Pashka

Titulli: Rruga për në Parajsë (pjesa 2) Pashka

KONVERTIMI NË PRAG TË VDEKJES

Arrin të dallosh ndonjë forcë pas vrerit që ata lëshojnë mbi Jezusin? Jezusi është shumë ndryshe nga këta burra.

Po ata kanë dëgjuar për këtë Jezusin nga Nazareti, e dinë historinë e tij, shumë mirë. Me shumë mundësi ata kanë qenë në mes të turmës që e përshëndeti hyrjen e tij në qytet të dielën e palmave.

Ndoshta ata shpresonin që Jezusi do të bënte shumë zhurmë për të larguar autoritetet romake.

Por shpresat e tyre u shuan. Në mendjen e tyre Jezusi kreu tradhti! Ai mbylli njërin sy!

Ai ishte personi i duhur që mund të mblidhte gjithë fanatikët rreth vetes për t’i përdorur për kauzën e tij. Ai ishte i vetmi person që mund t’i bashkonte ata kundër pushtetit të romak, e të vendoste mbretërimin e Tij.

Por kjo nuk ndodhi. Në fakt vetëm disa minuta më parë ai iu lut Atit për armiqtë e vet, po, Ai u lut për armiqtë e vet!

Atë, të lutem fali sepse nuk dinë se çfarë po bëjnë! Këto ishin fjalët e tij! Nuk është çudi që këta dy burra  e rrethonin Jezusin!

Por pikërisht të premten pasdite, mes djersës, gjakut të mpiksur dhe mallkimeve ndodh diçka në zemrën e atyre fanatikëve.

Atje zhvillohet një prej bisedave më të mrekullueshme që është dëgjuar ndonjëherë.

Burri që mendonte se parajsa mund të vinte përmes luftës dhe gjëmimit të daulleve, pikërisht ky fanatik preket aq shumë prej së vërtetës se përmes veprave të dashurisë dhe mëshirës vjen mbretëria qiellore.

Në fakt, për të qenë më të saktë, mbretërimi i Perëndisë në këtë botë, vjen përmes KËSAJ vepre dashurie dhe mëshire.

Përmes veprës vetësakrifikuese të Krishtit në Kalvar. Po, përmes vdekjes së Krishtit, falja hyri në këtë botë.

Përmes vdekjes së Krishtit është hapur dera drejt një bote të re.

Mbishkrimi në kokën e tij nuk ishte një tallje. Por ishte e vërteta. Ky është “Jezusi i Nazartetit, mbreti i judenjve.” Ajo që Jezusi po bën me anë të vdekjes së Tij, po i hap derën botës të mbushet akoma më shumë me mrekullitë e mirësisë së përsosur të Perëndisë.

Të lutem mos e zvogëlo zbulesën e këtij vjedhësi.

E vërteta është se, vetëm hiri i Perëndisë mund ta sillte atë në këtë përfundim.

Sepse në Golgota, pasditen e së premtes së mirë, ASKUSH TJETËR  nuk e sheh atë!

Nuk e panë ekzekutuesit e Jezusit. As familja e tij. As dishepujt e tij, të cilëve ua kishte shpjeguar me gojën e vet se përse duhet të shkonte në Jeruzalem dhe të vdiste.

ASKUSH  nuk e kupton atë që po ndodh me përjashtim të një njeriu të vetëm: një njeriu fanatik që kishte vendosur të sillte mbretërinë e Perëndisë në tokë, por në një mënyrë ndryshe!

Historia e konvertimit të tij është e mrekullueshme! Ky njeri është në ditët e fundit të jetës së vet dhe thotë:
“unë kam shkatërruar gjithçka! Tani gjithçka është pluhur dhe hi! E gjitha kjo ishte kot.”

Më thoni, sa njerëz kanë kurajë që ta shohin jetën e tyre me kaq sinqeritet, e të pranojnë se kanë gabuar në gjithçka! Më thoni!

A e mendon dot sesa guxim ka pasur ky vjedhës teksa i është kthyer mikut të vet kriminel për t’i thënë: A s’ke frikë nga Perëndia…? Në realitet, ne me të drejtë jemi dënuar, sepse po marrim ndëshkimin e merituar për ato që kemi kryer, ndërsa ky nuk ka bërë asnjë të keqe…”

Sa pohim i mrekullueshëm dorëzimi! Dëgjo, i thotë banditi i  dytë të parit. Gjithçka që kemi bërë për të sjellë botën e re të Perëndisë ka qenë e kotë.

Në fakt, nëse ka shërbyer për diçka, kjo ka qenë pengimi i ardhjes së mbretërimit të mirësisë dhe paqes së Perëndisë!

Gjithçka që kemi bërë ka sjellë veç urrejtje e një luftë aspak të shenjtë.

