Rimarrja e pemës së jetës

Print

Titulli: Rimarrja e pemës së jetës (pjesa 2) Krishtlindje

Është kënaqësi për mua të ndaj me ju këtë mesazh shprese, veçanërisht për Krishtlindje.

Herën e kaluar folëm për një vizion që Gjoni pati. Për këtë lexoni Zbulesa kapituj 21 dhe 22.

Kjo fillon me pamjen e një lumi, një rruge dhe një peme. Lumi është lumi i jetës që rrjedh prej fronit të madh të Perëndisë.

Ju kujtohet kur Jezusi tha: “Unë jam uji i gjallë.” Lumi i jetës rrjedh prej pranisë së Perëndisë për të gjithë ata që qëndrojnë pranë Tij.

Dhe shumë njerëz mund të qëndrojnë pranë tij sepse lumi rrjedh pikërisht  në qendër të bulevardit kryesor në Jerusalemin e ri qiellor.

Kjo është një rrugë e gjerë, mu në qendër të Jeruzalemit të shenjtë qiellor, ajo shkon përkrah lumit që rrjedh prej fronit të Perëndisë.

Pastaj aty është edhe pema, nuk është një pemë çfarëdo por nëse i kushtoni pak kujdes do të kuptoni se është pema e jetës.

Kjo është e njëjta pemë që dikur kishte qenë në kopshtin e Edenit, por më pas u largua prej pranisë së njerëzve për shkak të mëkatit të tyre.

Nuk e kemi parë më pamjen e asaj peme, që prej kohës së Adamit dhe Evës. Por tani pema e jetës është rishfaqur në qiellin e ri dhe tokën të re, në Jerusalemin e ri, që ka hyrje të lirë për gjithë të shpenguarit.

Pamja që Gjoni përshkruan këtu, është një pemë aq e madhe, aq e gjerë sa mbulon njëkohësisht të dyja anët e lumit.

Mbase rrënjët apo trungu i saj janë si një tunel përmes të cilit kalon lumi. Por sidoqoftë mund ta përfytyrosh këtë dhe çështja është se bëhet fjalë për të njëjtën pemë, pemën e jetës.

Nuk ka rëndësi se në cilën anë të lumit apo të rrugës je, sepse sido që të jetë mund të arrish pemën.

Kjo pemë është për të gjitha ata që do të jenë pjesë e qiellit të ri dhe tokës së re.

Por prisni një minutë. Pamja këtu nuk është e plotë.

Kemi ende për të thënë.

Pema e jetës jep fryte në çdo stinë! Në fakt jep fryte të gjitha muajt e vitit, pra 12 muaj. Dhe jo vetëm kaq por jep 12 lloje të ndryshe frutash!

A e kupton se çfarë do të thotë kjo?! Kjo do të thotë se në këtë pemë ka gjithmonë fruta, fruta të pjekura që mund ti vjelim, që janë gati për tu ngrënë dhe të kënaqemi me to.

Por fuqia e këtij imazhi sa vjen e vetëm përmirësohet! Jo vetëm që pema jep fruta 12 muajt të vitit, por gjethet e saj janë gjithmonë të gjelbra dhe kanë veti kuruese për të gjitha kombet.

Njerëzit e çdo kombi, fisi, apo gjuhe, që do të jenë të mbledhur në qiellin e ri dhe Tokën e re do të kenë liri për të marrë frytet e kësaj peme dhe gjethet e saj shëruese.

Prandaj sigurohu se e ke kuptuar si duhet këtë vizion të mrekullueshëm që tregon Gjoni.

Pra Zoti po thotë nëpërmjet gjonit se ne mund të kemi hyrje të lirë tek pema e jetës e cila  ka fuqi shëruese.

Kjo pemë dikur e ndaluar dhe e ruajtur prej gardhit dhe engjëjve me shpata të zjarrta, (në ditët e Adamit dhe Evës, po jua rifreskoj pak kujtesën), tani është në dispozicion të popullit të Perëndisë, të gjithë atyre që i përkasin Atij.

Asgjë nuk mund të na pengojë më prej saj. Vargjet tek zbulesa madje thonë se në qiellin e ri nuk do të ketë më mallkim, as errësirë.

Gjithë njerëzimi ka banuar nën rrenë e errët të mallkimit, të mëkatit që prej rënies në mëkat të Adamit dhe Evës.

