim.

Gjoni na paralajmëron se drita e Krishtit, shandani që përfaqëson kishat e Jezusit në botë, do të fiket nëse ata nuk do të pendohen. Kishte shumë errësirë në pjesën më të madhe të kishave.

Me sa duket presionet e jashtme dhe mëkatet brenda kishës dhe dobësitë e njerëzve që morën letrën, ishin shumë të mëdha.

Dyshoj se fytyra e Perëndisë dukej shumë larg, për lexuesit e parë të Gjonit. Ata ishin në errësirë.

Në mes të shkatërrimit të lashtë dhe mes betejave dhe errësirës që ne sot po përballemi, ngrihet pyetja: Si mund ta shoh fytyrën e Perëndisë? A mund ta shoh me të vërtetë fytyrën e tij?

A janë vallë fantazi gjithë këto fjalë që thonë: “përjetë dhe përgjithmonë”?

A është fikur tashmë drita e shandanit? A po jetojmë në errësirë të thellë.

Mendoj se Perëndia vetë e di se ka qenë e vështirë për njerëzit në kohën e Gjonit, por edhe për ne tani, që të shohim fytyrën e Perëndisë sikurse përshkruhet tek vizioni i Zbulesës 21.

Perëndia vetë e vendos këtë pamje para syve të Gjonit dhe para syve tanë, në mënyrë që ne të dalim prej errësirës sonë dhe gjejmë ngushëllim dhe shpresë në mes të betejave tona.

Miq minutave tona këtu i erdhi fundi. Ju kujtoj se ishit në shoqërinë e programit Fjalët e Shpresës.

Do të ritakohemi sërish nesër me një temë tjetër interesante për krishtlindje. Gëzohuni dhe mbushuni me shpresë sepse është krishtlindje. Jezusi është shpresa jonë.