Si do të reagosh ti?

Print

Titulli: Si do të reagosh ti? (pjesa 1)

Gjatë këtyre ditëve kemi diskutuar një pyetje që e bëjnë të gjithë ata që vuajnë. Përse? Përse vuajmë?

Ne dolëm në përfundimin se asnjëherë nuk i njohim të gjitha arsyet prese gjërat ndodhin kështu siç ndodhin, por dimë diçka se edhe përmes vuajtjes mund të jetojmë me shpresë, besim, gëzim dhe siguri.

Pyetja përse është një pyetje që shikon prapa. Ajo ka lidhje me shkakun, burimin e dhimbjes dhe vuajtjes sonë.

Sot dëshiroj që të ndalemi tek diçka tjetër. Dua që të shohim dhimbjen në një aspekt tjetër, në një tjetër fokus.

Sot nuk do të shohim arsyet e vuajtjes por REAGIMIN tonë ndaj vuajtjes.

Sot nuk dua që të shikojmë prapa por përpara dhe të pyesim veten: “Si do ti përgjigjem asaj që më ka ndodhur?”

Shkrimet që kam zgjedhur do të na tregojnë dy përqasje ndaj vuajtjes.

Dishepujt vijnë tek Jezusi me këtë të verbër. Ata dëshirojnë të dinë arsyen e verbërisë së tij.

“mësues kush ka mëkatuar, ai apo prindërit e tij që ka lindur i verbër?”

Ishte impulsi për të kuptuar shkakun e verbërisë, ai që i shtyu të bënin këtë pyetje.

Por Jezusi thotë, tek vargu 3: “As ky s’ka mëkatuar dhe as prindërit e tij.”

Jezusi thotë: unë nuk dua të fokusohem te shkaqet.

Këtu duhet të kemi kujdes se si i interpretojmë këto vargje, është shumë e rëndësishme të dimë kuptimin e tyre.’

Një përkthim tjetër i Biblës thotë “nuk mëkatoi as ai dhe as prindërit e tij” tha Jezusi. “por kjo ndodhi që vepra e Perëndisë të mund të shfaqet në jetën e tij.”

Pastaj ai vazhdon, “Sa është ditë, vjen nata kur askush nuk mund të veprojë.”

Në këtë përkthim, Jezusi duket se po thotë, se pas verbërisë së këtij njeriu është shfaqja e dorës së Perëndisë në jetën e tij.

Disa madje, duke përdorur njohuritë e tyre gramatikore, dhe shenjat e pikësimit thonë se ky përkthim është disi çorientues, por në të vërtetë Jezusi po thotë diçka tjetër.

(është mirë që ti kthehemi dorëshkrimit në greqisht për të kuptuar më mirë fjalët e Jezusit. asokohe dorëshkrimet kishin pak ose aspak hapësirë mes fjalëve dhe fjalive.

Pra shenjat e pikësimit pothuajse mungonin fare në këto dorëshkrime.)

Një pastor grek i krishterë që kishte kaluar shumë vuajtje në shërbesën e tij,  shkruan një artikull me fjalët e Jezusit, në të njëjtën formë siç ishin shkruar në dorëshkrimet e vjetra greke.

Ai vazhdon të japë përkthimin e atyre vargjeve në artikullin e tij, sigurisht, me mbështetjen edhe të studiuesve të Dhjatës së Re:

Jezusi u përgjigj: “nuk mëkatoi as ky burrë as prindërit e tij.(pikë. Ju po bëni pyetjen e gabuar, po pyesni për shkakun, po pyesni përse.) Por që vepra e Perëndisë të manifestohet në të, duhet që ne të bëjmë veprat e atij që më dërgoi teksa është ditë. Nata po afron kur askush nuk mund të punojë.”

Në këtë përkthim, është shumë e qartë( megjithëse mungon tërësisht në përkthimin tjetër) se Jezusi dëshiron të kalojë pyetjen “përse” të dishepujve, për tu treguar atyre se rëndësi ka Reagimi. Si do të reagojmë?

