Titulli: Skamësit në Frymë

Titulli: Skamësit në Frymë (pjesa 1)

Jezus Krishti është superyll! Pikërisht këtë na thotë Mateu në ungjillin e tij. Mateu e përshkruan këtë në kapitullin katër të ungjillit të tij, pak para se Jezusi të bëjë predikimin e tij në mal, në kapitullin e pestë. Aty lexojmë se Jezusin e rrethonin turma të mëdha njerëzish. Ata po sjellin për shërim njerëz me sëmundje nga më të ndryshmet, dhe nuk duhet harruar një detaj tjetër, që Mateu e përshkruan vendin nga vijnë ata.

Ata vijnë nga veriu i Galilesë. Ata vijnë nga dhjetë qytetet greke që quhen dhekapolis.

Ato vijnë nga qendra gjeografike dhe shpirtërore e Judaizmit: Jeruzalemi. Më në fund, Mateu thotë se ata po vijnë nga gjithë Judea, nga gjithë zona. Ata po vijnë nga të gjitha anët, për të parë, për të dëgjuar dhe për tu shëruar nga ky njeri, me emrin Jezus.

Jezusi është me të vërtetë Superyll.

Sot ne dimë gjithcka në lidhje me superyjet e kampionatit botëror, dhe dyqanet super gjigante. Nevoja jonë për produkte të përballueshme, që gjenden në një vend të përshtatshëm, plotësohet prej super marketeve dhe dyqaneve të tjera që kemi përqark. Dëshira jonë për të parë luftëtarët moderne të ndeshen në një fushë futbolli, realizohet vetëm duke parë një kampionat.

Spektakli televiziv “Amerikën Ajdëll” (Amerikan Idol), apo tjetri në Shqipëri “Albeniëns got talënt” e shuan etjen e njerëzve njëherë e përgjithmonë me superyjet e rinj të cilët vijnë nga ekrani në shtëpinë tuaj.

Po ne dëshirojmë fort të jemi pjesë e turmës, e që nevojat tona të plotësohen nga super gjërat, nga super njerëzit, super kursimtarët dhe një super Shpëtimtar.

Po, Jezusi dëshiron shumë më tepër sa thjesht turmat, të cilat dëshirojnë vetëm që nevojat e tyre të plotësohen nga një superyll. Sikurse do ta shohim në kapitullin pesë, Jezusi nuk fokusohet te turmat, por në vend të kësaj i flet një grupi dishepujsh të përulur të cilët thjesht vijnë për të dëgjuar.

Për më tepër, pas predikimit të tij në mal, Ai shikon sërish përtej turmave kërkuese, te një lebroz i varfër i cili e quan atë Zot.

Dëgjoni tani se çfarë thotë Fjala e Zotit te Mateu 5:1-3 dhe 8:1-3:

MT 5:1-2 Dhe ai, kur pa turmat, u ngjit në mal dhe, pasi u ul, iu afruan dishepujt e tij.

2  Atëherë ai hapi gojën dhe i mësoi duke u thënë:

3  “Lum skamësit në frymë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve.

MT 8:1-2 Tani kur Jezusi zbriti nga mali, turma të mëdha e ndiqnin.

2  Dhe ja, një lebroz erdhi dhe e adhuroi, duke thënë: “O Zot, po të duash, ti mund të më shërosh”.

MT 8:3 Jezusi e shtriu dorën, e preku dhe i tha: “Po, unë dua, shërohu”. Dhe në atë çast u shërua nga lebra e tij.”

A e dëgjoni se çfarë ndodh në këto vargje?

Pikërisht atëherë kur Jezusi është në kulmin e shërbesës, kur turma njerëzish vijnë te Ai, ai u kthen shpinën, për tu ngjitur në anë të malit.

Më vonë, kur turma të mëdha e ndjekin atë teksa zbret nga mali, Jezusi kthen vëmendjen te një njeri i papastër dhe i përjashtuar nga shoqëria: një lebroz. Sa e çuditshme!

Tani, unë e di se Ai është Jezusi, ndaj presim që Ai të kujdeset për të përjashtuarit. Por si mund t’ia kthejë Ai shpinën turmave?

Shumë predikues dhe mësues vdesin për turmat. Në fakt, shumë prej nesh deri diku dëshirojnë popullaritetin dhe vëmendjen e të tjerëve. Në shkollë të mesme nuk kishte asgjë më të rëndësishme se të qenit i famshëm.

Ndërsa kur rritemi, dëshirojmë që njerëzit të na pëlqejnë sepse karriera jonë varet nga turmat.

Ne duam turmat, qoftë në industrinë e argëtimit, në industrinë e sportit, në marketing dhe shitje, apo në biznesin e restoranteve!

Ne bëjmë të pamundurën për të reklamuar produktet tona, për të mbushur dyqanet, për t’i populluar stadiumet me njerëz, dhe për të tërhequr turmat në kishat tona. Ne llogarisim pjesëmarrjen, monitorojmë shitjet, dhe shikojmë sa ka shkuar numri i anëtarësimit.

Por Jezusi i kthen shpinën dhe shkon në anë të malit. Sa e çuditshme!

Tani ne e dimë se Jezusi kujdeset për turmat. Ai i ka shëruar dhe u ka nxjerrë jashtë demonët. Ai do ti ushqejë ata, do të tregojë dhembshuri, madje do të qajë për ta. Megjithatë duket sikur ai dëshiron shumë më tepër se sa turmat.