Por tani, pema e jetës, lumi që rrjedh prej fronit të Perëndisë dhe bulevardi i gjerë i Jeruzalemit të Ri, gjithçka të con drejt ftyrës së perëndisë dhe jetës së përjetshme.

Kjo është pamje fantastike dhe shpresëdhënëse!

Nëse krishtlindja jote është pak e zymtë, mbaje parasysh këtë pamje, me siguri do të kesh nevojë për të, apo jo?

Hej miq për ty dhe për mua po flet kjo?

Ende nuk të besohen këto fjalë?

Me fjalët të tjera kush do të banojë atje, kush do të ketë privilegjin të jetojë atje?

Sipas asaj që thotë Zbulesa, pema e jetës shtrihet në të dyja anët e lumit , gjete e saj sjellin shërim për kombet, rruga është e gjerë sa një bulevard. Por kush do të jetojë në atë qytet?

Kush do të jetë në gjendje të shohë fytyrën e Perëndisë?

Kush do të jetojë përgjithmonë dhe përjetë?

Ndoshta edhe ti po bën të njëjtat pyetje si unë.

Ndoshta ti shikon dritat përreth dhe harenë e Krishtlindjes dhe përhumbesh në to, nuk mendon të ëndërrosh.

Të krishterët dhe besimet e tjera, mund të flasin për idenë e qiellit dhe parajsës , për këngët e engjëjve, për besimin e barinjve, për vizitën e dijetarëve, por asgjë nga këto nuk të duket e vërtetë.

Edhe nëse të duket e vërtetë, ti nuk je kurrë i sigurt a do të jesh pjesë e atij vendi, a do të përmbushësh standardet e kërkuara.

Ndoshta ti ke vendosur që të festosh sa më mirë  këtë krishtlindje dhe të harrosh fare idenë se do të shohësh ndonjëherë fytyrën e Perëndisë, apo se do të jetosh në jetë të përjetshme. Në të vërtetë, a nuk po sheh një ëndërr Gjoni këtu tek Zbulesa?

Ndoshta ti po thua : “Kjo nuk ndodh vërtetë apo jo?”

Ndoshta përqasja më e mirë për këto pyetje, është të kujtosh se si ndodhi që Gjoni pa fytyrën e Perëndisë.

Ju kujtohet se Gjoni kishte parë vazhdimisht fytyrën e Perëndisë, kur Jezusi ishte në tokë.

Gjoni ishte dishepulli më i ngushtë i Jezusit. Ai shpesh identifikohet si dishepulli që Jezusi donte më shumë.

Por tani ai është dëbuar në Patmos. Kanë kaluar shumë kohë qëkur ai kishte parë fytyrën e Perëndisë.

Po kështu, kishat të cilave i shkruan po kalonin një kohë persekutimi,  një kohë dobësie dhe mëkatesh.

Si mund ti arrijë Perëndia në këtë gjendje që janë ata?

Nëse i kushtoni vëmendje vargut 1 në tekstin tonë thuhet :

“Atëherë engjëlli më tregoi…” kështu fillon vargu një.

Kjo na kujton se gjithçka që Gjoni po i tregohet atij përmes një vizioni, nga vetë engjëlli që dërgoi Perëndia.

Kjo nuk është vetëm një ëndërr njerëzore, që pa Gjoni, por është një zbulesë, është një vizion drejtpërdrejtë prej Perëndisë!

Gjoni shikon fytyrën e Perëndisë, sepse Perëndia  ia zbulon vetë Ai.

Tani le të ndjekim logjikën. Shumë prej nesh nuk e shohin fytyrën e Perëndisë dhe nuk jemi të sigurt se do të jetojmë përjetë dhe përgjithmonë sepse ne mundohemi ta përfytyrojmë me mendjen tonë se si do të jetë kjo.

Sipas këtij konceptimi ne mendojmë se e ardhmja jonë është në duart tona. Prandaj nëse errësira afrohet në këtë krishtlindje, ne mundohemi ta fshehim errësirën brenda nesh.

Ndoshta kjo do të funksionojë për pak kohë, por herët a vonë, drita jonë do të fillojë të shuhet dhe do ta gjejmë veten në errësirë, të paaftë për të parë fytyrën e perëndisë apo dikujt tjetër.

Më kujtohet kur isha adoleshent, na coi shkolla ekskursion, ndër shumë vende që pamë ishte edhe shpella e Trenit.

