Të kërkosh fytyrën e Perëndisë

Titulli: Të kërkosh fytyrën e Perëndisë (pjesa 3)

Mos u kënaq me pak

A dëshiron ta njohësh më shumë Perëndinë? Si do të reagoje nëse dëgjon Biblën që thotë: “Zoti fliste me Mosjiun ballë për ballë, ashtu siç flet ti me një mik”.

A të nxit kjo të kesh një miqësi më të ngushtë me Perndinë e plotëfuqishëm?

Kur  shikojmë mënyrën se si Mojsiu u lidh me Perëndinë, zbulojmë se Mojsiu dëshironte ta njihte Perëndinë po aq sa Zoti dëshironte t’i shfaqej atij.

Ndërkohë që Mojsiu u ngjit në malin Sinai për të marrë dhjetë urdhërimet dhe zbulesa të tjera prej Perëndisë, populli i Izraelit bën një viç prej ari për ta adhuruar.

Ata u larguan prej Zotit që i shpëtoi nga skllavëria dhe u përulën para një viçi. Kjo gjë e zemëroi Zotin dhe Ai i kërcënoi se do t’i shfaroste që të gjithë. Por Mojsiu iu lut Perëndisë që të mos i shkatërronte ata dhe Perëndia u qetësua. Zoti tha se nuk do ta shkatërronte popullin. Për më tepër, Ai do të dërgonte një engjëll pranë tyre për tu dhënë fitore në betejat e tyre dhe, se do të përgatiste vendin për ta në tokën e premtuar. Perëndia do të bënte gjithçka për ta, por Ai tha se ai vetë nuk do të shkonte me ta.

Por a nuk duket kjo një marrëveshje shumë e mirë?

Mendo sikur Perëndia të të thoshte: “Unë nuk do të shkatërroj për mëkatet e tua. Jo vetëm kaq, por do të siguroj një engjëll që do të përballet me çdo vështirësi në rrugën tënde, dhe do të mundësoj që të arrish në fund në qiell i sigurtë.”Kjo është një ujdi shumë herë më e mirë se sa ajo që meritojmë ne, dhe shumë njerëz mund të bien dakord me këtë. Ne tundohemi të themi:

“Uau kjo duket e mrekullueshme! E kush do të donte më shumë?”

Por është dikush. Mosjiu. Për të dhe për izraelitët e tjerë nuk mjaftonte fakti që i shpëtuan shkatërrimit apo se do të kishin një engjëll mbrojtës, apo do të fitnonin fitoret apo do të mund të mbërrinin deri në tokën e premuar të Perëndisë. Ata nuk mund të duronin që Perëndia tu thoshte këto fjalë: “Unë do të bëj këto gjëra për ju, por nuk do të vij me ju. Unë do tju dërgoj një engjëll, por unë vetë nuk po vij.” Kur Perëndia e tha këtë, Mojsiu dhe gjithë populli i Izraelit filloi të qante. Mojsiu nuk dëshironte të bënte qoftë edhe një hap të vetëm në këtë udhëtim nëse Perëndia nuk do të shkonte me ta.

Falja, një engjëll dhe një e ardhme e ndritshme mund të jetë diçka e bukur, por çfarë vlere do të kishin këto nëse Perëndia nuk do të ishte me ta?

Pastaj Moisiu i tha Zotit: “Pa shiko, ti më thua: “Bëj që ky popull të ngjitet”. Por ti nuk më ke thënë cilin do të dërgosh me mua. Megjithatë ke thënë: “Unë të njoh personalisht dhe ke gjetur hir në sytë e mi”.

Prandaj tani, që më ke me sy të mirë, më bëj të njohura rrugët e tua, që të kem mundësi të të njoh dhe të fitoj hir në sytë e tu. Merr parasysh gjithashtu se ky komb është populli yt”.

Zoti u përgjigj: “Prania ime do të shkojë me ty, dhe unë do të të jap pushim.”

Më pas Mojsiu i tha Zotit: “Në qoftë se prania jote nuk vjen me mua, mos na nis që këtej.”