Ne menduam se ishim në anën e Perëndisë, por në të vërtetë ishim kundër Tij! Oh, nuk ka mizori më të madhe se sa kur njerëzit kryejnë vepra mizorie dhe dhune në emër të besimit! Pastaj vjedhësi vazhdon. Këtë kemi bërë edhe ne gjatë tërë kohës! Ne menduam se veprat tona do të na siguronin një vend në qiell. Ne menduam se ishim martirë të destinuar për të shkuar në Parajsë! Përkundrazi, veprat tona na kanë ndëshkuar ashtu siç e meritonim. Të kryqëzuar mbi një kryq! Ja ku jemi ti edhe unë, thotë vjedhësi, mbi një kryq, mendoj se drejtësia tani është venë në vend!

A ke dëgjuar ndonjëherë një rrëfim më të sinqertë se sa ky?

NJË LUTJE NGA KRYQI

Por ky vjedhës bën shumë më tepër se sa kaq. Nuk mjaftohet duke thënë se gjithçka ishte kotësi.

Sepse ai e di se përtej kryqit, ekziston ferri, vendi ku ai do të paguajë për gjithçka që ka bërë.

Sigurisht që do të paguajë për gjithçka në ferr nëse personi që qëndron përkrah tij në një kryq, nuk do të bëjë një ndryshimin më të madh në jetën e tij.

Veç në mos ky Jezus që ka zgjedhur një tjetër rrugë për tek mbretëria e perëndisë, do të hynte në jetën e tij me atë lloj hiri që ky fanatik as e imagjinonte.

Ky vjedhës tani i kthehet Jezusit dhe i bën atij një lutje, po. Lutje. Ta themi siç është, ai i lutet vërtetë: “Jezus, më kujto mua . . .” Kjo lutje duket kaq e thjeshtë. “Më kujto mua…” Vetëm kaq tha ai, më kujto mua?!

Por në shkrime, kur i thuhet Perëndisë që të kujtojë, nuk bëhet fjalë thjesht për kujtimin e së kaluarës. Por është për hir të së TASHMES! Të kujtosh nuk do të thotë thjesht të MENDOJME, por TË VEPROJMË NË INTERESIN TONË.

Pra të veprosh me vendosmëri, me pushtetin për të shpëtuar!

Ky njeri ka ardhur për të parë të vërtetën! Që mbretëria e Perëndisë nuk vjen me anë të forcës dhe as me anë të operacioneve ushtarake tronditëse.

Për më tepër, mbretëria e Perëndisë vjen përmes veprës më të lartë dhe vetësakrifikuese të Jezusit.

Mbretëria e Perëndisë do të vijë përmes vdekjes së Birit të vet.

” Zot, kujtohu për mua kur të vish në mbretërinë tënde. . .”

Kërkesa e këtij burri është rrëfimi përfundimtar që ofrohet në kodrën e Kalvarit, atë të premte pasdite.

Ky njeri po e shikonte Jezusin duke vdekur, Ai po shikonte se si rridhte gjaku mbi vetull, prej gjembave në kokën e tij.

Ai mund ta shihte me sytë e vet se si jeta e Jezusit po largohej. E megjithatë ai thotë: MË KUJTO MUA kur të jesh në mbretërinë tënde. Jezus,  më kujto mua.

. . ky është i vetmi vend te ungjijtë ku gjemë se një person i drejtohet Shpëtimtarit vetëm në emër. Ky njeri nuk ka kohë, për hollësira formale. Ai nuk ka kohë t’i drejtohet atij formalisht.  Ai arrin të shqiptojë emrin e shpëtimtarit, Jezus, dhe t’i kërkojë atij të mos harrojë këtë të dënuar të mjerë në kodrën e Kalvarit.

LUTJA MERR PËRGJIGJE

Si do t’i përgjigjet Jezusi atij? Sigurisht që Jezusi ka çdo të drejtë për ta refuzuar atë kërkesë! Do t’i kishte dhënë këtij njeriu atë që meritonte nëse do ti kishte thënë:” të të kujtoj ty? Unë dua të të heq nga mendja ime njëherë e përgjithmonë!”

Por pikërisht për njerëz si puna e tij, erdhi Jezusi. Jezusi erdhi në këtë botë për të gjithë ne, që mendojmë se mund të sjellim qiellin në tokë me anë të përpjekjeve tona patetike.

Jezusi erdhi në këtë botë, për të gjithë ne që mendojmë se mund të shpëtojmë veten!

Jezusi erdhi për të gjithë ata që dorëzojnë maninë e të përqendruarit te vetja dhe mbështeten tek Ai.

Këtij vjedhësi Jezusi i flet plot hir: Në të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parajsë.”

SOT! Ky njeri ka jetuar gjithë jetën e vet për të shpresuar se një ditë mbretëria e Perëndisë do të vijë. Dhe Jezusi thotë se ajo ditë, është pikërisht SOT! SOT TI DO TË JESH ME MUA NË PARAJSË!

Çfarë është parajsa? Kjo fjalë na çon drejt kopshtit të Edenit.

Krijuesi ka vendosur prindërit tanë të parë, Adamin dhe Evën, në Parajsë! Ne shpesh herë e mendojmë parajsën si një vend të bukur pushimi.