Jezusi po u thotë atyre. Harrojeni pyetjen “përse?” Ajo nuk dp t’ju çojë askund. Por thoni:  Po tani? Çfarë do të bëj tani. Shiko çfarë kohe po vjen. Nata po afrohet. Ka ende shumë punë për tu bërë.

Ne kemi një mision, një mbretëri që po vjen. Mos rrini tyf fokusuar tek vetja. Ndërsa bëni veprën e Perëndisë, njerëzit do të shohin lavdinë e Perëndisë në ju dhe tek ai i verbër”

Mendoj se ky përkthim i shkrimeve përshtatet më mirë me atë që unë besoj se është thirrja më e shpeshtë e shkrimeve, thirrja për tu fokusuar jo tek shkaktarët por tek reagimi ynë, se si Perëndia mund ta përdorë edhe vuajtjen për të na rritur në Krishtin.

Kohët e fundit më ra në dorë një material për një mjek i krishterë, Doktor Pol Brend (Dr. Paul Brand) i cili ka shkruar një libër me titullin “DHIMBJE”, në të cilin ai shkruan historinë e punës së tij të gjatë si mjek, kryesisht në Indi.)

Ky doktor ia kushtoi jetën njerëzve që vuanin prej sëmundjes Hansen, ose lebrës,  sëmundje mizore që i bën njerëzit  të humbasin ndjeshmërinë në duar dhe këmbë.

Pra kështu të pandjeshëm ndaj dhimbjes, dhe pa sistem paralajmërues, asgjë nuk mund ti pengojë ata të vrasin gishtat, apo ti kapen në derë. Ekstremitetet e këtyre njerëzve shtrembërohen.

Problemet fizike të këtyre njerëzve janë të mëdha. Por kjo nuk është aq e keqe sa lebra që dikur e mendonim si ngjitëse.

Kur e pyetën Doktorin Pol Brend, mes të tjerash se çfarë ndikimi kishte vuajtja në jetën e të sëmurëve, ai tha se reagimet ishin të ndryshme. Disa, tha ai afrohen më pran Perëndisë, ndërsa të tjerët të mërzitur largohen prej Perëndisë.

Në cilën rrugë shkuan? Kjo varet se me sytë e kujt panë gjithçka. Ata që shikonin prapa, që vazhdonin të pyesin: përse ndodhi kjo gjë? Është e padrejtë! Kush e ka fajin për këtë?” ishin njerëzit që jo vetëm u larguan prej Perëndisë, por u strukën në atë botën e tyre të dhimbjes dhe u konsuamuan prej saj.

Por të tjerë njerëz që vuanin, por qëndruan pranë Perëndisë në mes të vuajtjes dhe i kapërcyen vështirësitë e tyre në mënyra shumë serioze, ishin njerëz që i lanë pas shkaqet e vuajtjes dhe u fokusuan tek reagimi i tyre.

Këta njerëz i thanë vetes: “Dakord”, kjo vuajtje është e tmerrshme, dhe lënduese, nuk është e drejtë, nuk ka drejtësi. Në rregull!!

Por tani përballemi me sfidën: a mund të vazhdoj jetën?

Çfarë veprash mund të bëj tani për Perëndinë? Si mund të shfaq lavdinë e Perëndisë edhe në këtë fazë të jetës sime? Këtë po thotë edhe Jezusi sot. Çështja  nuk është kush e bëri? Por çfarë duhet të bëjmë ndërsa është ende ditë?

Ky është një prej mesazheve, që dua të përcjell. Të mos ndalemi shumë gjatë tek shkaktarët e vuajtjes por të gjejmë një zgjidhje. Në shumë biseda që kam pasur me personat që vuajnë, më ka bërë përshtypje guximi i tyre për të ecur përpara. Miku im unë nuk e njoh vuajtjen tënde, ndoshta nuk ke asnjë vuajtje në jetë, megjithëse e dyshoj këtë, por gjithsesi, merr zemër sot dhe shiko drejt së ardhmes me shpresën e mirë se gjërat do të ndryshojnë.

Bekimet e Zotit mbulofshin ty dhe familjen tënde sot.

Mirë u dëgjofshim në programin e radhës!

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *