Titulli: Skamësit në Frymë

Titulli: Skamësit në frymë (pjesa 2)

Mateu 5:1-2 Dhe ai, kur pa turmat, u ngjit në mal dhe, pasi u ul, iu afruan dishepujt e tij.

2  Atëherë ai hapi gojën dhe i mësoi duke u thënë:

3 Lum skamësit në frymë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve.

Mateu 8:1-2 Tani kur Jezusi zbriti nga mali, turma të mëdha e ndiqnin.

2  Dhe ja, një lebroz erdhi dhe e adhuroi, duke thënë: “O Zot, po të duash, ti mund të më shërosh”.

Mateu 8:3 Jezusi e shtriu dorën, e preku dhe i tha: “Po, unë dua, shërohu”. Dhe në atë çast u shërua nga lebra e tij.”

Ndoshta ti mendon se bekimet vijnë më vonë në qiell pasi ne të vdesim. Ndoshta Jezusi po thotë se është më mirë të jesh i varfër tani, që të shpërblehesh më pas në qiell. Problemi është se Jezusi nuk tha me të vërtetë kështu. Jezusi flet, në kohën e tashme, dhe jo në të ardhmen. Ai thotë: “ Lum skamësit në frymë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve.”

Kjo do të thotë se bekimi do të jetë këtu në tokë dhe në kohën që jetojmë dhe jo në ardhmen kur të jemi në qiell. Pra çfarë do të bëjmë me këto mësime të çuditshme.

Unë mendoj se lebrosi mund të na ndihmojë të kuptojmë se çfarë do të thotë të jesh skamës në frymë. Ju kujtohet lebrosi, ai që erdhi pak pasi Jezusi kishte mbaruar predikimin e vet.

Në mes të turmave që mblidhen sërish pranë Jezusit, vjen edhe një lebroz, i cili thërret nga mesi i turmës. “Zot”. Kjo është hera e parë në ungjijtë që dikush e thërret Jezusin”Zot.” Lebrosi, ky njeri i papastër, ky humbës i varfër, e quan Jezusin:”Zot.”

Dhe më pas ai thotë: “ O Zot, po të duash,” (le ta themi përsëri) “ O Zot, po të duash, ti mund të më shërosh.” Ajo që më bën përshtypje është fakti që ky lebroz e personalizon deklaratën e Jezusit kur tha “lum skamësit në frymë”.

O Zot, po të duash,” thotë lebrosi. Ai nuk vjen para Jezusit me kërkesa. Ai nuk kërkon të dijë se përse një Perëndi i mirë i kishte dhënë këtë sëmundje. Ai nuk kërkon të drejtat e tij si një viktimë me sëmundjen e lebrës. Ai thjesht po thotë: ” O Zot, po të duash.”

E vërteta është se lebrosi e di se nuk ka të drejta në atë shoqëri. Ai nuk ka aftësi për të kërkuar gjëra. Në fakt, sipas kulturës së atëhershme, vetëm me faktin  se ishte duke iu afruar Jezusit Ai kishte thyer rregullat e kohës.

Duke u afruar pranë Atij mësuesi në mes të turmës së madhe të gjithë do të thoshin “jo, jo, mos u afro” sepse ai ishte një lebroz. Megjithatë ai vjen dhe thotë: “Zot, po të duash Ti.”

A je gati të vish para Zotit dhe të thuash: “ O Zot, po të duash Ti“? Unë kam frikë se shumë prej nesh vijnë para Zotit vetëm për të bërë kërkesa.

Ndoshta ne pranojmë se jemi falur përmes hirit, por më pas duam t’i tregojmë besnikërinë Perëndisë . Ne lutemi, lexojmë Biblën, marrim pjesë në shërbesën e adhurimit dhe i përdorim dhuntitë tona në shërbim të kishat tona dhe japim ofertën.