Dhe më pas Zoti i tha Mojsiut: “Do ta bëj edhe këtë gjë që ke kërkuar, sepse ti ke gjetur hir në sytë e mi dhe të njoh personalisht. (Eksodi 33:12-17)

Mojsiu nuk do të kënaqej me faktin se do të kursehej dhe do të ndihmohej prej Perëndisë i Cili do të qëndronte larg tyre dhe do të mbetej anonim. Mojsiu ishte i etur të njihte Perëndinë, dhe të shijonte favorin e tij. Mojsiu nuk dëshironte të shkonte askund pa Perëndinë; ai donte që Perëndia të qëndronte pranë tij dhe izraelitëve të tjerë gjithmonë. Po për ty a ka kaq shumë rëndësi prania e Perëndisë? Apo kënaqesh me pak? A ndihesh i kënaqur me faktin se ti je falur dhe do të hysh në tokën e premtuar edhe sikur të ndiesh pak apo aspak fare praninë e Perëndisnë në jetë tënde?

Mos u kënaq me kaq pak! Mos prano që ta vazhdosh jetën pa praninë e Perëndisë. Vazhdo t’i lutesh Perëndisë për praninë dhe favorin e Tij sikundër bëri edhe Mojsiu.

“Më trego lavdinë tënde”

Mojsiu nuk donte të kënaqej me kaq. Ai dëshironte të shijonte më shumë praninë e Perëndisë aq sa Perëndia do të ishte i gatshëm ti jepte atij. Ai dëshironte këtë në mënyrë që i gjithë populli i Perëndisë të përfitonte, por njëkohësit ai dëshironte një takim të drejtëpërdrejtë dhe personal me Perndinë. Mojsiu duhe të ketë qenë tejet i gëzuar kur Perëndia i premtoi se do të shkonte me ta. Por edhe pas kësaj Mosjiu vazhdoi të kërkonte shumë më tepër. Ai nxorri pa dashje fjalët: “Tani më trego lavdinë tënde.”

Kjo ishte një kërkesë e jashtëzakonshme! Mojsiu kishte parë shumë prej mrekullive të Perëndisë, kishte dëgjuar shumë prej premtimeve të Perëndisë dhe kishte përjetuar praninë e Perëndisë, por tani ai dëshironte diçka të fundit: një shfaqje të lavdisë së madhe të Perëndisë. Dhe Perëndia nuk e kishte problem që Mojsiu ia kërkoi këtë. Kur Perëndia tregon favorin e Tij dhe na jep diçka nga vetja e Tij, i pëlqen që ne të vazhdojmë të kërkojmë më shumë prej tij. Sikurse Jezusi e thotë: ” Sepse atij që ka, do t’i jepet dhe do të ketë bollëk”. (Mateu 13:12) Mojsiu kishte marrë kaq shumë, por kishte vazhduar të kërkonte më shumë dhe, Perëndia kënaqej që t’i tregonte më shumë por jo gjithçka.

Kur Mojsiu tha: ‘Më trego lavdinë tënde’, Zoti iu përgjigj: “Unë do të bëj që të kalojë para teje gjithë mirësia ime dhe do të shpall emrin e Zotit para teje. Do të fal atë që do të fal dhe do të mëshiroj atë që do të mëshiroj”.

20  Dhe tha akoma: “Ti nuk mund të shikosh fytyrën time, sepse asnjë njeri nuk mund të më shikojë dhe të jetojë”.

21  Pastaj Zoti tha: “Ja një vend afër meje; ti do të rrish mbi shkëmbin;

22  dhe ndërsa do të kalojë lavdia ime, unë do të të vë në një të çarë të shkëmbit dhe do të të mbuloj me dorën time, deri sa të kem kaluar;

23  pastaj do ta tërheq dorën dhe ti do të më shikosh nga kurrizi; por fytyra ime nuk mund të shihet”.

(Eksodi 33:19-23)

A nuk është e mrekullueshme të shohësh Perëndinë? Sa do të doja të isha në vend të Mojsiut. Gjithësesi jam mirënjohëse për faktin se ai premton se do ta gjejmë sa herë që e kërkojmë. Ndaj të ftoj edhe ty mik i dashur të kërkosh më shumë prej Perëndisë sot. Kushedi se cfarë ka rezervuar Ai për ty. Mos ngurro, merr bekimet  e Pranisë së Perëndisë. Nga unë Berti mirë u dëgjofshim.

Komente

komente