Nëse shkon ndonjëherë në Amerikë, e të bie rruga në gadishullin e sipërm të Miçiganit, mund të qëndrosh në një fshat të vogël që quhet Parajsa. Ky fshat e mori emrin Parajsa nga një sipërmarrës ndërtimesh, i cili dëshironte të shiste sa më shumë toka në atë vend harruar.

Prandaj ai e quajti gjithë këtë zonë, “Parajsa” dhe shpresonte se emri do ti nxiste njerëzit ti afroheshin kësaj zone të rrethuar me male, dhe bimësi të gjelbër.

Disa lokale të vendit, ofronin pije të mrekullueshme tropikale që prodhoheshin prej ananasit.

Çfarë Parajse! Atëherë kur Jezusi tha: “Sot ti do të jesh me mua në Parajsë, ” a po i ofronte Jezusi atij pikërisht këtë parajsë? Një qëndrim të përjetshëm në një rezort luksoz në një vend shumë të bukur?

Nuk mendoj se është ashtu.  Arsyeja përse shtëpia e prindërve tanë ishte parajsë i atribuohet jo bukurisë fizike, pavarësisht se aty ishte shumë bukur, por pa dyshim kënaqësisë që ofronte për shqisat. Arsyeja përse kopshti dukej si parajsë, ishte prania e Perëndisë në të.

Të qëndroje në prani të Perëndisë, të ecje krah për krah me Perëndinë-të shijoje, lavdinë e Perëndisë e të kënaqeshe në praninë e Tij përgjithmonë, mendoj se KY ishte thelbi i asaj Parajse!

Dhe pikërisht këtë i ofron Jezusi edhe këtij njeriu! Parajsa do të jetë e jotja. Sepse ti do të jesh ME MUA, i thotë Jezusi.

Kjo pra është parajsa. Të qëndruarit në prani të tij! Kur jemi me Jezusin,Parajsa restaurohet. Pak më vonë Apostulli gjon do të shkruajë në librin e tij të zbulesës: Dhe më tregoi lumin e pastër të ujit të jetës, te kthjellët si kristali, që dilte nga froni i Perëndisë dhe i Qengjit . . .

Në mes të sheshit të qytetit, këtej e andej lumit, ishte druri i jetës që jep dymbëdhjetë fruta, dhe që nxjerr frutin e saj në çdo muaj; dhe gjethet e drurit janë për shërim të kombeve. Dhe asnjë mallkim nuk do të ketë më; dhe në të do të jetë froni i Perëndisë dhe i Qengjit.

Froni i Perëndisë dhe i qengjit, Jezus Krishtit, janë atje.

Të jesh me Perëndinë do të thotë se je në Parajsë!

VIJA NDARËSE

Teksa qëndrojmë përpara kryqit, shohim këta dy hajdutë bashke me Jezusin. Vjedhësit na kujtojnë vijën ndarëse që ndan njerëzimin.

I gjithë njerëzimi kalon ose në njërën anë të kryqit ose në tjetrën. Miliona njerëz kalojnë në anën e tallësve. Ata nuk heqin dorë prej talljeve.

Ata nuk heqin dorë nga përpjekjet për të vendosur një parajsë tokësore.

Ata nuk heqin dorë prej krenarisë së vet. Më këtë që bëjnë, fatkeqësisht e rreshtojnë veten në radhën e atyre që shkojnë drejt gjykimit dhe vdekjes.

Ndërsa miliona njerëz të tjerë renditen në anën e rrëfimit dhe besimit.

Ata qëndrojnë në anën e vjedhësit të penduar dhe rrëfejnë bashkë me të faktin që Jezusi ti kujtojë edhe ata në mbretërinë e atit. Kaq mjafton për t’i hapur atyre portën qiellore.

Vdekja e Jezusit dhe ringjallja e tij i hap derën e parajsës atyre që në të kundërt do të ishin përgjithmonë të huaj për Perëndinë.

Ku je ti sot? A mendon ende se zotësia njerëzore mund të krijojë një botë të përsosur pa ndihmën e Perëndisë?

A mendon sot se përmes pushtetit pa përvojë do të vijë mbretëria e Perëndisë? A e kupton se idealizmi yt, po idealizmi, se shpesh herë ashtu është, pra idealizmi yt që e ka nxjerrë Jezusin jashtë loje, është një idealizëm i gabuar?

Përmes këtij idealizmi ti ke injoruar mënyrën si Perëndia është duke punuar realisht në këtë botë!

Perëndia po punon në këtë botë përmes Birit të Tij. Përmes kryqit dhe varrit bosh të Jezusit, është hapur një rrugë për në parajsë. Dhe ata që besojnë në Jezusin, dhe qëndrojnë me të në rrugët e tij, zbulojnë se parajsa nuk na pret vetëm në ardhmen.

Por Parajsa zbret këtu në tokë. Ata që e vendosin besimin në Zotin, kanë kënaqësinë të jetojnë edhe tani në praninë e Krishtit.

Komente

komente