Të kërkosh fytyrën e Perëndisë

Print

Titulli: Të kërkosh fytyrën e Perëndisë (pjesa 1)

Unë nuk e njoh Perëndinë aq shumë sa do të doja ta njihja. Ndonjëherë konceptimi im për Perëndinë është kaq i zbehtë sa që pyes veten: A e njoh me të vërtetë Atë? Unë e kam studiuar shumë Biblën, dhe di shumë gjëra rreth Perëndisë, por ende nuk e njoh Perëndinë në atë nivel personal që do të doja ta njihja.

Ajo që unë di për Perëndinë mund të duket e dorës së dytë. Perëndia mund të duket më shumë si një sërë konceptesh që kam marrë prej të tjerëve, se sa një mik i vërtetë dhe fantastik që unë e njoh personalisht.

Ah sikur të mund të thoja se Perëndia ecën me mua dhe, flet me mua, në baza të përditshme, por ndonjëherë unë ndihem sikur po eci i vetëm në heshtje. Unë besoj se Perëndia është pranë dhe se Ai nuk rri në heshtje, por shumë shpesh unë nuk e dëgjoj zërin e Tij dhe as nuk e vë re praninë e Tij.

Po mund të them se ndonjëherë e ndiej Perëndinë shumë pranë, që Ai më mbush me jetën dhe dashurinë e Tij, por ato kohëra nuk janë dhe aq të shpeshta dhe sa do të doja.

Në jetën time kam përjetuar kohëra të vyera, kur lutjet e mia kanë pasur shumë depërtim, dhe unë e kam ditur se Perëndia i ka dëgjuar dhe do të përgjigjet, por ka pasur edhe kohëra kur lutja ime nuk ka kaluar tavanin e dhomës sime.

Ndonjëherë ka kohëra të vyera, Fjala e Perëndisë e ngacmon shpirtin tim, dhe unë e kuptoj se Fryma e Perëndisë i flet frymës sime. Por ka edhe kohëra kur unë nuk mund të fokusohem as te Bibla që kam përpara. Unë mërzitem shpejt ose përgjumem dhe, leximi i Biblës duket si një punë e lodhshme dhe jo si një bisedë e gjallë. Edhe atëherë kur jam i aftë të përqendrohem dhe realisht të mendoj rreth asaj që Bibla thotë, mendja ime thjesht mund të mësojë disa fakte më shumë pa e pasur fare zemrën aty, apo pa u afruar më tepër me Perëndinë.

Kohërat më të këqija janë ato kur ne mëkatojmë me qëllim, kur unë mendoj apo bëj diçka që e di se është gabim! Nëse e kam parë Perëndinë pranë meje dhe, brenda meje, si mund ta fyej atë sy në sy?

Kur unë mëkatoj, po veproj sikur Perëndia nuk është aty. Po veproj në mosbesim. Kur unë jepem pas tundimit, nuk është vetëm për hir të dobësisë apo të fuqisë së tundimit. Por për arsye se në atë çast nuk po e përjetoj Perëndinë dhe nuk kam një përjetim të qartë dhe të gjallë të Tij dhe nuk marr parasysh faktin se Ai është i pranishëm në jetën time.

Ndonëse të vret kjo gjë por është e vërteë se ndonjëherë e përjetoj Perëndinë më pak se sa do të doja realisht.

Lëndohesh shumë kur të duket se Perëndia i ngjan më shumë një koncepti të largët se sa një Ati të dashur.

Lëndohesh shumë kur di se nuk po e njeh Perëndinë aq shumë sa do të doje ta njihje. Dhe fakti që je predikues të lëndon akoma më shumë. Nëse mua vetë më mërzit fakti se nuk e njoh Perëndinë sa duhet, atëherë si do të mund tu prezantoj Krishtin të tjerëve? Kur i tregoj të tjerëve rreth gëzimit dhe mrekullisë së njohjes së Jezusit, a po kthej thjesht në reklamë ndërkohë që vetë nuk e përjetoj? Si një lajmëtar i Perëndisë, unë dëshiroj të flas prej bollëkut të zemrës sime, dhe jo prej thatësirës dhe etjes.

Zakonisht këtë gjë bëj unë vetë. Thirrja ime është të shpall Jezusin dhe të ndërtoj besimin tim në Të, të mos flas për përvojën apo mungesën e përvojës time personale.  Ti ke nevojë për Jezusin më shumë se sa ke nevojë të njohësh dobësinë e besimit tim. Bibla është e vërtetë dhe Zoti është i mrekullueshëm, pavarësisht asaj që ndiej në çaste të caktura. Unë nuk do ta kisha marrë mundimin të flisja për etjen time në marrëdhënie me Perëndinë, po të mos ishte një arsye më e fortë siç është fakti se shumë të tjerë mund të kenë një dëshirë të madhe për ta njohur Zotin më shumë, ashtu si unë.

Unë dëshiroj të flas me ty nga thellësia e zemrës sime, veçanërisht në programet e javës tjetër, që do të jetë një javë shumë e vecantë për mua. Sepse kam vendosur të kërkoj më shumë fytyrën e Zotit.

Dëshira ime më e madhe është të njoh Perëndinë dhe të qëdroj më pranë Tij. Në Psalmin 27 Davidi thotë: “Një gjë i kërkova Zotit dhe atë kërkoj: të banoj në shtëpinë e Zotit tërë ditët e jetës sime, për të soditur bukurinë e Zotit dhe për të admiruar tempullin e tij.” Më pas Davidi i thotë Perëndisë: “Zemra ime thotë për ty- Kërkoni fytyrën e tij!’ Fytyrën tënde, Zot do të kërkoj.” Për shumë vite ky varg ka qenë një yll drejtimi për mua: “Fytyrën tënde Zot do të kërkoj.” Po kështu unë të nxis të kërkosh fytyrën dhe bukurinë e Tij.

Po ti a dëshiron ta njohësh më mirë Perëndinë? A dëshiron fort të kesh një marrëdhënie më të ngushtë me të? Nëse po, atëherë po flas me ty sikur të flisja me një bashkëudhëtar dhe jo me dikë që tashmë ka arritur në destinacionin e tij. Unë nuk kam bërë shumë përpara, në marrëdhënien time me Perëndinë, përmes disa udhëzimeve të thëna se si të jesh më pranë Perëndisë.

Unë i afrohem Perëndisë si Atit tim, dhe çmoj shumë marrëdhënien time me Të, më shumë se çdo gjë në botë, por sërish unë nuk e njoh Perëndinë aq mirë sa do të doja ta njihja. A dëshiron të ecësh bashkë me mua në këtë udhëtim miqësie. Ti mund ta bësh me një lutje të thjeshtë.