Për shembull vini re, se çfarë ndodh kur Jezusi, ngrihet në këmbë në majë të atij mali. Ai ulet poshtë dhe dishepujt i shkojnë pranë. Ai u flet atyre drejtpërdrejtë. Turmat vazhdojnë të jenë atje, por Ai i drejtohet dishepujve. Pra në varg thuhet se janë dishepujt ata që i afrohen dhe jo turmat.

Shumë prej nesh do të mendonin të njëjtën gjë për Jezusin, sa më shumë njerëz ta dëgjonin këtë mesazh aq më mirë.

Në vend të kësaj fokusi është te një pakicë njerëzish: Dishepujt.

Jezusi nuk dëshiron thjesht turmat, por dëshiron më shumë. Ai dëshiron njerëz të cilët janë të gatshëm të dalin nga turma dhe të jenë dishepujt e Tij.

Pyetja ime për ty sot është: A je ti pjesë e turmës? A je duke shkuar thjesht pas rrymës? A bën ti pjesë ndër ata persona që thjesht besojnë në Jezusin, apo dëgjojnë vetëm programin Fjalët e Shpresës dhe ndonjë program tjetër të krishterë? Pra kur dëgjon një predikim të mirë, kur dëgjon një këngë të bukur në një radio të krishterë, kur të dielën në mëngjes fillojnë këngët e lavdërimit, kur ka një studimi bible…ti je atje me pjesën tjetër të turmës. Sigurisht që këto nuk kanë asgjë të keqe. Por Jezusi nuk është si një superyll, apo supermarket apo super kampionat; pra dua të them se Ai nuk vjen thjesht për të përmbushur dëshirat tona. Jezusi nuk e bën këtë për turmën. Ai vjen për dishepujt e Tij, që pikë së pari të dëgjojnë ata, më pas të tjerët. Pra, a e lë ti pas turmën për tu ulur në këmbët e Jezusit dhe për të dëgjuar se çfarë do të thotë Ai ty?

Shumë prej jush, së bashku me mua dhe miliona të krishterë, kudo në botë, kanë ardhur pranë Jezusit për të dëgjuar fjalët e Tij.

Çfarë na thotë Ai neve? Mes gjërave që Ai thotë, janë fjalët e para të predikimit në mal, fjalët e para që ai u foli dishepujve që ishin ulur pranë Tij në atë mal. Ai thotë: “ Lum skamësit në frymë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve.”

Jezusi bekon skamësit në frymë. Tani unë e di se kemi dëgjuar aq shumë këtë thënie, këtë lumturi, sa që duket sikur e ka humbur ndikimin e saj. Pra dëgjojeni dhe një herë këtë: “ Lum SKAMËSIT në frymë.” Skamësit, pra jo të pasurit, por skamësit. Kjo është e çuditshme apo jo?

A dëshiron të jesh skamës në frymë? Unë nuk e besoj. Në fakt, ti dëshiron të jesh i pasur në frymë?

A dëshiron të jesh një njeri optimist? A nuk dëshiron të jesh i plotë në Krishtin? A nuk dëshiron të jesh i plotë në Frymë? A nuk e kalon pjesën më të madhe të jetës duke u përpjekur me të gjitha forcat që të bësh përpara nga ana materiale dhe shpirtërore?

Në fakt, si të krishterë që jemi, a nuk supozohet që të jemi të pasur në Frymë? Ne dëshirojmë të bëjmë përpara dhe të shkojmë sa më lart.

Pikërisht këtë kultivojmë ne. Por Jezusi thotë: “Lum skamësit në frymë.”

Jezusi e ka kthyer tryezën te dishepujt e tij. Ai e ka kthyer tryezën te turmat. Ai e ka kthyer drejt nesh.

Teksa ne shpresojmë të bëhemi më të pasur, më të mëdhenj, të merremi me çështje më shpirtërore, ai thotë: “Lum skamësit në frymë.” Shumë prej nesh nuk e lëvrojnë varfërinë. Në fakt, ne bëjmë thjesht të kundërtën. Ne kërkojmë pasuri.

Shumë kisha, ashtu si kisha ime, besoj se kanë deklaratat e vlerave të tyre, ku pohojnë se do të kërkojmë përsosmëri në gjithçka që bëjmë.

Ti si do ta shkruaje ndryshe këtë deklaratë?

Jezusi nga ana tjetër duket se mëson diçka shumë ndryshe këtu. Ky është një mësim i çuditshëm. Imagjino një kishë që mburret se po përpiqet me të gjitha forcat të bëjë gjithçka sa më keq.

Imagjino sikur i përcjell fëmijët për në shkollë dhe u thua: “Mundohuni të dilni sa më keq sot.” Shumë shkolla  punojnë dhe mburren në lidhje me ndërtimin e vetë vlerësimit të fëmijëve. Imagjino një shkollë që ka këtë vizion: të rrënjosë në mendjen e fëmijëve një “frymë skamjeje”. Kjo do të ishte e çuditshme dhe vetë Jezusi në këtë pamje duket i çuditshëm. Si mund të jetë i lumtur një skamës në frymë? Por çfarë kishte ndërmend Jezusi kur tha lum skamësit në frymë? A i referohej Ai etjes së njerëzve për ta njohur atë më shumë? Për të gjitha këto pyetje na ndiqni në programi tonë Fjalët e Shpresës.

Deri herën e ardhshme kalofshi sa më mirë.

Komente

komente