Ne lëvrojmë gjithë mirësinë dhe pasurinë që Perëndia na ka dhënë. Me pak fjalë, ne dëshirojmë të jemi të pasur në frymë dhe në disiplinat shpirtërore. Kjo pasuri shpirtërore, është pikërisht ajo që predikuesit, përfshi këtu edhe veten time, ju inkurajojnë zakonisht që të bëni. Por shumë shpesh, ne të gjithë gabojmë, kur mendojmë se veprat e mira të besimit dhe disiplina jonë shpirtërore do t’i bëjë përshtypje Perëndisë dhe do të na sigurojë favor.

Jezusit nuk i interesojnë turmat të cilat vetëm bëjnë kërkesa, po ashtu as dishepujt që mundohen të fitojnë pikë me Të.

Po, ardhja te Jezusi që nevojat tona të plotësohen, dhe bërja e veprave të mira të besimit është diçka e mirë. Por këto gjëra nuk na sigurojnë bekimin e Perëndisë.

Në fakt, kur vjen me të vërtetë para Jezusit dhe kultivon virtytet dhe disiplinat e besimit, do të kuptosh se përulësia jote rritet, dhe ti e di se asnjëherë nuk është mjaft. Në pak fjalë, ti do të njohësh varfërinë shpirtërore.

Të jesh i varfër në frymë do të thotë t’i ngjash atij njeriut lebros. Ne thjesht duhet të kuptojmë, se kemi dëshpërimisht nevojë për Perëndinë, si fizikisht ashtu edhe shpirtërisht. Ne asnjëherë nuk do të ngrihemi në një pozitë ku nuk do të kemi më nevojë për të, apo që të bëjmë kërkesa përsa i përket asaj që meritojmë me të drejtë. Sot ka disa prej nesh që e quajmë veten të krishterë të përkushtuar, por  e kemi të vështirë të pranojmë hirin e plotë.

Ne dëshirojmë të bëjmë diçka, të ndreqim veten paksa, të fitojmë diçka. Ne arrijmë deri në atë pikë, sa ndihemi sikur ne jemi mbi hirin.

Por Jezusi dëshiron që të ulemi në gjunjë, ai nuk kërkon asgjë, veç skamjes në frymë. Rreziku që të ngrihemi mbi të qenit i varfër në frymë, është se ne thjesht do të bëhemi pjesë e turmës. Jezusi nuk dëshiron turmën. Ai të do ty.

Tani vini re, se çfarë bën Jezusi për lebrosin, këtë skamës në frymë.

Ai zgjatet drejt tij dhe e prek duke shpallur:” Po, unë dua, shërohu”. Jezusi e prek të lebrosurin dhe e shëron atë. Duket sikur Jezusi ka qenë duke pritur që të dilte dikush nga turma, që Ai ta prekte dhe të sillte në të mbretërinë e qiellit. Lebrosi, ky skamës në frymë njeh mbretërinë e qiellit. Sepse Jezusi i ka thënë atij: “ Po, unë dua, shërohu.”

A ta ka thënë Jezusi këtë ty? A ta ka thënë këtë ty në varfërinë e mëkatit tënd? A ta ka thënë këtë në mes të rrënimit tënd? A je afruar pranë Tij si një skamës në frymë, duke i rënë në gjunjë për të kërkuar vullnetin Tij? Nëse po, atëherë dije se Jezusi këtë e thotë edhe për ty:” Po, unë dua, shërohu!” Atëherë ti e njeh realitetin e mbretërisë së Perëndisë pikërisht tani.

Unë nuk e di se prej çfarë sëmundjesh mund të shërojë Ai ty sot. Unë nuk e di se çfarë force dhe pasurie shpirtërore mund të japë Ai ty sot.

Po kështu nuk e di se çfarë sëmundjesh mund të të lërë, apo çfarë varfërie shpirtërore do mbetet, pasi Jezusi të të ketë prekur ty. Por unë di këtë se:

Ai do të prekë dhe ti nuk do të jesh më i njëjti. Ti do të njohësh qiellin në tokë.

Të bekuar janë skamësit në frymë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve. Amen.

Komente

komente