Pashka

Titulli: Rruga për në Parajsë (pjesa 1) Pashka

PARAJSA E shtyrë

A të mërzitet ndonjëherë bota në gjendjen që është? Të kanë ardhur në majë të hundës problemet, pandershmëria e drejtuesve, lakmia, korrupsioni?

Një shekull më parë, shumë njerëz ishin shumë optimistë rreth ngjarjeve në botë. Në fakt, shumë njerëz prisnin që shekulli i njëzetë të ishte pika e kthimit për historinë, që do të na çonte drejt një rendi të ri botëror.

Lufta e parë botërore, mendohej që të ishte:‘ lufta për të mbyllur të gjitha luftërat” Por shekulli i 20 -të rezultoi shekulli më i përgjakur në gjithë historinë njerëzore.

Tani jemi në shekullin e 21- të dhe futurologët po parashikojnë se fëmijët dhe nipërit tanë me shumë mundësi nuk do të shijojnë të njëjtat standarde jetese që shumë prej nesh kanë shijuar. Po kështu pensionistët pyesin veten a do të jetë vallë koha e pensionit, koha më e gjatë dhe më e bukur e pushimeve sikurse kishin planifikuar.

Teksa e përgatis këtë mesazh, ekonomia e botës, po kalon veshtiresi.

Probleme të mëdha po shquajmë përsa i takon edhe mjedisit.

Veprat e terrorizmit, janë rikthyer në rrugët e botës. Me gjithë përpjekjet tona nuk kemi arritur të sjellim qiellin në tokë apo jo? Ne menduam se mund të sjellim një botë të re, por në vend të kësaj në fjalët e romanit të Xhon  Mortajmër

(John Mortimer), kemi parë “Parajsën e vonuar” (Paradise Postponed.)

Nuk është çudi që njerëzit i kthehen një feje si mënyra përmes të cilit të ri gjejnë shpresën për të ardhmen.

Besimi Epoka e Re e vendos shpresën tek një epokë e re, sikurse e pohon emri i tyre! Ata shpresojnë se radhitja e yjeve reflekton ndryshimin e forcave shpirtërore që hyjnë në (Aquarus age) “Epokën e Ujorit” , e cila sipas tyre është epoka e begatisë, lirisë dhe mirësisë.

Unë mund të them se deri tani shpresat e tyre nuk janë realizuar.

Të tjerët kanë një përqasje më revolucionare për të sjellë një rend të ri botëror.

Një epokë e re vjen me anë të atyre që kanë guxim për të marrë me forcë pushtetin.

Sipas tyre ushtrimi i forcës është i justifikueshëm kur bëhet në emër të hyjnisë.

RIFITIMI I PARAJSËS

Por a është kjo me të vërtetë mënyra që Perëndia zgjedh për të sjellë një botë të re? A është kjo me të vërtetë rruga për në parajsë? Ndoshta të habit fakti që në Kalvar, Jezusi foli për Parajsën, dhe se si fitohet ajo.

Po me të vërtetë. Këtu, në Golgota në mes të vuajtjes së tmerrshme, Jezusi foli për dëshirën e madhe të zemrës që ka gjithsecili prej nesh për të pasur një botë të re dhe ndryshe!

Ne mund të mësojmë shumë gjëra nëse përqendrohemi te biseda e mrekullueshme që Jezusi bëri nga kryqi.

Nëse ju kujtohet, bashkë me të, atë pasdite ishin edhe dy viktima të tjera në Kalvar.

Hedhja e tyre në atë vorbull të tmerrshme vuajtjesh nuk krijoi automatikisht një atmosferë miqësore në prag të vdekjes.

Në fakt ndodhi e kundërta. Luka na tregon se“ Njëri prej kriminelëve po blasfemonte kundër tij, ‘a nuk je ti vallë Krishti? Shpëtoje veten, na shpëto edhe ne.'”

Përçmimi  i Kryqit, po i hidhet Jezusit jo vetëm prej rojeve të mërzitshëm, që kanë parë mijëra kryqëzime si këto, por edhe prej spektatorëve sadistë, që janë mbledhur atë të premte pasdite për tu argëtuar me skenën e vdekjes së një njeriu

Përçmimi  nuk mbetet vetëm aty, shkon aq larg sa që e izolon Jezusin prej viktimave të tjera të Romës, atë të premte pasdite.

Jo vetëm kaq, përçmimi shkon aq larg sa e veçon Jezusin prej viktimave të tjera që qëndronin bashkë me të, të cilët edhe frymën e tyre të fundit do ta përdornin për t’ju bashkuar abuzimit dhe talljeve të turmës.

Siç e kuptoni edhe vetë, Jezusi kishte në shoqërinë e vet dy kriminelë atë të premte pasdite.

Kjo na kujton shumë mirë atë që Isaia thotë: “u përfshi midis keqbërësve “ (Isa. 53:12). Psalmisti përmend të njëjtat rrethana në Psalmin 22:17, profeti deklaron përmes zërit të Krishtit: ” . . . një grup keqbërësish më rri rrotull.” (Ps. 22:16). Pra izolimi, veçimi i Shpëtimtarit shkon aq larg sa Kalvari vetë. Përçmimi i kryqit derdhet mbi të gjithë ata që ekzekutohen me Krishtin.

KUSH JANË KËTA KRIMINELE?
Po kush janë këta dy burra që po kryqëzohen bashkë me Jezusin? Për ta thuhen Histori të ndryshme.

Një legjendë thotë se kur Maria dhe Jozefi po largoheshin prej Egjiptit, ata takuan dy hajdutë. Njëri donte t’i vriste ndërsa tjetri donte t’i linte gjallë.