Ishte interesante të vizitoje këtë vendbanim të lashtë ilir. Por në një moment dikush nga shokët i fiku elektikët e dorës. Sa errësirë që ishte. Nuk dukej asgjë!

Nuk shihja dot as duart e mia, e jo më shokun që kisha pranë.

Ndoshta edhe ti ke dalë ndonjëherë në darkë vonë për një shëtitje dhe në disa rrugë të qytetit fshatit apo lagjes tënde

mungonte ndriçimi. Besoj se je ndier shumë keq, në këtë errësirë të plotë, apo jo?

Ndoshta je përplasur me ndonjë shtyllë, ose ke rënë në një puset të hapur!

Pra ajo që dua të them është se as Gjoni dhe as kishat në kohën e tij, as unë dhe as ti nuk mund të shpresojmë që ta gjejmë pemën e jetës në mes të errësirës së plotë, shkatërrimit dhe mëkatit të jetës sonë.

Shpresa jonë e vetme është të kemi zbulesën e Perëndisë në jetën tonë, për të na rrëfyer udhën.

Dëgjo edhe pjesën e fundit të vizionit që studiuam bashkë sot.

Gjoni shkruan: “They ëill not need the light of a lamp or the light of the sun, for the Lord God ëill give them light. And they ëill reign for ever and ever.”

Vini re: Perëndia është dritë, ai është drita për të cilën flet Gjoni në vizionin e tij.

Perëndia vetë, përmes shkrimeve të tij dhe Apostulli Gjon, po ndriçon shpellën e historisë njerëzore, dhe historitë tona personale.

Ai po na tregon vendin ku do të na çojë, nëse jemi të gatshëm të Besojmë në Të.

Kudo në shkrimet shohim se Perëndia  po punon për të na kthyer tek pema e jetës, që ne si njerëz humbëm kur mëkatuam në kopshtin e Edenit.

Le të kujtojmë së bashku edhe një herë historinë që kemi studiuar gjatë mesazheve të kaluara.

Së pari, pema e jetës humbi kur Adami dhe Eva dhe gjithë njerëzimi humbi njëherë e përgjithmonë në Kopshtin e Edenit për arsye të mëkatit.

Pastaj pamë tek libri i Isaias, premtimin e Perëndisë se ai do të nxjerrë një filiz nga trungu i Isaias, që do të shpëtojë njerëzimin prej mëkatit, pra  ky është Jezus Krishti, lindje n e të cilit ne festojmë në këtë Krishtlindje.

Tani e kuptoni se ku na ka sjellë Perëndia? Ai jo vetëm që e ka kthyer pemën e Jetës tek ne, por na lënë hyrje të lirë përmes Jezus Krishtit. Ky është vizioni që shikon Gjoni.

Ne nuk po diskutojmë pyetjen , a është i vërtetë vizioni ?

Vizioni është i vërtetë sepse e ka dhënë Perëndia. është i vërtetë sepse të gjithë ne që jemi të sinqertë duhet të pranojmë se brenda nesh kemi vetëm errësirë.

Pyetja e natyrshme do të ishte: a do të jemi pjesë e vizionit të Gjonit?

Ndoshta e dini ose e keni vënë re se teksti i gjonit përshkruan qartë individët që do të jenë pjesë e vizionit të tij.

Në vargun 3 ai thotë se shërbëtorët e perëndisë janë pjesë e atij vizioni.

Në vargun 4 thuhet se ata, përkatësisht shërbëtorët, do të shohin fytyrën e tij.

Në vargun 5 qartësohet edhe më shumë se bëhet fjalë për shërbëtorët, shërbëtorët do të jetojnë përjetë, përgjithmonë me të. Ndaj pyetja ime është: A je ti shërbëtor i Perëndisë?

Duhet vetëm një cilësi për të qenë shërbëtor i perëndisë.

Të japësh jetën për zotërinë. A ia ke dhënë jetën tënde Jezusit, pemës së jetës, ujit të gjallë?

Pema e jetës është rimarrë për ne nga Perëndia.

Ai na e ofron atë ne. A je gati të marrësh nga pema e jetës?

Le të lutemi së bashku, tamam tani, që Perëndia të të bëjë ty shërbëtor të Jezus Krishtit, duke i kërkuar Perëndisë frutat nga pema e tij e jetës.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *