Shkolla e goditjeve të forta

Titulli: Shkolla e goditjeve të forta (pjesa 3)

Po, burri dhe gruaja janë të barabartë, por më parë më lejoni t’ju them diçka që dua ta lidh me përgjigjen time.

Faktori “mëkat”

Predikuesi në kapitullin 7 më na tregon se si në veten tonë ne na mungon kaq shumë urtësia dhe mirësia. Vargu 20 thotë “Nuk ka në fakt asnjë njeri të drejtë mbi tokë që bën të mirën dhe të mos mëkatojë” (7:20) Askush nuk është i përsosur. Askush nuk është pa faj.

E ke dëgjuar ndonjëherë historinë për një gjykatës që vizitoi një burg? Ai foli me disa të burgosur të ndryshëm dhe të gjithë ata ngulnin këmbë se nuk e kishin shkelur ligjin apo se nuk ishte faji i tyre që ishin në burg. Nga mënyra si folën, asnjëri prej tyre nuk ishte fajtor për asgjë. Në fund gjykatësi takoi një të burgosur i cili i pranonte krimet e shëmtuara që kishte bërë. Gjykatësi thirri kujdestarin e burgut dhe i tha: “Nxirreni këtë njeri prej burgut. Nuk do të doja që ai të korruptonte tërë këta burra të mirë e të pafajshëm, që jetojnë këtu.” Kjo histori mund të mos jetë e vërtetë, por shumë prej nesh sillen pikërisht kështu, si ata të burgosur që pretendonin se ishin të pafajshëm. Ne urrejmë ta pranojmë se e kemi gabim; më tepër do të na pëlqente të pretendonim se nuk kemi asnjë problem.

Sikur të mund të shihnim mëkatet tona ashtu si i shohim mëkatet e njerëzve të tjerë!

Në këtë pikë ajo që mund të na sjellë në vete është vetëm shkolla e goditjeve të forta. Kur njerëzit na fyejnë apo na ofendojnë ne priremi të jemi tepër të ndjeshëm apo të dhunshëm. Si guxojnë të thonë gjëra kaq të këqija për një person të mirë si unë! Por në vend që të mërzitesh me gjërat e këqija që njerëzit thonë për ne duhet të lejojmë goditjet e forta të na kujtojnë se sa shpesh ne bëjmë të njëjtën gjë me të tjerët. Predikuesit 7:21-22 këshillon, “Përveç kësaj mos u vër veshin tërë fjalëve që thuhen, që të mos mallkohesh nga shërbëtori yt, sepse zemra jote gjithashtu e di që ti vet i ke mallkuar shumë herë të tjerët.”

Thellë brenda natyrës sonë mëkatare është tendenca që të zmadhojmë mëkatet e të tjerëve dhe të minimizojmë mëkatet tona. Ne duhet ta përmbysim këtë. Ne duhet të jemi më pak kritikues ndaj të tjerëve dhe më shumë kritikues të vetes. Ne duhet të ndalojmë së pretenduari se po fluturojmë në lartësi të reja urtësie dhe shenjtërie. Ne duhet të pranojmë të vërtetën për veten. Ne duhet të pranojmë se sa e shtrembëruar dhe egoiste jemi, sa të cekët jemi në mendime dhe, të shikojmë me seriozitet mëkatin. Sikurse Predikuesi e thotë në vargjet 23-25, “Unë i hetova të gjitha këto gjëra me dituri. Thashë: “Do të bëhem i urtë”, por dituria është mjaft larg nga unë. Një gjë që është kaq larg dhe kaq e thellë, kush mund ta gjejë? Atëherë e vura zemrën time të njohë, të hetojë dhe të kërkojë diturinë dhe shkakun e gjërave dhe, të njohë ligësinë e marrëzisë dhe budallallëkun e marrëzisë.”

Në shkollën e goditjeve të forta, një klasë, e cila thekson marrëzinë e pabesisë është klasa e marrëdhënieve mashkull- femër. Autori thotë, “dhe gjeta një gjë më të hidhur se vdekja; gruan zemra e së cilës është kurth dhe grackë dhe duart e së cilës janë pranga. Kush i pëlqen Perëndisë i shpëton asaj; por mëkatari do të kapet nga ajo.” (7:26) Një grua e pabesë, thotë autori, është më e vështirë për një burrë se vdekja vetë. Sigurisht që, nga pikëpamja e një gruaje, po aq e vërtetë është të thuash se si një njeri mëkatar skllavëron dhe plagos një grua. Sido që të jetë, vini re vrojtimin sqarues: po të ishe përsosmërish i kënaqur ndaj Perëndisë, ti do t’ia mbathje me vrap këtij kurthi. Nëse je lënduar prej dikujt nga seksi i kundërt, mos u zemëro dhe mos u hidhëro. Po ashtu më lejo të kujtoj mëkatin tënd.

Shkruesi thotë në vargjet 27-29, “Ja ajo që gjeta”, thotë Predikuesi, “duke i shqyrtuar një për një gjërat, për të gjetur shkakun e tyre. Atë që unë po kërkoj, nuk e kam gjetur ende; një burrë ndër një mijë e gjeta, por një grua në mes gjithë atyre nuk e gjeta. Ja, vetëm këtë zbulova: Perëndia e ka bërë njeriun të drejtë, por njerëzit kanë kërkuar shumë marifete.” Kur gratë ta dëgjojnë këtë do të kundërshtojnë, ndërsa burrat do të ndihen mirë. Çdo burrë mendon se është një në njëmijë! Por ky numërim mbrapsht nga njëshi në zero është thjesht një metodë ë poezisë hebrease për të thënë që askush nuk është i përsosur. Fundja fare, autori sapo e ka kaluar këtë në vargun 20, “Nuk ka në fakt asnjë njeri të drejtë mbi tokë që bën të mirën dhe të mos mëkatojë.” [Por le të mendojmë për një çast sikur gabimisht, e lexojmë kështu. Kjo sërish do të thoshte se një burrë ka një të dhjetën e një përqindëshit, për të qenë më i mirë se një grua. Pra këtu kemi pak superioritet ne burrat! Problemi është se mëkati është kudo, dhe mëkati është veçanërisht i dëmshëm, në mënyrën se si një burrë dhe një grua e mashtrojnë, e manipulojnë apo e keqtrajtojnë njëri- tjetrin.]

Përfundimi nuk është që të inatosemi kundër seksit të kundërt, por ta shohim njerëzimin si mëkatar dhe se ne burrat nuk bëjmë përjashtim. Nëse jam i mërzitur me një grua të veçantë, apo me gratë në përgjithësi, unë duhet ta vlerësoj faktin se ato mbase ndihen po ashtu për mua, dhe shpesh me të drejtë! Në luftën midis sekseve, të dyja palët e kanë zakonisht gabim. Burrat dhe gratë, janë njëlloj mëkatarë. A na krijoi Perëndia kështu? Jo e bëmë vetë këtë. Predikuesit 7 e mbyll duke thënë, “Ja, vetëm këtë gjeta: Perëndia e ka bërë njeriun të drejtë, por njerëzit kanë kërkuar shumë marifete.” (7:29)

Shpresa jonë e vetme

Ky kapitull i Biblës fillon duke folur për vdekjen dhe mbyllet duke folur për mëkatin. Lidhja nuk është aksidentale. Bibla thotë se “po ashtu vdekja u shtri tek të gjithë njerëzit, sepse të gjithë mëkatuan… Sepse paga e mëkatit është vdekja.” (Romakëve 5:12, 6:23). Trishtimi i bën mirë zemrës sepse na tregon mëkatin dhe mjerimin tonë, po ashtu na tregon se shpresojmë vetëm te Perëndia.