Më në fund fitoi hajduti i dytë. Dhe tani po të njëjtët burra janë varur pranë kryqit të Jezusit.

Një tjetër histori thotë se rrugës për në Egjipt, Maria dhe Jozefi hasin një bandit së bashku me familjen e tij.

Djali i këtij banditit është në prag të vdekjes. Por Jezusi fëmijë, zgjat dorën dhe e shëron fëmijën. Dhe tani ky fëmijë pasi ka ndjekur shembullin e të atit, është bërë kriminel dhe tani qëndron përkrah Jezusit.

Të gjitha këto histori janë prekëse dhe shumë të dhimbshme. Por me shumë mundësi nuk janë të vërteta, janë thjesht legjenda boshe.

E vetmja gjë e sigurt që dimë është ajo që thonë ungjijtë për këta dy burra.

Së pari dimë se në greqisht ata janë përshkruar me fjalën hajdut, përkatësisht LESTES. Dhe së dyti, e dimë se për shkak të krimeve të tyre ata janë dënuar me vdekjen e kryqit.

Le të zbërthejmë pak këto dy të dhëna. Sepse ato na çojnë drejt përfundimeve interesante për këta dy burra.

Le të merremi me fjalën: lestes. Kuptimi i saj është shumë më tepër se sa një vjedhës i parëndësishëm.

Sepse ne shpesh themi se Jezusi ishte kryqëzuar mes dy hajdutëve. Ne mendojmë se Jezusi ishte kryqëzuar me disa tipa që ishin fajtorë për vjedhje me dhunë.

Por jo, fjala lestes i referohet një vjdhësi shumë të keq. Lestesi ishte një vjedhës me nam, një bandit, një vrasës. Këta dy burra kishin historitë e tyre personale që ishin me të vërtetë shumë të fëlliqura.

Për më tepër këta dy burra që kanë jetuar jetë të dhunshme, tashmë janë dënuar me vdekjen e kryqit.

Kjo na tregon shumë më tepër për këta burra. Nga të gjitha gjasat, kuptojmë se viktimat në krah të Jezusit janë realisht njerëz fetarë! Por çfarë dua të them unë me këtë? Ti po thua se këta njerëz janë hajdutë! Si na doli tani që duhet të njohin besimin?!

Por unë do të tregoj se me shumë mundësi, përgjegjësitë fetare të këtyre njerëzve i çuan ata tek kryqëzimi.

Siç e shikoni, qeveria romake, shumë rrallë kishte interes të kryqëzonte qoftë kriminelët e zakonshëm apo kriminelët e dhunshëm. Për ta nuk ia vlente të harxhonin as kohën dhe as energjinë për të parë etapat e vdekjes së një personi.

Prandaj them, se kryqëzimi rezervohej për një LLOJ  të caktuar kriminelësh. Për atë lloj kriminelësh që përbënin kërcënim për vetë qeverinë Romake.

Pra bëhej fjalë për persona që u çuan në atë kodër sepse ishin kërcënimi i qeverisë romake.

Bëhet fjalë për ata lloj kriminelësh që e quanin shkeljen e ligjit një lloj lufte guerile kundër pushtetit. Kryqëzimi i rezervohej TRADHËTARËVE  të autoritetit Romak.

Por aty kishte një grup të caktuar judenjsh që ishin përfshirë në një luftë të tillë guerile.

Në fakt ata  vepronin kështu në emër të Perëndisë. Ata e konsideronin tradhtinë e tyre ndaj Romës si një akt besnikërie ndaj Zotit!

Ata quheshin sikari (siccarri). Fjalë për fjalë do të thoshte, vrasësit me kamë. Ose siç i njohim më mirë, fanatikë.

Po këta fanatikë, kryenin vjedhje dhe vrasje. Por këtë e bënin me një pasion të madh fetar. Ata dëshironin dëshpërimisht ta shihnin Parajsën e Perëndisë këtu në tokë.

Ata dëshironin të shihnin se si mirësia e Perëndisë të merrte kontrollin e botës.

Dhe ata besonin se kjo mund të ndodhte vetëm nëse populli jude do të qëndronte në fronin drejtues  të historisë botërore. Perëndia do të sundonte botën me anë të Izraelit!

Por nëse kjo do të kushtonte nguljen e thikës disa oficerëve romakë, ata e bënin! Nëse kjo do të thoshte se duhej sulmuar një karvan i gjatë biznesmenësh të suksesshëm, aq më mirë.

Fanatikët vidhnin pasanikët romakë.

Po kështu ata masakronin paganët që e kishin kthyer Palestinën në një territor romak. Ata me anë të forcës së tyre do të bënin që Parajsa e Perëndisë të zbriste në tokë!

Tani mendoj se arrin ti shohësh ndryshe ata  hajdutë në kryqet krah Jezusit, apo jo?

Këta janë dy burra të cilët besojnë në ardhjen e mbretërisë së Perëndisë. Kjo është diçka e mirë.

Ata janë njerëz që e besojnë Parajsën. Por ata besojnë në prioritetin e pushtetit, ndryshe nga shumë njerëz sot!

Pushteti vendos drejtësinë!

Këta janë njerëz që e përçmojnë dobësinë dhe dhembshurinë, mëshirën dhe hirin.

Këta njerëz marrin energji prej urrejtjes dhe hidhërimit.

Ata janë njerëz që mendojnë se mund të ndërtojnë një rend të ri me anë të mjeteve të tyre ekstreme!

Komente

komente