Në kohën kur Predikuesi deklaroi, “Në ditën e bollëkut ji i gëzuar, por në ditën e fatkeqësisë mendohu thellë. Perëndia ka bërë si njërën ashtu dhe tjetrën”. Kjo ishte e vërteta. Nuk kishte asnjë njeri pa mëkat.

Por më pas u shfaq një njeri i drejtë, një njeri i drejtë i cili jetoi mbi tokë dhe bëri atë që ishte e drejtë, pa mëkatuar asnjëherë: ky ishte Jezusi i Nazaretit. Ai kaloi përmes shkollës së vështirësive të mëdha, kjo bëri që ne të na duket jeta e lehtë.

Por Jezusi qëndroi plotësisht i bindur ndaj Atit të tij qiellor, gjatë rrugës për të vdekur në kryq. Jezusi ishte i shenjtë por asnjëherë nuk mburrej me këtë, i përsosur por jo perfeksionist, i mirë por jo më i mirë se ç’duhej me mëkatarët. Jezusi e dinte gjithçka por nuk tha asnjëherë “unë i di të gjitha”; Ai ishte i mençur por asnjëherë më i mençur se sa duhej; ai asnjëherë nuk pa me nënçmim të tjerët që ishin më pak ditur se ai. Në vend të kësaj, ai përdori fjalë dhe histori të thjeshta nga jeta e përditshme për t’i mësuar njerëzve të vërtetën; Ai madje i mirëpriti fëmijët. Jezusi jetoi një jetë të përsosur, Ai vdiq për të paguar për mëkatet e të tjerëve dhe më pas ai u ngrit sërish, duke fituar mbi vdekjen. Ai është njeriu i drejtë që ne të gjithë kemi nevojë.

Gjëja më e mirë në shkollën e goditjeve të forta, është se ajo na shtyn drejt Jezusit. Perëndia i përdor kohët e vështira që të heqim dorë nga vetja dhe të bëjmë pyetje thelbësore për jetën. Ne habitemi se nga erdhën vdekja dhe dhimbja, dhe Perëndia na nxjerr në konkluzionin se ndonëse Ai na bëri të drejtë, ne kemi mëkatuar dhe jemi larguar në ndjekje të skemave të cilat na çojnë në mjerim dhe vdekje. Në këtë pikë ne kemi nevojë për një Shpëtimtar. Ne kemi nevojë për dikë që ta zëvendësojë marrëzinë tonë me urtësinë e Tij, mëkatin tonë me drejtësinë e Tij, vdekjen tonë me jetën e Tij të përjetshme. Kush tjetër veç Jezusit mund ta bëjë këtë? “Nëse pretendon se je pa mëkat,” thotë Bibla, “Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, Ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi.” (1 Gjoni 1:9)

Po sikur ti ta kemi njohur Jezusin? Shumë mirë nëse e kemi njohur, por ende nuk jemi diplomuar në shkollën e goditjeve të forta. Perëndia shpesh përdor sprovat për të mësuar dhe formuar fëmijët e tij. ” Në ditën e bollëkut ji i gëzuar, por në ditën e fatkeqësisë mendohu thellë. Perëndia ka bërë si njërën ashtu dhe tjetrën.” Kohët e këqija na kujtojnë që t’i besojmë Perëndisë, që nuk e kemi parë kurrë, por që e dimë se Ai është një Perëndi që bën gjithçka “për të mirën e atyre që e duan atë.” (Romakëve 8:28) Kohët e këqija na mësojnë të mbahemi fort pas Jezusit dhe të lëshojmë gjithçka tjetër, ta duam këtë botë më pak dhe të duam qiellin më shumë dhe, të vazhdojmë të besojmë se dita e vdekjes është më e mirë se dita e lindjes, sepse me vdekjen ne lemë mëkatin tonë, ekzistencën tonë të njollosur, diplomohemi në shkollën e goditjeve të forta dhe bashkohemi me Jezusin në gëzim të përjetshëm.

 

Komente

komente